Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 120
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Sweet tony
    Anëtarësuar
    16-07-2010
    Postime
    1
    spo di a ban bre RH 18, kush munet mem tregu?

  2. #92
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Sweet tony Lexo Postimin
    spo di a ban bre RH 18, kush munet mem tregu?
    Jo, RH 18 nuk ben.

    p.s. sa po ma shet

  3. #93
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    5000 mije euro per nje cell ? po ju kosovaret edhe barkthare edhe dashkeni cell 5000 mije euro. c'a qefi. wow. cell 5000 mije euro. lool
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #94
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    5000 mije euro per nje cell ? po ju kosovaret edhe barkthare edhe dashkeni cell 5000 mije euro. c'a qefi. wow. cell 5000 mije euro. lool
    Kjo ka qen para disa javeve .....tasht qmimi ka hyp mbi 55 mij euro

  5. #95
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    5000 mije euro per nje cell ? po ju kosovaret edhe barkthare edhe dashkeni cell 5000 mije euro. c'a qefi. wow. cell 5000 mije euro. lool
    Kosovaret barkthare? Mos me zhgenje e dashur Pink!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2010
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    Në Kosovë, ofrohen deri në 5.000 euro për një Nokia 1100!

    Kujt do t’i kishte shkuar në mendje se një Nokia 1100 do të mund të kushtojë më shumë se një iPhone 4, por kështu është duke ndodhur në Kosovë, ku në tregun e zi kohëve të fundit ky celular po kërkohet me të madhe dhe për të po ofrohen çmime marramendëse.


    Nokia 1100 është një model i prodhuar në fund të vitit 2003 dhe ka disa funksione bazë që e bëjnë një celularë të dobishëm për përdoruesin e thjeshtë. Normalisht ka një çmim të lirë ka variruar prej 30 deri në 50 euro, por kështu nuk është më.

    Por kohëve të fundit në Kosovë ky model specifik është bërë i shumëkërkuar dhe për të po ofrohen sasi të mëdha të të hollave. Për çudi një model të tillë nuk mund ta gjesh as në dyqane të celularëve, që është një argument shtesë për çmimin që po ofrohet për të.

    Burime të PCWorld Albanian kanë bërë të ditur se një celular i tillë tani për tani kërkohet në tregun e Kosovës për një shumë prej 500 deri në 5000 euro, e ka të tillë që thonë se ofertat mund të jenë edhe më të mëdha. Por burimet tona nuk kanë dashur të komentojnë arsyen se pse po kërkohet me një çmim aq marrmendës ky model.

    Ky model që nuk prodhohet më nga Nokia, nëpër botë kërkohet me çmime edhe më të larta. Madje në vitin 2009 kërkesat për të kanë arritur deri në 32.000 dollarë për një model të tillë, por kërkohej vetëm një model specifik i prodhuar në Bochum të Gjermanisë. Sipas dyshimeve të asaj kohe që ende qarkullojnë thuhet se modelet e prodhuara në gjermani kanë një lëshim në softuer që e bëjnë të mundur keqpërdorimin e llogarive bankare, duke anashkaluar sigurinë e tyre. Si të tillë këto modele u bënë shumë të kërkuara nga grupet kriminale në veçanti nga Rusët, Marokenët dhe Rumunët, që kanë shprehur intersimin për të blerë një model të tillë.

    Për shembull në Holandë apo Gjermani, llogaritë bankare online dërgojnë një SMS për të dërguar atë që është e njohur si kodi TAN për vërtetim të identitetit. Por kur një kriminel fut duart në një Nokia 1100 atëherë ai mund ta përdorë lëshimin në softuer që mundëson pranimin e thirrjeve nga çfarëdo numër për të vjedhur detajet bankare dhe për të pasur qasje të plotë në atë llogari. Më pas të gjitha të hollat e klientit janë në duart e pronarit të Nokia 1100.

    Si rezultat i kësaj duket se ofertat e çmendura për të janë paraqitur sërish në skenë. Ka supozime se hakerët Kosovar janë duke ofruar këto shuma të mëdha të hollash për të keqpërdorur në të njëjtën mënyrë llogaritë bankare, por ende nuk ka ndonjë rast të lajmëruar për ndonjë lloj keqpërdorimi të tillë.

    Në anën tjetër një hakerë nga Kosova me pseudonimin boom3rang ka deklaruar për PCWorld Albanian se edhe ai është në dijeni për diçka të tillë.

    “Po kohë më parë një person më pyeti nëse posedojë një model të tillë (Nokia 1100), dhe tha se do të më pagunate 1000 euro për të. Unë pasi nuk e kisha në pronësi këtë celularë thjeshtë për kurreshtje u bëra kinse e kam por i kërkova në vend të 1000 euro, 5000 euro. Më besoni kur ju them, ai ishte i gatshëm të paguante këtë shumë të parave” theksoi ai.

    Boom3rang, më pas bëri të ditur se ka marrë një shpjegim të shkurtër për atë se pse po vlerësohet kaq shumë ky celularë dhe ai ka marrë një përgjigje shumë të thjeshtë që dallon pak prej asaj që u tha më lartë.

    “Disa celularë të këtij modeli 1100 (padyshim që bëhet fjalë për modelet e prodhuara në Bochum të Gjermanisë), kanë një lëshim në softuer që nuk i ofron mundësinë askujt të bëjë vëzhgimin apo përcjelljen e celularit. Si të tilla, këto modele shfrytëzohen në mas të madhe nga grupet kriminale apo nga rrjete të ndryshme terroriste, që ishin të gatshme të paguajnë për këtë pajisje dhe ofertat e tyre kapin shifra prej 25.000 deri në 30.000 dollarë”.

    Sipas tij, kjo është edhe arsyeja kryesore pse po kërkohen këta celularë, në Kosovë dhe nëpër vendet e tjera të botës.

    PCWorld Albanian ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe disa banka, por asnjëra prej tyre nuk dha ndonjë koment në lidhje me këtë gjë. /PCWorld Albanian/
    po nje te till e kam un gimce made in germany dhe nese interesoka ndokujt pyet nje her

  7. #97
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    5000 mije euro per nje cell ? po ju kosovaret edhe barkthare edhe dashkeni cell 5000 mije euro. c'a qefi. wow. cell 5000 mije euro. lool
    Kosovaret jetojnë në Kosovë, jo në Bangladesh.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #98
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga farsi Lexo Postimin
    po nje te till e kam un gimce made in germany dhe nese interesoka ndokujt pyet nje her
    I pari i interesuar jam unë
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Behet fjal per nje Nokia 1100 mirpo ka edhe disa specifika tjera ky Nokia 1100. Nuk funksionojn te gjitha Nokiat 1100 qe jan made -in Germany, eshte nje tip me specifik dhe te till jan prodhuar vetem 100 cop, te cilet jan prodhuar ne vitin 2001. Te tjer qe mund te jen prdhuar jasht vitit 2001 nuk vlejn asgje. Prandaj probabiliteti qe te gjendet nje i till ne Kosov eshte 0.0000000000000000000000000000001 %.

    Kshtu kam ndegjuar un.
    Ndryshuar për herë të fundit nga celyy : 17-07-2010 më 13:21
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  10. #100
    Para 4 vitesh ma kane pas vjedh nje kso telefoni,

    lol tash po e di pse :@

    ps sdi prodhim i cilit vend ka qene, ishallah nuk ka qene i Gjermanise per inati te hajnit
    Paqë

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •