Close
Faqja 20 prej 35 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 342
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Seshte vend per poltike ketu se na bashkon te teren dhimbja legjitime qe nje cope vend tonin kerkojne ta quajne Greqi po qe ka nje faj te madh poltika jone per keto nderhyrje e ka sidomos Berisha te cilit greket e dine qe ka frike pre 97 dhe i ka lejuar te gjitha palacolleqet greke te ne.
    Te mos i hame hakun njeriu edhe krimineli Nano te njejten gje ka bere
    Edhe ky palla i gjate i ps si ka shenjat fare te mira per nderhyrjet greke po ska qene ne maje te pushtetit dhe seshte se i ka bere leshime drejtperdrejt po ka fajin a madh qe nuk pronuncohet kunder tyre.
    Po kampioni leshimeve eshte Berisha, pastaj vine Nanot, Metat e Ramet
    Albania Uber Alles

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Une jam dhender vlore dhe e njoh mire gjendjen atje dhe per me teper vij dhe nga nje familje shum e fisme atje, Suli (te krishter).Kan ne rrethin e njerezve te mi atje, njeres mjaft te nderuar.Pra une nuk jam as kosovar qe se nje vloren, sjam as grek, por me duket se deri diku, jam vlonjat dhe vet.Me vjen keq qe ne jemi kapur me te keq por sinqerisht nuk eshte faji im.Ti paske pase nje drame ne familje dhe ne mund ta kishim nje te tille, por ne 97 i mbajtem te rinjte e familjeve tona (ne vlore) ne shtepine time ne Durres.Me vjenkeq per cfar te ka ndodhe dhe le ta leme kete muhabet se nuk dua te shtoj dhimbjen.Une sinqerisht nuk i lexoj dhe se me thua ti. Keto jane nacionalizma dhe une jam kunder tyre per c'do popull ne bote.Nuk eshte ne interesin tone ti fryjme zjarrit.Ne nuk mund te pretendojme te ndryshojme fqinjet tane,por te ndryshojme vetveten eshte plotesisht ne duart tona.Nese i perkushtohemi ketij motivi dhe jeta eshte me ecilesore , ajo merr nje kuptim.
    Nqs ti je Suliot atehere ti duhesh ta dish shume mire historine dhe kush jane Suliotet, sado qe ne fund si Arvanitet luftuan per shtetin qe fuqite e medhaja ndertuan me vone! Nuk i them per nacionalizma aspak, por duhet te dime kush jemi dhe tu themi atyre qe shperndajne historite e rreme te cilat na jane mesuar per kaq epoka! Ne nuk po kerkojme te ndryshojne kufijte, ne po kerkojme te pakten te respektohemi ne vendin tone me hisotorine tone, dhe te mos-respektimi nga vete ne shqiptaret kjo me duket pak absurde. Shqiptaret kurre nuk jan mbajtur per nacionalista te rrepete kete e tregon me se miri historia jone shekullore, po te ishim kaq te terbuar a do ishim ndare ne 5 shtete apo jo? Une them qe Jo, por sepse kemi qene teper fisnik kemi lejuar njerezit te jetojne edhe ata si ne me aq sa kemi pasur! Nuk duhet te mohojme vetveten, sepse nqs e bejme ate c'presim nga gjitonet tane qe gjithmone kane dashur te marrin ato qe kane dalur nga gjiri i popullit tone!

    Nje Suliot qe nuk ka levizur nga Greqia e kam shoqeri ne FB dhe me tha kete ne nje nga bisedimet-"Jemi nje gjak, jeni vellezerit e motrat tane, vetem se keshtu u ndame"!


    Ketu po vendos nje pjese te librit te Petro Markos, shpresoj qe ta lexosh, dhe une nuk e kam problem te debatojme, sepse duke debatuar dhe argumentuar mesojme nga njeri-tjetri dhe dalim tek pika e te vertetes. Ti ne firmen tende thua qe nuk e do Injorantin, po pse te ngelemi ne Injorant me deshire kur tashme na u dha rasti pervec se e dime kush jemi, por ja pra qe na kane rekorduar edhe te tjeret ne shekuj se kush kemi qene,,,,,,Kalofsh mire edhe Ti...



    Petro Marko: Vėlla shqiptar, mos i bėj varrin vetes.

    Shkėputur nga libri i Petro Markos “Intervistė me vetveten”

    Pra c'jemi ne ? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen ? Une do te them ato qe di : Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mire

    shqipen se greqishten? Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta i themi ne shqip ? Sic duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim politik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun. Erdhi koha qe Himara u nda : Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere, kurse Himara e mbrendshme , Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u myslimanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe nuk e humben kurre lidhjet e gjakut dhe te fisit. Cdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat te myslimanizuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Kur beheshin operacione ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin pertej maleve, ne Mesaplik e ne Kurvelesh, per t'u mbrojtur, sic benin gjer ne ate kohe, por iknin me varka per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtejen e venecianeve. Aty shkonin pleq e plaka dhe femijet. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne ishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit. Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhermijasit flasin si korfjanet, kurse himarjotet, si gjiritlinjte.


    Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kendohej greqisht. tregtine e benin me Korfuzin, Janinen. Pak nga pak u shkeputen lidhjet me Laberine, me Dukatin. Greqia, qe u clirua e para, thoshte se kudo ku jane ortodokse, jane greke ; myslimanet jane turq. Nisi antagonizmi turq e kaurre! Propoganda bente punen e saj. Kjo u thellua ne kohen e Ali pashe Tepelenes, i cili dergoi nje delegacion ne Himare, qe dhe Himara te myslimanizohej. Paria e Himares delegacionin e priti ne Qeparo, se kishte me shume kapedane. Delegatet e Ali pashe Tepelenes u thane mendimin dhe qellimin e vizites. Me plaku i kuvendit himarjot u tha delegateve : - E falenderojme pashane, qe mendon per te miren tone. Po i thoni pashait se ketu poshte, ne fshat, kemi nje fushe qe s'ka uje. Thahet ne vere dhe nuk na jep asgje. I jemi lutur Krishtit dhe Shen Merise, Shen Kozmait dhe Shen Spiridhoit, po s'na dhane uje. Ne na dhente Muhameti uje, menjehere behemi myslimane. Keshtu i thoni pashait.

    Kur vajten e ia thane pashait pergjigjen e bregasve, ai qeshi me zemerim dhe tha :

    - Eh kauret e dreqit, do te ma paguajn ! - Pastaj, duke qeshur : -Pizevenget, jane te zgjuar, s'ke c'thua, jane rrufjane te medhenj !

    Pak nga pak propoganda greke behej me e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqise. Shume kapedane, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe parate e mireberesve himarjote, qe i kishin lene ne bankat greke per shkollat e Himares, ishin nje shkak shume serioz per propoganden greke. Gjike Bixhili nga Dhermiu kishte fituar shume para ne Rusi, ku e kishte marre Pano Bixhili, perfaqesues i himarjoteve prane Carit, ne Peterburg. Mesuesit dhe shpenzimet per shkollen merreshin nga fondi i Gjike Bixhilit. Gjike Bixhili ndertoi dhe nje shkolle, qe eshte sot e kesaj dite. Ne kur ishim te vegjel, ne shkollen e fshatit shihnim portretin e tij , te varur ne klase. Sic i la Gjike Bixhili parate ne banken greke, ashtu i lane dhe shume mireberes te tjere nga Jugu, si Zhapa me shoke. Ishin miliona, te cilat u bene burim per te ushqyer propoganden greke ne vendin tone, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qe merrej me clirimin e Vorio Epirit, domethene te Shqiperise se Jugut. Parate u vune ne dispozicion te parise, e cila merrte nje mije dhe shpenzonte nje... Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeverite reaksionare nacionaliste te Megali Idhese ( Megali Idheja : qe Greqia te behej e madhe duke perfshire ne kufijte e saj jugun e Shqiperise dhe vendet ballkanike ku jane ortodokse).

    Himarjotet qe emigronin ne Greqi, kishin privilegje : perkraheshin si bij te nje "krahine heroike greke" me histori trimerie e burrerie. Fatkeqesia ishte se Shqiperia u clirua e fundit ne ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartise, autonomise, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u clirua Shqiperia, me kufijte te cunguar shume, propoganda greke e ushqeu shume idene e autonomise se Himares : as shqiptare, as greke! Kishte hedhur rrenje te thelle kjo propogande ne shpirtin e himarjoteve, te cilet syte i mbanin nga Greqia. Kreret himarjote, si Spiro Miloja, nje luftetar qe e ndihmoi shume Greqine, ishte ne krye te kesaj propogande, me gjithe farefisin dhe sojin e tij te perndare ne Dhermi, Vuno e gjetke. Spiro Miloja ishte nga Progonati. Ne fshatin tone ai kishte farefis Lluke Zh. e te tjere, qe propogandonin ndarjen e Himares nga Shqiperia. Si baze kryesore te propogandes perdornin dhe kete : Pse laberia u be turke ? E pse te mos behemi edhe ne me Greqine, qe eshte armike e betuar e Turqise, sic jemi dhe ne armiq te betuar te turkut.

    Shume fanatike ishin fshataret e mi! Njezet e gjashte kisha kishte. Mbaj mend une se kishte tete prifterinj. Lidhjet ekonomike, privilegjet ne Greqi, interesimi i greqise per himariotet, sillogu vorioepiriot ndikuan shume per ti bere himarjotet t'i kthenin syte nga Greqia dhe te enderronin per nje autonomi. Pastaj, edhe ne kohen e pavaresise himarjotet pane se asnje qeveri e Tiranes nuk u kujdesua asnjehere per ta. Nuk shkonin as xhandare dhe nuk merreshin ne asnje pune. Ata pelqyen te mergonin : heren e pare ne Llavrion, ku kishte miniera ; ne Korint, per te hapur kanalin; ne Vllahi, ne Rusi, pastaj ne Amerike, ne France, ne Meksike, ne Argjentine, ne Australi, Kanada e gjetke. Keshtu ne dinim me mire ku binte Buenos Ajresi sesa Kukesi, qe nuk ia kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, qe nuk ja kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfusi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnje lidhje me atdheun tone.

    Disa percares, vete regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na percau. U ndame ne fshat ne dy parti: pendekuqet qe deshen Shqiperine dhe shkollat shqipe; dhe pendebardhet, qe deshen Greqine e shkollat greke ne fshat. Kete percarje e ushqeu shume Musa Juka, duke na armiqesuar vella me vella. Familja jone bente pjese ne partine e pendekuqeve dhe mbanim ne ballkon kurdohere flamurin e Shqiperise.

    Kapedanet e Spiro Milos na kishin ardhur disa here ne shtepi, duke ne thene se Andrea Markoja ishte vrare per Greqine, Marko Jani ishte internuar nga italianet per Greqine e te tjera. Deshen qe ne te linim shtepine e te shkonim ne Korfuz, ku do te na mbante me shkolla e me pensione Athina. Qofte im vella, Fotoja, qofte kushuriri im Jani, i sikterisnin duke u thene : "Andrea Markoja u vra per Himaren dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta per Himaren dhe jo per Greqine. Himara sot eshte dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajme dhe flamurin dite e nate ne ballkon. Ne e dime gjakun tone se nga buron".

    
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Sot nje neser dy e keshtu me radhe se nuk na plasi per Grek duhet me ju tregu vendin ku e kane raca e flliqur jane. Nuk pse shet mend ne vend te huaj ne shpi te huaj nuk behesh zot andaj ri urt se Himara ska mbet pa te zot se ka Himara djem te forte Shqiptar qe Greku mire e din po ati Grekut mir ja kane bere ju lumt dora nje me pak me mire ashtu dot ju dalin zoret jashte se kerkonin zoret tona po i gjeten ne Himar keshtu eshte o greko keshut ju lumt Vlora jemi me ju. per dit nga nje ose dy

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Korcari edhe ti Grek je? Lexo Petro Markon zoteri, edhe lexo ato citimet qe solla ne anglisht qe flet per Korcen si jane terrorizuar te paret e tu kur nuk dinin nje fjale greqisht. Jane te shkraura nga misionet amerikane si edhe nga vete gazeta prestigjoze NYTimes qe ne 1800'n e deri me fillim te viteve 1900'te para pamvarsise se Shqiperise.


    Po pse Himara ?

    Keta malesore te mbledhur ne kete treve pergjate luftimeve te Skenderbeut me turqit, dhe pas vdekjes se tij, por edhe prurjet e vazhdueshme nga zona si « Lumi i Vlores », Kurveleshi e kryesisht nga zonat te tjera labe perreth, sot gjenden te konvertuar ne greke. Po ē’greke jane keta lumezinj qe nuk e njohin aspak detin qe e kane tek bregu ?. Ne historine tone nuk kemi asnje detar e zhvillim te tille pergjate Adriatikut dhe Jonit me perjashtim te ulqinakeve te cilet kane qene edhe pirate e detare te zot.

    Fakti se asnjehere edhe sot nuk ekziston ne ato brigje asnje flote civile, qofte edhe peshkimi tregon se keta te pagdhendur malesor shqiperie, nuk kane asgje te perbashket me greket qe kane qene dhe jane detare, e histotikisht mjeshtra te vertete ne kete zanat. Madje Himara as di ta gatuaj peshkun e prodhimet e detit, pavrsisht se sot kane mesuar bijte e saj ne restorantet greke, pasi shkelen token greke si refugjat pergjate viteve 90 te(ketu do ti beja nje verrejtje shkruesit te ketij artikull, mbasi Liburnet, dhe ne kohen e Teutes Ilirjanet me mjeshertine detare te tyre posedonin gjithe Adriatikun dhe Jonin, gje per te cilen u acarua dhe Roma. Mund te themi qe popullsia qe erdhi me vone ne keto brigje per arsye te luftrave Romake nuk ishin aq detar sa vendasit qe shkuan ne Itali apo poshte ne Greqine e sotme dhe qe flasin akoma gjuhen shqipe-ky shpjegim eshte e shtuar nga mua).

    Kam qene ne kete zone ne vitet e diktatures. Me zuri dreka ne qytet. Kerkova peshk ne restorant pasi vija nga nje qytet qe e ka larg detin. Me nxorren nje pjate me disa peshq te skuqur me miell, si ato te lumit tone, Shkumbinit. Ky eshte, me thane. U kerkova ne se ishte i fresket, dhe me thane qe kishte ardhur mbreme nga Vlora. Ishte zene ne mengjez. Gatim tjeter nuk kishin. Presh e rradhiqe, e spinaq me bollek . Po tani keta malesore qe jetojne ne troje me emra te formuara kryesisht nga emra katolike, jane titulluar greke, sikur te jete nje grade e asgje tjeter. Marrin pension greqie, dhe per te mos humbur privilegjet qe i gjen me shumice edhe nga administrata e vendit, e mbushur me bollanot kurveleshas, jane te detyruar qe te flasin edhe ne shtepi, pa le ne rruge vetem greqisht.

    Ata qe nuk e dine e mesojne urgjentisht. Me thonte para ca ditesh nje i afermi im qe eshte nga « Lumi i Vlores » dhe qe ka nje prej djemeve te tij me pune ne Himare, qe nga diktatura. Kur shkoj tek djali degjoj nusen e tim bir qe te flasin greqisht, qe te dy jane nga i njejti fshat. U morren me dashuri. U them, mire qe ne rruge flisni greqisht me gjitonet e te njohurit tuaj, por ne shtepi ku s’ka njeri tjeter dhe perpara femijve, flisni nje gjuhe qe nuk eshte e juaja ?
    Rri baba me tha nusja. Duam qe te jetojme. Po mos te flasim greqisht, na i presin qe te gjitha. Flakemi dhe nuk gjejme as edhe pune. Nuk i dilet pastaj jetes. Si ne ka plot familje ketu qe kane ardhur edhe pas nesh…



    Eshte vertet dramatike ta mendosh se si tjetersohet njeriu keshtu. Nuk eshte i sigurte ne vendin e tij. Po ku eshte shteti ? Ku jane qeveritaret te cilet marrin para nga taksapaguesi shqiptar ?
    Pse klasa politike shqiptare ka rene sqoke e ngroh vezet si nje pule e ēoroditur qe mezi ka gjetur nje furik ?

    Keto jane pyetje qe nuk marrin pergjigje. Dhe kur nuk ka pergjigje, ka Himare, ka greke te “importuar” politikisht, qe jo vetem bejne presion, por edhe terrorizojne rregullisht te udhehequr nga batakēij te te gjitha ngjyrave, te cilet perendi kane vetem parane, dhe ate qe u a jep atyre.

    Himara … nje dhimbje, nje kale troje e shekullit njezet.

    Aleko Likaj

    Bordo France
    Aleko LIKAJ
    gjirfabe nuk ėshtė nė linjė Shto Reputacionin e gjirfabe Raporto Mesazhe tė Pahijshme Pėrgjigju Duke Cituar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _AuLoNa_ : 17-08-2010 mė 15:26
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Etniku Lexo Postimin
    Sot nje neser dy e keshtu me radhe se nuk na plasi per Grek duhet me ju tregu vendin ku e kane raca e flliqur jane. Nuk pse shet mend ne vend te huaj ne shpi te huaj nuk behesh zot andaj ri urt se Himara ska mbet pa te zot se ka Himara djem te forte Shqiptar qe Greku mire e din po ati Grekut mir ja kane bere ju lumt dora nje me pak me mire ashtu dot ju dalin zoret jashte se kerkonin zoret tona po i gjeten ne Himar keshtu eshte o greko keshut ju lumt Vlora jemi me ju. per dit nga nje ose dy


    Himara


    Lagur syt' i zu qepalla
    s'kane te hapen ne jete,
    se ne ato vise te rralla
    fluturon shpirti shigjete!

    Atje, ah! Gjelberon fryma,
    n'ato male, ar te lara
    ku mbi re shkrep vetetima,
    shkruan me zjarr: - Flake eshte Himara!

  6. #196
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Seshte vend per poltike ketu se na bashkon te teren dhimbja legjitime qe nje cope vend tonin kerkojne ta quajne Greqi po qe ka nje faj te madh poltika jone per keto nderhyrje e ka sidomos Berisha te cilit greket e dine qe ka frike pre 97 dhe i ka lejuar te gjitha palacolleqet greke te ne.
    Te mos i hame hakun njeriu edhe krimineli Nano te njejten gje ka bere
    Edhe ky palla i gjate i ps si ka shenjat fare te mira per nderhyrjet greke po ska qene ne maje te pushtetit dhe seshte se i ka bere leshime drejtperdrejt po ka fajin a madh qe nuk pronuncohet kunder tyre.
    Po kampioni leshimeve eshte Berisha, pastaj vine Nanot, Metat e Ramet
    Shiko qe Greqia eshte anetare e BE dhe ne kerkojme te hyjme ..Qeveria shqiptare nuk do te krijoje armiqesi se Greqia ka veton . Jane politika te caktuara qe e bejne qeverine shqiptare te jete e kujdeshme me deklaratat kunder Greqise

    Reagimin me te forte kunder Greqise duhet ta beje opozita shqiptare pasi eshte ne nje pozicion te tille qe ngre me shume zerin..

    Nje gje sduhet pranuar eshte fakti qe kemi nje deputet ne parlamentin shqiptar si Dule qe mbron interesat e Grekeve .. Keni pare ju nje deputet Grek te mbroje interesat e shqiptareve ?
    Vetem ne Shqiperi ndoodh qe nje deputet mbron nje shtet tjeter kunder vendit te tij. Pra toleranca shqiptare eshte shum e madhe aq sa Greket intolerance ekstremiste .. Kjo tregon qe ne shqiptaret nuk jemi ekstremiste pranaj Greqia na sulmon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 17-08-2010 mė 15:46
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Deri Sa Ne Toke Shqiptare Mbulohet Me Flamur Grek Dhe Sharlatanet Politikan Rin Dure Kryq Kjo Eshte E Tmershme Ashte Dashtu Me Cu Ne Athine Me Voros Ate Qelbesire Greke Jo Ne Toke Shqiptare Me Flamurin Grek

  8. #198
    U pa puna me ju do mbetemi tull
    ajde filloni ju vrisni ata qe flasin ketu edhe shume vite gjuhen e tyre
    te fillojne ketej te na vrasin ne sepse flasim shqip edhe u zgjith problemi
    Mua nje gje po me ben pershtypje ketu pse ky lajm nuk u theksuan edhe nuk u degjua kaq shume ne lajme si teme e pare?
    se shpejti ne himare do kete tabela rrugore te cilat do jene ne gjuhen shqipe si edhe ne ate greke
    sallushi ka firmosur per kete vendim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HELEN OF TROY : 17-08-2010 mė 15:54
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #199
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga skampin Lexo Postimin
    Vrasja nė Himarė Athina: Autorėt tė motivuar etnikisht. ...

    Reagon Athina: Autorėt tė motivuar etnikisht
    Nė lidhje me vrasjen e 35-vjecarit Aristotel Guma ka ardhur edhe reagimi i Ahtinės zyrtare, e cila dėnon vrasjen. Nėpėrmjet njė deklarate tė zėdhėnėsit tė ministrit tė Jashtėm tė Greqisė, deklarohet se personat qė kanė kryer vrasjen kanė qėnė tė motivuar etnikisht.

    Nė deklaratėn e publikuar nė faqen zyrtare tė ministrisė sė Jashtme greke, theksohet se “ngjarje tė tilla janė tė papranueshme dhe nuk bėjnė gjė tjetėr vecse nxisin tensione etnike”.

    Mė tej nė reagimin grek, thuhet se ngjarje tė tilla dėmtojnė marrėdhėniet mes dy vendeve dhe se duhet tė dėnohen nga e gjithė shoqėria.
    Po kur u vrane shqiptaret ne Greqi pas lojes Greqi-Shqiperi, e kur u maltretuan te rinjet shqiptare nga policia greke, keto nuk ishin vepra te motivuara etnikisht? Si ishte reagimi i Athines ne keto raste?

  10. #200
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe une i kam inat e i shikoj me percmim kur shqiptari por edhe minoritari me ze e kerkon te bisedoje ne greqisht. Jo vetem, por edhe e folmja shqip me theks grek eshte e shemtuar. Kete gje e provon cdokush qe i ka rene rasti te udhetoje me linjat Shqiperi-Greqi.
    Nuk e di pse, sidomos takanaret koke-voj (edhe ky Guma kok-voj ishte ne foto) e kane fiksim me fol ne greqisht, kur e dine qe biseda duhet bere ne shqip.

    Mirepo, kjo dukuri vlen edhe per shqiptaret ne Itali, Gjermani, France, Amerike etj.

    E keni pa, psh Tan Fuga qe ka shku ne Franc sa nji zdap, te flet shqip a thu se eshte duke fol frengjisht. Muamet Veliu qe po ashtu ka ik sa nji zdap ne angli, i lexon tekstet e lajmeve ne shqip a thu se ka lind ne Angli. Ata green card-axhijt te Zerit te Amerikes, po ashtu, ma shtremberojne ate gojen, thu se kane lind ne Teksas. Mahni e habitshme!

Faqja 20 prej 35 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •