Close
Faqja 5 prej 22 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 220
  1. #41
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Lideri i opozitės vazhdoi turin e bazės me njė takim nė Lushnjė
    Turi i Partisė Socialiste nė bazė ka shtyrė edhe mė lart tavanin e akuzave politike ndaj qeverisė dhe Kryeministrit Sali Berisha. “Qeveria ėshtė bėrė si organizatė mafioze qė del duke sharė dhe shpifur”, tha dje nė takimin me strukturat e PS-sė nė Lushnjė, kreu socialist Edi Rama. Nė vijim tė deklarimeve tė bėra thuajse pėrditė dhe me mbėshtetjen e fakteve tė reja qė kanė dalė sė fundmi pėr sa i pėrket korrupsionit qeveritar, selia rozė po rishfaqet sė fundmi si tribunė ekskluzive e akuzave qė kanė marrė ngjyrime tė reja nė frazė. Si njė fazė parapėrgatitore pėr protestat e paralajmėruara, zbritja nė bazė po rindez klimėn emocionale dhe politike, duke e ridimensionuar fjalorin politik dhe duke e fokusuar vėmendjen te zhvillimet aktuale. “Rrėnimi ekonomik i vendit ėshtė rezultat i grabitjes sė votave dhe i keqqeverisjes. Votat qė u grabitėn mė 28 qershor ishin votat qė do tė grabisnin Shqipėrinė. Protesta janė ndryshimi i rrjedhės sė qeverisjes. 29 qershori e vonoi ardhjen e modelit tė ri qeverisės, por realiteti aktual ėshtė fitorja e pashmangshme nė zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama. Me njė lexim tė pėrciptė ėshtė e qartė se selia rozė heton nė aktualitetin shqiptar premisėn e fitores elektorale tė vitit 2011, me tė cilėn shpreson edhe njė raund zgjedhjesh tė parakohshme. Kriza morale qė qeveria vuan aktualisht pėrpara opinionit, pėr shkak tė reagimit tė dobėt ndaj akuzave pėr korrupsion, si dhe rėndimi i situatės ekonomike po shihen si ushqyes kryesorė nė mobilizimin e qytetarėve dhe mandej nė edukimin politik qė protesta nė vetvete pėrcjell. Nė kėtė pikė deviza e turit tė Edi Ramės, “Largohu, Shqipėria kėrkon transparencė, drejtėsi, zhvillim”, dėshmon si pėr aktualizimin e zgjedhjeve tė parakohshme si pjesė e axhendės politike, ashtu edhe pėr njė pėrkufizim tė gjerė tė aksionit tė selisė rozė. I parė si moment teorik dhe vijim i kauzės sė deritanishme tė opozitės, lėvizja me kėtė orientim ka mjaft pika takimi nė terrenin social dhe ekonomik nė Shqipėri. “Ne sot kemi 1 milion tė papunė, tė mjaftueshėm pėr t’u ngritur nė protestė dhe pėr tė pėrmbysur kėtė qeveri tė korruptuar.*Thonė rriten pensionet 6%, por harrojnė qė nga ana tjetėr rriten ēmimet dhe kalojnė 1000 lekė tė reja, duke pėrmbysur dhe tejkaluar kėtė rritje. I bėni vet llogaritė se sa rritje ekonomike kemi... Janė tė gjitha kėto mekanizma qė tregojnė se shteti po shkon nė kalbėzim”, tha Rama. Papunėsia dhe pensionistėt, rritja e ēmimeve dhe demagogjia deri nė mashtrim e qeverisė janė bėrthama e propagandės opozitare e cila gjithsesi nuk ngrihet mbi elementė artificialė, por i bėn jehonė realitetit. Akuza pėr nihilizėm qė Kryeministri Sali Berisha ka adresuar me kėtė rast ndaj PS duket tė mos ketė efektin e duhur, pėr sa kohė qė sukseset e munguara tė opozitės po kompensohen nga rėnia e alternativės qeverisėse nė pėrsėritje dhe monotoni. Edhe pse ėshtė ende e paqartė se cili do tė jetė destinacioni i kėsaj lėvizjeje, qė ėshtė nė fillimet e veta, sėrish kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ka siguruar se “asgjė nuk do t’i ndalė socialistėt e vėrtetė dhe se protestat janė ato qė do tė sjellin ndryshimin”.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po na thoni modelin se ka provuar shumė teori Rama por nuk ka rezultuar e suksesshme.Nuk ndihmohet njė popull me teorira qė 90 % nuk i kuptojnė.Tė shkosh pas njė njeriu vetėm pse duhet vajtur dhe pa e kuptuar se ēfarė thotė,mė duket jo serioze.Ndryshe duhet thėnė qė eja tė shkojmė ta vėmė atje lart se pėr vete nuk kėrkojmė gjė!!!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini ka pasur mundesi te provoj modele me shume se Mehmet Shehu.. se me shum se kta tjeret po e po..

