Aspak nuk e kam të qartë,se pse ti humb kohë këtu në këtë temë dhe sjellë gjëra që vetëm ti i di dhe në asnjë mënyrë nuk e argumenton (e kam fjalën për gazetaren*) për dallim nga ne të tjerët,që sjellim faktet më të reja për të bëmat e milaimit dhe atë të të filmuara!
Për milaimin si dhe sa është"gazetar sudez" dhe që po flitka vetëm të vërtetën di më shumë se ti,por t'ashti po komentojmë aktin dhe fjalorin e tij prej rrugaqi i cili e përdor në filmimin (linkun) që kam sjellë...
Ky milaimi është vetëm shembulli se,çfarë "gazetarë" profesionalistë punojnë në Televizionin Publik të Kosovës,kolegët e të cilit as që emituan ngjarjen për publikun,që në mënyrë perfide ky televizion (RTK) tash e 10 vite manipulon me shikuesin duke i lënë të sakatuar me informacion,gjë që është e drejtë e çdo qytetari që të informohet dhe obligim i çdo televizioni publik për ofrim të informacioneve,qoftë ajo edhe rasti i fundit i milaimit!
p.s.
*nuk është çudi,mund të ndodhë shum lehtë në Kosovë,që SHIK-u të përpilojë një dosje për gazetaren dhe t'a plasojë tek mediat të cilat qeveria i kontrollon,identike me pohimet e tua...nëse vlerëson SHIK-u,se duhet mbrojtur "gazetarin" milaim.
Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 30-05-2010 më 16:35
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Krijoni Kontakt