Zoti ju premtoj Shqiptarve se do tua hjeku qafe Kryetradhtarin
dhe ate e beri dhe sot e kemi shtetin ton Republiken e KOsoves
![]()
Zoti ju premtoj Shqiptarve se do tua hjeku qafe Kryetradhtarin
dhe ate e beri dhe sot e kemi shtetin ton Republiken e KOsoves
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
ahahaa un pot them ty edhe dostave tuaj se para lufte pran shtepis se ibrahim dinarit kan qen rregullisht makina policesh serb o imjer se akan guzuar policia serbe te rrin ne lagje shqiptare skam nevoj te them un ty ket e din qytetaret shqiptar para lufte jo qe kan hy ku kan daht policia serbe por edhe kan masakruar shqiptar ...
sipa vwerzionit tend rugaova paska qen i shtir ahahahahahah
Meqenëse të duken ty pasaktësira, do të bëj përpjekje ta saktësoj idenë time, e mbase mund të dukem më i qartë në atë që dua të argumentoj.Ka disa pasaktesira ne keto qe ke shkruar. Se pari, Rugova ishte zgjedhur president i Kosoves me referendum nga populli. Ne kete conference (jam dakord qe pjesermarrja qe percaktuar nga te tjere) nuk u ftua vullneti politik i popullit, por u ftuan perfaqesues te te gjithe spektreve politike qe bashke-ekzistonin ne Kosove.
Në konferencë nuk mund të ftohej vullneti politik i popullit, kjo është e pamundshme, por ftohen bartësit e atij vullneti.
Meqenëse Kosova nuk kishte institucione demokratike të zgjedhura në zgjedhje të lira dhe të ndershme, e sidomos të pakontestuara nga faktorët tjerë të skenës politike, siç i kishte Serbia p.sh, nuk u morën parasysh proceset politike të zhvilluara nën survejimin dhe influencimin e drejtpërdrejtë të policisë sekrete serbe, por u vendos, për mendimin tim shumë drejt, parimi i përfaqësimit të grupacioneve politike që në masën më të madhe e artikulonin atë vullnet.
Edhe zgjedhja e Rugovës president me përkrahje të shumicës absolute të atyre që morën pjesë në atë "referendum", nuk mund ta shmangte efektin e ndërhyrjes së policisë sekrete serbe në proces, sepse bie fjala U.Hoti ishte arrestuar dhe gjykuar me të vetmen akuzë që mund t'i bëhej: Angazhimi për Kosovën republikë, gjë që ndikonte drejtpërdrejt në "zgjedhje". I.Kadare në librin e tij përdorë thënien e njohur kineze: "Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret", për të ilustruar handikapin që kishte pësuar skena politike e Kosovës me izolimin e U.Hotit.
Kjo qe sa për ta ilustruar me pak fjalë atmosferën në të cilën u "legjitimuan" institucionet përfaqësuese të Kosovës nën aparatin serb të dhunës.
Këtu ke dalë plotësisht në terrenin politik të A.Demaçit, të cilin me sa pashë në një postim më heret e akuzoje që i ka sjellur dëm të madh çështjes kombëtare, e i cili është i vetmi nga aktorët e skenës politike i cili u vendos plotësisht kundër kësaj marrëveshjeje, madje nga ai qëndrim nuk ka hequr dorë akoma, duke ia përcjellur në amanet edhe A.Kurtit dhe VV së tij. Pra pala e vetme që ishte kundër një marrëveshjeje të tillë ishte Demaçi dhe jo Rugova. Rugova bashkë me Thaçin, Qosjen e Surroin ishin nënshkrues të marrëveshjes nga pala shqiptare-kosovare.Qellimi eshte i qarte. Do i jepej perkrahje politike pales qe do ishte me prane kauzes politike te Europes, por jo pales me kauzen me te drejte. Me pak fjale ideja ishte qe do perkrahej ajo force politike qe do toleronte me shume ne kurriz te Shiptareve per te arritur nje marreveshje me Serbine - ME CDO KUSHT! Nuk ka nevoje te komentoj se cila pale u zgjodh. Ajo dihet.
Që Serbia dëshiron ta këmbejë Mitrovicën e Veriut me Preshevën është një përceptim krejt i mjegullt dhe konfuz, të tillë që mund të krijojë largësia shumë e madhe fizike nga vendi ku ndodhin ngjarjet.Arsyetimi mesiperm mbeshtet edhe me shume nga situata sot e Mitrovices, te cilen Serbet duan ta kembejne me Presheven, te dyja keto Shqiptare. Behet edhe me qarte nga fakti qe Unmiku rri i instaluar ne Kosove edhe sot e kesaj dite, pasi Europa ende nuk njeh tendencat e pales konveniente qe solli ne pushtet.
Serbia, pavarësisht interpretimeve spekuluese nuk dëshiron të këmbejë asnjë territor, sepse ajo i kontrollon të dyja realisht. Mitrovicën e Veriut e kontrollon de fakto, kurse Luginën e Preshevës e kontrollon de jure.
Ajo ka të tjera synime të cilat nuk i ka shpallur asnjëherë në mënyrë të hapur, por vetëm në mënyrë të kamufluar, sepse akoma llogaritë në realizimin eventual tl atij synimi, edhe pse gjasat i ka më pak se minimale. Është orvatur që për këtë synim të saj ta përfitojë përkrahjen e Evropës, porse ka qenë qëndrimi i vendosur kundërshtues i administratës Blair, e pas kësaj Brown që ka prishur magjepsjen e evropianëve të tjerë me atë propozim.
Nëse unë them që dalja në krye të delegacionit të Kosovës të përfaqësuesit të UÇK-së është rrjedhojë e raportit të forcave, kurse ti thua:
JKu e sheh dallimin mes meje dhe teje që ta quash përceptimin tim shumë naiv? Raporti i forcave brenda delegacionit, nënkupton me fjalë tjera që ai përfaqësues ka shumicë votash brenda delegacionit që thua ti.o gjithnje (fatkeqesisht, shume me ralle se gjithnje) nje pale perzgjidhet politikisht nga aftesia, por sepse ka shumice votash ose mbeshtetjen e faktorit nderkombetar(shiko tere klikat kukull kusilinge). Arsyet per kete jane te shumellojta, por mjafton te themi se secili perkrah ate qe ka perqasje me aspiratat e veta.
Ishte ndkimi i Demaçit siç ta përmenda më heret. Në anën tjetër nuk e kishte autoritetin dhe guxmin që të merrte vendim të tillë pa e marrë teslimin e atyre që i përfaqësonte e që i kishin grykat e kallashëve halá të nxehtë.Do ishte interesant te dinim se perse Thaci nuk qe dakort per rreth 2 jave me vendimet e Rambouillet.
Kundruar në mënyrë cinike, mund të qe edhe një rritje e tensionit dramatik të "shfaqjes" në stilin Hollivudian për ta paraqitur "vështirësinë" e vendimmarrjes nga ana e palës kosovare.
Cili ishte përceptim totalisht i pasaktë? Që Rugova nuk mund as të pretendonte fliste në emër të UÇK-së!!!Ky eshte nje perceptim totalisht i pasakte. Rugova kishte thene se forcat paramilitare Serbe nuk po luftonin (kunder nje ushtrie) por po benin genocid. Rugova ose kerkonte shume pak ose teper. Ne se kerkonte pak, Rugova do kishte udhehequr Rambouillet pasi do kishte perkrahjen Serbe. Por me sa duket kerkonte shume, per te cilet ss Europianet dhe as Serbet nuk qene te gatshem. keshtu Europa zgjodhi palen me koston me te lire per ta.
Rugova nuk mund ta udhëhiqte Rambuilletin pavarësisht që siç thua ti që nëse ka kërkuar pak do të kishte përkrahjen serbe. Lufta e mbramë në Kosovë, që në fillet e saj përpara se të qe luftë shqiptaro-serbe, ishte luftë amerikano-ruse, prandaj pavarësisht nivelit ët kërkesave të Rugovës ai nuk mund ta përfaqësonte delegacionin sepse amerikanët i trembeshin ndonjë skandali diplomatik që do të mund t'i vendoste në pozicion të vështirë.
Prandaj edhe projekti i pavarësimit të Kosovës, përveç verzionit shqiptar, kishte edhe verzionin amerikan të pavarësimit, i cili në fund triumfoi sepse ish-djemve të UÇK-së iu ftohën grykat e kallashëve dhe ia morën lezetin mirëqenies dhe pasurisë.
Kurse Rugova si Rugova vazhdoi me refuzimin e tij estetik, dhe pasurimin praktik të tij dhe të familjes, duke mos pasur asnjë ndikim qenësor në zhvillime politike të pasluftës.
Rugova neshkroi tri pika te cilet Serbet nuk do t’i pranonin kurre:
1.Referendum public te Kosoves brenda 3 viteve per te vendosur statusin e Kosoves.
2.Largim te forcave Serbe jashte kufijve te Kosoves dhe lenien e vetem 2500 ushtareve pergjate vijes kufitare.
3.Pranine e Forcave Kembesore te Natos (jo te OKB ose EU) ne keto 3 vjet.
Nuk e di cfare i ka ngjare Rugoves. Nuk di as cfare i ka ngjare Aristidh Koles. Di vetem qe disa lojtare te rendesishem lene skenen ne moment vendimtare te historise sone.
Këtu tregon një mungesë të theksuar informacioni për problematikën që rrekesh të argumentosh. Nuk nënshkroi vetëm Rugova siç të thash më lartë, por edhe të tjerët. Po ta zëmë që nënshkroi vetëm ai, çfarë bëri ai që ta përmbushë atë zotim të tij. Ai vdiq në vitin 2006, gati 7 vjet pas largimit të trupave serbe nga Kosova, kështu që do të duhej që në trevjetorin e "nënshkrimit" të tij të ndërmerrte diçka. E bëri? Jo se bëri! Sepse kishte punë më të "mençme".
Mos e krahaso rastin e Rugovës me të Aristidhit të lutem.
Mjeshtrit e qërimit të njerëzve që u bëhen të "mërzitshëm" me helmime me plutonium janë nga stepat ruse, andaj ata do të mund ta bënin këtë nga viti 1989 deri në vitin 1999 pa kurrëfarë problemi.
Serbia me mënyrat e veta tradicionale ia doli t'i eliminojë disa shqiptarë të "bezdisshëm" të cilët konsideronte se kishin kapacitet që t'ia vështirësonin projektin e saj për konsolidimin e Kosovës dhe Metohisë në Serbi.
Mësimet e duhura nuk do të mund të nxirren pa një analizë të plotë të fenomenit Rugova, me të gjitha dritëhijet që ai përfaqëson. Ilustrimi më i mirë metaforik i këtij fenomeni që ka të bëjë me njeriun i cili në ecje e sipër habitet dhe harron cakun për ku është nisur, mund ta gjesh në filmin "The bridge on the river Kwai" të vitit 1957 që korri 7 Oskarë në kohën kur u shfaq, me mjeshtrin e aktrimit Alec Guiness. Të kisha sygjeruar ta këqyrësh, e nëse rastësisht e ke pa më heret ta shohësh edhe njëherë duke pasur parasysh "projektin Rugova" të viteve 1989-1999 dhe do të mahnitesh me ngjashmëritë figurative të ngjarjeve.Mesimet e duhuara nxirren kur t’e kuptoni se nuk mund te mesosh njerezit se si te gjykojne, por kur u ushqen fakte. Ky eshte ligj ne shoqerine ku sillem une, qe do te thote se askush nuk merr ose jep mendime ne luge.
Edhe unë të dëshiroj shendet!
Kam nje pyetje per ty Fattlum, dhe per antaret tjere te ketij forumu qe jan kaq shume perkrahes te Rugoves.
Si e komentoni kete: Gjate vitit 1998 kur ne Drenice e thuajse gati mbi gjysmen e Kosoves, makineria ushtarake, policore, paralimitare e Milloshevicit digjte katune e fshatra, masakronte gra, femije, pleqe, nena shtatezena, benin perdhunime dhe pastaj i masakronin vajza te reja, ndersa Ibrahim Rugova mbante kinse zgjidhe te lira e demokratike dhe kinse per pavarsi te Kosoves. Si e komentoni ju kete gje.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Kryetari i nje shteti apo prijesi i nje populli duhet te bashkon dhe duhet ta ben gati popullin e tij per lufte kunder nje armiku i cili ben masakra kunder atij populli. Perkundrazi Ibrahim Rugova ka bere te kunderten, ai ka nda popullin edhe ashtu te ndare.
Nje gje mund te them dhe kjo gje nuk mund te mohohet nga askush, as Franjo Tugjmani e as Alija Izetbegovici, nuk kane shkuar ne Beograd tek Millosheviqi gjate luftes se Kroacise perkatesisht Bosnies, as Franjo Tugjmani e as Alija Izetebegovici nuk kane mbajte zgjedhje te te lira ne shtet e tyre gjate luftes, por perkundrazi edhe Franjo Tugjmani dhe Alija Izetbegovici kane bashkuar dhe kane bere popujt e tyre gati per lufte kunder serbeve perkatesisht serbise. Dhe as njeri e as tjetri nuk i kan quajtur ushtaret e tyre dore e zeze e serbise, apo njerez te fllistruar apo terrorrista sikusre qe Rugova i ka quajtur ushtaret e UCK-se, dhe Ushtrine Clirimtare te Kosoves.
Prijes te vertete te nje populli jane Franjo Tugjmani e Alija Izetbegovici, ndersa Rugova ishte prijes i partise se tij dhe perkrahesve tij ( te cilet perndryshe quhen RUGOVISTA ) se sa i perket per te qenunit prijes i Shqiptareve aspak fare nuk ka qene.
Respekt.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Cka i ndodhi Bosnjes ?? Apo deshiroke nje te tille edhe Kosoves ???
Krijoni Kontakt