Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Hashim Thaqi
Recognize Hijab,
So That Muslim
World Will
Recognize You
Keshtu shkruante ne njeren nga pankartat.
Tani e kuptova se e kemi edhe kete kusht!...eh dever o dever!
Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 09-10-2010 më 12:42
Me vjen keq te them por disa antare ketu jan te cmendur,po si more nuk ju vjen turp te thoni se ska qen dashte me protestu,a jeni normale ju??!!.
Ju keni te drejte mos ta perkraheni,por nuk keni te drejte te thoni,se nuk kan te drejte te protestojn,te drejten per te protestuar,nuk guxon dhe nuk ka te drejte askushe te ma ndaloj,ne kohen e serbis kemi dal ne demonstrata e nuk po dalim tash.
O te mjere a po thuani se duhet me qen nje shtet demokrat,e qysh mundesh me qen nje shtet demokrat kur nuk i lejon te tjeret ti shprehin mendimet e veta,jo njemende jeni TOSHA.
Gjdo shtet te botes bejne protesta dhe askushe nuk i akuzon pse po protestojn,madje edhe ne shtet komuniste protestojn dhe askushe nuk i ndalon,pra qiftat e juve,skeni lidhje se cfare do te thot termi "demokraci",e tani lehni ju si qet... marre.
Ju munde te jeni kunder kesaj proteste,por ju nuk guxoni dhe nuk keni te drejte te thoni se keta nuk kan te drejte te protestojn.
Ahhh na mbyten injorantat e hajt......
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
disa injoranta po kapen per mjekrre e kety shihet se mbi 60% nuk kan mjekrra
O ju që jeni kundër mbuleses a nuk po e shihni gjendjen e Shkinave Plaka sot ? Qysh është përfundimi i tyre, të vetmuara në ndonjë banesë pa as një djal,vajz,nip ose mbesë, ndodh që vdesin dhe nuk miret vesh se ajo ka vdekur me javë të të tëra!!! Mos haroni se kjo kur ka qenë e re ka qenë bukuroshe dhe padyshim ka qenë kundër mbuleses, dhe normal fundi i saj është nënqmues !
O ju që jeni kundër mbuleses a nuk po e shihni gjendjen e nënave tuaja, lokeve tuaja, të gjitha me një ushtri nipash dhe mbesash, ajo gjithnjë është e respektuar Mos haroni se kjo kur ka qenë e re ka qenë e mbuluar edhe ne 45 celzius por me durim edhe fundi i saj është triumfues"
DHE PADYSHIM DITA E GJYKIMIT DO TE VJEN EDHE PER ATO EDHE PER NE, ESHTE NJE DITE E MADHE KU SECILI DO TA SHIJON ATE QE KA PUNUAR !!!
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
qka ti bejm gjithmon kemi pas injorat dhe qiftat e tyne i lan shqiptaret njerin nder popujt me te prpambetur ne bot sepse ata gjithmon i shkelen vllezerit e tyre te dobet dhe ather kur kishin interes ju bashkuan edhe armikut duke likfidu edhe atdhetaret shqiptar vetem per para, keta jan te gatshum te bejn gjithqka per para andaj keta jan rreziku me i madh per trojet shqiptare sepse sa te kemi njerz te till komunista te cilet deshirojn vetem veten ta shohin mir e te tjeret ti shkelin kurr sdo perparoj ky popull
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Waaaaaaaaaaaaaww çfarë "patrioti"
I nderuar, mos mendo se mahnitemi nga ajo që thua, mos mendo se na bënë përshtypje pseudo-patriozmi yt i mbështjell me mllef dhe urrejtje ndaj shqiptarëve që mendojnë ndryshe nga ti. E them me plot përgjegjësi se ne shqiptarët e Kosovës jemi shumë më patriot se ju dhe kushdo tjetër. Kemi ditur t'i udhëheqim demostratat e 81 dhe të 97, fjalët e tua janë boshe përballë veprave. Sikur të ishe aq shqiptar sa po ja mban vetit, ti do të kishe tolerancë ndaj shqiptarëve tjerë dhe në vend të shkrimit plot urrejtje do të ishe më konstruktiv duke u ofruar vëllezërve tu zgjidhje, aq më tepër kur të gjithë e dimë se shamia si shami është pjesë e traditës së kombit tonë.
Personalisht jam studiues i historisë dhe ajo që ti paraqet nuk ka të bëjë fare me shqiptarët, çfarë don të thuash i nderuar?! edhe unë jam shqiptar autokton ketu me shekuj, a të cënohet e drejta ime për shkollim thjeshtë pse disa personave të shfrenuar nuk u pëlqen veshja ime kombëtare dhe fetare?! a të cënohet e drejta ime si në kohën e komunizmit?! ku është gabimi?! pse kerkojmë të drejtat tona?! Ti vet e the se shqiptarët duhet të lexojnë më shumë, për histori të garantoj se jemi më të aftë se ju, por si të lexojmë kur na cënohet e drejta për shkollim?!
Mjaft me shkrime plot emocion, sikur ta kishit ndjesinë dhe dhëmbshurinë më të vogël për shqiptarët do ta kishit analizuar faktin se si ndodh që vajza e deshmorit të kombit të privohet nga e drejta për shkollim vetëm pse ajo mban shami, më thuaj të lutem o "patriot" ai njeri (dhe shokët e tij) a luftoj (luftuan) që vajzat e tyre të jenë të lira për t'u shkolluar, apo luftuan që ato të mbesin të paarsimuara?! A kështu ua kthejmë ne dëshmorëve tanë?! Në vend se keto vajza të jenë më të priviligjuarat në shoqëri dhe shkollimi i tyre të mundësohet në kushte ekstra si p.sh në kolegje private Amerikane ku profesorët janë më të shquar dhe profesionist, përkundrazi atyre u mohohet e drejta e shkollimit nëpër shkollat e thjeshta ku ndër to ka edhe profesor të rangut të ulët. A ka poshtërim më të madh se kjo?! Si shqiptarë duhet që çdo problem që ka vendi ynë t'i dalim në krahë popullit e jo qeverive të cilat ndërrohen çdo ditë, nuk po ndalem në këtë protestë dhe tek kjo çështje, por në pergjithësi si për çështjen e Mitrovicës, si për Himarën, si për çdo gjë qoftë ajo edhe më e vogla preokupim i popullit tonë. E aq më tepër kur bëhët fjal për shaminë të cilën nënat tona e kanë mbajtur brez pas brezi dhe e kemi trashegim nga to. Shembuj të tillë kemi plot si nga feja Islame ashtu edhe nga feja Krishtere (besimi Katolik): Nëna Zahide (nëna e Adem Jasharit), Nëna Hatixhe (gruaja e Mulla Idriz Gjilanit patriot i shquar i lëvizjes kombëtare), Nënë Tereza etj.
Më thuaj të lutem ti që rrah gjoks para nesh ketu, çfarë patriotizmi ke ti më tepër se sa keta dy të cilët që nga ish-Jugosllavia vazhduan me protesta në mbrojtje të identitetit kombëtar:
![]()
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Nuk janë shkollat në Kosovë shkollat e vetme laike në botë. Shkolla laike i kemi të gjitha shkollat në Evropë dhe çuditërisht të gjitha po e shkelkan parimin e laicitetit (referuar asaj që shkruajte ti) sepse të gjitha keto shkolla nuk ndalojnë femrat e mbuluara, femra të mbuluara kemi në shkollat në Austri, Britani, Francë Belgjikë, Danimarkë, Suedi etj. të cilat përpos kësaj janë shqiptare.
A jemi ne shembull i laicizmit për Evropën apo Evropa është shembull për ne?!
Ndalimi i shfaqjes së bindjeve fetare në publik (liri kjo e garantuar me Kushtetutë neni 38) është cënim i të drejtave tua fetare, ndalimi i shkollimit është diskriminim.
Çka mendon ti me anë të ketyre gjërave a ngritet niveli arsimor i Kosovës apo zbehët?!
A jemi duke pretenduar se jetojmë në një shoqëri multi-religjioze?! Atëherë duhet të jemi tolerant ndaj bindjeve të ndryshme dhe ti pranojmë të tjerët në mënyrë që edhe ata të na pranojnë neve, e jo duke u munduar të krijojmë enklava brenda shqiptarëve.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Krijoni Kontakt