Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 66
  1. #31
    Shpresoj te kem ndimuar dike ne keto informacjon te dobishme dhe mbi te gjitha shpresoj te kem fituar kenaqsin e ZOTI-t gje per te cilin i bera edhe keto postime.Pershendetje te gjithve.

    Nese eshte e mundur te behet kryeteme nga moderatoret
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 11-05-2010 më 18:23
    Revolution 1848

  2. #32
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 11-05-2010 më 19:05
    Revolution 1848

  3. #33
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    lereni menjane mbrojtjen e profetit muhamet...nuk je as ti e as kerkush tjeter ata qe mund ta mbroni...ai ka mbrojtur vehten vete gjate gjithe kohes sa ka qene pa shkuar ne parajse..mos u lodhni forumeve jo keshtu e jo ashtu....

    cdo gje ka kohen dhe vendin e saj te gjykimit..eshte e vertetuar tanime se konsumimi i marteses se profetit me aishen ishte ne moshen 14 vjeqe dhe jo siq e paraqisni ju ne moshen 9 vjeqe...ne kete moshe eshte bere martesa..pastaj e dini per ke kohe flisni o njerez...ishin kohe dhe mentalitete te tjera me ditet e sotme...ja siq ben nje parafoles ketu kur thote harroi ky njeri se kjo ngjarje eshte e ndodhur shume shekuj me pare..dhe nuk mund te gjykohet me mentalitetin e sotem..e dyta popuj te ndryshem kane kultura te ndryshme..populli arab ku ka jetuar dhe vepruar profeti ka kulturen e tij...shqiptaret kane kulturen e tyre..ashtu siq kane kulturen e tyre edhe shume e shume popuj te tjeter ne periudha te ndryshme te historise se tyre..nese per ne nje gje sot duket shume e keqe per nje kulture tjeter ne nje kohe tjeter ka qene ndoshta me de normale...po ashtu kjo fjala '' pedofil '' edhte nje nocion jo dhe shume i definuar..ju e dini mjaft mire se ne populli shqiptare e kemi pase zakon qe vajzat sapo te mbaronin shkollen 8 vjeqare i kemi martuar..di une me qindra raste te tilla..atehere ne si popull shume lehte mund te quhemi popull pedofil...ja pra qe lereni kete teme ...nuk ka nevoje te mundoheni me shkrime lart e poshte gjoja per te mbrojtur profetin....profeti ka bere jeten e tij ashtu sid kane qene kushtet dhe rrethanat e kohes dhe jam i bindur se ka dite shume mire ta mbronte vehten..qe mos ta linte ne dore tuajen ta mbroni...
    Ne Shqiperi martoheshin ne moshen 16 vjeç, gje qe eshte e mundur ligjerisht edhe sot e kesaj dite. Ndersa Aisha "ka konsumuar" kur ishte 9 vjeç. Nese matematika nuk eshte nje opinion, ato dy numra tregojne se aty ka 7 vjet diference.

    Pastaj s'e kuptoj pse cuditeni dhe thoni se kjo ka ndodhur shekuj me pare. Harruat qe martesa te tilla egzistojne edhe sot e kesaj dite ne vendet islamike, te dokumentuara edhe me ane te mediave?
    Serish duke u bazuar te kultura jone sociale apo tek ligjet tona edhe Poligamia eshte e palejueshme, gje qe sot e kesaj dite akoma eshte e mundur ne vendet islamike, si shekuj me pare.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  4. #34
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    [B][I][COLOR="Red"]

    Emrat e grave të Profetit a.s

    Më poshtë, do të përmendim të gjithë emrat e grave me të cilat u martua Profeti a.s, sipas radhës.

    1 - Hadixheja bintu Huvejlid

    2 – Seude bintu Zem'a

    3 – Aishe bintu Ebu Bekr

    4 – Hafsa bintu Umer

    5 – Zejneb bintu Huzejme

    6 – Umu Seleme, Hind bintu Ebu Umejje.

    7 – Zejneb bintu Xhahsh

    8 – Xhuvejrije bintu Harith

    9 – Safije bintu Hujej ibnul Ahtab

    10 – Umu Habibe bintu Ebu Sufjan

    11 –Maria bintu Shem'un (nga Egjypti)

    12 – Mejmune bintu Harith

    Unë i këshilloj të gjithë lexuesit që këto emra t'i mësojnë dhe t'ua mësojnë familjes dhe fëmijëve të tyre. Ato është mirë të shkruhen mbi një letër dhe të varen në dhomën e ndejtjes.

    .
    EuroStar1, listë e gjatë këtyte grave!

    Ok!

    A keni menduar ndonjëher se Islami - sipas shkrimeve kuranore, per një burr janë lejuar - kufizuar kater (4) gra, atëher, kjo listë e gjatë nxerrë këtë pytje;

    Pse Muhamedi nuk iu permbajt vet shkrimeve kuranore pasiqe ai tha se janë nga Allahu?

    Është Kurani gabim qe kufizon numrin kater apo Muhamedi ne kete rast?

    Sepse ligji vlenë per te gjithë njëjt. Para ligjit te Zotit te gjithë njerëzit janë te barabartë. Atëher, u duket diçka se nuk është ne rrgull apo kjo është noramale?
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 11-05-2010 më 20:31
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    EuroStar1, listë e gjatë këtyte grave!

    Ok!

    A keni menduar ndonjëher se Islami - sipas shkrimeve kuranore, per një burr janë lejuar - kufizuar kater (4) gra, atëher, kjo listë e gjatë nxerrë këtë pytje;

    Pse Muhamedi nuk iu permbajt vet shkrimeve kuranore pasiqe ai tha se janë nga Allahu?

    Është Kurani gabim qe kufizon numrin kater apo Muhamedi ne kete rast?

    Sepse ligji vlenë per te gjithë njëjt. Para ligjit te Zotit te gjithë njerëzit janë te barabartë. Atëher, u duket diçka se nuk është ne rrgull apo kjo është noramale?
    Ke tema tjera ku ti mund te perdoresh ironin tende
    Revolution 1848

  6. #36
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    EuroStar1, listë e gjatë këtyte grave!

    Ok!

    A keni menduar ndonjëher se Islami - sipas shkrimeve kuranore, per një burr janë lejuar - kufizuar kater (4) gra, atëher, kjo listë e gjatë nxerrë këtë pytje;

    Pse Muhamedi nuk iu permbajt vet shkrimeve kuranore pasiqe ai tha se janë nga Allahu?

    Është Kurani gabim qe kufizon numrin kater apo Muhamedi ne kete rast?

    Sepse ligji vlenë per te gjithë njëjt. Para ligjit te Zotit te gjithë njerëzit janë te barabartë. Atëher, u duket diçka se nuk është ne rrgull apo kjo është noramale?
    Po te pergjigjem shkurt edhe pse e kam shkruar me pare po ta sjell perseri shkrimin


    Ku qëndron urtësia e martesës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, me më shumë se katër gra?

    Përgjigje:

    Falënderimi dhe lavdërimi i plotë i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin, shokët dhe familjen e tij.

    Urtësia e Allahut është e përsosur. Prej urtësisë së Tij është që meshkujve t’u lejohet poligamia, si në legjislacionin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selam, ashtu edhe në legjislacionet e profetëve përpara tij, për shembull: Jakubi, alejhi selam, kishte dy gra, Sulejmani i biri i Davudit kishte nëntëdhjetë e nëntë dhe brenda një nate pati marrëdhënie intime me të gjitha, një nga një, duke shpresuar që prej secilës Allahu t’i dhurojë nga një djalë, i cili do të bëhej ushtar në rrugë të Allahut.

    Poligamia nuk ishte një inovacion në legjislacionin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, as diçka që kundërshtonte arsyen e natyrën ontologjike të njeriut, por rezultat i një urtësie të përkryer. Dihet se femrat janë më shumë në numër se meshkujt sipas të gjitha statistikave, kurse natyra e meshkujve është e tillë që kërkon më shumë gra për të shfryrë epshin e tij në hallall, në vend që të shfrenohet në mënyrë të paligjshme. Femra shpesh zihet me pengesa siç janë sëmundjet, menstruacionet, lehonia e të tjera, gjëra që nuk e lejojnë mashkullin të shuajë epshin e tij me të, kështu që i nevojitet një grua tjetër, në vend që të ndrydhet në vetvete apo të bëjë punë të pamoralshme.
    Meqë poligamia është një gjë e natyrshme, e pranuar logjikisht, e drejtë sipas ligjit islam, si dhe një praktikë e profetëve përpara Muhamedit, madje ndonjëherë mund të jetë e domosdoshme apo e nevojshme, nuk është për t’u habitur kur e shohim si vepër të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem.
    Tani po përmendim disa arsye pse i Dërguari i Allahut kishte më shumë se katër gra:

    1) Forcimi i raporteve mes tij dhe disa fiseve, në mënyrë që kjo t’i kthehet Islamit si ndihmë dhe mjet për përhapjen e tij, ngase dihet se miqësitë martesore e shtojnë dashurinë dhe vëllazërinë.

