Close
Faqja 48 prej 100 FillimFillim ... 3846474849505898 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 998
  1. #471
    Cdo ndeshje ka veshtersine e vet.Po te vejn zemren ne fushe kemi per te fituar dhe bindshem ama.Jemi ne nje forme qe kurre ne kemi qen me pare.Le te provoj dhe Shqiperia te futet nje her ne nje kompeticjon kaq te rendesishem si Kampionati Europian.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #472
    Mustedanagić: Shqiptarėt e luajnė futbollin me zemėr!


    Autori: editor
    Data: 02/10/2010
    Version Print

    Džemal Mustedanagić , trajner i Shqipėrisė, pas problemeve tė rėnda shėndetėsore tė Josip Kuzhes, duhet tė luajė kundėr kombėtares sė vendit tė tij, nė tė parėn ndeshje nė karrierėn e vet si trajner i parė i njė skuadre futbolli. Ai e njeh mjaft mirė kombėtaren e drejtuar nga Safet Sushic, por mė shumė frikė ka nga Dzeko dhe Ibisevic. Mustedanagić, legjenda e Dinamos sė Zagrebit dhe trajner i Shqipėrisė pėr dy ndeshjet e afėrta kualifikuese, nė njė intervistė pėr “San”, foli pėr takimin e 8 tetorit 2010 me Bosnjė Hercegovinėn, nė Tiranė, nė kuadrin e Grupit D kualifikues pėr Kampionatin Europian.
    ”Nė kėtė ndeshje duhet tė jemi tė pėrqendruar dhe vigjilentė si nė asnjė tjetėr. Jemi tė vetėdijshėm se grupi ynė ka shumė ekipe tė mira se ne. Bosnjė Hercegovina ėshtė njėra prej tyre, ndaj pėr kėtė arsye do tė jemi tė lumtur nė qoftė se mbetemi tė pamposhtur nė kėtė ndeshje,” - thotė Džemal Mustedanagić. Megjithatė, nė radhėt e Shqipėrisė ka shumė lojtarė tė mirė, qė luajnė nė klube tė forta europiane, ku e mbėshtet optimizmin e tij edhe Mustedanagić. “Forca kryesore e lojtarėve tanė qėndron nė faktin se vėnė zemrėn nė fushėn e lojės pėr vendin e tyre. Kjo ėshtė forca mė e madhe e kėtij ekipi. Ndryshe nga interesi jo i madh i tifozėve boshnjakė pėr kombėtaren e tyre, stadiumi ku luan kombėtarja shqiptare ėshtė gjithmonė plot e pėrplot. Me siguri, edhe nė ndeshjen e 8 tetorit, stadiumi ku do tė luhet ndeshja do tė jetė i mbushur nė tėrė kapacitetin e vet,” – nėnvizon Džemal Mustedanagić.
    Asaj, nga e cila kanė mė shumė frikė shqiptarėt pėr ndeshjen e 8 tetorit, ka lidhje me sulmin boshnjak. “Sulmi i Bosonjė Hercegovinės ėshtė i njė niveli tė lartė. Dzeko dhe Ibisevic janė tepėr tė rrezikshėm, por edhe Pjanić e Misimovic, ashtu si edhe tė tjerėt, nuk mbeten pas. Nėse do tė arrijmė t’i ndalojnė ato, ne shpresojmė nė njė rezultat tė mirė,” – gjykon ndihmėsi i Josip Kuzhes.
    Mustedanagić kujton se, si lojtar, ka pasur shumė duele me Safet Susic, aktualisht trajner i kombėtares sė Bosnjė Hercegovinės. “Unė jam pėrballur disa herė me Susic, nė fushėn e lojės. Ai ishte njė lojtar i madh, kundėr tė cilit ishte shumė e vėshtirė pėr tė luajtur. Megjithatė, Dinamo pasur mė shumė sukses nga Sarajeva, nė atė kohė. Ne do tė shohim se si do tė duket ky rivalitet tani, qė jemi nė rolin e trajnerėve tė dy kombėtareve tė ndryshme,” - tha Mustedanagić

    Kush ėshtė Džemal Mustedanagić
    Džemal Mustedanagić (i lindur mė 8 qershor 1955 nė Bosanski Novi) ėshtė njė shtetas nga Bosnjė-Hercegovina, qė ka luajtur si mbrojtės nė futbollin e ish-RSF tė Jugosllavisė. Karriera e tij si futbollist nisi duke luajtur nė FK Novi Bosanski Sloboda, nga viti 1968 deri mė 1973, kur ai u afrua nga klubet jugosllave, nė ligėn e parė. Ai zgjodhi Dinamon e Zagrebit, ku luajti nga viti 1973 deri nė vitin 1983, duke rregjistruar 444 ndeshje me fanellėn e kėsaj skuadre tė njohur nga Zagrebi. Ai shkoi mė pas tek FK Austria Ėien, mė 1983. Gjatė kėsaj kohe, ata fituan 3 tituj kombetar dhe disa arritje tė tjera tė famshme me kėtė klub, teksa mposhtėn edhe FC Barcelona nė Kupat e Europės. Pas karrierės sė tij si lojtar, nė vitin 1987, me kėrkesė tė bordit tė menaxhimit tė Dinamos sė Zagrebit, ai filloi punėn me tė rinjtė, si njė trajner nė shkollėn e futbollit tė Dinamos sė Zagrebit. Nė sezonin 2003-2004 trajnoi skuadrėn rezervė tė Dinamos sė Zagrebit, duke kaluar nėpėr duar dhe zhvilluar talentė tė rinj, por me nivel tė lartė, tė tilla si Eduardo Da Silva, Luka Modric, Niko Kranjcar, Vedran Corluka, Dino Drpić, Tomo Šokota, Mihael Mikiq, Hrvoje Cale, Filip Lončarić. Gjithashtu, gjatė kėsaj periudhe, duke pasur parasysh se solli disa talente deri nė ekipin kombėtar, ai u zgjodh pėr tė punuar me komisionin ekspert pėrkatės tė ekipit kombėtar kroat, si trajner i ekipit kombėtar U-19. Nė vitin 2005 dhe 2006, ai asistoi trajnerin Josip Kuže nė krye tė ekipit tė parė tė Dinamos sė Zagrebit. Qė prej ardhjes sė Josip Kuzhes nė stolin kuqezi, nė maj 2009, Džemal Mustedanagić ėshtė asistenti i tij, nė drejtimin e kombėtares shqiptare.

    “Pasaporta”, Džemal Mustedanagić
    Datėlindja
    8 qershor 1955 (55 vjeē)
    Vendlindja
    Bosanski Novi, SFR Yugoslavia
    Roli si lojtar
    Mbrojtės
    Karriera me te rinjtė
    1968–1973
    FK Sloboda Bosanski Novi
    Karriera me te rriturit
    Vitet
    Klubi
    Nd. (Gola)
    1973–1983
    1983–1986
    NK Dinamo Zagreb
    FK Austria Ėien
    444 (37)
    164 (15)
    Karriera me kombėtaren
    1980
    Jugosllavia
    1 (0)
    Karriera si teknik
    1987-2003
    2003-2005
    2003-2005
    2005-2006
    2007-2008
    2009–
    Dinamo Zagreb Akademia e Futbollit
    Dinamo Zagreb Trajner i rezervave
    Kroacia U-19 Ekipi kombėtar
    Dinamo Zagreb (Zv.trajner i ekipit tė parė)
    Dinamo Zagreb U-19
    Shqipėria (Asistent Trajner)

    Astrit Maēi, krahu i djathtė i Mustedanagiēit

    Merret vesh edhe atashimi i njė asistenti shqiptar pranė ndihmėsit tė Kuzhes nė krye tė kombėtares pėr dy eliminatoret e radhės. Kjo, e konfirmuar nga vetė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka. Bėhet fjalė pėr shefin e sktorit teknik nė FSHF, Astrit Maēi, i cili, bashkė me Xhemal Mustedanagiē, do tė drejtojnė Shqipėrinė nė sfidėn e 8 tetorit ndaj Bosnjės, nė Tiranė, dhe pas katėr ditėsh, nė transfertėn e Minskut, ndaj Bjellorusisė. Ndėrkohė, Duka ka nėnvizuar tė shtunėn nga Spitali Amerikan i Tiranės, ku ėshtė i shtruar prej 3 ditėsh Josip Kuzhe, se do tė presė pėrgjigjet e mjekėve nė ditėt nė vazhdim, pėr tė vendosur mbi tė ardhmen e stolit tė kombėtares shqiptare. “Kemi vendosur qė ndeshjen e radhės ta drejtojė asistenti i Kuzhes, Xhemal Mustedanagic, bashkė me Astrit Macin. Eshtė shpejt pėr tė marrė njė vendim pėr tė ardhmen e stolit kuqezi. Mjekėt thonė qė duhet tė presim pėr Kuzhen dhe ne do tė presim”, thotė Duka.
    Nė lidhje me gjendjen shėndetėsore tė Kuzhes, qė u prek tė enjten nga njė hemorragji cerebrale, mjeku Fatos Olldashi pohoi: “Gjendja e Kuzhes ėshtė pėrmirėsuar nė krahasim me atė tė 2 ditėve mė parė. Gjendja paraqitet e mirė, vazhdon tė jetė e stabilizuar, trajneri ėshtė optimist, ėshtė i interesaur pėr ndeshjet e ardhshme tė ekipit shqiptar.”
    Mėsohet gjithashtu se javėn e ardhshme, nė Spitalin Amerikan nė Tiranė pritet tė vijė njė neurokirurg amerikan, i cili do tė ndjekė nga afėr edhe gjendjen shėndetėsore tė trajnerit tė kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #473
    Kuzhe bėn trajnerin nga krevati, Mustedanagiē merr “timonin” kuqezi!


    Autori: Adi Metaliu
    Data: 02/10/2010
    Version Print

    Mund tė lėvizė pa asnjė problem, tė komunikojė lirshėm me njerėzit qė i qėndrojė pranė, madje tė diskutojė pėr formacionin kuqezi qė do tė zbresė nė fushė mė 8 tetor nė “Qemal Stafa”. Me gjithė kėshillat e mjekėve pėr tė qėndruar i qetė, pėr tė shmangur ngarkesat emocionale, Josip Kuzhe nuk mund tė qėndrojė indiferent ndaj kombėtares qė ai drejton. Sepse kishte thurur plane pėr ta kaluar mė shumė sukses Bosnjėn. “Kuzhe jo vetėm qė flet dhe ėshtė nė gjendje normale, por ėshtė interesuar pėr skuadrėn. Ai ka kėrkuar tė diskutojė me drejtuesit e FSHF-sė pėr dy ndeshjet e radhės, pavarėsisht se nuk do tė jetė nė pankinė,” - shprehen burime pranė trajnerit. Duket qartė qė shėndeti i Kuzhes nga e enjtja nė tė premte ka ardhur duke u pėrmirėsuar, qė sa tė shpresohet pėr shėrim tė plotė brenda njė kohe tė shkurtėr. Me gjithė lajmet shumė tė mira qė vijnė nga Spitali Amerikan, Kuzhe nuk do tė mund tė jetė nė pankinė. Xhemal Mustedanagiē pritet tė jetė kreu i stolit tė kombėtares nė dy ndeshjet e radhės, njė boshnjak qė duhet tė ndalė pėrfaqėsuesen e vendit tė tij. Mustedanagiē pritet tė mbėrrijė tė dielėn nė Tiranė pėr tė marrė kompetencat e trajnerit. Ai i njeh fare mirė ambientin kuqezi dhe lojtarėt. “Lojtari mė i shquar i kombėtares shqiptare ėshtė Lorik Cana, qė luan me Gallatasarajin. Lojtarė tė tjerė shumė tė rėndėsishėm janė Bogdani, Salihi apo Bulku, qė luan me Hajdukun e Splitit. Gjithsesi, forca e Shqipėrisė nuk ėshtė tek individėt e veēantė, por te grupi. Kur luajnė pėr kombėtaren, shqiptarėt japin gjithēka kanė me zemėr nė fushė,” - ėshtė shprehur Xhemal Mustedanagiē pėr mediat kroate.
    Duka: Trajneri i ri? Presim shėrimin e Kuzhes
    Shėndeti i Josip Kuzhes ėshtė nė plan tė parė, ndėrsa kombėtarja shqiptare me apo pa Kuzhen do ta ketė njė trajner. Njė ditė pas ngjarjes sė rėndė me kreun e pankinės kuqezi, qė u diagnostikua nė spital me hemorragji cerebrale, preokupimi vazhdon tė jetė i madh, megjithatė duket sa njė pėrmirėsim tė dukshėm tė shėndetit, ose tė paktėn gjendja ka qenė stacionale, qė do tė thotė shumė nė kėto raste. Nga dita e djeshme, drejtuesit e FSHF-sė i kanė qėndruar nė kokė kroatit, nė pritje tė lajmeve tė mira nga mjekėt. Dje paradite, kreu i FSHF-sė, Armand Duka, ka siguruar se situata ka ardhur, duke u pėrmirėsuar: “Sot duket gjendje e stabilizuar jo vetėm nga ēfarė shohim me sy, por edhe nga ēfarė na thonė mjekėt. Trajneri ka pėsuar goditje cerebrale, qė do kohėn e vet tė rikuperimit, por gjithsesi ėshtė nė gjendje shumė mė tė mirė sesa dje (pardje). Urojmė qė tė shėrohet sa mė shpejt. Ėshtė koshient dhe i kryen tė gjitha veprimet vetė. Kemi biseduar me tė, madje edhe pėr dy ndeshjet e ardhshme tė kombėtares. Nuk ka humbur memorien dhe gjendja ėshtė shumė mė e mirė sesa dje (pardje).” Njė lajm shumė i mirė pėr Kuzhen dhe familjarėt e tij, por sigurisht edhe pėr tė gjithė shqiptarėt, tė cilėve i ka hyrė nė zemėr si trajner i kombėtares. Njė gjė ėshtė e sigurt: Josip Kuzhe nuk do tė jetė nė stol me Bosnjėn dhe Bjellorusinė, madje vijimi nė krye tė kuqezinjve varet nga shėrimi i sėmundjes. “Nuk besoj se ėshtė i aftė ta drejtojė skuadrėn nė dy ndeshjet e radhės. Pas kėtyre dy ndeshjeve nuk di ē’tė them, duhet tė vendosim pasi tė flasim me trajnerin. Nuk kemi menduar as si ta zėvendėsojmė nė kėto dy ndeshje. Jemi tė preokupuar jo vetėm pėr marrėdhėniet zyrtare, por edhe pėr ato njerėzore. Pėr mė tepėr qė ėshtė “jabanxhi” nė Shqipėri, ēka na i shton mė shumė detyrimet,” - ka vijuar Duka. Presidenti i FSHF-sė e ka lėnė tė hapur mundėsinė e zėvendėsimit tė trajnerit nė tė ardhmen, sigurisht pasi tė konsultohet me mjekėt dhe me vetė Kuzhen mbi mundėsitė fizike pėr ta kryer detyrėn e tij. “Edhe njė herė po e them qė nuk e kemi menduar zėvendėsimin e tij pėr skuadrėn kombėtare, edhe pse ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme qė duhet ta fillojmė ta mendojmė. Sa pėr transferimin e trajnerit nė Kroaci nuk mund tė them gjė pėr momentin. Atė do ta vendosin mjekėt qė e kanė nėn kontroll,” - ka pėrfunduar Duka.
    Filipi: Zona e dėmtuar delikate, por ka pėrmirėsime
    Shefi i anestezisė nė Spitalin Amerikan, dr. Nikolin Filipi, ka dalė para mediave dje paradite rreth orės 11:00, ku ka shpjeguar ecurinė e shėndetit tė trajnerit Kuzhe qė nga mbrėmja e dy netėve mė parė. Nikolini ėshtė shprehur optimist pėr shėrimin sa mė tė shpejtė tė Kuzhes, por nga ana tjetėr ėshtė treguar i kujdesshėm, pasi zona e dėmtuar, sipas tij ėshtė shumė delikate: “Qė nga momenti kur zoti Kuzhe ėshtė paraqitur nė Spitalin Amerikan deri nė tani qė po flasim, paraqitet njė gjendje goxha e pėrmirėsuar, parametrat janė edhe mė tė stabilizuar. Prof.dr, Mentor Petrela dhe Fatos Olldashi po bėjnė konsultime pėr rastin nė fjalė. Shpresojmė qė gjendja tė pėrmirėsohet dhe tė mos ketė nevojė pėr ndėrhyrje kirurgjikale. Nė rastin konkret hemorragjia ka ndodhur nė pjesė shumė delikate, por jemi optimistė qė gjendja do tė vijė vetėm duke u pėrmirėsuar.”
    Djali i Kuzhes: Ėshtė mirė, do tė pushojė 3 muaj
    “Pėr fat tė mirė, babai im nuk do t’i nėnshtrohet operacionit, thjesht ka nevojė pėr disa muaj pushim.” Kėto janė fjalėt e Marko Kuzhes, djalit tė trajnerit tė kombėtares shqiptare, tė shprehur pėr mediat kroate. Marko Kuzhe nuk ka mundur tė udhėtojė drejt Tiranės, por ka komunikuar vazhdimisht me drejtuesit e FSHF-sė, tė cilėt e kanė qetėsuar, duke i thėnė se gjendja e tė atit ėshtė duke u pėrmirėsuar. “Ka pėsuar njė iktus tė lehtė, qė nuk ka lėnė asnjė gjurmė nė mendjen e tij. Kam folur me drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit, tė cilit mė kanė thėnė se babai mund tė lėvizė, ecė, madje bėn edhe shaka me njerėzit e federatės dhe me personelin e spitalit. E di qė ėshtė mirė. Duhet t’i falėnderoj tė gjithė njerėzit e FSHF-sė qė i kanė qėndruar pranė dhe qė i kanė afruar gjithēka qė nga avioni personal pėr ta sjellė nė Zagreb ose nė Vjenė, por kjo s’ishte e nevojshme. Besoj se do tė qėndrojė pėr disa ditė nė Tiranė,” - ėshtė shprehur Marko Kuzhe. Nė fakt, nė prononcimin pėr kroatėt i biri e trajnerit kuqezi ka zbuluar diēka mė shumė se mungesa nė dy ndeshjet e radhės eliminatore me Bosnjėn dhe Bjellorusinė. Sipas tij, Josip Kuzhe do tė qėndrojė tė paktėn tre muaj pushim, duke u bazuar nė kėshillat e mjekėve: “Babai im nuk do t’i drejtojė dy ndeshjet eliminatore tė radhės ndaj Bosnjės dhe Bjellorusisė. Doktori e ka kėshilluar tė pushojė pėr tė paktėn tre muaj,” - ėshtė shprehur Marko Kuzhe pėr mediat kroate.”
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. #474
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Ore ne skemi cfare ti bejme transfertave larg po ne Shqiperi sdo kete vend ne stadium!

    nuk po te kuptoj qka po don me thon ???

  5. #475
    Hahahahha.ska psikolog ta mari perseiper kuptimin e kesaj fjalie.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  6. #476
    Mustedaganiē pranon Bosnjėn favorite, Sushiē paralajmėron ndeshje tė vėshtirė nė Tiranė


    Autori: editor
    Data: 04/10/2010
    Version Print

    Ambientit tė ngrohtė tė hotel “Dyrrahut” i ka munguar njė personazh tepėr karizmatik: Josip Kuzhe. Ishim mėsuar gjatė grumbullimeve tė mėparshme ta shikonim tė ulur nė kafenenė e hotelit, tė shoqėruar nga ndonjė futbollist, ose nga zėvendėstrajneri Mustedaganiē. Ky i fundit ka marrė kompetencat e trajnerit tė parė, pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore tė Kuzhes, kėshtu qė ka dalė para mediave nė konferencėn e parė pėr shtyp tė javės, i shoqėruar nga drejtori teknik i kombėtares, Astrit Maēi, i cili bėn edhe rolin e pėrkthyesit nga serbo-kroatishtja. Ndryshe nga Kuzhe, boshnjaku Mustedanagiē dukej mė ftohtė, i prerė nė pėrgjigje, pa atė butėsi tė kroatit qė jemi mėsuar tė ndiejmė para ēdo ndeshjeje. Pėr Xhemal Mustedanagiēin pyetjet janė me “spec”. Fundja, ai ėshtė boshnjak dhe do ta drejtojė Shqipėrinė kundėr pėrfaqėsueses sė vendit tė tij. “Vėrtet jam boshnjak, por do tė jep gjithēka kam nė shpirt qė tė fitojė Shqipėria,” - deklaron Mustedanagiē.
    - Do tė jeni trajner i parė, nė vend tė Kuzhes. A e njihni pėrfaqėsuesen boshjake?
    - Jam i lindur dhe banor i atij vendi. E njoh jashtėzakonisht mirė dhe pėr mė tepėr kam studiuar shumė CD tė ndeshjeve, mbi tė gjitha tė takimeve qė kanė luajtur me Luksemburgun dhe Francėn. Edhe me trajnerin Kuzhe kam folur pėr tė gjithė kundėrshtarėt e grupit tonė. Pėr kėtė arsye jam shumė i informuar pėr rivalėt e grupit, sigurisht aq mė shumė pėr Bosnjėn.
    - Bosnja vjen nė Shqipėri pėr fitore, ndryshe rruga drejt kualifikimit i bėhet shumė e vėshtirė…?
    - Me pėrbėrjen qė ka Bosnja duhej tė ishte tė paktėn e dyta dhe jo e treta. Shqipėria niset nga vendi i pestė dhe shpresojmė tė ngjitemi njė shkallė mė lart. Bosnja ėshtė favorite nė kėtė ndeshje, megjithatė ekipi shqiptar ėshtė bėrė pjesė e futbollit tė vėrtetė europian, pėr kėtė arsye askush nuk e ka tė lehtė nė Tiranė. Sė fundmi, kemi luajtur mjaft mirė. Besoj se ndeshja e sė premtes do tė jetė shumė e mirė dhe do tė luftojmė deri nė fund pėr rezultat.
    - Sa e vėshtirė do tė jetė pėr ju tė kėrkoni rezultat ndaj Bosnjės?
    - Kam lindur nė Bosnjė, por do tė jepja gjithēka kam nė shpirtin tim pėr ta fituar kėtė ndeshje.
    - Flisni pėr rezultat pozitiv, qė do tė thotė…?
    - Duke e ditur qė Bosnja ėshtė njė nga favoritet e grupit, do tė isha i kėnaqur edhe me barazimin. Ne do tė luftojmė pėr maksimumin.
    - Mbrojtjes i mungon Curri, ndėrkohė qė arma e Bosnjės ėshtė sulmi…?
    - Mungesa e Currit do tė jetė e ndjeshme. Do tė bėjmė gjithēka pėr t’i bllokuar kundėrshtarėt mė tė fortė sulmues.
    - Si do tė komunikoni gjatė ndeshjes me Kuzhen e shtruar nė spital?
    - Ka mėnyra tė ndryshme sesi kjo mund tė realizohet, por kėtė do ta mendojmė mė vonė.
    - Pra, trajneri do ta ndjekė nė kohė reale ndeshjen?
    - Nėse ai do tė jetė mirė, nuk ka arsye pėrse tė mos e shohė. Me tipin qė ka Josipi, jo vetėm qė do tė shikojė ndeshjen, por ka mundėsi qė nesėr ose pasnesėr tė paraqitet nė grumbullim.
    - Sulmuesit shqiptarė kanė shėnuar rregullisht me skuadrat e tyre. A ėshtė ky njė sinjal pėr t’iu kundėrpėrgjigjur boshnjakėve?
    - Ėshtė gjė e mirė qė lojtarėt tanė janė nė formė dhe po shėnojnė nė klubet e tyre. Nė kėtė ndeshje do tė na duhet qė njėri nga tre sulmuesit tanė tė shėnojnė. Shqipėria ka lojtarė me kualitet edhe nė sulm, pėr kėtė arsye nuk e shoh pėrse duhet t’u druhet boshnjakėve.
    Neurokirurgu amerikan: Kuzhe mund ta ndjekė ndeshjen nė tv
    Do do tė vijojė Josip Kuzhe tė jetė trajner i Shqipėrisė pas dy eliminatoreve tė ardhshme? Kėsaj pyetjeje drejtuesit e FSHF mund t’i japin pėrgjigje vetėm pas dy ndeshjeve tė radhės eliminatore, pasi tė nxirren pėrfundime mė tė sakta nga mjekėt mbi mundėsinė e riaftėsimit tė plotė tė kroatit. Para Bosnjės dhe Bjellorusisė nuk ėshtė momenti i duhur pėr tė folur pėr trajnerin e ri. Ndėrkaq, neurokirurgu amerikan Ēarls Park, i cili ėshtė thirrur pėr konsultė pėr rastin “Kuzhe”, ėshtė shprehur pėr mediat qė kroati, pavarėsisht dėshirės pėr tė qenė nė stol, duhet tė ketė shumė kujdes: “Kemi tė bėjmė me njė dėmtim seioz tė trurit. Mendoj se ėshtė me fat qė ėshtė nė kėtė gjendje tė mirė. Kuzhe po e pėrballon mjaft mirė situatėn, ėshtė i vetėdijshėm, flet, por ėshtė paksa i pėrgjumur. Megjithatė, besoj se do ta marrė veten plotėsisht. Mendoj se mundėsia e ndjekjes sė ndeshjes nga fusha ėshtė shumė e paktė, por nuk ka asnjė problem ta ndjekė atė nga televizori. Vėshtirė tė thuhet se ai do t’i rikthehet profesionit, por unė pres qė ai tė marrė veten krejtėsisht e tė kthehet nė formėn e mėparshme.” Tė mėrkurėn trajneri i kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe, do t’i nėnshtrohet sėrish njė skaneri pėr tė parė gjendjen e tij shėndetėsore.
    Dje dy seanca stėrvitore, Ujkani mbėrrin sot
    Kuqezinjtė kan zhvilluar dje seancat e para stėrvitore nė kuadėr tė dy takimeve eliminatore me Bosnjėn dhe me Bjellorusinė. Paradite, grupi i cunguar i kuqezinjve ka zhvilluar njė seancė stėrvitore shkrydhėse nė fushėn sintetike tė Kavajės, ndėrsa pasdite janė pėrgatitur nė “Tofik Jashari” tė qytetit tė Shijakut. Rreth orės 16:00 nė ndrejtimin e Xhemal Mustedanagiē dhe pjesėtarėve tė tjerė tjerė tė stafit teknik, nė fushė kanė zbritur thuajse tė gjithė futbollistėt e pėrfshirė nė listė, pėrveē Altin Lalės (vjen nė fundjavė) dhe Samir Ujkanit (mbėrrin sot, pasi ka luajtur mbrėmė me Novarėn). Duhet theksuar se mbrojtėsi i Arisit tė Selanikut, Kristi Vangjeli, ka mbėrritur nė Shijak direkt nga Rinasi, 20 minuta pasi kishte nisur seanca e pasdites. Fillimisht kuqezinjtė, pėr rreth 15 minuta kanė bėrė ushtrime aerobike dhe shkrydhėse, ndėrsa nė pjesėn e dytė tė seancės janė zhvilluar ushtrime me topin, kryesisht kuadrate. Nė fund tė seancės kuqezinjtė kanė luajtur nė gjysmė fushe me porta tė vogla dhe mė pas janė larguar pėr nė Durrės. Duhet theksuar se dje ka qenė e pamundur tė zbulohej diēka nė lidhje me formacionin. Zhvillimi i seancės stėrvitore nė “Tofik Jashari” ka tėrhequr vėmendjen e njė numri tė konsiderueshėm shikuesish, tė cilėt kanė qenė kuriozė pėr t’i kėqyrur nga afėr futbollistėt e Shqipėrisė. Drejtuesit e Erzenit kishin bėrė tė pamundur pėr t’i plotėsuar tė gjitha kushtet e nevojshme kombėtares. Zėvendėstrajneri Mustedanagiē ėshtė shprehur para largimit se do tė ta stėrviste sėrish kombėtaren nė Shijak.
    Beqaj: Bosnja pėrcakton objektivat e Shqipėrisė
    Nėse duhet tė dallojmė njė lojtar shqiptar, tek i cili pritet maksimumi i mundshėm nė kėto dy ndeshje, ai ėshtė Arjan Beqaj. Prania e tij nė portė i ka dhėnė siguri repartit tė pasmė, qė ka gabuar pak ose aspak nė ndeshjet e fundit. Pėrveē mbulimit tė rreptė ndaj Dzeko & CO, kėrkohen reflekset e kėtj portieri pėr tė shpresuar nė njė fitore tė mundshme. Beqaj e ka tė qartė: Bosnja ėshtė pretendente nė grupin tonė dhe vjen nė Tiranė vetėm pėr tri pikė. “Ėshtė njė ndeshje-stacion, ku pėrcaktohen objektivat e skuadrave. Normalisht qė ndeshja me Bosnjėn ėshtė shumė e vėshtirė. Ėshtė ndeshje-stacion, si tė thuash, pėr ecurinė e eliminatoreve tona. Ky takim sigurisht ka vėshtirėsinė e vet, pėr vetė fatkeqėsinė qė na ka ndodhur nė kėtė pragndeshje. Ndonjėherė kėto vėzhtirėsi kthehen pozitivisht dhe motivojnė ekipin. Ndihemi fatkeqė pėr trajnerin Kuzhe dhe pėr Currin e dėmtuar, mirėpo ekipi ka treguar shpirt tė lartė gare. Jemi ekip me kuptimin e plotė tė fjalės. Nuk varemi nga njė element i caktuar. Curri ka dhėnė shumė pėr skuadrėn nė ēdo ndeshje, mirėpo ne kemi besim se kushto lojtar qė do tė luajė nė vend tė tij do ta mbulojė mirė kėtė rol dhe do tė ambientohet me skuadrėn. Por sa u pėrket sulmuesve boshnjakė, mund tė them se futbolli ėshtė lojė kolektive. Tė gjithė do tė mundohemi t’i ndalojmė. Pėr ne, trajner ėshtė Xhemo (Xhemal Mustedanagiē). Ne tė gjithė kemi njė raport shumė tė mirė dhe kemi besim tek ai. Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja. Nė kėtė linjė ne do tė bėjmė mė tė mirėn tonė. Rrethanat qė ndodhėn nuk priteshin nga ne. Pėr ēdo ekip ėshtė njė shok. Nė radhė tė parė, nė aspektin njerėzor, duke lėnė jashtė futbollin. Ėshtė fatkeqėsi ajo qė na ndodhi. Kuzhe ėshtė trajner shumė i mirė, ka bėrė punė tė shkėlqyer nė kombėtare. Ėshtė trajner shumė i zoti. Kėto janė momente qė nuk mund t’i pėrcaktojmė ne se ēfarė ndodh. Skuadra do tė impenjohet njė shkallė mė shumė. Kuzhe ėshtė njė njeri fantastik dhe secili prej nesh do tė japė maksimum pėr tė.“
    Trajneri i Bosnjė Hercegovinės
    Sushiē: Na pret njė ndeshje shumė e vėshtirė
    Ekipi kombėtar i Bosnjė Hercegovinės u mblodh dje nė bazėn e vet tė pėrhershme, nė hotel “Hercegovina”, nė Ilidzi, dhe filloi pėrgatitjet pėr takimin e tretė eliminator, nė kuadėr tė kualifikimeve pėr Kampionatin Europian 2012, kur do tė jetė mysafir i Shqipėrisė, tė premten, nė Tiranė. Kombėtarja boshnjake do t’i kryejė stėrvitjet sipas planifikimeve tė bėra nga trajneri Sushiē, ndėrkohė qė fluturimi drejt Tiranės do tė bėhet ditėn e enjte, ku do tė zhvillojė edhe seancėn e fundit nė stadiumin ku do tė luhet ndeshja. Gazetarėt ishin tė pranishėm dje nė rezidencėn e kombėtares boshnjake dhe biseduan me trajnerin Safet Sushiē. “Jemi shumė tė pėrqendruar dhe tė pėrkushtuar tek ndeshja me shqiptarėt, pėrgatitjet pėr tė cilėt kemi kohė qė i kemi filluar. Personalisht, me stafin tim, kam parė shumė kaseta tė ndeshjeve tė tyre. Madje, vetėm sot (dje) nė mėngjes, e pashė pėrsėri kasetėn e ndeshjes sė tyre tė fundit me Luksemburgun. Mund tė them se Shqipėria ka njė ekip solid, me njė grintė sportive tė tepruar, ēka kompenson edhe nivelin mesatar tė lojtarėve tė vet. Kam konstatuar pėrkushtim tė madh tė lojtarėve shqiptarė, kur luajnė me kombėtaren e tyre, ndaj nuk do ta kemi tė lehtė. Kur luajnė nė fushėn e vet, ku i mbėshtet njė tifozėri e zjarrtė, shqiptarėt bėhen tepėr tė vėshtirė pėr t’u kaluar, pėr ēdolloj kundėrshtari,” ‑ shpjegoi shkurtimisht Sushiē.
    Kundėrshtari do tė ketė motivim mė shumė
    Deklaratės se, sipas asaj qė ka konstatuar nga vėzhgimi i kasetave tė ndeshjeve tė tyre, shqiptarėt luajnė mė kollaj nė pozita mbrojtėse, kur topi kontrollohet nga kundėrshtari, por e kanė mė tė vėshtirė tė ndėrtojnė dhe tė implementojnė manovrėn sulmuese, kur edhe mund tė bėjnė gabime nė mbrojtje, Sushiē tha: “Nė njė farė mase, kjo ėshtė e vėrtetė. Ata janė shumė mė tė pėrshtatshėm dhe efektivė nė rezultatet qė marrin, kur kundėrshtari i sulmon vazhdimisht. Pra, dinė tė mbrohen mirė, me shumė forca. Mendoj se kjo ėshtė nė stilin e tyre tė tė luajturit, ėshtė mėnyra e ndėrtimit tė kėtij ekipi, nė bazė tė mundėsive qė ka. Kundėr Luksemburgut, ata aplikuan skemėn 3‑5‑2, e cila nuk u rezultoi fort e mirė, pasi mezi shėnuan njė gol. Kėshtu, besoj se ndryshimi i vetėm nė ekipin e tyre pėr kėtė ndeshje do tė jetė reduktimi i sulmit nė njė lojtar, mes Salihit dhe Bogdanit, me qėllim qė tė pėrforcojnė radhėt prapa. Jam i bindur se ndaj nesh do tė luajnė me njė skemė 4‑5‑1 tė pastėr.”
    Ditėt e fundit, ekipit kombėtar shqiptar i ka ndodhur diēka jo fort e lehtė pėr t’u tejkaluar pa pasoja. Trajneri Josip Kuzhe ka pėsuar njė goditje nė kokė dhe gjendet i shtruar nė spital. Pra, nuk do tė jetė nė gjendje pėr ta udhėhequr ekipin shqiptar kundėr Bosnjė Hercegovinės dhe Bjellorusisė. Kjo do tė thotė se nė stolin e tyre do tė ulet Xhemal Mustedanagiē. Pėr trajnerin boshnjak, Safet Sushiē, kjo ka efekt tė dyanshėm: “Kjo mund tė rezultojė diēka pozitive pėr shqiptarėt, por mund tė ndikojė edhe negativisht. Para sė gjithash, me gjithė zemėr, unė dua qė Kuzhe tė shėrohet sa mė shpejt. Shqiptarėt, me tė vėrtetė e respektojnė maksimalisht trajnerin e tyre, sepse ka arritur rezultate tė mira. Ndaj, lojtarė dhe tifozė shqiptarė do tė bėjnė ēmos qė tė fitojnė ndaj nesh, edhe pėr Kuzhen. Mungesa e kėtij tė fundit do tė thotė njė motiv mė shumė pėr shqiptarėt, qė fitoren ta marrin ata dhe t’ia dedikojnė trajnerit Kuzhe. Por, nė fund tė fundit, motivi nuk ėshtė ai qė vendos fituesin nė futbollin e sotėm. Gjėrat do tė duken dhe do tė pėrcaktohen nė fushėn e lojės. Edhe ne kishim shumė motivim kundėr francezėve, por nė fushėn e lojės kemi vepruar shumė keq.”
    Shqiptarėt luajnė pa komplekse
    Nė ēdo rast, mė i rėndėsishėm pėr shqiptarėt nė kėtė ndeshje ėshtė fakti se luajnė para tifozėve tė vet, nė stadiumin “Qemal Stafa”. Gjė pėr tė cilėn trajneri Safet Sushiē ėshtė i informuar, ndaj edhe shton: “Kjo ėshtė njė nga ato lojėra, ku vetė shqiptarėt e pranojnė se jemi ne, favoritė pėr tė fituar. Megjithatė, kjo nuk mund tė konfirmojė aspak ndjenjėn e inferioritetit tė shqiptarėve. Ata nuk luajnė me kompleksin e tė qėnit i vogėl. Madje, ndaj tė ashtuquajturve tė mėdhenj nė skenėn e futbollit tė sotėm, shqiptarėt paraqiten mė mirė, bėjnė sensacione me rezultatet e tyre. Para tifozėve tė vet bėhen tė papėrballueshėm pėr kundėrshtarin, ndaj lojtarėt tanė duhet tė pėrgatiten psikologjikisht edhe pėr kėtė gjė. Ne jemi ende nė fillim tė kualifikueseve, kemi tri pikė, nė bazė tė tė cilave mund tė ecim pėrpara. Unė dua tė argumentoj se nė Shqipėri nuk do tė jetė e lehtė pėr askėnd, qė tė fitojė pikė, prandaj edhe pėr ne do tė jetė shumė e vėshtirė. Sigurisht, ne e ndėrmarrim kėtė udhėtim pėr nė Tiranė me mendje tė mbledhur, qė tė fitojmė, sepse nuk mund tė jemi tė kėnaqur me njė pikė tė vetme.”
    Mirė nė sulm, probleme nė mbrojtje
    Gjatė kėtyre ditėve, sikurse pohoi edhe vetė Safet Sushiē, do tė tentohet nė krijimin e njė raporti tė drejtė dhe tė ekulibruar mes mundėsive ofensive dhe difensive tė kombėtares sė Bosnjė Hercegovinės. “Ne kemi njė ekip shumė ofensiv, i cili ėshtė i tillė nga natyra, por mund tė krijojė probleme pėr t’u mbrojtur. Do tė mundohemi qė kėto ditė tė punojmė shumė me lojtarėt difensivė qė kemi nė dispozicion, pėr tė vendosur ekulibrat e duhur mes reparteve. Ne kemi lojtarė tė shkėlqyer nė sulm, por vetėm dy prej tyre do tė luajė kundėr Shqipėrisė. Madje, sulmuesi i dytė nuk do tė luajė nė njė rol tė tillė, mirėfilli klasik. Shqiptarėt do tė kenė ndoshta mė shumė detyra mbrojtėse, siē shihet nė ndeshjet e mėparshme tė tyre, kėshtu qė Ibiseviē mund tė aktivizohet i spostuar disi nė anė. Pothuajse asnjė, ose shumė pak ekipe, vijojnė tė luajnė ende me dy sulmues klasik. Unė kam njė ekip tė tillė ofensiv, qė nuk mund tė luaj pėr barazim nė Tiranė. Por, mė shqetėson aspekti difensiv, teksa e kam jashtėzakonisht tė vėshtirė tė lė jashtė lojtarė tė tillė si Dzeko, Misimoviē dhe Pjaniē, por qė nuk mbrojnė. Kundėr Francės i aktivizova tė tre, duke iu thėnė se nuk e justifikoni veten nė qoftė se nuk shėnoi dy gola. E vėrteta ėshtė se nuk kemi shėnuar asnjė gol ndaj francezėve, kėshtu qė duhet tė ndryshoj diēka nė kėtė kompozim. Sidoqoftė, ne vėrtet jemi mundur me Francėn, por lojtarėt duhet tė dinė se asgjė nuk ėshtė e humbur, rruga deri nė fund tė kualifikueseve ėshtė ende e gjatė, na presin edhe tetė ndeshje, ku duhet tė marrim maksimumin. Patjetėr, duke filluar nga ndeshja me Shqipėrinė,” ‑ shpjegon Sushiē.
    Muslimoviē: Kemi nevojė pėr njė fitore nė Tiranė
    Thotė se mezi po pret pėr tė luajtur. Pėr t’i rinisur kualifikueset nė grupin D, pėr “Euro 2012″ me njė fitore nė Tiranė. Ky ėshtė Zlatan Muslimoviē, lojtar i PAOK‑ut nė Greqi, i cili, pas njė operacioni, gjendet pėrsėri nė kėtė mjedis. Tė enjten, ai kaloi 90 minuta nė fushė, nė ndeshjen kundėr Dinamos sė Zagrebit, e cila u luajt nė kuadrin e Ligės sė Europės, duke treguar se ėshtė gati edhe pėr kombėtaren e vendit tė tij. “Unė mezi po pres tė luaj me kombėtaren. Operacioni qė bėra, fatmirėsisht ka shkuar mirė. Ēdo gjė ishte ashtu siē mjekėt kishin parashikuar dhe tani gjithēka ėshtė nė rregull,” - tha Muslimoviē pėr “Dnevni Avaz”. Kjo i ka mjaftuar trajnerit Safet Sushiē, i cili menjėherė pas ndeshjes sė Ligės sė Europės i ka dėrguar Muslimoviēit ftesėn pėr ndeshjen me Shqipėrinė, qė do tė luhet mė 8 tetor nė Tiranė. Sulmuesi i fuqishėm i PAOK‑ut ėshtė bashkuar me shokėt e kombėtares boshnjake mbrėmė vonė. “Do tė vonohem pak, sepse kam pasur njė problem. Fillimisht klubi nuk deshi tė mė lejonte pėr shkak tė thirrjes sė vonė pėr nė kombėtare. Mė pas gjithēka u zgjidh, por nuk munda tė gjej njė vend nė ndonjė avion, qė vinte direkt pėr nė Bosnjė, kėshtu qė jam i detyruar tė vij me linja tranzit, fillimisht nė Beograd dhe pastaj nė Sarajevė,”‑ sqaron sulmuesi i rikthyer nė kombėtaren e vendit tė tij pas njė dėmtimi.
    Mė tej, Muslimoviē thotė se ėshtė plot besim nė prag tė ndeshjes me Shqipėrinė: “Ne kemi nevojė pėr njė fitore tė vockėl, edhe tė vuajtur, nė Tiranė, sepse kėshtu e bėjmė mė tė qartė rrugėn tonė drejt kualifikimit nė grup. Si unė, edhe tė tjerėt, jam i sigurtė se do tė japim maksimumin nė Tiranė. Pra, ne duhet tė jemi tė qartė nė njė pikė: Tė luajmė mirė, qė tė kemi mundėsi pėr tė fituar tri pikė ndaj shqiptarėve.”
    Muslimoviē shton mė tej se do tė takohet me mikun e tij “italian” tė Shqipėrisė, Erjon Bogdanin, sulmuesi kryesor i kombėtares sė Shqipėrisė, i cili tani luan pėr Ēezenėn: “Me Bogdanin jemi miq tė mirė, madje kemi folur edhe pėr ndeshjen qė na pret. Mbi Shqipėrinė, si ekip, kam aq njohuri, sa kam mėsuar pėrmes gazetave dhe televizioneve. E para, ata do tė luajnė nė shtėpi, ku kanė edhe forcėn kryesore. Sigurisht, euforia e fillimit pozitiv tė kėtyre eliminatoreve mund tė jetė njė plus pėr ne, nėse do tė dimė ta shfrytėzojmė. Mesa kam lexuar, shqiptarėt janė tė kėnaqur edhe me njė pikė nė kėtė ndeshje, por kjo nuk na bėn punė neve. Duhet tė shohim interesin tonė, tė bėjmė gjithēka qė mundemi, pėr tė fituar nė Shqipėri.”
    Muslimoviē rikthehet nė kombėtare, pasi iu nėnshtrua njė operacioni pėr hernie diskale nė Mynih, mė 3 shtator, qė ishte edhe dita e fitores mbi Luksemburg. Nga televizori ka pėrcjellė edhe humbjen me Francėn, nė shtėpi. Duke nisur qė kėtej, Muslimoviē gjykon: “Oh, nuk duhet tė kthehemi mbrapa tani. Ajo ndeshje ishte ajo qė ishte. Para nesh ėshtė Shqipėria, njė kundėrshtar i ri, njė sfidė e re, ndaj duhet tė mendojmė tė gjithė vetėm pėr kėtė.”
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  7. #477
    Doktori amerikan: Kuzhe mund ta ndjekė ndeshjen nė tv


    Autori: Sporti Shqiptar
    Data: 05/10/2010
    Version Print

    Vetėm pas dy ndeshjeve me Bosnjėn dhe Bjellorusinė mund tė diskutohet pėr tė ardhmen e kroatit
    Do do tė vijojė Josip Kuzhe tė jetė trajner i Shqipėrisė pas dy eliminatoreve tė ardhshme? Kėsaj pyetjeje drejtuesit e FSHF mund t’i japin pėrgjigje vetėm pas dy ndeshjeve tė radhės eliminatore, pasi tė nxirren pėrfundime mė tė sakta nga mjekėt mbi mundėsinė e riaftėsimit tė plotė tė kroatit. Para Bosnjės dhe Bjellorusisė nuk ėshtė momenti i duhur pėr tė folur pėr trajnerin e ri.
    Ndėrkaq, neurokirurgu amerikan Ēarls Park, i cili ėshtė thirrur pėr konsultė pėr rastin “Kuzhe”, ėshtė shprehur pėr mediat qė kroati, pavarėsisht dėshirės pėr tė qenė nė stol, duhet tė ketė shumė kujdes: “Kemi tė bėjmė me njė dėmtim seioz tė trurit. Mendoj se ėshtė me fat qė ėshtė nė kėtė gjendje tė mirė. Kuzhe po e pėrballon mjaft mirė situatėn, ėshtė i vetėdijshėm, flet, por ėshtė paksa i pėrgjumur.
    Megjithatė, besoj se do ta marrė veten plotėsisht. Mendoj se mundėsia e ndjekjes sė ndeshjes nga fusha ėshtė shumė e paktė, por nuk ka asnjė problem ta ndjekė atė nga televizori. Vėshtirė tė thuhet se ai do t’i rikthehet profesionit, por unė pres qė ai tė marrė veten krejtėsisht e tė kthehet nė formėn e mėparshme.” Tė mėrkurėn trajneri i kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe, do t’i nėnshtrohet sėrish njė skaneri pėr tė parė gjendjen e tij shėndetėsore.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  8. #478
    Beqaj: Bosnja pėrcakton objektivat e Shqipėrisė




    34-vjeēari beson tė forca e grupit: Kuzhe, trajner fantastik, secili do tė japė maksimumin pėr tė
    Nėse duhet tė dallojmė njė lojtar shqiptar, tek i cili pritet maksimumi i mundshėm nė kėto dy ndeshje, ai ėshtė Arjan Beqaj. Prania e tij nė portė i ka dhėnė siguri repartit tė pasmė, qė ka gabuar pak ose aspak nė ndeshjet e fundit. Pėrveē mbulimit tė rreptė ndaj Dzeko & CO, kėrkohen reflekset e kėtj portieri pėr tė shpresuar nė njė fitore tė mundshme.
    Beqaj e ka tė qartė: Bosnja ėshtė pretendente nė grupin tonė dhe vjen nė Tiranė vetėm pėr tri pikė. “Ėshtė njė ndeshje-stacion, ku pėrcaktohen objektivat e skuadrave.” Nėse Bosnja humbet, duhet t’i thotė lamtumirė Europianit, ndėrsa Shqipėrisė do t’i rriteshin pretendimet. Sepse nė rast fitoreje tė kuqezinjve, do tė ishin 7 pikėt, qė do ta bėnin pretendente pėrfaqėsuesen shqiptare.
    Bosnja, kundėrshtare tepėr e fortė
    “Normalisht qė ndeshja me Bosnjėn ėshtė shumė e vėshtirė. Ėshtė ndeshje-stacion, si tė thuash, pėr ecurinė e eliminatoreve tona. Ky takim sigurisht ka vėshtirėsinė e vet, pėr vetė fatkeqėsinė qė na ka ndodhur nė kėtė pragndeshje. Ndonjėherė kėto vėzhtirėsi kthehen pozitivisht dhe motivojnė ekipin. Ndihemi fatkeqė pėr trajnerin Kuzhe dhe pėr Currin e dėmtuar, mirėpo ekipi ka treguar shpirt tė lartė gare.
    Jemi ekip me kuptimin e plotė tė fjalės. Nuk varemi nga njė element i caktuar. Curri ka dhėnė shumė pėr skuadrėn nė ēdo ndeshje, mirėpo ne kemi besim se kushto lojtar qė do tė luajė nė vend tė tij do ta mbulojė mirė kėtė rol dhe do tė ambientohet me skuadrėn. Por sa u pėrket sulmuesve boshnjakė, mund tė them se futbolli ėshtė lojė kolektive. Tė gjithė do tė mundohemi t’i ndalojmė.”

    Shoku “Kuzhe” dhe besimi te “Xhemo”
    “Pėr ne, trajner ėshtė Xhemo (Xhemal Mustedanagiē). Ne tė gjithė kemi njė raport shumė tė mirė dhe kemi besim tek ai. Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja. Nė kėtė linjė ne do tė bėjmė mė tė mirėn tonė. Rrethanat qė ndodhėn nuk priteshin nga ne. Pėr ēdo ekip ėshtė njė shok. Nė radhė tė parė, nė aspektin njerėzor, duke lėnė jashtė futbollin. Ėshtė fatkeqėsi ajo qė na ndodhi.
    Kuzhe ėshtė trajner shumė i mirė, ka bėrė punė tė shkėlqyer nė kombėtare. Ėshtė trajner shumė i zoti. Kėto janė momente qė nuk mund t’i pėrcaktojmė ne se ēfarė ndodh. Skuadra do tė impenjohet njė shkallė mė shumė. Kuzhe ėshtė njė njeri fantastik dhe secili prej nesh do tė japė maksimum pėr tė.”
    Ndeshje “kyē” pėr objektivat nė grup
    “Nuk ėshtė gjė e mirė qė tė na ndodhin kėto gjėra nė prag tė ndeshjes me Bosnjėn. Kjo ėshtė njė ndeshje decizive pėr tė pėrcaktuar tė ardhmen tonė nė kėto eliminatore. Njė fitore me Bosnjėn ėshtė njė shtysė shumė e madhe pėr ekipin. Mė pas kemi ndeshjen me Bjellorusinė, ėshtė takim shumė i vėshtirė, sepse ata kanė skuadėr tė fortė.
    Gjithsesi, Bosnja ėshtė ndeshja ku pėrcakton tė ardhmen tonė nė grup. Nė tė tilla raste nuk mund tė flasėsh me siguri. Por, nėse fitojmė me Bosnjėn edhe kemi 7 pikė, pėrse tė mos pretendojmė edhe ne. Unė nuk them qė Shqipėria do tė kualifikohet, por nėse nė tri ndeshje ke 7 pikė, pse tė mos pretendojmė? Nė futboll asgjė nuk ėshtė e kryer. Ēdo ndeshje ėshtė njė provim pėr ēdo lojtar. Duhet tė tregosh se e meriton tė luash dhe kjo ėshtė e gjitha.”
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  9. #479
    Citim Postuar mė parė nga B.C.B Lexo Postimin
    nuk po te kuptoj qka po don me thon ???
    Kaq veshtire ishte per ta kuptuar? Apo e doni te shpjeguar si per femijet ne cerdhe?

    Pjesa me e madhe e tifozave e ka te veshtire te ndjeki transfertat e kombtares per arsye vizash apo ekonomike, ndersa ne Shqiperi eshte normale qe shumica do iki ne stadium, keshtu qe nuk do kete vend.

    Citim Postuar mė parė nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Hahahahha.ska psikolog ta mari perseiper kuptimin e kesaj fjalie.
    Fakti qe ti nuk di Shqip mire, nuk do te thote qe une nuk kam shkruar qarte. Keshtu qe hap librat apo shko ne shkolle se do ngelesh injorant.

  10. #480
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Kaq veshtire ishte per ta kuptuar? Apo e doni shpjeguar si per femijet ne cerdhe?

    Pjesa me e madhe e tifozave e ka te veshtire te ndjeki transfertat e kombtares per arsye vizash apo ekonomike, ndersa ne Shqiperi eshte normale qe shumica do iki ne stadium, keshtu qe nuk do kete vend.



    Fakti qe ti nuk di Shqip mire, nuk do te thote qe une nuk kam shkruar qarte. Keshtu qe hap librat apo shko ne shkolle se do ngelesh injorant.
    Te te ofendoj pak me heshtje une..si thua ti.Apo spo me mer vesh se ca po them.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 48 prej 100 FillimFillim ... 3846474849505898 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •