Presidenti Rugova mund te kete marre pjese ne ceremonine e fillimit te punes si i ftuar i komunitetit katolik, por ky nuk eshte as nje projekt i presidentit Rugova, as i shtetit te Kosoves. Ky eshte projekt i ndertuar nga Kisha Katolike per nevojat e komunitetit katolik ne Prishtine.
Qe katoliket te kene nje katedrale ne Prishtine, nuk eshte ndonje "favorizim" apo "nder qe u behet", eshte nje liri qe ata e gezojne me ligjin kushtetues, ashtu si ti ke te drejten te levrosh lirine e praktikimit te besimit tend mysliman ne Prishtine.
Une nuk e di se perse te eshte krijuar ideja se "myslimanet po persekutohen ne Kosove". Na thuaj se si myslimanet po persekutohen ne Kosove dhe nga kush. Menyra e bashkejeteses paqesore nderfetare ndertohet mbi garancite qe ofron ligji kushtetues: te gjitha komunitetet fetare ne vend, pavaresisht nga numrat, kane te drejte te levrojne lirine e tyre te besimit ne vend. Qe duhet kuptuar, qe e perbashketa e besimtareve te Kosoves, qofshin myslimane, katolike, orthodhokse apo protestante eshte respektimi i lirise se njeri-tjetrit per te praktikuar besimin lirshem.
Une mbeshtes te drejten tende per te levruar lirine tende te besimit mysliman ne Kosove, ashtu si ti duhet te mbeshtesesh lirine e atij katolikut, orthodhoksit, protestantit per te praktikuar besimin e tij lirshem. Dhe kur shkelen lirite e nje komuniteti, kjo nuk duhet te shqetesoje vetem ate komunitet, por gjithe shtetasit besimtare te Kosoves.
Albo
Albo nuk eshte ne pyetje toleranca,bashkejetesa, eshte me se e vertete se muslimanet si institucion injorohen nga qeveria , duke mos u dhene leje ndertimi xhamijave ,duke perjashtuar vajza me mbulesa nga shkolla dhe me e rendesishmja duke mos iu kthyer prona e BIK une nuk e di se si duket sipas teje PERSEKUTIMI ??
Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...
Si nuk e hapi gojen kush qe nuk ndertohen shkolla???
Bejne femijet nga 5-10 km per te shkuar ne shkolle.
shkollat i kemi len per me vone,prit njeher te ndertojm kishat,prishim shkollen ndertojm katedralen per nje grup endacakesh,ne krye me te madhin e tyre kciren serbin me te madh
Jetė e rėndė.......!!!
nje katedrale apo kishe mund te jete politike ,po aq sa edhe xhamit qe ndertohen neper Kosove...! Po lereni o vllezer keto muhabete! Cdo objekt kulti eshte i mirpritur ku ritet i kryejne Shqiptaret...Katedrale katolike apo politike?
Ajo nuk e ka emrin "persekutim", pasi persekutimi nenkupton qe shqiptaret myslimane ne Prishtine nuk kane xhami te falen ose nuk u lejohet nga shteti qe te falen fare. Ajo e ka emrin padrejtesi, dhe ju keni plot te drejte te ngrini zerin dhe te protestoni dhe te ndermerni hapa ligjore, duke hedhur ne gjyq kryetarin e bashkise e gjithe ata persona qe nuk u lejojne te ndertoni xhamine apo nuk ju lene vajzat me shami ne koke neper shkolla.
Une edhe pse nuk jam mysliman, i mbeshtes keto kerkesat tuaja pasi me duken mese te drejta. Ashtu sic kam mbrojtur te drejten e femijeve shqiptare qe te shkojne ne shkolla me shami apo pa shami, pa i diskriminuar njeri.
Sepse myslimaneve te Kosoves u eshte bere kjo padrejtesi nuk do te thote se komunitetet e tjera fetare nuk kane te drejte te ndertojne objektet e tyre te kultit. Padrejtesia vihet ne vend duke lejuar Bashkesine Islamike te Kosoves qe te ndertoje xhamine e saj ne Prishtine, ashtu si Kisha Katolike e Kosoves ndertoi katedralen e saj.
Padrejtesise nuk zgjidhen me padrejtesi, zgjidhen me kembengulje e durim derisa edhe padrejtesia te gjeje zgjidhe e te vihet ne vend.
Albo
Krijoni Kontakt