    2) Strehimi i disa grave të veja, duke u munduar që t’ua zëvendësojë sadopak humbjen, t’i ngushëllojë dhe t’ua lehtësojë dhimbjen. Njëherësh kjo është edhe një mësim për umetin e tij, se si duhet të ndihmohen gratë, burrat e të cilave vdesin ne xhihad apo ngjashëm me to.

    3) Shtimi i numrit të mësueseve dhe udhëzueseve të umetit, të cilat kishin përfituar nga i Dërguari i Allahut dhe nga jeta e tij private.
    Shtytës i kësaj poligamie nuk ishte thjesht epshi, ngase dihet se i Dërguari i Allahut ishte martuar vetëm me Ajshen beqare dhe grua e re, kurse gratë e tjera i kishte të vjetra. Po qe se do të udhëhiqej nga epshi dhe instinktet seksuale, ai do të martohej me gra të reja e beqare, sidomos pas emigrimit të tij, forcimit të muslimanëve, shtimit të numrit të tyre dhe zgjerimit të shtetit islam, një situatë kur të gjithë do të kishin dashur që të kenë miqësi martesore me Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem. Mirëpo ai nuk e bëri këtë gjë, ai martohej për synime shumë më të larta, që janë të ditura për secilin që e ka lexuar biografinë e grave të tij.
    Gjithashtu themi: sikur ai të ishte epshor, kjo gjë do të dilte në pah në kohën kur ishte i ri, kur u martua vetëm me gruan e tij të nderuar Hatixhen, bijën e Huvejlidit, e cila ishte shumë më e madhe në moshë se ai. Po ashtu një gjë e tillë do të dilte në shesh, kur bënte ndarjen e netëve të qëndrimit të tij me gratë e veta, të cilat kishin dallime në vite dhe bukuri. Ajo që dihet shumë e sigurt prej tij është ndershmëria dhe besnikëria e plotë, kujdesi i madh që kishte për të ruajtur nderin e tij në rini dhe pleqëri. Kjo njëherësh flet edhe për moralin e tij të lartë dhe qëndrimin e tij të drejtë në të gjitha çështjet aq sa u bë i njohur si i tillë edhe tek armiqtë e tij.
    Allahu e dhuron suksesin, kurse lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem."


    KOMISIONI I PËRHERSHËM PËR STUDIME SHKENCORE DHE FETVA, ABDULAZIZ BIN BAZ, ABDURAZAK AFIFI, ABDULLAH KUUD, ABDULLAH GUDEJAN. 19/171-173.

    Pyetja 2: Si shpjegohet martesa e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, me Ajshen nëntë vjeçare?

    Përgjigje: Fillimisht duhet ta dimë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur e fejoi Aishen, radijallahu anha, nuk ishte i pari që e kishte ndërmarrë këtë hap, porse para tij i kishte propozuar asaj për fejesë Xhubejr ibën Mutam ibën Adij, siç përmendin disa historianë. Kjo do të thotë se Ajshja, radijallahu anha, ka qenë në kohë për t’u martuar, ka pasur mundësi për të, prandaj s'është për t’u habitur pse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e fejoi atë.
    Megjithatë është e udhës të dimë disa rrethana rreth martesës së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, me Ajshen, radijallahu anha


    1. Idenë për t’u martuar me Aishen, radijallahu anha, Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, ia propozoi Haule bija e Hakimit, për të përforcuar lidhjet me njeriun më të dashur Ebu Bekrin, për t’i lidhur ata edhe me miqësi.

    2. Ajshja, radijallahu anha, e kishte pasur këtë ofertë prej Xhubejrit para Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, pra, ishte e pjekur dhe e plotë në aspektin femëror, siç u përmend.

    3. Kurejshitët mezi pritnin çdo gabim të mundshëm prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, me qëllim që t’i nxisin njerëzit kundër tij, të komprometojnë dhe damkosin thirrjen e tij, nuk u befasuan me këtë martesë, porse e pranuan atë si çdo punë tjetër normale.

    4. Ajshja, radijallahu anha, nuk ishte e para që martohej me një njeri më të vjetër në ato rrethana e as e fundit. Abdulmutalibi duke qenë në moshë të shtyrë u martua me Halanë, vajzën e axhës së Emines, e cila ishte në moshën e Aishes kur ajo u fejua me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem. Po ashtu Abdullahi, babai i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, u martua me Eminen në të njëjtën moshë. Omeri, radijallahu anhu, u martua me vajzën e Aliut, radijallahu anhum, edhe pse ishte në vjetët e gjyshit të saj. Omeri, radijallahu anhu, ia ofroi vajzën e tij të re Hafsën, Ebu Bekrit, edhe pse dallimi mes tyre në vjet ishte sikurse dallimi i Aishes me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem.
    Disa orientalistë tashmë pas 14 shekujve vijnë e flasin për këtë martesë duke mos pasur parasysh dallimet në kohë dhe vend.
    Duhet të dimë edhe se në vendet e nxehta fëmijët hyjnë më herët në pubertet, p.sh. vajzat zakonisht arrijnë pubertetin në moshën 8 vjeçare, në dallim nga vendet e ftohta ku puberteti mund të arrihet deri në moshën 21 vjeçare. Si do që të jetë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk u martua me Ajshen, radijallahu anha, thjeshtë për të kënaqur epshin e tij në moshën 55 vjeçare, porse për të forcuar lidhjet me njeriun më të dashur, sidomos kur e dimë se në këtë moshë përgjegjësitë e pejgamberisë ishin të mëdha dhe nuk ka hapësirë për të menduar një gjë të tillë. Sikur të ishin gratë qëllimi i tij do ta bënte atë kur ishte i ri, kur nuk kishte përgjegjësinë e pejgamberisë, lodhje pleqërie etj., përkundrazi ai në moshë të re martohet me një grua që kishte shkelur të dyzetat, me Hatixhen, radijallahu anha, me të cilën kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij. Pas vdekjes së Hatixhes u martua me Seude bint Zema el-Amirije, e cila ishte e shtyrë në moshë. Kjo tregon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka pasur qëllime humane, legjislative islame me martesat e tij.


    Shpresoj ta kesh kuptuar sado pak. Pershendetje

    0.326/1293. 29/541.0/0-0.5614
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 11-05-2010 më 22:05
    Revolution 1848

  7. #37
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    .................................................. .................................................. .......
    Duhet të dimë edhe se në vendet e nxehta fëmijët hyjnë më herët në pubertet, p.sh. vajzat zakonisht arrijnë pubertetin në moshën 8 vjeçare, në dallim nga vendet e ftohta ku puberteti mund të arrihet deri në moshën 21 vjeçare.

    Shpresoj ta kesh kuptuar sado pak. Pershendetje

    0.326/1293. 29/541.0/0-0.5614
    Ore EuroStar, po cfar ka lidhje se kur femija hyn ne pubertet.

    Nje 6 vjecare pak dallim ka nqs eshte ose nuk eshte ne fazen e pubertitit. Nje 6 ESHTE FEMIJE!!!!!
    Faza e pubertetit psh edhe nqs nje 6 vjecare ndodhet ne ate faze , NUK E BEN ATE VAJZE TE RITUR!!!
    ME ose PA pubertet, nje 6 vjecare do te jete cdo here FEMIJE, dhe asgje me shum!!!


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  8. #38
    Une keto informacione i kam sjell per ata qe din te verteten dhe ju intereson te lexojn ato gjera qe nuk kan mundur ti gjejn dhe vetem kaq, nuk kam mend te bej debat, po do lexoji po nukdo dhe nuk je dakord me keto te dhena qe kam sjell , pun per ty. Pershendetje
    Revolution 1848

  9. #39
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Une keto informacione i kam sjell per ata qe din te verteten dhe ju intereson te lexojn ato gjera qe nuk kan mundur ti gjejn dhe vetem kaq, nuk kam mend te bej debat, po do lexoji po nukdo dhe nuk je dakord me keto te dhena qe kam sjell , pun per ty. Pershendetje
    Nuk behet fjale nese jam une dakort me kete qe thua ti ose jo. Behet fjale per imazhin e profetit. Cfar imazhi i japim ne profetit duke mbeshtetur me kembengulje ca pohime qe kontradiktohen nga ana e ca hadithe tjera!!!!

    Psh sipas hadithe te Buharit , dmth Sahihut te Buharit, Aishja thuhet se ka marre pjese ne luften e Uhudit!!!

    E beson ti kete ose jo ?!!! Nqs se e beson , atehere a me tregon se sa vjecare , te pakten , mund te kete qene Aishja gjete kesaj lufte?!!!
    Dhe poashtu me trego sipas te gjitha haditheve tjera , mbas sa viteve pas kesaj lufte Aishja u martua me profetin?!!!

    Lexo EuroStar, per Aishen qe sipas haditheve Sahih te Buharit ka mare pjese ne luften e Uhudit.


    Me Respekt
    GV_USA

    P.S." Ate hadith qe flet per Aishen se ka marre pjese ne luften e Uhudid, sa per info nuk e shkruajta une, por Imam Buhari ne librat sahih te tij"
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #40
    Une ta kam postuar nje faqe para kesaj, mos me detyro ti perseris postimet , lexo me vemendje postimet e mija te meparshme. Pershendetje
    Revolution 1848

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •