Ne fakt emri ishte GONXHE dhe ishte emri motres jo i nen Terezes.
Emri i saj ishte i komplikuar e nuk me kujtohet por ne nje dokumentar, vertet prekes, shpjegoi se emri Teresa i perkiste nje te shenjete qe ajo admironte.
Un jam myslymane dhe nuk me intereson nese ajo ndimoi krishteret apo myslymanet, e rendesishme eshte qe ajo ndimoi njerzit qe kishin nevoj per ndihmen e saj!!!
Kete duhet te shikosh dhe ti per te kuptuar se ishte njeri vertet i mire dhe beri shume per shume e shume njerez.
Me vjen keq qe nuk beri per popullin e saje por gjithsesi ne nuk ishim ne piken ku ishte kalkuta.
Ogni xsona che passa nella mia vita è unica...
Xkè lascia un poco di se..
E prende un poco di me.
Ogni xsona che passa nella mia vita è unica...
Xkè lascia un poco di se..
E prende un poco di me.
si hithat jeni ka shtoheni ju talibancat,ka mundsi qi Kqedonia e Kosova munen me prodhu ma shum rekrut taliban se gjysa e vendeve t lindjes se mesme ,shumk turp pasardhsit e ilirve pelllazgve edhe te shum figurave te shquara me mrrit n kyt pik
Festohet me madhështi 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës në shkollën me të njejtin emër
Ditën e enjte, me datën 23 Shtator 2010, në shkollën “Mother Teresa Catholic School” në Markham, u festua me madhështi 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës.
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto bashkëpunoi shumë ngushtë me shkollën kanadeze për realizimin e kësaj ceremonie të bukur festive.
Veprimtarinë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Z. Besnik Konçi, Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Z. Genci Tirana, Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Kanada, Z. Muharrem Xhaferi dhe Prof. Kristian Bukuroshi, anëtarë nderi të SHBSHK-së. Ishin të pranishëm, si dhe në shumë aktivitete të tjera të rastit, anëtarë të kryesisë së SHBSHK-së: Dr. Ruki Kondaj (kordinatore e aktivitetit për palën shqiptare), Tonin Ndoja, Rajmonda Demaj, Ilir Çelaj, Emiliana Zenelaj dhe Dr. Lindita Bushi. Pa dyshim, vend të veçantë midis të ftuarve zinte piktori dhe skulptori ynë i njohur Z. Hytbi Tarelli me familjen etj.
Programi u moderua me profesionalizëm nga drejtoresha e shkollës Znj. Emily Forrester dhe ai ishte shumë i pasur dhe i larmishëm: përshëndetje, prezantime, kënge e recitime për Nënë Terezën. Me dhjetra nxënës të shkollës, grupe-grupe, përshëndetën të pranishmit dhe shprehen respektin dhe dashurinë e tyre për të Madhen Bijë shqiptare Gonxhe Bojaxhiu.
Ndër të tjera e mori fjalën dhe Z. Besnik Konçi, i cili përshëndeti të pranishmit në emër të qeverisë shqiptare. Dr. Ruki Kondaj, gjithashtu përshëndeti të pranishmit në emër të komunitetit shqiptar ne Toronto.
Një grup fëmijësh të talentuar shqiptarë, të drejtuar nga Zj. Rajmonda Demaj, mësuese e gjuhës shqipe, recituan poezi për Nënë Terezën dhe kërcyen valle tradicionale shqiptare, të cilat u duartrokitën gjatë dhe u pëlqyen shumë. Në kuadër të këtij aktiviteti, u organizua dhe një ekspozitë e përbashkët mes piktorëve të vegjël shqiptarë dhe atyre kanadezë, ku tre fëmijë shqiptarë paraqitën punimet e tyre.
Një statujë e Nënë Terezës, e punuar me pasion nga artisti Hytbi Tarelli, ju dhurua nga Dr. Kondaj në emër të komunitetit shqiptar, Znj. Susan La Rosa, drejtoreshë e Bordit të Shkollave Katolike të zonës së York-ut.
Më pas, Z. Konçi dhe Znj. La Rosa zbuluan midis duartrokitjeve të të pranishmëve, pikturën madhështore të Nënë Terezës, punim i piktorit tone Tarelli. Piktura do të vendoset dukshëm në qendër të librarisë së shkollës.
Në mes të tingujve të këngës “Happy Bithday Mother Tereza”, Znj. Forrester, Znj. Kondaj dhe Z. Di Sebastiano, prenë tortën e madhe të 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.
Aktiviteti u zhvillua në një frymë shumë vëllazërore dhe la mbresa të pashlyera tek të gjithë ata që e ndoqën. Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi i frytshëm i SHBSHK-së u vlerësua shumë nga drejtuesit e shkollës kanadaze.
SHBSHK-ja falenderon Pasqyrën Shqiptare dhe drejtuesin e saj Z. Ilir Lena për pjesëmarrjen dhe dokumentimin e hollësishëm të këtij aktiviteti.
Ndryshuar për herë të fundit nga Alvlora : 30-09-2010 më 22:02 Arsyeja: shtes foto
Një statujë e Nënë Terezës, e punuar me pasion nga artisti Hytbi Tarelli.
