Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 167
  1. #21
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Muzika ne Islam eshte haram.
    Disa here kam biseduar me arabet per keto gjera.
    Kategorikisht thone qe, muzika, filmi, TV-ja, emrat ne guret(pllakat) e varrezave, lapidaret, truporet,..etj, jane rreptesisht te ndaluara sipas islamit burimor.Kuer i pyes per TV psh. se ateher nuk ka egzistuar. Ata thone qe cdo gje sqarohet ne Kuran dhe Hadithe.
    Tashti heqni dore nga TV-ja, interneti, telenovelat, kenget, argetimi, gezimi etj.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #22
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Pse habitesh? Nuk ndaluan numrat mullahet taliban ne Afganistan se ishin te mallkuar? Se ke pare videon ku diskutonin nje tufe idiotesh histerike sesi numrat jane veper e shejtanit dhe demtonin besimtaret e paster
    Muzika e vetme e lejuar eshte ezani.

    shiko gallat ketu lol.

    “Kur të thirret ezani për në namaz, ikën shejtani duke pordhur, që mos ta dëgjojë ezanin, e kur të përfundojë ezani kthehet.Kurse kur të thirret ikameti ikë e kur të përfundojë kthehet sërish, saqë qëndron mes njeriut dhe vetvetes duke i sjellë mendime: përkujto këtë e këtë, gjëra të cilat nuk i ka përkujtuar aspak, derisa mos të dijë njeriu se sa rekate ka falur”. (Buhariu dhe Muslimi).


    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...JiGNwYg_25r1mQ
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 27-09-2010 më 09:49
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Jo, bre,vella, se nuk mund te ndalohet muzika ne asnji mynyre. Muzika eshte ndegjuar gjithemone dhe gjithmone do te ndegjohet. Por, mund te ndalohen p.sh. mynyra e paraqitjes se disa kengetareve qe dalin pothuajse gati lakuriq.
    Mendimi im eshte.

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga fuzzy_logic Lexo Postimin
    Muzika e vetme e lejuar eshte ezani.

    shiko gallat ketu lol.



    http://www.google.com/url?sa=t&sourc...JiGNwYg_25r1mQ
    Sinqerisht, do të doja shumë më tepër të jetoja midis indigjenëve të Amazonës sesa midis këtyre të pagdhendurve, këta jo vetëm se janë të paditur, por edhe kur dija u afrohet atyre, ata i largohen asaj, madje edhe më keq, e shtyjnë tej me përbuzjen e një fodulli. Arsyetimi logjik i tyre mund të krahasohet me atë të një butaku të zhvilluar si kërmilli p.sh.
    Këta kafshë duan t'a zhveshin njeriun nga gjërat më të bukura e më fantastike që ka arritur mendja njerëzore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 27-09-2010 më 10:10

  5. #25
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Sinqerisht, do të doja shumë më tepër të jetoja midis indigjenëve të Amazonës sesa midis këtyre të pagdhendurve, këta jo vetëm se janë të paditur, por edhe kur dija u afrohet atyre, ata i largohen asaj, madje edhe më keq, e shtyjnë tej me përbuzjen e një fodulli. Arsyetimi logjik i tyre mund të krahasohet me atë të një butaku të zhvilluar si kërmilli p.sh.
    Këta kafshë duan t'a zhveshin njeriun nga gjërat më të bukura e më fantastike që ka arritur mendja njerëzore.
    as qe kane per tu gdhendur ndonjehere.
    Vetem nje gje nuk kuptoj une, keta muziken e ndalojne, numrat jane shpikje e djallit, po internetin( "shpikje e djallit" dhe ky) pse e perdorin???
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga fuzzy_logic Lexo Postimin
    as qe kane per tu gdhendur ndonjehere.
    Vetem nje gje nuk kuptoj une, keta muziken e ndalojne, numrat jane shpikje e djallit, po internetin( "shpikje e djallit" dhe ky) pse e perdorin???
    Problemi më i madh është që këta mjeranë nuk e kuptojnë që vetë Zoti është shpikja e atyre të cilët u thonë këtyre të pagdhendurve se muzika është shpikje e djallit.
    Pa numrin zero të Olmekëve këta nuk do t'a shprehnin dot në internet patologjinë ndaj arritjeve të mrekullueshme të species njerëzore, ndërsa Zoti ishte shpikja më e dëmshme.

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Kënga dhe Muzika

    -Po fillojmë me ajetet Kur'anore-

    وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشۡتَرِى لَهۡوَ ٱلۡحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٍ۬ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا*ۚ أُوْلَـٰٓٮِٕكَ لَهُمۡ عَذَابٌ۬ مُّهِينٌ۬
    "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje.Të tillet kan një denim i turpshem (Llukman 6)"

    Komentet e Ulemave(Dijetareve) per kete Ajet
    Abdullah ibn Mesudi, Abdullah ibn Abasi dhe Abdullah ibn Omeri janë betuar nga 3 herë duke thënë "Pasha All-llahun qe nuk ka Zot tjeter perveç tij "Lehwel hadith-Tregime boshe" ka per qellim këngën"
    Imam Hasan el-Basriu thotë: "Gjithqka qka te largon prej rruges së All-llahut osht Lehwel hadith-Tregime boshe"
    Imam Dahakki thotë: "'Lehwel hadith-Tregime boshe' e ka per qellim shirkun"
    Muxhahidi thotë "'Lehwel hadith-Tregime boshe' është ndëgjimi i këngës dhe të kotave të tjera të ngjajshme me të"
    Po të njejtën fjalë e kanë edhe krerët e komentatorëve të Kur'anit, siç janë: Ukrime, El-hasani, Seid bin Habir, Katade, Ibrahim en-Nah'iu etj.
    Imam ibn Kajjim Xheuzij thotë "A nuk mjafton ky koment i shokve të Pejgamberit a.s , tabi'inëve dhe pasardhseve te tyre,të cilet kanë thënë se 'Lehwel hadith-Tregime boshe' është ajo që të largon prej rruges së All-llahut"
    Imam Uluthi thotë "Shumica e dijetareve thonë se ky ajet e ka per qellim këngën e cila është haram dhe asnjëherë nuk do të bëhët hallall e pastaj haram"
    Imam Kurtubiju thotë "Ky është komenti më i saktë se kënga është haram"

    وَٱسۡتَفۡزِزۡ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتَ مِنۡہُم بِصَوۡتِكَ وَأَجۡلِبۡ عَلَيۡہِم بِخَيۡلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكۡهُمۡ فِى ٱلۡأَمۡوَٲلِ وَٱلۡأَوۡلَـٰدِ وَعِدۡهُمۡ*ۚ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيۡطَـٰنُ إِلَّا غُرُورًا
    "Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.(el-Isra 64)"

    Komentet e Ulemave per kete ajet
    Abdullah ibn Abbasi dhe Muxhahidi thonë: "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe zbavitjet-argetimet"
    Hasan el-Basriu dhe Imam Dahakki thonë: "Zëri i shejtanit është Fyelli dhe daullja"
    Imam Kurtubiu dhe ibn Kethiri thonë: "Kënga është zëri i shejtanit"

    وَأَنتُمۡ سَـٰمِدُونَ
    "Madje i zëni në asgjë (en-Nexhm 61)"

    Komentet e Ulemave per kete ajet
    Abdullah ibn Abasi, Imam Kurtubiu, ibn Kethiri, Ebu Abide, Taberiu dhe el-Ulusiu thonë "Fjala 'Samidunë-Asgjë' e cila është e cekur ne origjinalin e Kur'anit rrjedh nga gjuha Himjere e kjo është një prej fiseve Arabe dhe don të thotë Këngtarë"

    وَإِذَا سَمِعُواْ ٱللَّغۡوَ أَعۡرَضُواْ عَنۡهُ وَقَالُواْ لَنَآ أَعۡمَـٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَـٰلُكُمۡ سَلَـٰمٌ عَلَيۡكُمۡ لَا نَبۡتَغِى ٱلۡجَـٰهِلِينَ
    "Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë:Ne kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët (el-Kasas 55)"

    Komentet e Ulemave per kete ajet
    Muxhahidi, Muhammed ibn Hanefije dhe ibn Rexhebi thonë: "'Lagv-Llomotitje' ka per qellim këngën"
    Imam Kurtubiu thotë: "'Lagv-Llomotitje' është çdo gjë e përçmuar,prej fjalëve dhe veprave.Në këtë hyn edhe kënga, argetimet etj."
    Jusuf Kardavi thotë: "ky ajet është i ngjajshem me ajetin qe vijon dhe rekomandon largimin nga kënga"

    وَٱلَّذِينَ لَا يَشۡهَدُونَ ٱلزُّورَ وَإِذَا مَرُّواْ بِٱللَّغۡوِ مَرُّواْ ڪِرَامً۬ا
    "(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet (el-Furkan 72)"


    وَمَا كَانَ صَلَاتُہُمۡ عِندَ ٱلۡبَيۡتِ إِلَّا مُڪَآءً۬ وَتَصۡدِيَةً۬*ۚ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ
    "Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane dënimin për shkak se mohonit (el-Enfal 35)"

    Komentet e Ulemave për këtë ajet
    Abdullah ibn Abasi, Muxhahidi, Dahakki, Atijje, el-Hasani dhe Katade thonë se: "'el-Mukaen we Tasdijeh-Britmë dhe duartrokitje' e ka per qellim fishkëllimen dhe duartrokitjen"
    Imam Kurtubiu thotë: "E gjitha kjo është e urryer dhe largohet nga kjo i mençuri, kurse vepruesi e kësaj i përngjet Mushrikëve dhe në atë se çka veprojshin tek Qabja"

    -Po vazhdojmë me hadithet-

    Nga Ebij Umamete (radiAll-llahu anhu) thotë: Ka thënë Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    Nuk lejohet shitja e Veglave Mizikore, as blerja e tyre, as tregëtia me to, dhe parat që fitohen nga ato janë Haram.
    Dhe tha Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    Me te vertete qe ky Ajet ka zbritur per kete, dhe lexoi................. Dhe ka njerez qe blejne tregime boshe me qellim qe ti largojne njerez nga rruga e All-llahut................. (Lukman: 6)Mbasi e perfundoi Ajetin, Tha:
    Pasha atë i cili me ka derguar mua me të vërtetën, nëse një burrë e ngren zërin e tij duke kënduar, atëherë All-llahu s.u.t. ka për të derguar dy shejtan, të cilët do të marin pjesë në këndimin e tij dhe pastaj do të vazhdojnë ta godasin atë në gjoksin e tij me këmbet e tyre, ( dhe bëri me shenjë në gjoksin e tij), dhe ka per të qenë ai i cili ka për të rënë në tokë.
    Tra, Imam Tabaraniu. Hadithi është i dobët.
    Ky Hadith edhe pse eshte i Dobet, Dijetaret e kane mare si shembull per shkak te trasmentimeve te shumta, te cilat e forcojne kete Hadith.
    Dhe kjo duke u bazuar ne nje rregull baze ne Shkencen e Hadithit, dhe ajo eshte:
    "Hadithi i dobet mund te forcohet deri ne graden Hasen (i mire), nese gjenden rruge te shumta qe e forcojne ate"

    Nga Gazijju Ibn Rabijate thotë: Ka thene Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    Do te hapet toka dhe do të gëlltisi disa njerëz, të cilët gjenden në shtepiat e tyre, dhe të cilët All-llahu s.u.t. i ka shënderruar ne majmuna dhe derra dhe kjo per shkak se i binin veglave muzikore dhe i ndegjonin këngëtarët.
    Tra: Ibn Ebij Dun`ja dhe Ibn Asakir ne "Tarijkhu Dimeshk" Sahih.

    Nga Alij Ibn Ebij Talib (radiAll-llahu anhu) thote: Ka thene Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    Kur ti beje Ummeti im 15 vepra, do ti godasë ata belaja.......................... dhe nga to: Kur te pihet alkooli, kur te te vishet mëndafshi (për burrat), kur të merrën këngëtarët për të kënduar dhe kur ti bihet veglave muzikore.
    Tra: Imam Tirmidhiju dhe Ibn Ebij Dun`ja. Sahih

    Nga Ebij Umamete (radiAll-llahu anhu) thotë: Ka thënë Profeti (salAll-llahu alejhi ue sel-lem):
    Do te vazhdojnë disa njerëz nga ky ummet duke ngrënë dhe duke pirë dhe do të gdhijne në mengjës dhe ata do të jenë te shëndërruar në majmuna dhe derra dhe kjo për shkak se pinin alkoolin, e hanin kamaten, merrnin këngëtarë për të kënduar, e vishnin mëndafshin (burrat) dhe i shkëpusnin lidhjet fare-fisnore.
    Tra: Hakimi, Bejhakiu, Ibn Ebij Dun`ja Ibn Asakir dhe Dhehebiu. Sahih, dhe gjendet dhe ne " Silsiletul Ehadithis Sahiha

    Nga Enes Ibn Malik (radiAll-llahu anhu) thotë: Ka thene Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    Kur ummeti im t'i bëjë hallall (të lejuar) 6 gjëra, mbi to qoftë shkatërrimi.
    1) Kur te shfaqet ne mesin e tyre Mallkimi (te mallkojne njeri tjetrin).
    2) Kur ta pine Alkoolin.
    3) Kur ta veshin Mendafshin (burrat).
    4) Kur te marrin Kengetaret per te Kenduar.
    5) Kur te mjaftohen Burrat me Burrat.
    6) dhe kur te mjaftohen Grate me Grate.

    Tra: Imam Tabaraniju, dhe Imam Bejhakiu. Sahih

    Nga Abdullah Ibn Amer Ibnul As thote: Ka thene Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
    All-llahu s.u.t. e ka bere haram (të ndaluara) alkoolin, bixhozin, defin, rakinë e (që nxirret) Misrit, dhe c'do gjë dehëse është haram (e ndaluar).
    Tra: Ebu Daudi, Imam Tahauiu, Imam Bejhakiu dhe Imam Ahmedi. Hasen

    Nga Abdullah Ibn Amer Ibnul As (radilAll-llahu anhuma) thotë:
    Doli një ditë Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem), ne (sahabët) ishim në Xhami dhe tha:
    All-llahu s.u.t. mi ka bërë haram mua: alkoolin, bixhozin, defin dhe çifteline.
    Tra: Imam Bejhakiu dhe Imam Ahmedi. Hadithi është Hasen


    Nga Abdullah Ibn Abbas (radiAll-llahu anhuma) thotë: Ka thënë Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    All-llahu s.u.t. i ka bërë haram, alkoolin, bixhozin, defin dhe c'do gjë dehëse është haram.
    Tra: Ebu Daudi, Imam Bejhakiu, Imam Ahmedi, Ibn Hibbani Nesaiu etj. Sahih

    Nga Enes Ibn Malik (radiAll-llahu anhu) thotë: Ka thënë Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    Dy zëra janë bërë lanet (të mallkuara) në dynja dhe në ahiret.
    1) Rënia e fyellit në kënaqësi.
    2) Ulërimat, ose të bërtiturat në fatkeqësi.

    Tra: Imam Bezzari, Imam Mundhiri, Imam Hejthemiu dhe Ibn Hibbani. Sahih

    Nga Abdurahman Ibn Auf (radiAll-llahu anhu) thotë: Ka thënë Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    Unë nuk kam ndaluar nga e qajtura, porse unë kam ndaluar nga dy zëra, që t'a pakësojnë trurin.
    1) Zbukurimi i zërit me veglat muzikore dhe luajtja me fyellin e shejtanit.
    2) Ngritja e zërit (ulërimat) në raste Fatkeqësie.

    Tra: Imam Hakim, Bejhakiu, Imam Begauiju, Ibn Sa`di, dhe Tirmidhiu. Hasen
    Thotë Shejkhul Islam Ibn Tejmijje (rahimehull-llah) ne librin e tij " El Istikame": Ky Hadith është nga argumentet me të cilin të mjafton në bërjen haram të muzikes.

    Sikurse gjendet ne fjalen e njohur te Xhabir Ibn Abdullahit (radiall-llahu anhuma):
    Jane bere Haram dy zera ne Miresi.
    1) Veglat muzikore dhe luajtja me to.
    2) Rënia e fyellit të shejtanit
    Dhe kështu Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem) ka ndaluar nga dy zëra ne mirësi, sikurse ka ndaluar nga zerat që bëhen në raste fatkeqësie, dhe zëri i cili ndodh në mirësi, është këndimi


    "Prej ummetit tim do të pijnë alkool.E quajnë me emra tjerë dhe afër kokave të tyre janë muzikantët dhe këngtarët.Zoti do ti bëjë qe t'i gëlltis toka dhe do t'i shëndrroj në derra e majmuna"
    Transmeton ibn Maxhe

    Transmeton Ebu Hurejra Zoti qoftë i kënaqur me të se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Shëndërrohen popuj nga ky ummet në kohët e fundit në majmun dhe derrë ” i thanë sahabët: O i Dërguar i All-llahut a nuk janë ata pjesëtarë të fjalës - "La ilahe il-lAll-llah Muhamedun Resulull-llah? Tha ”Gjithsesi“ bile edhe agjërojnë falën dhe bëjnë haxhin“ ata thanë e çfarë është puna e tyre? Tha : “Përdorin mjetet muzikore, defët dhe këngëtaret luajnë duke pirë pije alkolike dhe duke u dëfryer, pastaj zgjohen dhe veç janë shëndërruar në majmuna dhe derra” ( Igathul Elehfan f. 262 v.1 të Ibn Kajjimit)

    Nga Ibij Amir ose Ebij Malik (radiAll-llahu anhuma) thotë: Ka thënë Profeti (salAll-llahu alejhi we sel-lem):
    Do të këtë njerëz nga ummeti im të cilët do t'a bëjnë hallall (te lejuar) amoralitetin, mëndafshin (për Burra), alkoolin dhe 'el-Meazif - Muzikën'
    Tra: Imam Bukhariu. Sahih

    -Po e perfundojmë me mendimet e Ulemave-

    Ka thënë Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit"

    Ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga mjell hipokrizi në zemër"

    Ka thënë El-kasim bin Muhamed: "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr"

    Ka thënë umer bin Abdul Aziz: "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.)"

    Ka thënë imam Ebu Hanifja: "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo"

    Ka thënë imam Maliku: "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?"

    Ka thënë imam Shafiu: "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia"

    Ka thënë imam Ahmed ibën Hanbeli: "Kënga mjellë në zemër hipokrizi"

    Thotë Abdullah Ibn Abasi: "Defi eshte haram, veglat muzikore jane haram, daullja eshte haram dhe fyelli eshte haram"

    Thotë Hasan El-Basriu: "Nuk është defi prej çështjes së muslimanëve dhe shokët e Abdullah ibn Mes'udit e qanin ç'do def"

    Dhe Ibn Ebu Dunia transmeton me sened te saktë se Imam Sha'abiju ka thënë: "Eshtë i mallkuar ai që këndon dhe ai për të cilin këndohet" (fjala është për atë që paguan këngëtarët e jo ai që pemendet në tekstin e këngës)

    Kurse imam Ebu amer bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: "Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me 'Ixhma - Konsensus të dijetarëve' "

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Disa here kam biseduar me arabet per keto gjera.
    Kategorikisht thone qe, muzika, filmi, TV-ja, emrat ne guret(pllakat) e varrezave, lapidaret, truporet,..etj, jane rreptesisht te ndaluara sipas islamit burimor.Kuer i pyes per TV psh. se ateher nuk ka egzistuar. Ata thone qe cdo gje sqarohet ne Kuran dhe Hadithe.
    Tashti heqni dore nga TV-ja, interneti, telenovelat, kenget, argetimi, gezimi etj.
    Na sjell argumente për ndalimin e TV-së sikurse që solla unë më lartë për ndalimin e muzikës.

    P.s Gjërat e ndaluara janë cekur. Fjala e njeriut nuk i ndryshon dot dispozitat në Islam, andaj mendimi i tyre se TV-ja është e ndaluar mbetet vetëm mendim, por që nuk del përtej mendimit.

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    Duke pare dhe ndegjuar se si kendojne ROCKERET DHE HEVY METAL me vertetojne se me te vertet kjo muzik eshte jo djallezore ,por me shume se e tille . hapni youtuben dhe shkruani nje grup rocku apo metal do shihni, duke nisur nga METALICA, DEEP PURPLE, LED ZZEPELIN , GUNSES ROSES, DHE.... SHUME GRUPE TJERA DO SHIHNI SE CFAR VLERE KA KJO MUZIKE.

    muzik zjari dhe muzik shejtani

  10. #30
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga PrisHtiNa-Lee Lexo Postimin
    Na sjell argumente për ndalimin e TV-së sikurse që solla unë më lartë për ndalimin e muzikës.

    P.s Gjërat e ndaluara janë cekur. Fjala e njeriut nuk i ndryshon dot dispozitat në Islam, andaj mendimi i tyre se TV-ja është e ndaluar mbetet vetëm mendim, por që nuk del përtej mendimit.
    imagjinon dot TV pa muzike ti?
    tjeter,na e shpjegon dot pse pjerdh shejtani kur degjon hoxhen duke kenduar ezanin
    tjeter, ne vend te trurit ca keni ju mazllemet?
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 27-09-2010 më 12:43
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •