M'u ba zemra mal kur pashe gjithe keto foto per Katedralen e Prishtines, ku gurin e pare te themeleve te saj e pati hedh, mos u gabofsha, i madhi Ibrahim (Pjeter) Rugova. Tash ua ka myll gojen edhe serbve per me i quejt kosovaret turq e me i shperngule si pati ba Titoja. Kjo tregon se kosovaret po kthehen ne identitet. Do deshirojshe qe aty te ishte edhe Akademiku Rexhep Qosja. Uniteti i tri besimeve ne meshen e celebrueme , tregon per tolerancen fetare ne mare popullin shqiptar, njikohesisht flet edhe per rrajte tona autoktone ilire me fe te krishtene ku Apostulli Pal predikoi tuj fillue ne Durres aty nga viti 63 mas Krishtit e ma gjane ne Dardani, Maqedoni etj.
Ndryshuar për herë të fundit nga BROZALINI : 07-09-2010 më 14:48
Sheki... (qfare note ne histori ta kane vendosur profesoret apo gjithmone ke hikur nga oret e mesimit)
E pame fjalimin e shokut Myfti Naim Terrnaves, e cili e shfrytezoj te kerkoj ta mbeshtesim ``politiken e Obames``, e beri te rrejshme historine e popullit shqiptare ne fjalen ku tha: Jane shkaterruar 1000 Xhamia e 100 Kisha. + Kjo eshte e pa vertet sepse ne kohen e komunizmit jane ndjekur vetem Prifterinje dhe jane shendruar kishat ne pallate sporti shembull konkret Kisha e Blinishtit, Kisha e Shkodres, ne histori nuk shkruan hoxhallare.
Gjate luftes ne kosove nuk u vra asnje hoxhe, nuk u kall asnje xhami perveq ne Gjakove, por u rrahen shum prifta te cilet mbronin popullin shqiptar mysliman dhe katolik , ku ishin hoxhallaret e juaj, ishin zhdukur nga faqja e dheut.
Sa per Paganizmin,hahahahhaha sa injorant;
Paganizmi është një emërtim përmbledhës për sistemin e praktikave burimore tradicionale, dokesore e folklorike të një populli.
Paganizmi është hyjnizimi i vetive të natyrës dhe të njeriut. Zotat në paganizëm përfaqësonin përkatësisht lumenj, qiell, tokë, dete, pyje, ara etj. si dhe urrejtjen, dashurinë, dijen, gjakftohtësinë, frikën, trimërinë, shkathtësinë, plogështinë, aftësinë, pamundësinë, urtinë etj.
Në dallim nga fetë meslindore (nëse merren këto si kristalizim i monoteizmit, që përcaktohet si besim i verbër në absurd a pakuptueshmëri), paganizmi nuk shtron çështje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh në formë zotash) natyrën dhe veçori të tjera të realitetit, për lehtësi interpretimi. Ai përbën mishërim të vetive e ndjesive, antropomorfizëm në shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik të natyrës dhe dukurive.
Paganizmi shihet dhe praktikohet për funksionin kryesor që ky ka, rregullimin e jetës personale e shoqërore sipas një rendi natyror, me anë të ritualeve dhe studimit të natyrës dhe, në dallim nga fetë meslindore, nuk ka në vetvete për bazë besimin në "zot" (ndonëse ky mund të shërbejë si mjet për disa nga praktikuesit), sesa pikërisht shprehjen e dukurive në formë zotash, ndaj dhe për shkak të kësaj strukture të veçantë nuk përfshihet nën teizëm.
Krishterimi ne trojet Shqiptare:
Besimi i krishterë u predikua për herë të parë në Iliri nga apostujt e Jezusit dhe me të drejtë krishterimi në Shqipëri quhet krishterim apostolik. Iliria, si një vend ku është predikuar ungjilli i Krishtit, përmendet në Bibël në letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Pal. Në letrën e Romakëve 15:19-20 lexojmë: "...me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit".
Ishte pikërisht pozita e favorshme e territoreve shqiptare, që mundësonte kalimin më të shpejtë në Romë, fakti i çmuar që e bëri Palin ta drejtonte udhëtimin e tij përmes Ilirisë. Pa dyshim që qendra e parë ku Pali dhe apostujt e tij u vendosën, ishte Durrësi, ku kemi edhe komunitetin e parë të krishterë në Shqipëri. Më pas qendra të tjera ku u predikua Ungjilli, ishin Shkodra dhe Lezha, edhe këto, qendra të rëndësishme të asaj periudhe. Mendohet që Pali dhe apostujt e tij të kenë qenë në Shqipëri përpara vitit 57 pas Krishtit, vit në të cilin ai shkroi letrën drejtuar Romakëve.
Dëshmitë që na vijnë në ditët tona përmes mozaikëve me temë të krishterë dhe ndërtesave të kishave, na tregojnë se përveç qendrave të përmendura më lart, Krishterimi shumë shpejt në atë periudhë u përhap edhe më në brendësi të Shqipërisë, në Tiranë e Elbasan, në jug të saj, në Sarandë e Butrint madje edhe në lindje, në Pogradec. Po të vërejmë në hartë me kujdes, do të shohim se ka një mbulim të mirë gjeografik të zonave apo qyteteve që patën në gjirin e tyre besimtarë të krishterë.
Rreth vitit 500 pas Krishtit, qendra të reja të krishtera përveç atyre ekzistuese, ngrihen në qytete të tilla si Berati, Gjirokastra, Vlora, Apolonia, etj. Përhapje pati edhe në qytetet e Kukësit, Matit, Mirditës, Krujës, etj. Për këtë periudhë mund të themi me siguri se besimi kryesor në territoret shqiptare ishte krishterimi dhe asnjë besim tjetër.
Krishterimi në trevat e Arbërisë do të kalonte një periudhë të vështirë gjatë kohës së ardhjes së sllavëve dhe avarëve në Ballkan. Në librin "Krishterimi në Shqipëri", theksohet fakti që sllavët dhe avarët nuk patën asnjë lloj ndikimi në jetën shpirtërore të arbërve, të cilët në këtë periudhë ishin shumë të fortë në besimin e tyre. Në këtë periudhë vazhduan të ruheshin dhe të funksiononin peshkopatat ekzistuese dhe krishterimi u përhap edhe më shumë në jug të Shqipërisë. Ndër kishat e shek. XI përmendim kishën e Kaninës (afër Vlorës), të Kosturit, kishën e Shën Arkileut të Prespës, e cila u bë edhe qendra peshkopale për këtë periudhë.
Përveç faktit që është quajtur një shtet "portë-lidhës", Shqipëria shumë herë quhet edhe kufiri i perandorive. Nëpër territorin e saj do të kalonte kufiri i famshëm që ndau perandorinë romake në dy pjesë. Gjithashtu territori i Shqipërisë mbajti edhe kufirin që ndau dy kishat e mëdha, atë të lindjes me qendër Kostandinopojën dhe atë të perëndimit me qendër Romën.
Patriarkana e Kostandinopojës përfshinte brenda saj trevat e Shqipërisë së mesme dhe jugore me qendër Durrësin, kurse pjesa veriore i përkiste dioqezës së perëndimit. Sipas kësaj ndarjeje, Shkodra ishte qendra për peshkopatat Dioklea, Lisus, Dekareta, Drivasti, etj, ndërsa Durrësi ishte qendër për Aulonën, Bylisin, Skampën, Lyhnidin, etj. Kishat e jugut patën si qendër Nikopolin.
Akoma sot, po të studiojmë me vëmendje shtrirjen shumëvjeçare të kishave ortodokse dhe atyre katolike, do të arrijmë të dallojmë atë vijë të famshme të Teodosit që e ndau në atë kohë Shqipërinë në pjesën katolike dhe atë ortodokse. Perandoresha Pulheria, gruaja e perandorit Teodosit II, pas vizitës që bëri në qytetin e Antipatreas (Berati), vendosi ta quante atë me emrin e saj Pulheria poli (qyteti Pulheria). Këtë gjë ajo e bëri pasi u mrekullua me traditat e besimit të krishterë të vendasve dhe nga bukuria e qytetit.
Një periudhë e errët për kishën dhe Krishterimin do të vinte me pushtimin e Shqipërisë nga osmanët. Heroi i madh, jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i krishterimit, kishte vdekur. Për gati 25-vjet, Gjergj Kastrioti përveç se kishte mbrojtur territoret shqiptare, ishte kthyer edhe në mbrojtësin më të madh të krishterimit në Europë.
Periudha që pasoi pas vdekjes së tij ishte fatale për besimtarët e krishterë shqiptarë. Pasojat e politikës së osmanëve për të pushtuar edhe me anë të ndërrimit të besimit, bëri që nga ky pushtim kisha të dilte e tkurrur vetëm në qendrat e hershme dhe atje ku Krishterimi kishte qenë më i fortë. Vendosmëria e priftërinjve dhe e besimtarëve të krishterë, duke përkthyer dhe botuar libra të krishterë dhe ungjillin, nuk kishte funksionuar aq sa duhet. Nga një popullsi ku mbizotëronte besimi i krishterë, Shqipëria u kthye në një vend me dominim të besimit mysliman.
Pas një periudhe ripërtëritjeje pas pushtimit osman, Shqipëria dhe besimet e saj do të tronditeshin përsëri në vitin 1967 nga vendimi i marrë nga qeveria komuniste, për zhdukjen e kishave dhe xhamive. Me gjithë përndjekjet e ushtruara nga regjimi komunist, shumë besimtarë shqiptarë vazhduan të ushtronin besimin e tyre në fshehtësi.
Besimet fetare në Shqipëri do të fillonin të rimerrnin frymë lirisht pas viteve ‘90 me rënien e komunizmit dhe dhënies së lirisë për ushtrimin e besimit.
Sdi se qka te jap me teper spjegim, ndoshta ki sy e nuk deshiron te sheh, ke vesh e nuk deshiron të ndegjosh.
Faleminderit per mirëkuptim vëllau im shqiptarë.
Believe -god
edhe pse ke sjelle teme copy-paste e lexova dhe te them te drejten si cdo here i bini rreth e perqark
Per historine e luftes se Kosoves mos e hap gojen te flasish se gabon rende pasi qe nuk paske njohuri as 1% bile, hoxhallaret nuk shkune ne lufte me u vra, por shkuan te luftojne qe ta clirojne atdheun e tyre ne krahasim me priftat krishter qe as ne lufte nuk ishin, me thuaj nje prift qe ka luftuar e jo qe ka vdek ne lufte??, pash Zotin , mos fol edhe nje fjale ne kete teme se behet turp i botes.
Tani te kthehem tek PAGANIZMI, or burre e ke te qarte ti historine si funksionon?, nuk behet sunet gjali pa mos u martuar baba,historia eshte e qarte, iliret dhe jo shqiptaret,dmth paraardhesit tane kane qene njerez pagan , paganizem do te thote besim ne lumej ,liqene ,kuaj ,lope , dhe ne shume gjera tjera ,kjo nuk ka te beje asgje me krishterizmin, me kete qe shkruani se PALI ka kaluar tek iliria dhe qe ceket ne letren na del nje e vertet qe cdo here e mohoni dhe ne fund vete e vertetoni se BIBLA juaj eshte shkruar nga njerezit dhe jo nga Zoti , me kete vertetoni ajetet kuranore qe thone per biblen. ju falemenderit per sherbimin.
Nuk dua te vazhdoj me tej sepse krishterizmi u perhap me dhune nga romaket,saqe edhe vete krishtin tuaj e kryqezuat, prandaj shqiptaret me te madhe pranuan islamin duke pare se cfar dhune ushtrohej nga kisha .
Sa per prifta po ja nisim prej komunizmit e gjer tek lufta e Kosoves,
4 shkurt 1945, Vritet ne Traboin, P.Leonard Tagaj, 35 vjeç
25 nentor 1946 pushkatohet ne Peje P. Bernard Llupi
14 nentor 1946, pushkatohet ne Tuz, Imz. Nikoll Tusha,50 vjeç.
Ne kosove ka qene rrahur dhe akuzuar ne serbet:
Pater Ambroz Ukaj (i burgosur gjate viteve 1997) etj etj, per me shum martir Shqiptar dhe Kosovar
Kisha Katolike Gjakove
Ku ka prifta Kosova, c'ka kishte Katolik o i vrau Enveri o Tito. Në memoiret e tia Enveri e thotë shprehimisht pak a shumë në këto tone "Orthodokset i kontrolloj sepse nuk kanë nivel kushedi se cfarë, Muslimanët janë injorantë, ndërsa me Katolikët nuk hahem dot pasi kanë nivel të jashtzakonshëm intelekti". I ke parasysh Fishtat e Gjecovët ? E di ti se cfarë ka qenë Kolegji Franceskan në Shkodër ? E ke idenë se kush kanë qenë Katolikët e Shqipërisë, që ngritën tanë malësinë nga Shkodra e deri në Gjakovë e më tutje kundër shkijes. Si ore keni zero tolerancë si njerëz, si nuk keni turp nga vetja juaj që nëpërkëmbni vëllezërit tuaj. A keni kompleks inferioriteti a si ? Eshtë turp të nëpërkëmbet tema e Nene Terezës kudo.
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 08-09-2010 më 07:45
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Po,po i kam pare katoliket shqiptare ,nam kane lene ,shume te afte ,bile eshe cifuteve ua kalonin
uau far llogjike ahahahahahahahah
krishterimi u perhap me dhun saqe dhe vet krishtin e kryqezun ahahahahahah
o ku ku per mu
ksaj i bje sikur me than se shkiet luftun aq shum per pavarsin e kosoves saqe dhe komandantin e UCK Adem Jasharin e vran.
shko oj lop e kullot kun mjaft na flliqe.
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Krijoni Kontakt