Diplomati saudit gay kërkon strehim në SHBA
Los Angeles, 12 shtator - Një diplomat saudit ka kërkuar azil politik në SHBA, duke rrëfyer se është homoseksual dhe mik me një grua hebreje.
Ahmad Asseri, sekretar i konsullatës në Los Angeles, ka kërkuar azilin politik pasi Riadi nuk rinovoi pasaportën e tij diplomatike. “Nëse kthehem në Arabi do më vrasin në mes të ditës”, u ka thënë ai autoriteteve amerikane.
Asseri kërcënon gjithashtu të bëjë publike informacionet private rreth jetës së anëtarëve të familjes mbretërore që jetojnë në SHBA. /KOHA/
Krijoni Kontakt