SIZE="3"]Së shpejti, 15 shtete do ta njohin Kosovën[/SIZE]
Tiranë, 31 gusht - Shteti i Grenadës, por edhe 15 shtetet të cilat e përbëjnë komunitetin e CARICOM-it, së shpejti do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga vetë kryetari i Parlamentit të Grenadës, George J.Mc Guire, përmes një letre drejtuar homologes së tij shqiptare, Josefina Topalli, ka raportuar INA.
Në letrën e tij Mc Guire shkruan se “Jam i lumtur t’ju njoftoj se pas takimit që ne patëm në Konferencën Botërore të Gjenevës, Grenada ka marrë në konsideratë kërkesën tuaj për njohjen e Kosovës si një vend legjitim dhe krejtësisht i pavarur”, transmeton agjencia e lajmeve INA.
“Kam kënaqësinë t’ju informoj gjithashtu se vendet e CARICOM pritet të
marrin një vendim të përbashkët për çështjen e Kosovës.”
CARICOM është një bashkësi shtetesh që përfshin 15 vende, ku bëjnë pjesë Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominika, Grenada, Gujana, Haiti, Xhamajka, Montserrat, St. Kits dhe Nevis, Saint Lucia, St.Vincent dhe Grenadines, Suriname, Trinidad dhe Tobago.
Në letrën e tij, Kreu i Parlamentit të Grenadës e siguron Kryetaren e Parlamentit se “autoritetet më të larta të Grenadës do të lobojnë dhe më gjerë në mbështetje të kauzës suaj të drejtë.”
Letra e MC Guire vjen pas një sërë letrash që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë në përgjigje të takimeve të saj lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. /koha/
Krijoni Kontakt