Albo,
Po ja fut fare kot. Greqia ka bere te pamunduren qe ai koridor te mos ndertohet. Kane qene me qindra shkrimet, veprimet e akuzimet per te evituar ndertimin e atij koridori. Dhe ka pasur plotesisht te drejte. Eshte nje rruge qe me perfundimin e saj te plote i heq nje pjese te mire te tregetis per Ballkanin qendror dhe verior qe kryhej nepermjet Selanikut.
Serbia e ka pas ne planet e saj 150 vjet me pare ndertimin e nje rruge te shkurter dhe hekurudhe nga Kosova ne drejtim te Duresit, po ashtu dhe nga Shkupi. Ndertimi i rruges se Arberit realizon kete te dyten. Ato rruge bejne qe Shqiperia te "degjohet" nga pikpamja ekonomike ne Ballkan dhe me gjere. Pa rruge pozicioni gjeografik dominus i Shqiperis eshte ZERO. Me to ne shume drejtime, Grekut i mbeten "hapset e kashtes" ti luaj si tespije. Pra eshte nje lufte e hapur ekonomike.
Grekerit nuk dhane asnje kacidhe per ate rruge. Huaja qe blejti qeveria shqiptare eshte realizuar mbasi rruga ishte pothuaj e mbaruar. Huaja nga ana e vete jo vetem s'ishte me interes te bute, por perkundrazi shume e kripur per mos thene shellire dhe u mor per te krijuar kredibilitet te forte dhe besueshmeri per sigurimin e kredive te tjera shume me te medha ne te tjere. Eshte pak a shume si veprimi qe bejme ne ketu fillimisht per krijimin e kredibilitetit te shkelqyer (Ngritjen e scoreve mbi 750) perpara se te bejme nje blerje shtepije.
Pa shiko mos na thuash se dha dhe kredi per rrugen Sarande - Konispol.
Greqia dhe oturaku i saj Qiprua do ta njofin Kosoven shume me vone se Beogradi.
Vajtja e politikaneve greke ne Kosove ka si qellim hapjen e rruges se kapitalit grek ne Kosove ne pikat nevralgjike, tani qe behet privatizim i gjere i saj, perpara se te meret nga te tjeret. Pra kurdoher per interesa ekonomike te saj dhe jo te Kosoves.
Greqia kurdoher do te beje te pamunduren qe normalizimi Serbi - Kosove te behet sa me vone dhe kurdoher do te mbeshtesi ekstremistet ne te dy krahet. Ketij qellimi i sherben dhe deklarata e zevendes kryepeshkopit grek te KOASH.
Sa i perket korupsionit natyrysht qe egziston, por jo ne permasat qe fryhet nga propoganta anti kosovare dhe mos harro se ate greket na i mesuan ne se me pare nuk e kishim.
Kete gje thone dhe greket e serbet neper forumet nderkombetare por te jesh i sigurt se ata njerez qe diten te zgjedhin aleatet dhe te benin luften do te dine te bejne dhe shtetin e tyre, me te mire nga te atyre, qe e kane hunden ne qiell dhe ****** ne diell. Nuk jane te paskrupuj ata njerez qe dolen malit per lirine e vendit te tyre edhe pse bota i quante teroriste dhe qe kane mbaruar universitetet deri te ky i Harvardit.
Problemi eshte se shteti nuk po funksionon ne Kosove dhe te gjitha ndihmat qe bota po jep per ndertimin e shtetit ne Kosove po vidhen e shperdorohen nga pushtetaret e paskrupujt e te paafte.
Albo
Krijoni Kontakt