DHURATA E ÇMUAR “PEMA E JETES” I DERGOHET PAPES NE ROME
NGA SHOQATA SHQIPTARO KANADEZE NE TORONTO
Më 10 shtator, një grup i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto i përbërë nga presidentja e shoqatës Dr. Ruki Kondaj, Profesor Kristian Bukuroshi, anëtar i këshillit të nderit të shoqatës dhe artisti i mirënjohur Ilir Fico udhëtuan drejt Ottawës me një mision të rëndësishëm në kuadër të veprimtarive të organizuara në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës. Ky mision ka të bëjë me dhurimin Papës në Romë të një pikture me portretin e shenjtores shqiptare titulluar “Pema e jetës” të përgatitur me mjeshtëri nga artisti Ilir Fico. Punë kjo disa vjeçare dhe me një vlerë prej 150,000 dollarësh!
Për të realizuar këtë mision u kontaktua me ambasadorin e Vatikanit në Ottawa, Pedro Lopez Quintata. Takimi u krye në një atmosferë miqësore ku ambasadori foli me aq respekt e dashuri për Nënë Terezën sepse ai vetë e kishte takuar disa herë atë në zyrat e Vatikanit në Romë dhe më pas gjatë vizitës së kthimit në Indi.
Ambasadori i Selisë së Shenjtë u tregua i interesuar të dinte më shumë për pikturën-dhuratë, për ngjyrën e gjelbër të vecantë të saj. Autori i veprës, Fico, tregoi se kjo ngjyrë është frymëzim nga Bethoveni, pasion ky i artistit shqiptar të paraqitjes së muzikës me mjete vizuale e koloristikë.
Përveç veprave të Bethovenit, Wagnerit, Verdit, Puçinit, Berliozit në arkivin e punimeve të Ficos bëjnë pjesë edhe frymëzime nga muzika e lehtë dhe moderne si ajo e Bitëllsave, Gershuinit, Shwarcit etj.
Ambasadori i Vatikanit shihte me vëmendje portretin në vaj dhe fliste për sytë e Nënë Terezës që kishin një ngjyrë e formë të veçantë.
Takimi u mbyll me falenderime të dyanëshme dhe u shoqërua me disa foto për ta plotësuar evenimentin e radhës i cili ishte shumë mbresëlënës.
Ilir Fico kërkoi një takim të veçantë me ambasadorin papal për mbresat që kish ai mbi Nënë Terezën e për të gjetur frymëzime të reja dhe ky u tregua i gatshëm ta presë një herë tjetër për këtë bisedë.
Shoqata shqiptaro-kanadeze i drejton një falenderim të veçantë artistit bujar Ilir Fico dhe familjes së tij për këtë gjest fisnik dhe për bashkëpunimin e ngushtë me shoqatën për realizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Ky bashkëpunim do të shoqerohet edhe nga të tjera të afërta për identifikimin dhe afrimin e potencialeve intelektuale më pranë komunitetit shqiptar në Toronto.
Më poshtë pak fjalë edhe për artistin Ilir Fico dhe gjestin e tij fisnik e shpirtin humanitar.
Ai lindi në Tiranë më 1949 dhe u diplomua në Universitetin Shtetëror të Tiranës për arkitekturë. Artet e bukura ishin pjesë e vazhdueshme e edukimit të tij profesional. Specializime në Itali, Francë, Danimarkë, Austri dhe Greqi, bënë pjesë në formimin pasuniversitar. Siç dihet, stili i lirë dhe modernist nuk pranoheshin nga ideologjia komuniste prandaj ai nuk pati asnjë mundësi veprimtarie të hapur para rënies së Murit të Berlinit.
Pas rënies së regjimit totalitar, punimet e Ficos u ekspozuan në publik për herë të parë në Itali, si pjesëmarrës në ekspozitën shëtitëse “Piktorë shqiptarë të Rilindjes, 1993”. Pas këtij “debutimi” pasuan shumë të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Art Diary 1998/1999”, një botim ndërkombëtar i arteve vizuale e ka renditur Ficon në listën e artistëve më të njohur të vendit.
Frymëzimi nga shqiptarja më e madhe e të gjitha kohëve ndodhi qysh herët në jetën e artistit, kur ajo nuk e kishte vizituar ende Shqipërinë. Skicat e portreteve të mëvonëshme ai i filloi qysh në vitin 1996 dhe ato do të përbënin ekspozitën e parë, më të madhe, për shenjtoren në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Kur Nënë Tereza i la bekimin kësaj jete, pikturat e Ficos dekoruan sallën mortore që u hap nga qeveria shqiptare për nder të saj.
Stili i veçantë i Ficos, abstraktizmi romantik, që ka si tipar karakteristik përdorimin e ngjyrave të gjalla të cilat ftojnë jo vetëm shikuesin e thjeshtë por edhe njohësin me përvojë të artit vizual. Punët e tij janë ekspozuar dhe blerë në disa vende të botës përveç Shqipërisë si në Itali, Kanada, Amerikë, Angli, Francë, Austri, Çeki, Greqi dhe Zvicër.
Në vitin 1999 Fico me gjithë familjen emigron në Kanada. Pas anëtarësimit në Federatën e artistëve kanadezë, ai filloi një seri punimesh me temë “Shtëpi të Zotit në Kanada” ku paraqiten objekte kulti të të gjitha feve të pranishme në shoqërinë kanadeze. Ai vazhdon ta shtojë e pasurojë fondin e galerisë për Nenë Terezën që deri tani ka një aktiv prej 60 punimesh.
Kryesia e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto
Po nene tereza nuk ka qene nga shqiperia , nuk e di si guxojne te festojne nje feste per nje njeri me shtetesi Jugosllave
Krijoni Kontakt