vend paradoksesh. njerez budallenj. si rrumpalle eshte atje. Yppp fiksi, Ypi mire tani Pangoja. Po ne fakt mire ua ben. Milet dele.
E tani, do ja luje fene me shume femrave ky. Nga 3 pernjehere do marri. Ate 400 mije euro shumezojeni me ca shifra te tjera , soon.
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Bahhh, ca shteti, gerdeci-mediu minister i mjedisit dhe ka per keshilltar cunin a saliut, rruga durres kukes-basha minister ne qeveri, shqiperia nje euro-fazllici i kryeministrit blen tokat, Pango kapet me presh ne dore si minister k..var-pango fiton gjyqin e behet kryetar i shkences.
Ky eshte shteti i maliqit, ky eshte gjaku otoman qe na ka helmuar per 500 vjet e vashdon ta nxjerri koken dhe sot e kesaj dite.
Jam dakort qe gazetaria investigative ka te drejte te beje punen e vet profesionale por ne rastin e Ylli Pangos kemi te bejme me nje kurth mireorganizuar .. Suksesi financiar i medias eshte lajmi per te fituar audience ..
Gazetaria investigative nuk eshte te marresh nje prostitute ne rruge duke e paguar qe ta provokoje nje mashkull . eshte provokim i paster me qellime personale perfituese .. Mos kujtoni ju se Pango eshte maniak dhe ata engjejt Nuk me intereson Pango ai mund te jete manjak ose jo por ata qe akuzojne te tjere duke krijuar video per qellime te keqija jane me maniak se vet rasti Pango ..
Nuk jane argumente shembuj e gazetarise investigative ne Angli pasi aty kemi te bejme me nje pune te paster investigative me gazetare te inflirtuar , jo prostituta qe gjejne ne rruge duke e paguar ta provokoje
Nuk mund te paragjykoni vendimet e gjykates per bindjet tuaja partiake por te gjykoni vendimin me realizem sepse gjykata dha nje vendim per menyren se si u pergatit ngjarja dhe si u veprua ..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 20-06-2010 mė 03:50
ne shqiperi nuk ka gazetari investigative e dashur..aty ke gazetari servile dhe mashtruese..shembulli me i qarte eshte emisioni fiks fare dhe pallavrat e tij..
nuk e di nese e din teorine e 3 P qe e rrotullon boten..pushteti , paraja ,....dhe dicka tjeter ..perdorimi i njeres prej kesaj fuqie automatikisht te ben mashtrues..dhe aspak investigativ..
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Haha ec aty xhaxhi Ydhi, kjo po qe ishte hakmarrje e papare, me 400 mij euro i thote "ik pirlu" politikes dhe e bukura e te bukura AI ESHTE VIKTIMA E KESAJ MESELEJE. Hallall gjykates na ka kenaq kesaj radhe, si gjithmone drejtesia shkon ne vend NE SHQIPERI![]()
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Mėkatet e gjyqtarėve tė Pangos
20/06/2010
Gazeta Shqip
Agim Bendo ka marrė njė vėrejtje nga KLD-ja nė vitin 2000, ndėrsa Abdullai u procedua nga Ministria e Drejtėsisė nė vitin 2007
Specialisti juridik i Kuvendit Popullor gjatė viteve tė komunizmit, aktualisht gjyqtar nė Tiranė, Agim Bendo, ka marrė njė vėrejtje nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė gjatė vitit 2000. Kryegjyqtari i Pangos njihet gjithashtu edhe si personi qė ka futur nė burg ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili mė pas fitoi njė dėmshpėrblim pėr burgim tė padrejtė nė bazė tė vendimit tė Bendos. Ndėrkohė, gjyqtari Bledar Abdullai ėshtė proceduar nga Ministria e Drejtėsisė nė vitin 2007 nė skandalin e lirimit tė tė dėnuarve gjoja tė sėmurė, ndėrsa emri i gjyqtares Majlinda Dogga figuronte nė dosjen Fazlliē, pas njė vendimi qė ka dhėnė pėr shitjen e firmės CROWN ACQUISITIONS te qipriotėt.
Agim Bendo
Karriera e zotit Agim Bendo nis qė nė kohėn e komunizmit, ndėrsa me kalimin e viteve ka qenė edhe anėtar i KLD-sė, si dhe kryetar i Gjykatės sė Tiranės. Nė vitin 2000, sipas buletineve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, emri i Bendos radhitet me numėr rendor 51 pėr marrje mase disiplinore gjatė ushtrimit tė funksionit tė gjyqtarit. Mėsohet se vėrejtja ėshtė dhėnė pėr mangėsi gjatė ushtrimit tė detyrės, ndėrsa njė goditje pėr Bendon ka qenė pafajėsia e ish-kryeministrit Fatos Nano. Ky i fundit ėshtė arrestuar mė 31 korrik tė vitit 1993 dhe qėndroi nė qeli deri mė 13 mars tė vitit 1997. Mė 3 prill tė vitit 1994, Nano u dėnua nė Gjykatėn e Tiranės prej gjyqtarit Agim Bendo me 12 vjet burg nėn akuzėn e vjedhjes nė bashkėpunim nė favor tė personave tė tretė tė ndihmave italiane pėr Shqipėrinė. Ndėrkohė, rreth vitit 2002, Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė vendosi tė dėmshpėrblejė me 71 milionė lekė Nanon pėr 4 vitet e burgut, duke rrėzuar nė kėtė mėnyrė vendimin e fajėsisė sė Bendos. Ish-kryeministri ka kaluar nė qeli rreth 1462 ditė burg nga tė cilat 310 i pėrkasin kohės sė paraburgimit, dhe e gjitha kjo ndodhi pas vendimit tė dhėnė nga gjyqtari i Pangos. Mėkatet e zotit Bendo vazhdojnė mė tej nė tė tjera vendime tė diskutueshme. Gjykata e Tiranės, ku nė Kolegjin Penal ka qenė edhe Bendo, ka shpallur tė pafajshėm dy mjekė qė akuzoheshin pėr mjekim tė pakujdesshėm me pasojė vdekjen e foshnjės 16 muajsh O.D. Prokuroria e Tiranės kėrkoi nė gjykatė se mjekėt duhet tė dėnoheshin me burg, ndėrsa togat e zeza kanė shpallur pafajėsinė e bluzave tė bardha. Ndėrkohė, nė tė kaluarėn e afėrt, gjyqtari Bendo ka rrėzuar edhe njė padi civile tė viktimave tė Gėrdecit. Gjykata e Shkallės sė Parė nė kryeqytet, e kryesuar nga gjyqtari i vetėm, Agim Bendo, vendosi kthimin e padisė civile tė familjes Kodra ndaj Ministrisė sė Mbrojtjes dhe kompanisė Albademil pėr plotėsimin e saj. Mbi bazėn e vendimit me nr. akti 14514/3645 qė u pėrket paditėsve Sabri, Glodian, Fiqierete, Rajmonda dhe Adnan Kodra, qė tė gjithė banues nė Kamėz, por nė momentin e shpėrthimit punonin pranė kėsaj punishteje demontimi. Shpėrthimi i kėsaj fabrike, solli dėmtime tė ndryshme ndaj pesė paditėsve, tė cilėt i janė drejtuar Gjykatės sė Shkallės sė Parė me njė kėrkesė-padi, duke kėrkuar shpėrblimin e dėmit pasuror dhe jo pasuror nė vlerėn prej 17 milionė lekėve tė reja. Ndėrkohė, sipas vendimit tė gjykatės, kjo padi u duhet kthyer paditėsve, pasi ėshtė konstatuar se ajo ėshtė e metė dhe e paplotė.
Bledar Abdullai
Rreth tre vjet mė parė, njė raport i Ministrisė sė Drejtėsisė, zbuloi njė skandal, sipas sė cilit mjekoligjorėt dhe gjyqtarėt lironin tė dėnuarit me pretendimin se ishin tė sėmurė. Nė njė nga rastet e publikuara nga ministria nė atė kohė, anėtari i Kolegjit Penal tė Pangos, Bledar Abdullai, rezultoi i pėrfshirė se kishte liruar njė tė burgosur. Gjyqtari u verifikua nga njė grup specialistėsh tė ministrisė, ndėrsa emri i tij nuk u dėrgua pėr ndjekje penale. Sipas raportit tė ministrisė, Abdullai u verifikua pėr njė rast, ndėrsa dosja qė ndodhej nė raport mbante numrin 7. Njė i burgosur me inicialet A.A., ishte dėnuar me vendimin nr.327 datė 11. 10. 2002 tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Durrės, pėr veprėn penale tė Marrėdhėnie seksuale me dhunė me tė mitur tė moshės 14-18 vjeē dhe Rrėmbim personi nė rrethana lehtėsuese me 11 vjet heqje lirie. Me vendimin numėr 1439 datė 13. 11. 2006 tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė ėshtė vendosur lirimi i tij, pasi nė bazė tė aktit tė ekspertimit numėr 180 datė 08.11.2006 i dėnuari vuan nga sėmundja ērregullim depresiv madhor kronik me tipare melankonike-me mendime dhe tentativa suicidale. Kėtij personi i mbetej pėr tė vuajtur edhe 7 vjet nga dėnimi. Gjyqtari i ēėshtjes qė ka dhėnė vendimin pėr tė liruar kėtė person ka qenė Bledar Abdullai. Ndėrkohė, jo mė larg se disa muaj mė parė, gjyqtari Bledar Abdullai ka hyrė nė njė konflikt pėr njė ēėshtje pronėsie me njė nga komunitetet fetare nė Shqipėri. Gjyqtari rrėzoi pretendimin e komunitetit, ndėrsa ky i fundit doli nė njė reagim publik. Sipas reagimit, gjyqtari Abdullai gaboi rėndė, me dashje, duke vendosur masėn pėr ekzekutim tė pėrkohshėm mbi pasurinė e njė komuniteti fetar, i cili e ka atė me certifikatė pronėsie. Po duke iu referuar reagimit, Abdullai ligjėroi arbitraritetin dhe korrupsionin e gjykatės me vendime tė tilla haptazi tė kundėrligjshme, duke i marrė forcėrisht pronėn pronarit tė ligjshėm dhe ia jep nė posedim njė personi qė nuk legjitimohet pėr shkak se nuk ka asnjė titull pronėsie dhe asnjė tagėr mbi kėtė pasuri.
Majlinda Dogga
Nė dosjen Fazlliē rezulton edhe emri i gjyqtares Majlinda Dogga, pasi ajo ka qenė gjyqtarja qė ka dhėnė vendimin pėr shitjen e firmės sė Fazlliē pėr llogari tė njė firme qipriote. Sipas raporteve tė mediave mė datėn 9 korrik 2007, zoti Fazlliē kreu zyrtarisht shitjen e firmės CROWN ACQUISITIONS (me vendim gjykate nr. 34011/2, tė gjyqtares Majlinda Dogga) pėr llogari tė njė firme tė regjistruar nė Nikosia tė Qipros, e cila quhet ALTARIA RESEARCH LIMITED. Praktika e ndjekur pėr shitjen tregon se firma qipriote nuk solli ndonjė pėrfaqėsues tė sajin nė Shqipėri, por autorizoi me njė prokurė tė posaēme njė tjetėr person.
E di c'fare i ndodhi nje shqiptari kur erdhi ketu ne Amerike ne fillim te 90's! Vete nje te shtune per te marre birre ne nje dyqan pijesh. Aty po rrinin nja dy goca te veshura si "prostituta"! Siduket njera nga ato i ben provokim, edhe ky mavria si djale i ri e pranon...Sapo e hyp ne makine, i ve prangat zonja..e con ne burg. Dmth keto gjera per te vene njerezit ne kurth behen kodo, puna eshte sesa i rreziston ti si person, aq me teper kur je teper ne vezhgim sespe je figure publike. Nuk po shajme moralin e Pangos, nuk ka mbi 1 milojn dashnore, puna e tij, puna ketu eshte si si Pango dhe Pangot e tjere te kene kudjes mos te shfrytezojne postin, sepse kjo mund ti kishte ndodh edhe dikujt ne te vertete dhe mund ti kete ndodh por nuk flasin sepse sic e kemi ne shoqerine nuk i hedh kurre faj atij qe abuzon, por te abuzuarit. Nuk po e bejme keto gazetari se jane te kulluara, por ja pra keshtu fillojne keto investigime atje ku e shikon perin pak me te dobet, sidomos ne Shqiperi. Them se partiake jane ata qe e mbrojne veprimin e Pangos edhe te ishte i sajuar qe ta conin ne kurth, e jo i shoqerise e cila po te thote qe nuk eshte dicka e hijshme qe epshet personale ti kalosh ne vendin e punes!
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Top Channel eshte nje televizion i varur nga PS.Keshtu qe "hunje hunje,hunji ne byythen tende"
vendim i drejte i gjykates.
- Imagination is more important than knowledge.
[..
Gazetaria investigative nuk eshte te marresh nje prostitute ne rruge duke e paguar qe ta provokoje nje mashkull . .[/QUOTE]
Ca gjykimi i dobet!!
Nese ajo vajza do ishte prostitute dhe Pango do ta paguante per sherbimet e saj, mbase mund t'i thoje keto ( ne rast se prostitucioni do ishte legal) .
Po Ministri Pango po e merte kete vajze ne interviste per nje vend pune ne ministri, dhe po i kerkonte te zhvishej qe ta shihte si dukej me rroba banjo per panairet imagjinare qe do na organizonte ministria. A e kupton qe nuk mund te kerkosh favore seksuale duke premtuar pune shteterore?
Krijoni Kontakt