    ka 15 vjet qe eshte minister e kryetar bashkije..
    ka mbi 10 vjet qe gjith kryetaret e bashkive te rretheve me te medha i ka ciraker e causher besnik te tijet.. dhe nuk pame ndonje model .. ne tiran apo ne rrethet ku jan vasalet e tij te plotfuqishem..

    i vetmi model qe ai e di eshte beton mbi oborre shkollash cerdhesh e lagjesh e lulishtesh..
    e cfar betoni se.. grataciele ne seri qe i marrin frymen e ajrin e diellin te mjereve..

    keshtu mo shoki rrapi..

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama mbledh tryezėn e aleatėve, protestat nisin brenda muajit tetor

    UPDATE- Protestat do tė nisin nė muajin tetor, deri nė rrėzimin e qeverisė dhe dorėzimin e kryeministrit aktual. Ky ka qene rezultati i takimit tė kreut tė Partisė Socialiste Edi Rama me aleatėt, i cili sapo ka pėrfunduar. Takimi qė zgjati pėr mė shumė se 60 minuta, mblodhi bashkė tė gjithė opozitėn tė cilėt nė fund dolėn nė pėrfundimin se protestat duhen nisur, fillimisht nė tė gjitha qyetetet e Shqipėrisė, pėr tė kulmuar mė pas nė njė protestė tė madhe nė kryeqyetet.

    Nė takim morėn pjesė Skėnder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka , Vangjel Dule. Erion Veliaj dhe Spartak Ngjela
    Shekulli

  5. #45
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Opozita: Nė tetor rinisim protestat
    23/09/2010 18:50

    Opozita shqiptare do tė rinisė nė tetor protestat masive pėr tė kėrkuar transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit.*
    Lajmin e kanė bėrė tė ditur eksponentė tė rėndėsishėm tė saj, nė pėrfundim tė njė takimi qė kryetari i PS Edi Rama zhvilloi me aleatėt.

    Pėrfaqėsuesit e opozitės u shprehėn tė pakėnaqur me qėndrimin e mazhorancės gjatė kėtyre muajve, e cila sipas tyre nuk u shpreh e gatshme pėr dialog.

    “Do fillojmė protestat masive. Dialogu ka njė kufi tė caktuar. Mazhoranca s’ka dėshirė pėr dialog”, ka deklaruar kryetari i Partisė pėr Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela.

    Nė tė njėjtėn linjė u shpreh edhe kryetari i PDS, Paskal Milo, i cili theksoi se nuk ka mė kuptim qė tė vijojė “dialogu i shurdhėve”.

    “Mazhoranca nuk po reflekton. Nėse vazhdohet kėshtu nuk ka kuptim tė vijojė dialogu i shurdhėve dhe ne do tė rinisim protestat. Ato do fillojnė brenda tetorit nė rrethe dhe do kulmojnė nė Tiranė”, ka pohuar Milo.
    Top Channel

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Si nuk doli ndonjeri tia numeronte ne lule te ballit. Po gjithmon do vuaj Shqiperia nga keta lloje psikopatesh qe marrin dicka ne dore dhe duan ta kthejn ne bombe me sahat per popullin e shkrete. Dhe tani ne vigjilje te liberalizimit te vizave ku BE i ka dhene viston Shqiperis ky koke palari kerkon te hidhet ne protesta. Po prit dhe pak o te q!fte ariu cdo femer qe ke ne fise dhe rreth e rrotull.

  7. #47
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Fodulliku dhe deshperimi per pushtet

    Eshte per te ardhur keq kur akoma ne shqiperi diskutohet per protesta masive nga krehu i opozites. Kjo eshte nje nga menyrat me te prapambetura dhe me pak efikase se cfaredolloj menyre tjeter per te larguar nje qeveri qe ashtu sic shprehet opozita eshte e perbere nga individe qe akuzohen per korrupsion e vjedhje e shperdorim detyre.
    Opozita ne shqiperi po ben gabime te njepasnjeshme e kjo jo sepse deshiron te beje keto por se ka perfundur ne nje deshperim total per te ardhur ne pushtet. Nuk dua te pergjithesoj te tere per nga ana e qellimit te tyre per largimin e nje qeverie por metodat dhe menyrat qe po zgjedh dita dites po humbasin ate qellimin e tyre dhe po perfudojne ne thirrje te deshperuara pa patur nje audience te mjaftueshme per te ndryshuar dicka.

    Per nje kohe shume te gjate shqiptaret po ballafaqohen me shume "fakte" te hedhura nga opozita ne konferencat e tyre te njepasnjeshme ku sipas tyre tregohen hapur aferat korruptive te njerzve te veshur me pushtet. Fatekeqesisht shume shqiptare keto "fakte" duke qene se kane dale nga opozita aktuale edhe po te jene te verteta i vene ne dyshim per vete faktin qe burimi i tyre eshte i pabesueshem. Opozita dhe pozita jane perfshire ne nje shkembim akuzash dhe ketu disa "papagej" qe kane mesuar disa fjale permendesh ofendojne njeri tjetrin vazhdimisht pa ditur se per cfare behet fjale por per faktin e vetem qe ne jemi jo me ju por kundra atyre.
    Pa dashur te bej te njejtin gabim qe disa ketu ne forum bejne duke akuzuar personalisht njerin apo tjetrin une si njeri i thjeshte kur ballafaqohem me informacione te ndryshme qe ne nje menyre apo tjetren tregojne dicka nje afere te dyshimte apo ne mos nje afere normale bazohem tek ato dhe mundohem te dal ne nje konkluzion. Nuk influencohem se kush eshte burimi i ketyre informacioneve por mundohem te studioj informacionin. Problemi i opozites ne kete rast eshte qe po i flet nje opinioni qe eshte teper dyshues ( kjo si rrjedhim i nje te kaluare ku gjithmone jane dizinformuar) dhe mbi te gjitha keto informacione po dalin nga nje pale qe eshte e akuzuar( kjo eshte e nje llojte me ate bisnesmenin qe kur u akuza disa here vendosi te akuzonte ate qe e akuzoi ).

    Problemi tjeter eshte qe po akuzohen personazhe ne boten e politikes te cilet karakterizohen nga nje fodullik i tejskajshem faktet e kane treguar qe nuk e njohin doreheqjen apo largimin nga politike si pasoje e opinionit publik dhe kenaqen me faktin qe "rinia demokratike e burrelit" e pershendet ne nje miting tipike 1 Maji ...
    Duke qene se edhe opozita eshte e nje standarti me poziten dhe i njejti produkt si pozita vetem se ne kete rast me ngjyre tjeter po me te njejten shkalle fodulliku mundohet qe me menyren e vet te "demaskimit" te terheqe popullin ne rruge dhe po mundohet ne menyren me te gabuar.

    Une shkruaj ketu me ju jo se keto mendimet e mia me pelqejne por se kam deshire te diskutoj me dike per te arrit ne nje konkluzion dhe nje zgjidhje tonen se ku po calon shqiperia qe akoma mbas 20 vitesh ndjekim po te njejten politike dhe mbi te gjitha me te njejtet personazhe.

    Ju pershendes

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Ngjela: Ka rėnie tė madhe morale, protesta masive nė tetor

    Kryetari i PS Edi Rama pati njė takim sot mbasdite me aleatėt, tė mbledhur me qėllim marrjen e vendimeve pėr qėndrimin politik tė opozitės. Koalicioni i majtė vendosi sot rinisjen e protestave qė priten tė fillojnė nė muajin tetor me protesta masive nė tė gjithė vendin nė kėrkim tė transparencės sė zgjedhjeve tė kaluara. Nė takim ishin tė pranishėm kryetari i Partisė Ligj e Drejtėsi Spartak Ngjela, kryetari i PBDNJ-sė Vangjel Dule, ai i G99 Erion Veliaj, kreu i PDS-sė Paskal Milo, si edhe Preē Zogaj.
    Prononcimi i kryetarit tė PLD Spartak Ngjela:

    Z.Ngjela, ēfarė u vendos nė takim?

    Ne vendosėm qė tė rifillojmė protestat masive. Ne morėm pėrsipėr tė drejtojmė njerėzit nėpėr protesta sepse njė populli qė i janė shkelur tė drejtat dhe nuk proteston, ėshtė i destinuar tė mos ketė tė ardhme.
    Protestat do tė fillojnė nė muajin tetor nė tė gjithė Shqipėrinė derisa tė caktojmė njė datė brenda kėtij muaji nė Tiranė. Ēėshtja ėshtė qė manipulimi i votave, degradimi ekonomik, rėnia e madhe morale e shqiptarėve dhe e gjithė shoqėrisė, humbja e perspektivės dhe ēoroditja e madhe qė vjen sipas humbjes sė besimit tė kėsaj qeverisje nė funksion tė korrupsionit, vjedhjes, abuzimit, natyrisht qė tė vė pėrpara njė pėrgjegjėsie morale.
    Kanė manipuluar votat me njė pushtet tė paligjshėm. Kanė abuzim permanent tė ēdo ditshėm tė cilin shoqėria e ka parė. Shoqėria kėrkon protesta, ne do ta drejtojmė me pėrgjegjėsinė tonė deri nė largimin e kėsaj qeverie, me dorėheqjen e kryeministrit aktual dhe me tėrheqjen e kėsaj qeverie nga skena politike, pėr tė gjitha ato qė thashė.

    Prononcimi i kryetarit tė PDS, Paskal Milo
    Nisja e protestave zoti Milo do tė thotė qė nuk ka mė vend pėr dialog me mazhorancėn?
    PS dhe Grupi Parlamentar i saj e kanė bėrė tė qartė se dialogu do tė vazhdojė deri nė njė kufi tė caktuar. Nė momentin qė opozita do tė konstatojė qė mazhoranca jo vetėm qė po vonon qėllimisht, por pėrkundrazi nuk ka dėshirė pėr tė vazhduar mė tej dialogun, atėherė opozita ka paralajmėruar qė do tė filloj mė tej protestat. Me qėllim qė pėrmes kėsaj forme tė ushtrimit tė demokracisė tė mund ta detyrojė mazhorancėn qė ti rikthehet procesit zgjedhor. Pra, ne do tė presim edhe pėr fare pak kohė akoma pėr t'ju rikthyer protestave masive nė tė gjithė Shqipėrinė dhe nė kryeqytet, me qėllim qė ta detyrojmė pozitėn tė respektojė rezolutėn e PE. Kjo ėshtė ēka u diskutua dhe u vendos.
    A u pėrcaktua ky kufi?
    Besoj se brenda muajit tetor do tė kemi protesta masive nė Tiranė dhe nė tė gjitha rrethet. Ose mė mirė tė themi do tė fillojmė nga rrethet dhe do tė kulmojė me njė protestė tė madhe nė qytetin e Tiranės.
    Do tė thotė qė nuk do tė ketė njė kėrkesė pėr nisjen e punės sė komisionit hetimor pėr transparencėn e zgjedhjeve nga opozita?
    Vazhdimisht opozita nė parlament ėshtė duke e kėrkuar transparencėn e procesit zgjedhor pėrmes marrėveshjes midis opozitės dhe mazhorancės. Pėr fat tė keq mazhoranca deri tani nuk po reflekton, pėr rrjedhojė nėse do tė vazhdojė edhe gjatė ditėve tė ardhshme njė sjellje e tillė, nuk ka mė kuptim tė vazhdojė dialogu i shurdhėrve. Ne do tu rikthemi protestave me qėllim qė siē e thashė qė tė detyrohet mazhoranca qė tė reflektojė.

    Eshte avokat biri botes
    Po ky o brar ka qene I perkedhelur nga komunizmi

    Gazeta Shekulli

  9. #49
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    po keta debilat ani-berisha pse nuk pergatiten per zgjedhje vendore por kerkojne te dalin prape rrugeve?
    berisha eshte NJESHI sepse ai ka nje vizion te qarte per te ardhmen e Shqiperise.
    megjithate le te dalin ne rruge i ka demokracia keto.

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Koha pėr zgjedhje tė parakohshme

    Pėrpjekjet e dėshpėruara tė faktorit ndėrkombėtar dhe rezoluta e Kėshillit tė Europės pėr situatėn politike nė Shqipėri kanė ndeshur nė kokėfortėsinė e zotit Berisha i cili kėrkon mbajtjen e pushtetit me ēdo kusht. Situata politike sa vjen e agravohet dhe ndėrhyrjet europiane bėhen mė tė forta e tė drejtpėrdrejta

    Sadedin Ēeliku

    *

    Pėrpjekjet e dėshpėruara tė faktorit ndėrkombėtar dhe rezoluta e Kėshillit tė Europės pėr situatėn politike nė Shqipėri kanė ndeshur nė kokėfortėsinė e zotit Berisha i cili kėrkon mbajtjen e pushtetit me ēdo kusht. Situata politike sa vjen e agravohet dhe ndėrhyrjet europiane bėhen mė tė forta e tė drejtpėrdrejta. E vetmja gjė qė ju ka mbetur maxhorancės ėshtė liberalizimi i vizave, proces ky qe ka mbuluar tėrė hapėsirėn mediatike shqiptare nė mėnyrė qė tė shkėputet vėmendja qytetare nga hallet e mėdha qe nuk janė nė gjendje t’i zgjidhin.

    Ky fakt, ka bėrė qe Kryeministri Berisha tė ndodhet nė situatė tė vėshtirė dhe e ka vėnė atė pėrballė dy opsioneve pėr tė zgjidhur krizėn politike: tė hapė kutitė apo tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme.

    E para nuk do t’i leverdiste se do tė konfirmonte ‘de jure’ deformimin dhe vjedhjen e votės.

    E dyta ndoshta do t’i interesonte pėr tė pėrsėritur tė njėjtin skenar si nė vitin 2009 dhe do t’i jepte atij shpresė pėr tė mbajtur ende pushtetin.

    Nė kėtė vorbull te ngatėrruar, zoti Berisha nė kėtė moment i ka interesuar me shumė tė luajė e tė fitojė nė kohė, plan ky i cili po e ēon maxhorancen e tij ne gjysmen e mandatit te dyte.

    Nė kėtė aspekt ai gjithmonė ka theksuar se hapja e kutive ėshtė antikushtetuese dhe nuk mund tė pranohet. Po morali i zgjedhjeve ku ėshtė?

    Nė nenin 77, pika 2 e Kushtetutės sė Shqipėrisė thuhet se “ Kuvendi ka te drejtė dhe , me kėrkesėn e njė tė katertės sė tė gjithė antarėve te tij, eshte i detyruar te caktoje komision hetimi per te shqyrtuar njė ēeshtje te veēantė.

    Pėrfundimet e tyre nuk janė detyruese per gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisė, e cila i vlerėson sipas procedures ligjore.

    Po keshtu moszbatimi i neneve 136, 138 tė kodit zgjedhor nga ana e KQZ-sė dhe *Gjykatės Zgjedhore, ėshtė njė tjetėr shkelje e rėndė e ligjit.

    Siē kuptohet, ne kete rast neni 77 , pika 2 e thekson shprehimisht se perfundimet e dala nga hetimi parlamentar per zgjedhjet nuk jane detyruese per Kolegjin Zgjedhor dhe nuk influencon ne vendimet e meparshme te kesaj gjykate.

    Ne te njejten llogjikė kuptohet dhe interpretimi i Gjykates Kushtetuese, “ Ēeshtje te veēanta “, ku konsiderohen ato ēeshtje qe lidhen me zbatimin e ligjeve, te verifikimit, kontrollit te ngjarjeve e fenomeneve negative per shoqerinė e shtetin dhe nxjerrjen e

    pergjegjesive institucionale. Pra kjo konfirmon qartazi pretendimin e opozitės per hapjen e kutive dhe investigimin e gjithė procesit zgjedhor.

    Sigurisht, ne se do te pranohesh nga maxhoranca, politikisht do te fitonin te dy forcat kryesore politike te vendit duke hedhur poshtė vargonjtė e vjedhjes dhe deformimit tė votes prej 20 vjetėsh.

    Por mė tė fituarit nė kėtė ēėshtje, do tė ishin shqiptarėt dhe zgjedhėsit, te cilet do te shkonin ne kutitė e votimit te sigurt dhe me siguri qė me kėtė veprim, pjesėmarrja ne zgjedhje do te rriteh si rrjedhojė e besimit qe ju jep sjellja e politikanėve.

    Pėrpara se te marrė vendimin per shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme, Berisha do tė zgjedhė dhe lanēojė permes pushtetit te tij politik sulme kunder opozites me qellim tkurrjen e elektoratit te saj, duke e bėrė pergjegjese per kete situate dhe pasojat qe solli ajo.

    Kjo ka pak gjasa te ndodhė, e megjithatė zoti Berisha ėshtė mė i prirė drejt zgjedhjeve te parakoheshme sepse hapja e kutive e nxjerr humbės politikisht.

    Por ai, edhe kete llogari e ka bėrė, sepse nuk mund te shkoje ne zgjedhje pa rregulluar kodin zgjedhor te cilen e kerkojne edhe parti te tjera.

    Afrimi i zgjedhjeve vendore e perkeqeson me tej situaten politike sepse ne keto kushte eshte e pamundur te shkohet ne zgjedhje me te njėjtat kuti, tė njėjtat standarde, ku keqadministrohen, deformohen dhe troē fare vidhen votat.

    Pra burimet e ujit qe e kane mbajtur zotin Berisha, tashme po shterojnė dhe po ndėrrojnė drejtim.

    Por nuk ėshtė vetėm kjo.

    Nuk ka tė drejtė askush ta quajė fundin e botės dhe tė padrejtė realizimin e zgjedhjeve te parakohshme, pasi te gjitha vendet e vėrteta demokratike kėtė e realizojnė ne kushte normale e nė vazhdimėsi.

    Pėr kėtė, mjafton t’i referohemi dy fqinjėve tanė, Italisė e Greqisė, tė cilėt ēdo krizė e kanė zgjidhur me zgjedhje tė parakohshme.

    Ky ėshtė misioni i demokracisė, nė tė kundert akumulimi, agravimi i situatave politike, sjell konflikt me pasoja te pa parashikueshme dhe zgjidhja vjen nga vetė konflikti.

    Pse vetėm krizė politike ?

    Jo. Tashmė vertet eshte koha per zgjedhje te parakohshme, por pasi mė pare tė kemi transparencėn e zgjedhjeve te kaluara qe ky vend njė here e mire te heqė dorė nga vjedhja e te mėsohet me organizimin e zgjedhjeve tė drejta e tė ndershme

    Kriza politike eshte shoqeruar dhe nga ajo ekonomike, financiare, morale e mė tej. Disa nga pasojat e saj janė bėrė tė padurueshme si korrupsioni i madh dhe i kritikuar nga faktori nderkombetar, krimi i organizuar, krimi nė ekonomi, trafiqet, konfliktet e interesave, keqadministrimi i fondeve publike, keqmenaxhimi i ekonomisė, papunėsia masive rritja e borxhit publik tej limiteve qė pėrcakton Bashkimi Europian, disbalancimi i eksporti – importit, vjedhja, politikat e gabuara ekonomike dhe pa orientim, reformat e deformuara dhe ne funksion te interesave te grupit, ngjarjet e rėnda e tė pazakonta si Gėrdeci, pėrmbytjet e Shkodrės, vendimi pėr ndarjen e padrejtė tė ujėrave territoriale tė detit Jon qe u desh Gjykata Kushtetuese ta ndalte, vdekja e 18 minatorėve te Bulqizės pa nxjerrė asnjė fajtor, mungesa e funksionimit te institucioneve, emėrimet nepotike per te favorizuar oborrtarėt etj.

    Pra te gjitha keto janė probleme te pazgjidhura nga qeveria e maxhorances dhe keto plotesojne kushtet per zgjedhje te parakohshme dhe i bėjnė ato tė detyrueshme.

    Kaq gjė duhet tė kemi mėsuar nga demokracitė e pėrparuara, ndryshe pėrpiqemi kot tė integrohemi.


    Sadedin Ēeliku
    Zeri I Popullit

Faqja 5 prej 22 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •