Tottenham në pritje të Van der Vaart
Tottenhami është në pritje të pohimit të FA për transferimin e Rafael van der Vaart, pasi ende është e paqartë nëse holandezi do të transferohet në White Hart Lane.
Holandezi ishte në prag të transferimit në Bayern Munich ku do të kalonte për një shumë prej 18 milionë funtesh. Por ky transferim dështoi në momentin e fundit dhe Reali zbriti çmim më shumë se përgjysmë, dhe Van der Vaart ishte i hapur për kalim në ekipet tjera në vetëm dy orë para fundit të afatit kalimtar. Tottenhami reagoi shpejt dhe ofroi 8 milionë euro për holandezin.
“Mendova se Van der Vaart do të shkonte në Bayern për 18 milionë funte. Por përnjëherë ai ishte në dispozicion për një çmim shumë më të lirë”, ka thënë trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp.
“Rafael është lojtar kualitativ. Kur dëgjuam se për atë çmim (8 milionë funte) mund të transferojmë një lojtar të tillë, reaguam menjëherë. Por pasi gjithçka ndodhi në momentin e fundit, ende duhet të presim pohimin për transferim”, ka përfunduar Redknapp. /Telegrafi/
Zyrtare: Van der Vaart lojtar i Tottenhamit
Drama e minutave të fundit për të ardhmen e mesfushorit holandez, Rafael Van der Vaart, ka marrë fund, pasi që zyrtarët e Ligës Premier kanë dhënë dritën e gjelbërt që të kompletohet transferimi i tij, përkundër faktit se afati kalimtar i transferimeve është mbyllur të martën.
Spursat kanë pohuar se për shkak të problemeve në serverët e kompjuterëve të tyre për shtypjen e dokumentacionit për transferimin e holandezit, ky kalim nuk ka mundur të realizohet me kohë. Kjo është marrë parasysh nga trupi drejtues i Ligës Premier, që ka aprovuar transferimin e Van der Vaart në White Hart Lane, negociatat për të cilin filluan në ora 16:00 të martën.
“Ne jemi të ngazëllyer të bëjmë të ditur se kemi arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Rafael Van der Vaart”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi anglez. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt