Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Duhanpirja “korrupton” trurin!

    Në momentet e ngarkuara, stresante e të tensionuara, shumë i besojnë një cigareje për të gjetur shpëtim. Rastet janë të panumërta, aq sa të shumtë janë ata që tymosin. Por, në fakt, studimet e ndryshme që janë bërë tregojnë se duhanpirja rrezikon seriozisht organizmin, në mënyrë të veçantë kujtesën dhe mundësinë e arsyetimit për të zgjidhur problemet.

    Kjo është një tezë e mbështetur prej kohësh dhe që tashmë qëndron në bazë të një studimi të realizuar nga një institut shëndetësor francez, i njohur në fushën e vet, në bashkëpunim me një universitet në Londër dhe publikuar në revista mjekësore.

    Për studimin në fjalë, kërkuesit shkencorë janë mbështetur në të dhëna interesante, që datojnë që në vitin 1985, kur një studiues ekzaminonte raportin mes statusit socio-ekonomik dhe shëndetit. Të dhënat u mblodhën pas anketimeve të 10.308 punonjësve të ndryshëm.

    Mes viteve, 1997-1999 e deri në periudhën 2002-2004 u vlerësuan shumë sjellje duke vrojtuar duhanpirësit. Në konsideratë, përpos pjesëve të sjelljes u morën edhe shpejtësia në arsyetime dhe kujtesa e të analizuarve. Me kalimin e kohës, ndërkohë që ata mbaheshin nën vëzhgim u vunë re humbje të ndjeshme të disa zakoneve, që më parë i kishin pasur. Kujtesa, reagimi, mundësia për të arsyetuar shpejt e në mënyrë të logjikshme. Në vlerësimin e atyre që morën pjesë në këtë studim u morën parasysh

    një sërë faktorësh; mosha, seksi, statusi civil, niveli arsimor dhe pozicioni social-ekonomik dhe shëndeti në përgjithësi. Këto sipas specialistëve kanë ndikimin e vet në studim, për të cilin një pikë më vete ishte edhe nëse ata konsumonin alkool apo përdornin droga.

    Rezultatet e studimit tregojnë një lidhje mes duhanpirjes dhe riskut të madh në problemet me kujtesën dhe aftësinë për të formuluar një arsyetim linear. “Të pish duhan, nuk të ‘korrupton’ vetëm shëndetin në përgjithësi, por edhe trurin”- theksuan studiuesit.

    Aq e dukshme është kjo sipas studiuesve, sa për shumë prej të analizuarve, fill pas lënies së duhanit, stili i tyre i jetës ndryshonte në mënyrë rrënjësore, sikur të lësh duhanit, është e njëjta gjë si ti të kujdesesh për veten në një mënyrë më komplete.

    [Shekulli]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mr-Bledi : 10-06-2010 më 10:29
    She's the morphine queen of my vaccine.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dr1s3ru
    Anëtarësuar
    08-06-2010
    Postime
    51
    Aq e dukshme është kjo sipas studiuesve, sa për shumë prej të analizuarve, fill pas lënies së duhanit, stili i tyre i jetës ndryshonte në mënyrë rrënjësore, sikur të lësh duhanit, është e njëjta gjë si ti të kujdesesh për veten në një mënyrë më komplete
    Kjo është shumë shumë e vërtet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Duhani eshte sikur viruesi. Personi qe pine duhan eshte i semure me viruesin, e quajtur ,,CIGARE''
    Fatekeqesisht ky virues eshte , semundje ngjitese, andaj prej duhan piresit duhet te ruehemi njejte sikur qe mendojme se duhet me u ruajtur nga njej njeri qe eshte me semundje ngjitese- TBC.
    Une e kam lane duhanin. Sot kur mendoj se qka kam bere me vjen per te qeshe me budallallakun tim. Djali si drita, me shkoll te kryeme e me tere kete informim, e merrja shkrepcen, e ndezja cigaren heret me mengjes , e mbusha gojen plot tym, besa edhe para mire hargjojsha . Dhe kete gjendje une me vite nuk e kam analizuar. Pa menduar se qka jam ka baj me kaluan do vjet te mira. Kur i mendova keto e lash duhanin ne vend. Kurr me se kam pire. Ka vite te mira.
    Me vjen keq nga duhangjinjet, por ata qe shkaterrojne veteveten dhe rrethin vertet duhet nxjerr me shkelma jash. Nuk meritojne respek. Ata mund te largohen siq jan largu me mijera vete nga jy virus. Eshte veshtire ta lash duhanin, por eshte edhe me veshtire te vazhdosh ta pishe duhanin. Ne diten e sodit me tere kete informim, eshte marre me te pare kush me cigare ne goje. Eshte e njejte sikur mender me thane me ju pare me nje cope mu...t.
    Lere marren.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Po duhanpertypja?

  5. #5
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar më parë nga Mr-Bledi Lexo Postimin

    Rezultatet e studimit tregojnë një lidhje mes duhanpirjes dhe riskut të madh në problemet me kujtesën dhe aftësinë për të formuluar një arsyetim linear. “Të pish duhan, nuk të ‘korrupton’ vetëm shëndetin në përgjithësi, por edhe trurin”- theksuan studiuesit.
    .

    [Shekulli]
    Kjo me duket e ekzagjeruar. Ngjan si nje slogan i ster degjuar kunder pirjes te duhanit. Demet qe shkakton duhani varen me se shumti nga predispozita gjenetike e njeriut, keshtu qe nuk mund te pergjithesohet per te gjithe ata qe pijne.
    Une per vete e perdor si menyre frymezimi

    Po sikur ishte hapur edhe diku tjeter nje teme e ngjashme..

  6. #6
    ¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Obobo. Po me keto ngjyrat qe postoni e beni shkrimin si per bllok kujtimesh, edhe te kisha deshire, nuk do mundja te lexoja dot postimin. : /

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Sna late ta pim rehat kte te shkrete cigare..
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    E larguar pergjithmone Maska e izabella
    Anëtarësuar
    12-07-2009
    Vendndodhja
    Ne nje cep te kesaj bote...
    Postime
    1,780
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Sna late ta pim rehat kte te shkrete cigare..
    hahahahaha tamam na e zune ne fyt......
    Non mollare mai !!!!

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga izabella Lexo Postimin
    hahahahaha tamam na e zune ne fyt......
    Thua se po u marrim lek ktyre qe ta blejm.. lol

    Me leket tona po e pim aman, organizmin tone po shkatrrojm.. bahhh cpaskeni pas qene, leje se me bete per cigare
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    E larguar pergjithmone Maska e izabella
    Anëtarësuar
    12-07-2009
    Vendndodhja
    Ne nje cep te kesaj bote...
    Postime
    1,780
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Thua se po u marrim lek ktyre qe ta blejm.. lol

    Me leket tona po e pim aman, organizmin tone po shkatrrojm.. bahhh cpaskeni pas qene, leje se me bete per cigare
    Po pra tamam sikur po jua bejme demin te tjereve kur ne fakt vetem vetes po ja bejme dhe ca bejme me veten tone ajo eshte puna jone....

    Hajt se u bona dhe une per cigare lol
    Non mollare mai !!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •