po ky cfaje kishte , po sigurisht lane gabimet e prinderveNjë tjetër hakmarrje ka ndodhur sot, ku i vdekur ka mbetur një 15-vjecar. Vrasja me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Viktimë ka mbetur një adoleshent i identifikuar nga policia si Mario Curri. Ngjarja e rëndë ndodhi në vend qendrimin e furgonave në Durrës, ndërsa policia sqaron se, hakamrrja mund të jetë shkaku i vrasjes së adoleshentit.
Forca të shumta të policisë së Durrësit, ndodhen tashmë në vendngjarje, ku kanë nisur edhe hetimet për identifikimin e autorëve të kësaj vrasje.
Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo
Shum vrasje ...kjo eshte katastrofe,a do te ndryshojn mentalitet ndonjeher?!!!!
Paradoksi
Te dy familjet ishin fqinj me njeri tjetrin. Kush i beri fqinj me njerit tjetrin?
Gazeta shqiptare ngaterron njerezit edhe me shume apo cdo lloj gazete kur thote se familja e doracit u ngujuan 24 ore sipas kanunit kur duhet ti kujtojme njeri tjetrit se familjet ne hasmeri i dine hallet e tyre dhe dynden sa me larg njeri tjetrit per te mos rindezur gjakrat
Dhe autorit te postimit te hapjes se kesaj teme do ti thoja se diktatura nuk i mbylli sipas tradites apo rregullave te reja te periudhes te cilen jetonin shqiptaret asokohe, hasmerite, por me ane te atyre drejtuesve te rregjimit diktatorial ateist, i lane familjet ne ato lloj kushtesh e cila te ben te aludosh se e kaluara ka vepruar me djallezi duke mos mbyllur gjakrat por duke i lene keto familje ne hasmeri te banojne ne te njejtin fshat apo edhe ngjitur edhe me njeri tjetrin ose duke vepruar me ligjet me ekstreme te perdhunimit njerezor me denime me vdekje dhe internime te atyre qe tentonin te mbyllnin hasmerite si me fjale, me pare ashtu edhe arme.
Jemi ne shekullin e XXI dhe bota perendimore ecen me Testamentin e Ri dhe per cdo ankese te pales se viktimizuar kohe me pare apo shume kohe me pare plaku i cili ne fakt apo duhej te bente te kunderten, duhej ta paraqiste ate cfare ka ndodhur 70 vite me pare per hetim, hetuesise, policise e shtetit, gjykatave dhe atyre qe trajtojne raste te tilla ne menyre qe te mos riperseriten apo te shmangen ne te ardhmen ngarje si kjo qe ndodhi ne Mirdite.
Ne Shqiperi nuk zbatohet kushtetuta dhe organet kompetente plotesojne formalisht organiken e administrates shtetore dhe keshtu qe i bie automatikisht vetegjyqesia.
Nje statistike
Ne Rreshen ka 8000 qytetare dhe nje poste te thjeshte policie e cila me aq police vetem i sherben per trafikut te autostrades per kontrollet rrugore. Te gjithe kane arme neper duar apo te fshehura mire diku neper fshatra dhe i nxjerrin nga nentoka atehere kur gjykojne me aq mend sa kane se burrnine duhet ta zgjidhin me arme.
Edhe deputet mirditor qe te perfaqesoje hallet e qytetareve rreshenas dhe atyre te fshatrave te krahines, ne parlamentin shqiptar, nuk ka.
Po ndodhin procese te rendesishme ne Shqiperi sic eshte hetimi i se kaluares dhe shume ngarje te tjera dhe ajo Mirdita e dikurshme e cila nuk eshte me dhe kjo e sotshmja nuk ka qofte ndonje perfaqesues te saj ne institutin qe do gjykoje te kaluaren ateiste ne menyre qe ta beje publike pozicionin e mirditoreve sa i perket te kaluares ateiste por edhe drejtues ne KLD dhe institucione te tjera jane te pamendueshme per ata qe hedhin syte ne drejtim te qendres ku zhvillohet politika dhe te institucioneve qe luajne rolin mbeshtetes te zbatimit te kushtetutes shqiptare
Ne disa aspekte Kanuni i Leke Dukagjinit i ngjan ligjit islamik Sharia. Nje ligj qe do t'a le Shqiperine gjithmone prapa. Te hapesh nje çeshtje qe ka ndodhur ne kohe tjera, ne rrethana tjera dhe ne kushte krejt te ndryshme me kohen qe jetojme sot, do te thote te kthehemi 100 vjet prapa. Plaku 80 vjeçar, e ka kryer kete krim duke menduar se eshte ne nje moshe te pagjykueshme dhe sido qe te shkojne gjerat, ai ka arritur ne destinacionin e jetes se tije. Por kur ai nuk do te jete me, krimi qe ka kryer do t'a ndjeke perjetesisht ate, dhe mbi te gjitha familjaret e tije.
Shqiperia, ka nevoje per breza e rinje, per njerz te shkolluar dhe intelektual, ka nevoje per njerz te cilivizuar.
Nuk besoj se eshte nevoja te ironizohet ne raste te tilla. Problemi qendron tek fakti se, Shqiperia nuk mund te vazhdoje te qeveriset me ligje te vitit 1400. Nese jemi gati te kritikojme islamin per ligjet anti-demokratike dhe anti-njerzore, pse mos te kritikojme edhe Kanunin si ligj anti-demokratik dhe anti-njerzor?
Kanuni i Leke Dukagjinit, ka qenje nje Kushtetute qe ne vitin 1400 sherbente per te rregulluar bashkejetesen e shqiptareve. Kjo ndodhte ne kushte te mungeses se shtetit. Sikur shqiptaret te kishin pasur nje mbreteri, apo edhe nje principate, ashtu siç i kishin vendet perendimore te kohes, nuk do te kishte qene nevoja qe te veterregulloheshin ne kete menyre.
me sa kam pare ne emisione televizive kam qene e shokuar kur kam degjuar femrat te thone qe gjaku duhet marre e lare patjeter, dmth ne nje fare menyre ishin ato qe i mbanin shpirtrat e ngritura dhe me sa di ne zakonin e kanunit femrat nuk vriten , por vetem meshkujt,
prandaj mendoj qe nqs ku fenomhet do ndalohet, do bohet vetem atehere kur te vritet ndonje grua dhe tu futet frika te tjerave dhe ta myllin gojen dhe mos ti nxisin burrat![]()
Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo
Krijoni Kontakt