-
Mos u ngopni me lugen bosh se do dale ne protesta Rama. Ka nje vit qe ben protesta ai.
Nuk rrezohet qeveria me ca eunuke qe ka rreth e rrotull Rama.
Saliu rrezohet me burra qe duan vertete kete jashte interesit personal.
Po i terhoqi keta ne protesta e hengri saliu po e vazhdoi me eunuke edhe 100 vjet rron ne pushtet Saliu.
Te shome cdo vije
-
-
Politiken e ruges e nisin rrugaqerit dhe e perfundojne harbuterit.
-
-
neper protesta mos nxini vetem rruget kryesore ne vend, merrni dhe ndonje bidon me benzine dhe kallni e digjni ctju del perpara,,,ne ket menyre e bejme shqiperine lomsh dhe fajsojme berishen,,,posht prof berisha
-
-
LIBRAZHD- Kreu i Partisė Socialiste Edi Rama nė turin e tij nė bazė ėshtė ndalur sot nė qytetin e Librazhdit. 'Tė ngrihemi nė kėmbė pėr tė protestuar', u shpreh Rama, ndėrsa theksoi se mjafton numri prej 1 milion tė papunėsh, pėr tė pėrmbysur qeverinė
Gjate fjalės sė tij Rama tha se vendi po pėrjeton njė krizė demokracie dhe drejtėsie. Vendi nuk po qeveriset tha ia, por po sundohet nga korrupsioni.
Borxhi publik, ėshtė lak qė po mbyt tė ardhmen e kėtij vendi, vazhdoi mė tej kreu socialist, ndėrsa bėri thirrje pėr tu ngritur nė kėmbė dhe pėr tė protestuar kundėr kryeministrit borxhli.
Shekulli
-
-
HEC-et me koncesion dhe alibitė pėr korrupsion
Nga Feti Zeneli
20/09/2010 09:57:00
Nė kuadrin e strategjisė sė qeverisė Berisha pėr shndėrrimin e Shqipėrisė nė njė superfuqi energjitike nė Ballkan, janė dhėnė me koncesion pėr subjekte tė ndryshme private njė sėrė HEC-esh me fuqi tė vogėl apo tė mesme prodhimi. Madje, kjo ėshtė njė nismė personale dhe mjaft e guximshme e Kryeministrit shqiptar, e marrė nė njė moment mjaft tė vėshtirė nė fund tė vitit 2005, kur Partia Demokratike u rikthye nė pushtet pas 8 vjet qėndrimi tė padrejtė nė opozitė dhe e gjeti vendin me 4 orė drita nė ditė dhe rezervuarėt e HEC-ve tė boshatisura plotėsisht. Berisha mendoi qė edhe kėtij problemi mund ti jepej njė zgjidhje kapitaliste, si mjaft ēėshtjeve tė tjera tė fushės ekonomike dhe tė shėrbimeve qė kishin shqetėsuar nė vitet e para tė tranzicionit shqiptarėt, duke iu drejtuar biznesit privat. Kjo ishte arsyeja qė qysh nė vitin e parė tė mandatit qeverisės nisi puna pėr kompletimin e paketės ligjore e nėnligjore tė koncesioneve nė energjitikė, duke filluar me miratimin e ligjit nr 9663, datė 18.12.2006 Pėr koncesionet dhe mė tej gjatė viteve 2007-2008 me aprovimin e njė sėrė vendimesh tė Kėshillit tė Ministrave. Nė kėto akte tė standardeve bashkėkohore pėrshkruhen deri nė detaje tėrė procedurat e dhėnies sė njė lejeje apo licence koncesionare pėr HEC-e dhe TEC-e, duke mos lėnė asnjė shteg pėr abuzime e qėndrime subjektive tė zyrtarėve tė METE-s. Mbi bazėn e njė praktike tė tillė janė dhėnė me dhjetėra leje koncesionare, kryesisht pėr ndėrtime HEC-esh tė madhėsive tė ndryshme nė tė gjithė vendin; kuptohet atje ku ekzistojnė kushtet e mundėsitė, kapaciteti prodhues i tė cilėve nė total e kalon atė tė HEC-it tė Fierzės. Sipas njė prononcimi publik tė zėvendėsministrit tė Energjitikės, Leonard Beqiri, bėrė kėto kohėt e fundit, rezulton se janė dhėnė me koncesion plot 264 HEC-e, ku nė 36 prej tyre ka filluar puna pėr ndėrtimin dhe vėnien nė shfrytėzim tė kėtyre investimeve tėrėsisht private. I vetmi problem qė mund tė evidentohet nė kėtė rast, ėshtė fakti i zvarritjes sė ndėrtimit tė njė pjese tė tyre, edhe pse nuk ka vonesa nė hartimin e kontratave koncesionare.
Po nga fenomeni i korrupsionit a ėshtė prekur ky proces, sikundėr pretendon Partia Socialiste nė daljet e njėpasnjėshme publike tė disa prej pėrfaqėsuesve tė saj politikė?
Pa u ndalur gjatė nė morinė e praktikave ligjore, dokumentacionit qė plotėsohet, filtrat institucional ku ai kalon, grupet e ndryshme tė punės pėr shqyrtimin tekniko-ekonomik tė dokumentacionit tė plotėsuar deri tek Njėsia e Hartimit tė Dokumenteve tė Garės dhe Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave, mjafton tė kujtojmė se nė kėtė lloj koncesioni gjithė investimi pėrballohet nga subjektet private dhe nuk shpenzohet asnjė qindarkė nga paratė publike tė buxhetit. Kuptimi i fjalės koncesion nė kėtė rast lidhet vetėm me garancitė qė qeveria i jep subjektit privat pėr tė blerė gjithė energjinė e prodhuar dhe qė tė mos e taksojė biznesin nė fjalė pėr aq kohė sa ai tė rikuperojė investimin e bėrė. Nė kėtė mėnyrė gjithė riskun e ka biznesi privat, duke filluar qė nga hartimi i projekteve nė letėr e duke pėrfunduar deri tek dorėzimi i objektit si aset shtetėror pas 35 vitesh shfrytėzim. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, nuk ėshtė se i bėhet ndonjė nder i madh njė personi apo subjekti privat, duke u dhėnė atyre njė copė letėr pėr tua marrė pas disa vitesh si vepėr, e cila edhe gjatė gjithė periudhės sė koncesionit shfrytėzohet mė shumė pėr interesin publik sesa atė privat, nėpėrmjet konsumit tė energjisė sė prodhuar; kuptohet si ēdo produkt tjetėr nė ekonominė e tregut. Mjafton tė kujtojmė se vetėm plotėsimi i dokumentacionit studimor dhe marrja e licencės pėr kėtė lloj biznesi kushtojnė nga 60-100 mijė euro, ndėrkohė qė ndėrtimi i njė HEC-i tė vogėl, nė varėsi tė fuqisė sė instaluar, ka njė kosto nga 4 deri nė 10 milionė euro. Nė kėto kushte tė kėrkosh elementė tė korrupsionit tek TEC-et me koncesion ėshtė njėlloj sikur tė kėrkosh gjilpėrėn nė kashtė, pasi mundėsitė teorike dhe praktike qė kjo veprimtari tė preket nga njė fenomen i tillė janė shumė tė pakta. Veprimtari tė kėsaj natyre mund tė preken nga korrupsioni vetėm nė njė shtet ku ky fenomen ėshtė ulur kėmbėkryq nė tė gjitha zyrat e administratės, sikurse ka qenė rasti i qeverive socialiste tė vendit tonė gjatė viteve 1997-2005, kur siē nėnvizonin jo pa shqetėsim ndėrkombėtarėt, korrupsioni kishte prekur tė gjitha nivelet e qeverisjes. Nga ana tjetėr, gjithė kjo fushatė e denoncimit tė korrupsionit nga deputetė apo politikanė tė ndryshėm tė Partisė Socialiste nė dhėnien me koncesion tė TEC-eve tė vogla sėshtė gjė tjetėr veēse njė shpirtvogėlsi politike pėr tė dėmtuar apo zhvleftėsuar strategjinė e madhe tė qeverisė Berisha pėr shndėrrimin e Shqipėrisė nė njė superfuqi energjitike pėr Ballkanin apo tė gjitha sukseset ekonomike dhe ato politiko-shoqėrore tė kohėve tė fundit. Tė kuptohemi, plotėsimi i njė objektivi tė tillė nuk ėshtė tėrėsisht nė dorė tė HEC-eve tė vogla, por ndėrtimi i sa mė shumė objekteve tė kėsaj madhėsie tregon frymėn dhe angazhimin e qeverisė pėr tė shfrytėzuar nė funksion tė njė strategjie tė tillė ambicioze ēdo mundėsi sado e vogėl qoftė ajo. Janė njė sėrė HEC-esh dhe TEC-esh gjigande qė janė projektuar tė ndėrtohen vitet e ardhshme nė Shqipėri pėr ta bėrė plotėsisht realitet kėtė objektiv strategjik, por HEC-et dhe TEC-et e vogla me koncesion, duke qenė se ndėrtohen pėr njė kohė tė shkurtėr, mund tė shėrbejnė pėr tė plotėsuar nevojat nė rritje pėr energji elektrike tė vendit tonė, kryesisht gjatė viteve tė para. Ndėrkohė, kėto lloj investimesh ndikojnė jo pak nė punėsimin, zhvillimin ekonomiko-shoqėror tė zonave ku ato kryhen e kėshtu me radhė. Pra, janė punė dhe nisma fisnike pėr tu pėrshėndetur dhe mbėshtetur edhe nga opozita. Edhe nėse ndonjė prej kėtyre HEC-eve e ka marrė sipas tė gjitha rregullave dhe kėrkesave tė mėsipėrme ligjore ndonjė kunat, bashkėshort, bashkėjetues, kushėri apo ēfarėdolloj i afėrmi tjetėr i njė ministri apo deputeti tė mazhorancės, kjo smjafton qė njė rast i tillė tė konsiderohet si praktikė korruptive prej politikanėve tė opozitės. Hamendje dhe alibi ata mund tė krijojnė sa tė duan, por ato nuk mund ti kontribuojnė pėr mirė as vetė politikės opozitare, pėrkundrazi, i bėjnė dėm asaj. Pėr fat tė keq, nė kėtė rast mė shumė sesa me denoncim tė korrupsionit kemi tė bėjmė me njė lloj demaskimi nė popull tė qeverisė pėr shfaqje tė huaja, si nė kohėn e Enverit. Njė miku im, simpatizant me detyrim-pėrcaktim i sė majtės, pėr shkak se ėshtė familje dėshmori, kur dėgjoi pėr HEC-et me koncesion tė marra nga kunati i Bregut, burri i Bulkut apo bashkėjetuesi i Vokshit, tha: Ky Edi Rama ėshtė mė tė vėrtetė i ēmendur sikurse thonė nė media. Se ēfarė korrupsioni mund tė ketė nė kėtė rast, nuk jam nė gjendje ta kuptoj (!?). Di tė them vetėm kaq: Nėse Partia Socialiste pėr 4-5 vjet nė opozitė nuk ka mundur tė gjejė raste tė tjera korrupsioni, pėrveē atyre tė HEC-eve tė vogla me koncesion, mė mbetet tė besoj se qeveria Berisha ėshtė nga mė tė pakorruptuarat nė botė, megjithėse kėtė gjė e thonė, nė mėnyrė tė pėrsėritur, edhe ndėrkombėtarėt, kėto kohėt e fundit. E thonė dhe e materializojnė me mbėshtetjen qė na japin pėr proceset integruese. Njė gjė duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė se po tė kishte mbėrritur korrupsioni deri HEC-et me koncesion, atėherė Shqipėria e kėtyre 4-5 viteve tė fundit sdo tė kishte bėrė asnjė hap pėrpara drejt Perėndimit, jo mė tė anėtarėsohej nė NATO apo tė ishte nė prag tė liberalizimit tė vizave me vendet e zonės Shengen dhe marrjes sė statusit tė vendit kandidat pėr tu anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian
"
gazeta standart
.
-
-
Rama: Shteti ka falimentuar
21/09/2010 19:45
Kriza ekonomike ka qenė tema nė tė cilėn ėshtė fokusuar kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama gjatė takimeve nė Librazhd dhe Peqin.
Sipas liderit tė opozitės, abuzimet, korrupsioni dhe borxhet kanė ēuar drejt falimentit tė plotė shtetin, i cili ndodhet tashmė sipas tij nė pamundėsi tė plotė pėr tė drejtuar vendin.
“Shqipėria sot ėshtė nė kushtet e njė familjeje qė nuk arrin dot mė tė mbajė shtėpinė nga borxhet dhe njė ditė ėshtė e detyruar tė lėrė shtėpinė se nuk pauguan do tė borxhet”, ėshtė shprehur Rama.
Nė kėtė situatė, kryetari i Partisė Socialiste sheh si tė vetmen zgjidhje largimin e parakohshėm tė qeverisė aktuale, pasi, sipas tij, zgjidhja dhe ndryshimi i situatės mund tė vijnė vetėm pėrmes njė modeli tė ri nė drejtimin e vendit.
Pėr zotin Rama kabineti aktual ėshtė kthyer nė njė klan i cili pėrveēse po shkatėrron dhe grabit edhe po qeveris nė mėnyrė tė padrejtė.
“Ēdo ditė pėrmes padrejtėsisė kėrkon tė pėrfitojė sa mė shumė pėr vete dhe tė sundojė duke varfėruar shqiptarėt duke u lėnė si alternativė ikjen nga atdheu, nėse nuk duan t’i nėnshtrohen kėtij modeli qeverisjeje”, theksoi ai.
Pėrmes njė ndėr drejtuesve kryesorė tė saj Fatmir Xhafės, socialistėt paralajmeruan se me ardhjen e tyre nė pushtet tė gjithė zyrtarėt qė kanė shkelur ligjin do tė pėrgjigjen pėrpara drejtėsisė.
-
-
Rama nė Rrėshen: Do tė rifillojmė protestat me mė shumė vendosmėri
MIRDITĖ. Nė qytetin e Rrėshenit kryetari i PS-sė Edi Rama ka patur njė takim tė hapur me anėtar dhe simpatizantė tė Partisė Socialiste, i shoqėruar nga kryetari i grupit kuvendor spocialist Gramoz Ruci dhe deputetėt e qarkut Lezhė, Gjovalin Kadeli, Armando Prenga dhe Gjok Jaku.
Nė fjalėn e hyrjes sė kėtij takimi bashkėbisedues Rama ka thėnė se, besoj qė sot janė pak pėr tė mos thėnė aspak shqiptarė qė nuk e kanė kuptuar qė ajo qė ndodhi mė 28 qershor 2009, akoma mė shumė fakti se kutitė e votive tė vjedhura, mbajtur mbyllur me zor nė shkelje tė Kushtetutės, dhe tė drejtės sė popullit pėr tė parė votėn e vet, ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me gjendejn e rėnduar ekonomike tė familjeve shqiptare. Ka lidhje tė drejtpėrdejtė me deformimin e qeverisjes, me korrupsionin pėr ditė e mė shqetėsues, qė praktikisht dikton vendimmarrjen e qeverisė. Ka lidhje mė gjithcka qė nuk shkon nirė nė punėt e vendit sepse njė demokraci normale nuk do mund tė funksiononte nė rast se populli nuk lejohet tė zgjedhė dhe vota e tij nuk numėrohet ndershmėrisht.
Rama tha mė tej se, demokracia normale nuk mund tė funksionojė nė raste sse qeveria ia merr popullit votėn edhe kur ai nuk ia jep. Praktikisht duke vepruar nė kėtė mėnyrė qeveria kthehet vegėl nė njė grusht njerėzish pėr t'i garantuar vetes pėrfitime astronomike e duke rrėnuar ekonomine kombėtare, duke ndikuar drejtpėrdrejt nė ekonominė familjare. Ky ėshtė realiteti i sotėm dhe kėshtu idhet gjendja e sotme me kutitė e mbylllura tė 28 qershorit
Duke u ndalur nė gjendjen mizerabėl ekonomike tė shqiptarėve, ai ka thėnė se ju tė gjithė jeni deshmitarė tė faktit se cdo muaj qė kalon iu duhet tė nxirrni mė shume lekė nga xhepi pėr tė blerė mė pak se ē'blenit disa muaj mė parė sepse kur ēmimet shtrenjtohen dita ditės, fuqia blerėse e cdo familje qė jeton me djersė apo tė ardhura qė nuk vijnė nga korrupsioni shkon dėm.
Ne dhe brezat e ardshėm nuk mund tė paguajmė borxhet qė po e fut vendin Sali Berisha pėr tė prerė shirita elektoralė, duke na kthyer nė popullin e borxheve tė pafundme. Kėto janė dėshmi tė dhimbshme, gjithcka nė kėtė vend qė nuk qeveriset ėshtė nė krizė, edhe sipėrmarrja, e vogėl, e mesme dhe e madhe ėshtė nė krizė. Shqiptarėt janė dėshmitarė tė rritjes drastike gjatė muajit gusht tė ēmimeve tė vajit, ujit, qumėshtit, sheqerit dhe tė gjithė produkteve tė tjera tė ambalazhuara me plastikė dhe qelq.
Ėshtė alarmues fakti qė kemi 1 milion tė papunė nga kjo keqeverisje, ndėrsa ėshtė shprehur se me kėtė varfėrim qė po u bėn shqiptarėve, qeverisja e sotme pėrditė e mė shumė po ushtron veprimtari kriminale dhe jo qeverisje ndaj popullit tė vet.
E vetmja zgjidhje e mbetur pėr 1 milion tė papunėt dhe tė gjithė shqiptarėt pėrfaqėsuesit e biznesit tė vogėl, tė mesėm e tė madh, qė sot ankohen se nuk ka punė e nuk ka lekė, ėshtė largimi i kėsaj qeverie, qė s'diti kurrė tė punojė pėr shqiptarėt, por qė ėshtė duke grabitur gjithēka mundet pėr tė pasuruar njė grusht njerėzish nė pushtet.
Rama kėrkoj zemėr dhe durim nga socialistėt e Mirditės ashtu si dhe tė gjithė Shqipėrisė, duke u shprehur se nėse qeveria do tė vazhdojė tė bėjė tė shurdhėrin, opozita do tė rifillojė protesta me njė vendosmėri e kurajo edhe mė tė madhe qė buron nga fakti se paralajmėrimet e saj pėr rrėnimin ekonomik dhe kapjen e shtetit qė buron nga vjedhja e votės tashmė janė bėrė realitet.
Ruci tha se nėse Berisha do tė shkojė tek djegia e fletėve tė votimit, sepse po kėrkohet njė vendim i KQZ dhe 500 litra naftė, duhet ta dijė e tė matet mirė, sepse do t'i digjet pėrfundimisht karrikja e tij, duke lėnė tė kuptojė se kampi opozitar do tė pėrfshihet nė protesta tė fuqishme, dhe se pa hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009, nė kėtė vend nuk do tė ketė zgjedhje tė tjera.
Kėtė e ka theksuar me forcė dhe vetė kryetari socialist Rama i pyetur nga salla, duke u shprehur publikisht se ju votuesit dhe populli duhet tė jeni roje tė punėve qė bėjnė drejtuesit socialist nėpėr zona, pasi ne nuk kėrkojmė tė ndėrrojmė njė oborr pėr tė sjellė "oborrtarėt e radhės", por njė qeverisje tė drejtė, tė ndershme e efikase pėr popullin.
Gazeta Shekulli
-
-
E dini ku eshte dallimi mes nje njeriu budalla dhe nje njeriu te zgjuar? Budallai asnjehere nuk nxjerr mesime nga gabimet e tij por i perserit ato, kurse njeriu i zgjuar nxjerr mesime jo vetem nga gabimet e veta por edhe nga gabimet e budallait.
Mirepo Edvin Rama eshte "shejtan budalla". I provoi protestat e rruges per 1 vit pa sukses. I ftoi shqiptaret te dalin te protestojne neper rruge e neper sheshe, por nuk i dolen aq sa priste. Pastaj e kthyem nga protesta masive ne "greva urie te deputeteve", qe deputetet socialiste ti jepnin shembullin e tyre popullit se si te protestonin. Ndenjen edhe deputetet ne greve urie 2-3 jave, dhe vjen nje dite dhe Rama u thote dilni nga greva e shkoni ne shtepi.
Tani budallai qe nuk nxjerr mesime nga gabimet e tij u kerkon shqiptareve qe te dalin perseri ne protesta. Politika e vetme qe ky di te beje eshte politika e protestave dhe kutive bosh te votimit. Aman te keqen se mos nuk e lini te protestoje e se mos i digjni fletet e votimit se pastaj nuk di se cfare politike te beje!
Te na rroje sa malet kuti-politika!
Albo
-
-
Mjer Shqiperia qe ka Edi Ramen he me det qe po ja shohim sherirn edhe ne qka e kemi per rreth.
-
-
Ėshtė e drejta e ēdo force politike qė tė protestojė por arsyet duhet tė jenė madhore dhe tė besueshme.
U protestua pėr kutitė dhe pasi kjo nuk justifikoi plotėsisht,u la dhe tani do protestohet pėr papunėsinė.Papunėsi ka dhe nuk besoj se duhet shpjeguar shumė.Ka edhe probleme tė tjera qė kėrkojnė zgjidhje dhe ėshtė e natyrshme.Nuk mund tė ndihmosh qytetarėt e tu me bojkote dhe ambicje personale.
Problemi im ėshtė se si mund t'i besohet njė njeriu qė deklaron se ka vetėm 3000 euro nė pasurinė e tij!!!Tė luftosh pėr popullin,nuk besoj se tė mjaftojnė ato 3000 euro!
Lėvizjet e mėdha politike mendoj unė,duhet t'i drejtojė njė njeri i besueshėm dhe i pakorruptueshėm,gjė qė Edi Rama nuk e posedon.Kam bindjen se ai do dėshtojė por kam "frikė" se do tė mundohet me ndonjė revolucion.Kjo do ishte edhe e turpshme pėr njė njeri qė pretendon se ėshtė modern.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt