
Postuar mė parė nga
Kosovar2006
Stėr stėr glorifikimi i Bekim Fehmiut
Autor: Rashid Krasniqi
E marte 22 Qershor 2010 12:28 PM
Ne dalldisemi pas emrit tė thatė - nuk vlerėsojmė veprėn e kapshme
B.Fehmiu gjysmė shekulli i shėrbeu famės sė Beogradit (Sėrbisė), jo Prishtinės(Kosovės);
-B.Fehmiu nga 44 filma asnjė shqip a pėr shqiptarė.
-B.Fehmiun Beogradi i tij i nivelit tė tij -asnjėherė nuk e quajti aktor shqiptar a kosovar;
-B.Fehmiu demonstratat tona tė 8O-tave i kundėrshtoi: Tė mund tė fluturoj dhe me vėllezėrit e mi ti shkelė ata nacionalistė e irredentistė (Rilindja e Novosti); dhėndrri tjetėr i Beogradit F.Begolli qe pak mė i butė kundėr vendlindjes;
-Nė kortezhin funeral pėr nė Novo Groblje tė Beogradit qe edhe armiku mė i madh i Kosovės e shqiptarėve Boris Tadiq dhe ministri i tij i Mbrojtjes Shutanovac
! (mbase nuk duhej ēuditur).
-B.Fehmiu mė i madhi, ku mbet Aleksandėr Moisiu, Abdurrahman Shala
- sa shpejt na hynė e na dalin qejfit njerėzit!
Njė pyetje shumė serioze e brengosėse: A kemi ne sens tė mirėfilltė matjeje e maturie? Njė ngjarje, njė fenomen, njė person a personalitet, njė vepėr a veprim, pa e vlerėsuar nga tė gjitha aspektet, pėr kohėn kur jetojmė posaēėrisht nga aspekti i interesit tonė kombėtar, qė ndryshe i thonė politikė, e ngremė mbi kupėn e qiellit a e fundosim nėn shtatė palė tė ferrit. Ne shpesh e kemi frutėn tonė tė pjekur e tė ėmbėl para vetes,dhe e injorojmė, kurse tė hidhurėn a thartėn edhe tė dyshuarin e huaj e afrojmė e marrim. Nuk mund tė ngrisim mė sė larti dikė qė kombit tonė nuk i dha thuaja asgjė. Kush na konsiderohej gjer mė tani aktori shqiptar mė i madhi i tė gjitha kohėve Moisiu, qė luajti gati nė tė gjitha skenat e kryeqyteteve evropiane, - sepse atdheu i tij nuk i pat aso kohe - nė kėtė moment u zbeh, si dhe Abdurrahman Shala, i cili atdhetarisht qėndron milion herė mė lartė se tė gjithė: nė kazamatin e Nishit (prill l957), i dėnuari i pėrjetshėm politikisht, Limon Alia mė ka thėnė kėto fjalė mahnitėse pėr Abdurrahmanin: A e njeh Abdurrahman Shalėn?, konfirmova e ai vijoi: sa tasht gjallė mo, po mbasi shkon prej ksaj dynjaje mos po i bajn naj sherr shkijet shkruje nji punė, vepėr tė madhe qė se bani kush na shpėtoi prej pushkatimit tė sigurtė, jo vetėm dhomėn me l20 shqiptarė tė burgosun nė dhomėn e burgut tė Prishtinės (tani Gjyqi Komunal), po kush e di edhe mbas nesh sa. Qysh?. Nga korridori ecte njė djalė i hijshėm fort me mashinkė nė gjoks dhe mue te dera mė thėrriti shqip ta mbyll derėn. U gėzuam qė qenka i yni dhe i tregova qė ēdo natė strazhari merr ka l0-l5 prej dhomės tonė, i desh nė kmishė e tlina dhe mbas l5 minutash e nijshim mitolozon e Strelishtes.Ēkaaa!!? bėrtiti dhe e thirri strazharin me e bo spisakun (listėn) sa jemi dhe i tha shkaut: Ako mi jedan fali samo, ima da vas ubijem (po mė mungoi njė ju vras tė gjithėve). Dhe kurrė ma nuk na prekėn. Po, ku me dijtė pėrpara sa kanė shkue (dihet se qenė pushkatuar nė Prishtinė 3.600 vetė), dmth. ndėrpreu masakrėn. (janar l946, ngjarjen qė e kam shkruajtur nė Zėrin e rinisė, nė mars l994, nja dy javė pasi ndėrroi jetė i madhi, pėr mua e miliona shqiptarė ma i madhi).
Pra jeta qenkėsh politikė, siē ka bėrė tė nėnkuptohet armiku ynė nr.l serb Boris Tadiq, qė iu bė xhemaat me gjithė ministrin e tij tė mbrojtjes(!) B.Fehmiut, gjer nė Novo Groblje tė Beogradit, jo pse e deshi me zemėr aktorin dhe vetėm aktorin prizrenas, por tė na bėrė me dije shqiptarėve qė ja punoi e jetoi mė se gjysmė shekulli me Brankėn tonė dhe si ma i madhi i juaj, nuk punoi pėr ju po pėr ne. I bindur jam qė e ka konsideruar argat, siē i qe edhe pėr tė jatin aktor tė madh ēetnik tė ekspozuar Luba Tadiq, tė cilin B.Fehmiu e pėrcoll nė varrim para nja shtat-tetė vitesh.
Ėshtė joseriozitet, mos tė themi padituri, edhe i kolumnistėve tė gazetave eminente tė stėrglorifikojnė B.Fehmiun, madje njė kryeredaktor e quan simbol e tragjedi e jonė, tė thosh fatkeqėsi e jonė, do qe tamam, sepse, ne punuam gjatė historisė, e cila po vazhdon fatkeqėsisht, pra vepruam pėr tė tjerėt njėqind herė mė shumė se pėr vete.
Thonė kėta tė historisė sė artit: sa arkitektė tanė tė famshėm (Mimar Sinan, Mehmet Sedefqar
) dhanė vepra madhėshtore nė botė, bile ky i fundit edhe meremetoi Taxh Mahallin, mandej 301 poet shqiptarė nė kohėn e kaluar turke, sadriazemė 35, e tė tjerė, e tė tjerė, Ali Pashė Tepelena e themeloi shtetin grek, Mehmet Ali Pasha po ashtu shqiptar atė tė Egjiptit, Pashko Vasa atė Libian, po ama pėr shqiptari ēka!? Do ngrihet shtatorja e dytė e N.Terezės, se smjaftuaka vetėm njė, e qendra, hapėsira kryesore shetitėse po e saj nė Prishtinė, e ēbėri vetėm emrit pėr Kosovė e shqiptari? Kurse shqiptari mė i madh kosovar Hasan Prishtina, i cili i gjorė nuk e ka asnjė, aniqė drejtoi qė nga kjo Prishtinė kryengritjet e l9ll e l9l2-shit, edhe atė duke shitur magazet me shumė drithėra e ēpat nė Shkup pėr tė blerė armė e nisur kryengritjen. Ismai Qemali i nderuar nuk e mbajti fjalėn (nuk dimė pse) ndaj Hasanit: nuk i dha l0 mijė duket dhe l5 mijė pushkė mauzer gjermani, andaj kėto i bleu pėr lirinė e Kosovės dhe fitimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pra burrė shteti qė i jep e jo merr nga populli (qe 23 vite deputet i Kosovės nė Stamboll duke kėrkuar vazhdimisht autonominė. Kėshtu vlerėsohet i paepuri ynė mė i madh, e vritet nga dosti i mbretit serb Ahmet Zogu. Kush nuk di ti ēmojė tė vetėt, do tė paguajė gjersa mėsohet ta bėjė kėtė.
Pra, vlerėsojmė ne si duhet personalitet tona?
Nuk ėshtė edhe qė nuk dimė, por nuk e kemi unin e fortė dhe kėshtu e kėrkon politika aktuale dėgjohet shpesh dhe luhatemi e biem. E ēpolitikė na ka mbetur me Beogradin e Veriun tonė? Strategji kemi, thonė.Blof! Serbi ndien vetėm strategjinė e fuqisė, dhe asgjė tjetėr. Vallė kėtė nuk na tregoi damonstrata e madhe e Mitrovicės jugore para sa kohe? Duhet kėshtu shpesh, qė Beogradi mos tė mendojė se: ose frikėsohemi ose flemė. Kjo ėshtė strategji.
Thashė mos po gjej diēka edhe shqiptare pas vdekjes sė B.Fehmiut: njėri djalė Odhise (Uliks), mė vajti mendja bile tjetri po ndonjė Vigan, Dritan, etj, por ja Hedon, qė edhe ky greqisht (hedone) qė do tė thotė kėnaqėsi. Sa shumė i paske pasė tė shpirtit, pėrveē gruas Branka, (i jati i sė cilės tė bėri aktor e yllė) serbėt e grekėt, o! Prita se nė Prishtinė a Prizren do bėheshin ceremonitė postmortale, po jo nė Beograd me mija serbė duke tė pėrcjellur nė krematorium dhe vetėm hiri yt do derdhet e asgjė smbetet nga ti (nuk mendova tani ndonjė film
) nė lumin prizrenas. Kėtė e ke menduar mirė, aktor me gjak shqiptari e punė hasmit.
Vallė mos e vėje nė siklet kėtė tė fundit duke prehur pran tė tuve nė Prizren, siē e kemi zakon?
Krijoni Kontakt