Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 100
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga keshtjella100 Lexo Postimin
    Krasniqi: 21 qershori duhet të jetë dita e çlirimit

    Nga Express më 20.06.2010 në ora 14:16

    Edhe pse kanë kaluar 11 vjet që prej përfundimit të luftës, Kosova vazhdon të mos ketë një datë të caktuar për ditën e çlirimit. Zyrtarë të lartë institucional vlerësojnë se kjo ditë do të duhej të ishte 21 qershori, pasi që kjo ka qenë data kur edhe është larguar ushtari i fundit serb nga Kosova. Por ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së theksojnë se Kosova nuk ka datë të çlirimit, pasi ende nuk është e gjitha e lirë.

    Aktualisht në Kosovë, si datë zyrtare për çlirimin e vendit shënohet 12 qershori, festë kjo të cilën Kuvendi e ka futur në festat memoriale, ku bën pjesë edhe festa e 28 nëntorit, Dita e Flamurit.

    Ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së theksojnë se Kosova nuk ka datë të çlirimit, pasi sipas tyre nuk mund të thuhet ende që Kosova është e gjitha e lirë, duke rikujtuar edhe komunën e Mitrovicës, e cila nuk ka ditë të çlirimit.

    Rexhep Selimi, ish-anëtar i SHP të UÇK-së, ka thënë për Kosovapress, se nuk ka një ditë të caktuar të çlirimit, pasi sipas tij, Kosova nuk është ende e tëra e lirë. Për më tepër, ai thekson se Kosova është çliruar nga ish-regjimi serb, por autoritetet e vendit nuk kanë shtrirje në gjithë territorin e shtetit të Kosovës.

    “Para se të ketë një ditë formale të çlirimit mendoj se e gjithë Kosova duhet të jetë e lirë. Ky moment do ta përcaktojë edhe ditën përfundimtare të çlirimit. Është 12 qershori, dita e futjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dita e çlirimit të Kosovës. Është një ditë, të cilës mund t’i referohemi edhe në të ardhmen, sepse kjo më tepër është formalitet dhe qytetarëve të Kosovës më tepër u intereson konkretja se sa formalja. Në këtë rast dhe ajo për çka shtetasit e Kosovës duhet të bëjnë më shumë dhe për të cilën jemi të shqetësuar është fakti se sa jemi të lirë dhe jo se cila ditë është dita e çlirimit”, ka thënë Selimi.

    Ai vlerëson se, duke qenë në përputhje me zhvillimet jo gjithmonë të qarta rreth të tashmes dhe të ardhmes, nënkuptohet edhe paqartësia për ditën definitive të çlirimit të Kosovës.

    Muharrem Xhemajli, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë për Kosovapress se si data më e mirë që mund të merret si ditë çlirimi do të ishte data kur ushtria dhe policia serbe janë larguar prej qytetit të fundit të Kosovës, ndërkaq sipas tij pa caktimin e kësaj date nuk mund të thuhet që Kosova është e çliruar.

    “E mira e të gjitha të mirave do të ishte që Kosova të ketë një ditë të vetme, e cila do të shënohej si dita e çlirimit, dhe ajo ditë të jetë festë zyrtare për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Nga kjo del edhe një fakt që ndoshta shumë pak deri më tani është diskutuar edhe nëpër opinione dhe media, që faktikisht komuna e Mitrovicës ende nuk ka ditë të çlirimit, dhe Kosova nuk ka ditë të çlirimit ende. Nuk e di si mund të themi që Kosova është e çliruar kur nuk kemi një festë zyrtare, një ditë zyrtare të ditës së çlirimit”, ka thënë ai.

    Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë përmes telefonit për Kosovapress, se kjo çështje do të duhej të vendosej mbi bazën e një vendimi të Qeverisë, ose me Ligjin mbi festat zyrtare të Kosovës. Sipas tij dita më e përshtatshme ashtu siç është e vendosur edhe në shumicën e vendeve do duhej të ishte dita kur edhe është larguar ushtari i fundit, dhe për Kosovën kjo datë është 21 qershori.

    “Zakonisht vendet që kanë pasur një ditë të çlirimit, si datë të saj kanë pasur ditën kur ushtari i fundit i armikut ka dalë nga vendi. Edhe kryeqytetet mund të kenë një datë të veçantë siç e ka pasur Tirana 17 nëntorin, kurse në Kosovë dita e çlirimit duhet të merrej dita e 20 apo 21 qershorit, pasi që në mbrëmjen e 21 qershorit 1999 është larguar edhe ushtari i fundit serb nga Kosova, kështu që kjo datë e ka gjetur Kosovën të çliruar, dhe po në këtë datë është nënshkruar edhe marrëveshja për transformimin e UÇK-së, ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe gjeneralit Xhekson”, ka thënë Krasniqi.

    Pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar në lidhje me këtë çështje zyrtarët e Qeverisë së Kosovës një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /kosovapress/


    Ja pra keta jane partizanet e vegjel Velo ,kaq vite pas clirimit ende mundohen te pirfitojne ne emer te luftes ,- tani me Caktim dite te clirimit ,se kosoven ne te verte keta partizane te dulles - klosit e nanos nuk e e cliruan .

    Keta nuk ariten te clirojne e te mbajne teritorin e nje fshati ,se jo krejt Kosoven .

  2. #62
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga DriniM Lexo Postimin

    Ja pra keta jane partizanet e vegjel Velo ,kaq vite pas clirimit ende mundohen te pirfitojne ne emer te luftes ,- tani me Caktim dite te clirimit ,se kosoven ne te verte keta partizane te dulles - klosit e nanos nuk e e cliruan .

    Keta nuk ariten te clirojne e te mbajne teritorin e nje fshati ,se jo krejt Kosoven .
    Sen nuk tkuptova edhe pse boll me te medhaj e paske shkru
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  3. #63
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Istogu shënon 11- vjetorin e çlirimit

    Istog, 20 qershor- Në Istog, të dielën, me manifestime të ndryshme është shënuar Dita e çlirimit. Përfaqësues të strukturave komunale, këshilltarë komunalë, përfaqësues të subjekteve politike dhe të shoqatave të dala nga lufta, të prirë nga kryetari i komunës së Istogut, kanë vënë kurora lulesh para përmendores së dëshmorëve të lirisë në qendër të qytetit dhe kanë nderuar me një minutë heshtje dëshmorët e lirisë, ndërkaq vetëm gjysmë ore më vonë është mbajtur edhe një akademi solemne në sallën e KK-së, për të vazhduar me aktivitete përkushtuese kulturo artistike dhe sportive. I pari i Istogut, Haki Rugova, në akademinë përkushtuese është shprehur i kënaqur me rezultatet që janë arritur në këtë komunë 11 vjet pas luftës, por ka shprehur bindjen e tij se ka mbetur edhe shumë për t' u bërë duke është zotuar se do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Istogut, pa dallim. " Jemi mbledhur sot këtu për ta kujtuar 11 - vjetorin e çlirimit të Istogut " ka thënë ai, duke përkujtuar luftën e lavdishme të komandanit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, luftën përgjithshme të UÇK-së, flijimin e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, si dhe veprimtarinë atdhetare e politike të ish- presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kontributin për zhvillimin e Istogut të ish- kryetari Fadil Ferati.
    Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, majori Naim Gjura ka thënë se pikërisht më 20 qershor të vitit 1999, 11- vjet më parë, Istogu është çliruar nga pushtuesi serb, falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndihmës së forcave të NATOS-s dhe flijimit të qindrave dëshmorëve dhe martirëve që u flijuan për atdhe. Ai në fjalën e tij është shprehur i pakënaqur nga institucionet vendore e lokale, që sipas tij, nuk kanë bërë sa duhet për kategoritë e dala nga lufta. " Edhe 11 vjet pas luftës kategoritë e dala nga lufta kanë mbetur pas dore ", ka pohuar ai, duke kërkuar unifikimin e faktorit politik dhe lënien anash të interesave partiake, në mënyrë që të bëhet më shumë për këto kategori. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga woodstock Lexo Postimin
    JO,Sa per keta kur Kosova nuk do kishte pare LIRIN nga serbet.Keta(Nato) nuk paten Bith te hyne ne Kosove,derisa serbia nuk i dha leje...


    Ja qlirimi si ka ndodhur - UCK-ja ne Prishtine.


    [url=http://www.servimg.com/image_preview.php?i=314&u=11666261][img]
    Dizajnet i ben te mira.
    Mirepo jo gjithmone jane dizajnet ato qe flasin te verteten.Me gjithe respektin per kete foto qe ke sjell,mund te na e thuash daten kur eshte bere kjo foto ne Prishtine.

  5. #65
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Edhe pse dihet se për shkak të konflikteve klanore , nuk është aritur që të vendoset data e clirimit të Kosoves, është mirë.

    Është mirë sepse kjo datë ende nuk dihte.
    Nuk dihet kur do të jet Kosova e lirë.
    Është idotizëm të shpallet ndonjë datë e clirimit , kur ende nuk është e cliruar.

    Unë nuk kam dëgjuar në ndonjë vend në botë të shpallin diten e clirimit ende pa u cliruar vendi në tërsi!
    Nësa ka dëgjuar kush , le të lajmon!


    KOSOVA DO TË SHENOI DITEN E CLIRIMIT KUR TË CLIROHET 100%!

    Shpresoj që kjo ditë të vie sa më parë.
    Pastaj vjen bashkimi!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA PO E KRYMB CDO DITË E MË SHUMË KOSOVEN.
    BAC, 25% E KOSOVES ËSHTË ENDE E OKUPUAR NGA SHAKU , KTA PO DOJN ME CAKTU DIT TË CLIRIMIT, CFARË PARADOXI!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kali i killt
    po qka po ta nien ty per data te qlirimit te kosoves ei

    ti e kie daten e fitores te shtetit tan 4 qetferti juli haaaaa
    e te humbjes 21 qershorin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Dizajnet i ben te mira.
    Mirepo jo gjithmone jane dizajnet ato qe flasin te verteten.Me gjithe respektin per kete foto qe ke sjell,mund te na e thuash daten kur eshte bere kjo foto ne Prishtine.
    Fatlumi,kur i solle ti ato foto te ushtareve te natos nuk solle edhe daten,por vetem muajin,apo? Ti keto foto i solle per te treguar formusteve se Nato e qlirroi Kosoven dhe jo UCK-ja.Nga ajo foto qe ke sjellur shihet kjart se kosova kishte dite te tera qe ishte qliruar! Dhe vertete, fotografit gadi se gjithmone tregojne te verteten,si edhe ne rastin tend me keto qe ke sjellur.
    Une po e shfrytzoje rastin dhe po i pergjigjem edhe KilitMerturit se,Data fort mire dihet dhe politikanet tane te gjithe e dine daten e sakt te Qlirimit te Kosoves,por me caktimin e saj frikohen se mos "miqve" t'ju mebetet hatri!
    Ne cdo vende te botes ku ka paatur luft qlirimtare,ne rastin kur eshte liruar kryeqyteti (qyteti administrativ)eshte shenuar data e qlirimit te atij vendi.E kjo ka ndodhur me 11 qershor.Te gjithe e dine se ate nate forcat ruse hyne ne aeroportin e prishtines dhe UCK-ja hyri ne lagjet e Prishtines dhe shume njerez jane deshmitare per kete..le te flasin ketu ata qe jane nga Prishtina...le te jane te sinqert e te tregojne se kemba e cilit ushtare shkeli ne Prishtine,deri sa ende kishte edhe ushtare edhe paramilitare serb ne Prishtine.Ka edhe shume te verteta,edhe atyre nje dite do ti vie rradha e tregohen...
    Prandaj une me krenari po e them KOSOVEN E QLIROJ UCK-ja me 11 qershore.
    Ai qe nuk pranon Ushtrin e vet Zoti e mallkon dhe gjithmone do e shkele qizmja e ushtarit te huaj.

    p.s. A sa per ushrin frikacake te Natos mund te them vetem haaaa sic shpreht antari llapi..
    Ndryshuar për herë të fundit nga woodstock : 21-06-2010 më 08:13
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  8. #68
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    lapri i forumit , perndryshe , djal laperice ,po doket se i ka pelqy granimt të shpi tone kali i jem , nuk mu ka thky hala!

    Po , le të rrin , se qaty e ka vendin , te pelat dhe lapert e tyne , hahaha

    Nuk kthehet ai pa të hyp edhe ty niher hihihi

    laper mall , po tutna qe ki mi ndal për veti , e ki mi mar në qaf femnimin e faliljes tonde!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA PO E KRYMB CDO DITË E MË SHUMË KOSOVEN.
    BAC, 25% E KOSOVES ËSHTË ENDE E OKUPUAR NGA SHAKU , KTA PO DOJN ME CAKTU DIT TË CLIRIMIT, CFARË PARADOXI!


    djali i laprices, niher ti ka msu tadiqi datat , nuk i harron ti hiq, edhe nëpër foruma po na i tregon.
    jeni ju ata që e keni mbaj shkinin , ktu , dhe jeni tu e mbaj nëpër 25% të Kosoves , vetëm keni me humb , dijeni, flliqsira!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    A vazhdon shteti i Kosoves tu a vjedhe bashkatdhetareve nga Diaspora kur vijne me kerr per vizit ne Kosove..ate te ashtu quajturen "takse siguracioni" qe shkon nga 50 deri 150 euro?

    Sali Berisha nuk u merr asnji qindarke bashkatdhetareve.
    Pse Hashim Sejdi Jakup Lima u a merr?
    A eshte fol per kte ceshtje kte vere?
    A nuk eshte krim tu vidhet kjo gjobe puntoreve tan ne perendim?
    Ku shkojn keto po themi 500 000 udhtar me kerr) x 50 euro=25 milion Euro ( qe afersisht) u plackiten diaspores bigarihak ?

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    A vazhdon shteti i Kosoves tu a vjedhe bashkatdhetareve nga Diaspora kur vijne me kerr per vizit ne Kosove..ate te ashtu quajturen "takse siguracioni" qe shkon nga 50 deri 150 euro?

    Sali Berisha nuk u merr asnji qindarke bashkatdhetareve.
    Pse Hashim Sejdi Jakup Lima u a merr?
    A eshte fol per kte ceshtje kte vere?
    A nuk eshte krim tu vidhet kjo gjobe puntoreve tan ne perendim?
    Ku shkojn keto po themi 500 000 udhtar me kerr) x 50 euro=25 milion Euro ( qe afersisht) u plackiten diaspores bigarihak ?
    po qikjo taks ju ka mbete amanet per Rugove kurr mos me ia hjek. Kjo taks eshte qe 8 vjet ne Kosove... te bafte mire.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •