Po tani, çduhet tw thotw thotw qeveria shqiptare pwr djegien e autobuzit në rrugën Janinë- Kakavijw? Prandaj gjërat duhen parë me kujdes dhe nuk duhet të biem pre të emocioneve të çastit sepse asnjë gjë e mirw nuk del nga acarimi I ndjenjave raciste. Jemi fqinj tw mirë , e miqwsia mund të prishet nga individw ekstremistw qw duan të përfitojnw momentalisht nga kjo miqësi dhe ky bashkëpunim qoftë nga këta individë grekë që kanë makthet e vorio-epirit, qoftë nga individë shqiptarë e minoritarë që duan të bëhen si i thonë.. ‘më katolikë se papa’.
Njihet urtësia e shtetit dhe e qeverisë shqiptare në kto raste.
Problemi i vrasjes së minoritarit A. Gumi, per të cilin bëhet kaq zhurmë nga mediat greke dhe opozita greke (kjo e fundit) i dërgoi leter KE që të mos i miratohen vizat Shqipërisë nga njëra anë, dhe problemi gëlltitsave shqiptarë-grekë të ‘lugës së çorbës’: V.Dule, V.Bollano, por dhe të ndonjë inidividi tjetër VIP, të cilët po favorizojnë dashakeqës në Greqi që të kenë arësye të dëmtojnë dëshirën e qevërise shqiptare dhe të popullit shqiptar për tu integruar sa më parë në BE, (përfshi dhe vizat e këtij viti) nga ana tjeter, - kjo përbën një ngjarje fatkeqe e aksidentale si çdo ngjarje që ndodh në Shqipëri këto dite të nxehta vere. S'ka racicizëm shqiptar ndaj minoriteteve e s'ka patur kurrë. Racizimi ka qene sporadik në Shqipë ri (perjashto rastet në kohen e pushtimit turk deri para shpalljes së pavarësisë).
Deklaratat e parakohëshme të V. Bollanos dhe i Vangjel Dules acaruan problemin e vrasjes së një minoritari duke i veshur aspektin racist është per tu denuar, por mos marrja pjesë e tyre në varrim tregon qartë për respektin që kanë për urdhrat nga individë anti-shqiptarë që u vijnë për t’i zbatuar nga jashtë.
Mendoj se kjo eshte ne vazhdën e përpjekjeve te fshehta te ekstremizmit grek per te vonuar Shqiperine te hyje ne BE dhe te behet anetare e saj per aresye se ne momentin kur Shqiperia do te behet me ne fund anetare e BE atehere do te marri zgjidhje problemi i çameve dhe i sjqiptareve etnike ne Greqi si arvanitasit, emigrantet tane dhe do te lejehon me ne fund hapja e shkollave Shqipe ne Greqi.
Mendoni se sa problematike do të ishte per Greqinë futja e Shqipërisë në BE pas vizave. Ata do te bëjnë çeshte e mundur qe te pengojne kete zhvillim dhe per kete aresye ata provokojne ne çdo moment. Më e rënda dhe është për të ardhur keq që këtë e perkrahin fshehurazi disa liderë të PS dhe aleatët e saj duke krijuar kështu që prej 1 viti probleme artificiale Shqipërisë. Kjo i kënaq mesa duket greket, dhe nuk eshte e rastësishme ardhja e Papandreut para zgjedhjeve te 29 qershorit dhe takimi me Edi Ramën, kalimi i Vasil Dules ne krahun e Edi Rames menjehere, provokimet e PPDNJ e te Dules në çdo rast për te krijuar nje klime artificiale ne syte e BE që... në Shqipëri punët nuk shkojnë mirë.
E kuptuar kështu, mendoj se strategjia e ekstremizmit të kamufluar Grek e vorio-epirot, dhe e atyre që kanë gëlltitur ‘lugën e çorbës’: PPDNJ me V.Dulen dhe Omonia me V.Bollanon, të përkrahura ne menyre mafioze nga disa individë të PS por dhe nga përulësia e egzekutivit ndaj ngjarjeve të tilla (të cilët e kanë shitur vehten për 500 aspra si Juda),- është kjo:
së pari, të krijojhen varret greke që të thuhet qe ketu është tokë greke.Varret u lejuan në Përmet e Korçë, pra u vendos kufiri.
së dyti, te numerohet popullata sepse mendohet qe rreth 50.000 të ashtuquajtur minoritare marrin pension grek të cilat i jep Greqia megjithse është në krizë të thellë ekonomike.
së treti, te manipulohet kufiri detar e të afrohet fare afër bregut shqiptar në Sarandë e Himarë.
së katërti, komunat në të cilat kanë fituar PPDNJ te quhen minoritare, të qeversen e të kontrollohen me policë minoritare që të krijohet në sytë e Europës një kufi imagjinar i Vorio-epirit ( të cilin ata nuk mund ta deklarojnë të tyren sepse u eshte djegur ky projekt),
së pesti, të detyrojne qeverite shqiptare qofte te djathta e qofte te majta te kene syte nga Greqia qoftë për problemin minoritar qoftë duke i krijuar Greqisë lehtësira ekonomiko-financiare (deri tani 30% e tregetise behet me greket),
së gjashti, të mbajnë të trembur qeverinë shqiptare e të mbajtur nën presion gjithmonë me problemin minoritar duke krijuar për minoritaret poste ministri në qeveri, në egzekutiv, në lokalet duke e shtrënguar darën e presionit në mënyrë që qeveria shqiptare ta kuptojë se nuk hyn dot në BE, dhe nuk integrohet dot po nuk u pranuan kushtet e ekstremizmit grek te aresyeshme apo dhe absurde,
së shtati të vonohet integrimi me çdo kusht i Shqipërisë duke krijuar probleme, qoftë brënda vendit si kriza artificiale politike nëpërmjet PS, qoftë kriza sociale dhe të gjoja të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj minoriteteve, duke i treguar BE që ....Shqipëria nuk është gati edhe per disa vite.
së fundmi, presioni për të krijuar minoritete të reja në mënyrë që ti thuhet BE se... ja Shqipëria është plot minoritete, nuk i plotëson dot kushtet, dhe përsa i përket minoritetit grek le ta administrojnë ata së bashku me tokat nën kufirin administrativ të Greqisë....
Problemet janë të rënda për Shqipërinë.
Zgjidhja qëndron në katër pika për mendimin tim:
Së pari reformimi i opozitës dhe bashkepunimi me maxhorancën së bashku për problemet mbarë kombëtare sepse ekstremizmi grek sidomos pas numurimit të ardhshëm të popullates do te kërkojë në BE, tokat e minoritetit grek për ti qeverisur.
Së dyti, duhet perkrahur idea e PD dhe e Sali Berishes per tu futur sa me pare ne BE, sepse futja ne BE i jep fund presionit grek.
Së treti, të dyja partitë e mëdha duhet patjeter ti kërkojnë SHBA që të ndihmojë Shqipërinë për të lehtësuar presionin e kamufluar të ekstremizmit greko-minoritar ndaj Shqipërisë , presion i cili është i herëpashershëm; dhe vetëm kur të shohim (nëse nuk do t’ju dalim punëve përpara) që tokat shqiptare do ti gëlltise Vorio-epiri.
Së katerti, duhet të bëhet kujdes në numurimin e popullatës dhe të nixrret e vërteta e atësisë mbi disa të ashtuquajtur minoritarë sepse 90% e tyre ose jane te perzjere me shqiptarë nga babai ose nena, e për këtë aresy s'mund të llogariten si grekë. Sipas të dhënave demografike në 1960 ishin 45.000 minoritare dhe 1.250.000 shqiptare. Sot, kur popullsia është 3.400.000, - pra 3 fishuar edhe popullata greke mendohet se është 3 fishuar, pra nuk mund të ketë më shumë se 120.000-145.000 minoritarë. Kjo të kihet parasysh.
Mendoj se fundmi, Shqipëria është në garë me kohën përsa i përket ruajtjes së vendit,integrimit, dhe për këtë duhet bashkëpunim i të tërë forcave politike të vendit qoftë për të zbatuar kushtetutën përsa i përket tëdrejtave dhe lirive tënjeriut nga njëra anë, dhe nga ana tjetër presionit te kamufluar të individëve të ekstremizmit greko-minoritar.
Krijoni Kontakt