Close
Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 215
  1. #131
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Filmat i bëjnë Amerikanët që ta sensibilizojnë situatën. Prap ja fute kot, sepse aktori i filmit dmth aktori në film, është një i bardhë nga Rhodesia, pra nuk është Amerikan por GAZETARJA është. Amerika është konsumator i drogës i armës dhe sic grinden ne Afrikë se kush tja shpie diamantin, kështu dhe vriten në Meksikë se kush tia shpie kokainën e marjuanën. Pra Amerika është ajo që me anë të filmit, sensibilizon situatën. Njoh shumë njerëz që pasi e panë filmin thanë që nuk do blenin më kurrë diamante, dhe në fakt diamanti sic të thashë më sipër është fenomen i ri. Njëriu kur martohet apo fejohet gjithmonë ka pas dhënë flori jo diamante. Tash këto 100 vitet e fundit familja De Beers e së fundmi dhe oligarkët Rus po e përdorin për fitime përrallore. Mjafton të shkosh në Dubai dhe diamanti është sheshit!

    Sic të thashë Deklarata e Emancipimit e cila deshi dhe 100 vjet të implementohet plotësisht nuk doli në Arabi, as në Azi, as në Europë, por doli në Amerikë. Ato luftërat që shikon ti në Afrikë, sidomos në Algjeri Amerika nuk ka dorë si shtet. Mund të kenë individa po por jo shteti. Në Algjeri dihet kush ka dorë dhe kush vret sot e kësaj dite. Franca ka divizione speciale të trupave para që në cdo moment mund të dizlokohen në Afrikë. Amerika as nuk mund të guxoj të bëj dicka ushtarakisht në Afrikë, dhe në fakt Somalia mbetet shëmbull shumë i gjallë në memorien e Amerikanëve. Vec Europa që ka koloni politike si ta themi ka dorë të bëj dicka.

    Përvec Hitlerit që nuk mu përgjigje, mund të flasim nëse ke qejf të mësosh dicka, edhe për luftërat e Boerve në Afrikë të Jugut, që ta kuptosh se lëkura është vec justifikim deri në pikën që interesi mes të njëjtës rracë nxjerr në pah motivet e vërteta të luftës, nevoja për fuqi, për ndikim që e ka cdo rracë njerëzore, nga hordhitë Aziatike që sa e sa herë kanë dashur të nënshtrojnë Europën, e deri tek hordhitë Ruse. Puna është se cfare lihet prapa.
    Po mire mer daku, nuk e atakova vetem ameriken per problemet ne afrike, une ne pergjithesi i emertova me Joafrikanet.

    Mirpo fajin kryesore te shum destabilizimeve ne afrike e mbajn disa shtete te evropes, si: Britania e madhe, Franca, Holanda etj, qe edhe e kan statusin e ish kolonizuesve te afrikes.

    Te gjithe e dijn qe Amerika perpos qe juridikisht udhehet nga individi (presidenti - sistem presidencial i pushtetit), amerika udheheqet edhe nga individ tjere nga plani i dyte, qe realisht dijn te jen edhe mbi presidentin, dhe keta individ jan Rockfelleret dhe Rothchildet. Keto dy familje te bejne per 5 pare cdo president siq kan ditur ta bejne edhe ne te kaluaren me kenedin. Keshtu qe nuk mundesh thuhet se individet nuk kan ndikim ne politiken amerikane.

    Ndersa ti me trego diqka per Aparteidin, ku ka ndodh, pse dhe ndaj kujt ka ndodh dhe poashtu kush ishte kryes i aparteidit ??

    Per mua mjafton vetem nje fakt qe ti mati impulsat e moralit perendimor dhe ky fakt ka te beje: Tregtia me skllever Afrikan qe eshte zhvilluar ndermjet ketyre shteteve qe kan qen kolonizues te afrikes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 27-09-2010 më 06:02
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #132
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    sa shume..

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Po mire mer daku, nuk e atakova vetem ameriken per problemet ne afrike, une ne pergjithesi i emertova me Joafrikanet.

    Mirpo fajin kryesore te shum destabilizimeve ne afrike e mbajn disa shtete te evropes, si: Britania e madhe, Franca, Holanda etj, qe edhe e kan statusin e ish kolonizuesve te afrikes.

    Te gjithe e dijn qe Amerika perpos qe juridikisht udhehet nga individi (presidenti - sistem presidencial i pushtetit), amerika udheheqet edhe nga individ tjere nga plani i dyte, qe realisht dijn te jen edhe mbi presidentin, dhe keta individ jan Rockfelleret dhe Rothchildet. Keto dy familje te bejne per 5 pare cdo president siq kan ditur ta bejne edhe ne te kaluaren me kenedin. Keshtu qe nuk mundesh thuhet se individet nuk kan ndikim ne politiken amerikane.

    Ndersa ti me trego diqka per Aparteidin, ku ka ndodh, pse dhe ndaj kujt ka ndodh dhe poashtu kush ishte kryes i aparteidit ??

    Per mua mjafton vetem nje fakt qe ti mati impulsat e moralit perendimor dhe ky fakt ka te beje: Tregtia me skllever Afrikan qe eshte zhvilluar ndermjet ketyre shteteve qe kan qen kolonizues te afrikes.
    sa shume je i shqetesuar per afriken more student..sa shume te dhimbsen zezaket e afrikes e pasurite e saja..je shume globalist..aapo me sakte internacionalist..

    mos te te shqetesoje shume afrika..kur nuk je i zoti te administrosh veten tende do dale dikush te te hype ne qafe e do te te urdheroje te besh si don ai..keshtu eshte jeta..gjithmone i menquri ha buke ne krahe te budallait...

    nuk duhet te shkosh ne afrike e te hulumtosh se si po e vidhkan apo e keqtrajtuakan afriken..perkushtohu me shume brenda trojeve tona shqiptare...sepse kur nuk ke te ndrequr shtepine tende mos shih shtepine e tjetrit..

    nje fjale e urte popullore thote '' mos hidh gure ne shtepine e komshise kur tenden e ke prej xhami...''
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #133
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Po mire, ky nenforumi Problemet ndërkombëtare per cfar eshte??

    Secili nenforum ka destinimin se per cfar te diskutohet, keshtu qe edhe ky nenforum ka destinimin per te diskutuar per problemet qe zhvillohen neper bote.

    Mirpo e ke edhe nenforumin Problematika Shqiptare, aty ulu kembkryq dhe bene muhabete burrash sa te duash.

    Met mira
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin




    Per mua mjafton vetem nje fakt qe ti mati impulsat e moralit perendimor dhe ky fakt ka te beje: Tregtia me skllever Afrikan qe eshte zhvilluar ndermjet ketyre shteteve qe kan qen kolonizues te afrikes.
    Edhe arabet e tu kane tregtu skllever nga Afrika,hulumto me shume

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    sa shume je i shqetesuar per afriken more student..sa shume te dhimbsen zezaket e afrikes e pasurite e saja..je shume globalist..aapo me sakte internacionalist..

    mos te te shqetesoje shume afrika..kur nuk je i zoti te administrosh veten tende do dale dikush te te hype ne qafe e do te te urdheroje te besh si don ai..keshtu eshte jeta..gjithmone i menquri ha buke ne krahe te budallait...

    nuk duhet te shkosh ne afrike e te hulumtosh se si po e vidhkan apo e keqtrajtuakan afriken..perkushtohu me shume brenda trojeve tona shqiptare...sepse kur nuk ke te ndrequr shtepine tende mos shih shtepine e tjetrit..

    nje fjale e urte popullore thote '' mos hidh gure ne shtepine e komshise kur tenden e ke prej xhami...''
    po si mor mos me qen i interesum, gjysma ''vllazvne'' po shumohet n'afrik kto dit ose pasardhs t'afrikes ...sa per globalist e internacionalist duhet me ia shpjegu kuptimin njiher qe t'kthej pergjigje
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  6. #136
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Po mire mer daku, nuk e atakova vetem ameriken per problemet ne afrike, une ne pergjithesi i emertova me Joafrikanet.
    Ja po ta them dhe një herë, Amerika është aleati më i madh jo vetëm i Afrikanëve, por dhe i Arabëve që i ka shpëlarë me flori këto 50 vite. Mbi 500 bilion në vit nga nafta rregullisht ka hyrë në xhepat e kapotribuve më të mëdhenj në botën Arabe. Pse me cfarë lekësh kujton ti është ndërtuar Bjur Khalifa? Kapitalizmi nuk can kokë se cfarë ngjyre ke. Por Afrika ka probleme të trashëguara nga sundimi i egër Frëng, i njëjti vënd që detyroi Amerikën të futet në luftëra pa lidhje si ajo e Vietnamit, kur dhe filloi si ta themi "inati" dhe fama e keqe e këtij shteti, edhe pse as u morr vesh se cbëri atje.

    Mirpo fajin kryesore te shum destabilizimeve ne afrike e mbajn disa shtete te evropes, si: Britania e madhe, Franca, Holanda etj, qe edhe e kan statusin e ish kolonizuesve te afrikes.
    Britania e Madhe, sigurisht ku spikat Rhodesi të paktën la dicka. Psh. Afrika e Jugut është shteti më i zhvilluar sot, dhe madje kur ndodhi ndryshimi i pushtetit e hypi Mandela, ikën mbi 1,000,000 të bardhë. Politikanët AfrikanoJugor vëndas kanë bërë ctë mundurën që i bardhi mos iki nga ai vënd, sepse po ikën, ikin dhe kapitalet dhe lidhjet e jashtzakonshme që kanë me gjithë botën.

    Te gjithe e dijn qe Amerika perpos qe juridikisht udhehet nga individi (presidenti - sistem presidencial i pushtetit), amerika udheheqet edhe nga individ tjere nga plani i dyte, qe realisht dijn te jen edhe mbi presidentin, dhe keta individ jan Rockfelleret dhe Rothchildet. Keto dy familje te bejne per 5 pare cdo president siq kan ditur ta bejne edhe ne te kaluaren me kenedin. Keshtu qe nuk mundesh thuhet se individet nuk kan ndikim ne politiken amerikane.
    Mos flit me video Youtube. Rockfelleret janë persona shumë të pasur, por nuk janë të vetmit. Ke dhe pucrraxhinj si Zuckerbergu që kanë në letër të paktën shumë më tepër lekë se individat që ti përmend. Nëse ka ndonjë person aktualisht të rrezikshëm në Amerikë nuk janë ato që përmende ti, por është George Sorosi. Individëd kanë ndikim në cdo politikë jo vec në Amerikë.

    Ndersa ti me trego diqka per Aparteidin, ku ka ndodh, pse dhe ndaj kujt ka ndodh dhe poashtu kush ishte kryes i aparteidit ??
    Aparteidi mbaroi në Amerikë sic të thashë dhe shkaktoi një rreaksion që gjithë bota zezake u lirua, por ajo liri erdhi me cmimin e kaosit që vazhdoi më tej, dhe me faktin se Europa sic të përmenda i ka akoma njerëzit e vet kudo atje. Amerika nuk guxon të futet se përfundon si në Somali. Amerika faktikisht as në Kosovë nuk duhej të futet, dhe disa herë gati u regjistrua përplasje fizike ndërmjet forcave AngloAmerikane dhe atyre Frënge, që sic e di dhe vetë sot kontrollojnë gjithë Kosovën, dhe janë arkitektët e ndaries së Mitrovicës. Amerika nuk ka më fuqi në Europë dhe në Afrikë të bëj ndërhyrje unilaterale pa u ulur në tryezat pafund të njerëzve që rrijnë kot dhe kanë prapa agjenda paralele.

    Per mua mjafton vetem nje fakt qe ti mati impulsat e moralit perendimor dhe ky fakt ka te beje: Tregtia me skllever Afrikan qe eshte zhvilluar ndermjet ketyre shteteve qe kan qen kolonizues te afrikes.
    Tregti me skllevër është bërë që në kohërat librave më të hershëm fetar, me Egjiptianët ndaj Cifutëve, me Romakët ndaj Kartagjenasve, Ilirëve, Thrakëve, Etruskëve, me Trojanë dhe gratë Trojane, me Shqiptarët e Krishterë nën perandorinë Otomane dhe gratë e krishtera në përgjithësi etj etj. Duhet ta hiqni këtë mani persekutimi se nuk do ecni përpara.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #137
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    J
    Aparteidi mbaroi në Amerikë sic të thashë
    ne amerike???!!! nuk e dija kete...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Po po afrika eshte e pasur me diamant dhe pasuri tjera nen toksore, por per ti shfrytzuar ato duhet te ken se ku ti shesin dhe me ke te lidhin kontrata[tregtij] nese dojn te pasurohen dhe ta shesin pasurin nentoksore, une i kisha preferuar afrikanve qe te lidhen me USA dhe ti lejojn amerikinaet qe te futin teknologjin e zbulimit dhe punimit te arit dhe diamantit apo naftes, dhe mineraleve tjera, kjo eshte shpetim per afrikanet, besoj se munde te hecin pake perpara, dhe ta ngien barkun buke te bardhe!
    pa e pasur mikun apo qrtakun, e forte nuk munde te hece perpara, afrikanet jane lidhe me shume me kinen dhe Rusin, por qe te dyjat me i ba se bashku nuk e kane pasurin e amerikes, dhe kompanive amerikane!
    Arabija Saudite dhe kuvajti e shume shtet arabike kane lidhe mardhanje te mira me amerikanet , ku amerika ju merre nafte dhe ju jep dollar$$$! gjithe ate pasuri natyrore ne lindjen e meseme-dhe azi amerikanet ju kane qelur syte atyre kompanive, me ndihmat si me eksperte ashtu edhe me teknologji, per nxjerrjen e naftes dhe pastrimit te ti!
    Nuk eshte afrika vetem e pasur me diamant, eshte kontinenti i Australis, qe ka mjafe diamante dhe ari e uranijum, dhe shume e shume pasuri tjera nentoksore, por anglo-australianet jane njerz te menqur dhe kane lidhje te mira me amerikanet dhe aziotiket, dhe qe heret jane lidhe me kompani te forta, dhe per kete australia eshte shteti nder me te pasurit ne bote!

  9. #139
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ne amerike???!!! nuk e dija kete...
    Sigurisht shoku. Atje mbaroi i pari. Nuk di cfarë historie mësoni ju, por edhe sikur mos keni mësuar gjë, shtyp dy tre gërma në google se gjen informacion. Që ti bie shkurt, lexo mbi ligjet e Jim Crow, të ndarë por të barabartë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #140
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Une mendoj se problemi nuk eshte tek intelegjenca e nje raceje qe ti e atakon racen e zeze si jo intelegjente, mirpo eshte tek inetelegjenca kriminale e nje raceje qe fatkeqesisht raca e bardh kete intelegjenc historikisht e kultivon.

    Shembulli 1: "Kolonit evropjane deri von pasi i pushtonin vendet e afrikes, benin tregti me sklleverit afrikan, thjesht keta skllever i konsideronin si mall dhe benin tregti me ta"

    Shembulli 2: "Amerika deri von ka bere tregti me skllever afrikan dhe keta skllever i ka shfrytezuar si vegla pune ne amerike"

    Sot keta ish skllever qe gjenden ne amerik dal ngadal po e sundojn ameriken si numerikisht ashtu edhe me ndikim.

    Nenshembulli 1: NBA liga me e fort e basketbollit ne bote eshte pron e padiskutueshme e zezakeve.

    Nenshembulli 2: Yjet me medha te Hollywoodit si Eddi Murphy, Denzel Washington, Will Smith etj etj sot jan me ndikim te konsiderueshem ne boten filmike.

    Shembulli 3: "Sot diamanti kryesor qe ka ne posedim evropa eshte nga afrika(Kongo), keta diamant zakonisht e trafikojn mafiat nga evropa nga tregu i zi"


    Perfundimisht mund te them se raca e bardh me nje dinakeri diktatoriale gjithmon ka tentuar qe racat tjera ti nenshtroj, persekutoj, vjedh dhe sundoj, dhe kur ndodhin tek nje popull keto qe ceka natyrisht qe nuk mund te flasim per intelegjenc te tyre sepse nje skllav ska hapesire te merret me shkenca akademike sikur qe eshte ne gjendje te merret me keto shkenca djali i nje komandanti qe ushtron dhune ndaj ketyre skllaveve.

    Me te mira
    Shume te bukur ato shembujt. Basketbollistat jane zezake, keshtu qe zezaket po sundojne Ameriken?

    Basketbolli eshte plot me zezak. Bejzbolli esht plot me latin. Hockey eshte plot me te bardhe. Si do ta zgjidhim, kush sundon?

Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •