Ne koken tuj tani,...
Gjykata "vulos" divorcin e ēiftit Pollo
» Dėrguar mė: 22/09/2010 - 14:44
Gjykata e Tiranės ka firmosur divorcin mes ministrit tė Inovacionit, Teknologjisė, Informacionit e Komunikimit, Genci Pollo me bashkėshorten e tij, Dajena Pollo Kumbaro. Vendimi ėshtė marrė ditė mė parė nga gjyqtari i ēėshtjes, i cili veē tė tjerash ka firmosur dhe pėr kujdestarinė e fėmijėve dhe ndarjen e pasurisė mes ish-zv/kryeministrit dhe bashkėshortes sė tij. Burime nga gjykata bėnė tė ditur se dy vajzat i janė lėnė nė rritje dhe edukim sė ėmės, Dajenės, ashtu sikurse ishte parashikuar nė marrėveshjen e firmosur nga ēifti, pasi bėhej fjalė pėr njė ndarje me pėlqimin reciprok tė dyanshėm. Ēifti Pollo i shtohet listės sė gjatė tė divorceve tė firmosura nė kėto muaj tė parė tė vitit 2010 nga togat e zeza tė gjykatės sė Tiranės. Nė kėtė listė ėshtė renditur dhe emri i sopranes sė mirėnjohur me famė botėrore, Inva Mula, e cila u nda nga bashkėshorti Pirro Ēako.
Divorci
Kur kanė kaluar jo mė shumė se 4 muaj nga dita kur ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo dhe bashkėshortja e tij, Dajena Pollo Kumbaro, iu drejtuan gjykatės pėr zgjidhjen e martesės, nė duart e tyre ndodhet tashmė dhe vendimi i divorcit. Gjykata e Tiranės ka miratuar kėrkesėn e tyre pėr zgjidhjen e martesės me pėlqim reciprok tė dy bashkėshortėve dhe pasojave qė rrjedhin prej saj, si dhe pjesėtimin e pasurisė. Pėr shkak se ēifti kishte rėnė dakord pėr ndarjen, gjykatės nuk i ėshtė dashur tė investohet shumė pėr zgjidhjen e ndonjė mosmarrėveshjeje tė ēiftit apo pėr ndonjė pretendim tė mundshėm tė tyre lidhur me motivet e ndarjes, apo pjesėtimin e pasurisė. Ajo ēfarė dihet, ėshtė se dy vajzat do tė jetojnė me tė ėmėn, Dajenėn. Sa i pėrket pasurisė, nuk bėhen tė ditura detaje.
Historia
Genc Pollo dhe Dajena Kumbaro kanė lidhur martesė mes tyre mė shumė se dhjetė vite mė parė dhe si fryt i kėsaj martese erdhėn nė jetė dy vajza. Por nuk do tė kalonte shumė kohė dhe problemet mes ēiftit filluan tė ndiheshin. Madje kohėt e fundit u fol pėr njė krizė nė ēift, ku mes tė tjerash thuhej se e shoqja Dajena ishte larguar nga banesa bashkėshortore. Nuk vonoi shumė dhe nė mes tė majit tė kėtij viti, nė gjykatėn e Tiranės u regjistrua dhe kėrkesa pėr divorc nga ēifti Pollo. Ish-zv/kryeministri dhe bashkėshortja e tij, Dajena Pollo Kumbaro, kishin vendosur ta zgjidhnin martesėn me pėlqim reciprok dhe kishin saktėsuar tė gjitha modalitetet pėr rritjen dhe edukimin e fėmijėve, si dhe pėr pjesėtimin e pasurisė. Kėrkesa e tyre tashmė pas katėr muajsh ėshtė miratuar nga gjykata dhe zyrtarisht ēifti konsiderohet i divorcuar.
gsh
Krijoni Kontakt