Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540

    Masakër në Elbasan, 19 vjeçari vret gjimnazisten në klasë, pastaj veten

    Një ngjarje shokuese ka ndodhur sot paradite në qytetin e Elbasanit, kur dy të rinj mbeten të vrarë. Një 19 vjeçar ka hyrë në shkollën e mesme "Mahir Domi" dhe ka qëlluarpër vdekje një nxënëse të vitit të katërt. Më pas është larguar me shpejtësi dhe i ndjekur nga forcat e policisë ai i ka drejtuar armën vetes, duke mbetur i vdekur në vend.


    Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:15 në pushimin mes orëve të mësimit, në korridorin e shkollës.
    Endri Llambraj nga qyteti i Vlorës, 19 vjeç ka hyrë me pistoletë në brez në ambientet e shkollës së mesme "Mahir Domi" të qytetit të Elbasanit dhe ka vrarë nxënësen Gerta Baja, 19 vjeç.


    Ai e ka thirrur vajzën në korridor për t'u sqaruar dhe pas një bisede pak minuteshe e ka qëlluar me pistoletë në kokë. Më pas djali ka ikur me vrap në drejtim të daljes së qytetit dhe ka arritur të shkojë deri tek unaza e qytetit, pranë shinave të trenit ku është rrethuar nga policia e cila po e ndiqte. Ai ka qëlluar një herë në drejtim të policisë, por plumbat nuk i kanë kapur efektivat, dhe më pas ka vrarë veten.


    Nga të dhënat e para mësohet se mes dy të rinjve ka pasur një lidhje, por më pas janë ndarë. Kjo me sa duket ka ngjallur edhe irritimin e djalit nga Vlora i cili ka udhëtuar me armë në brez drejt Elbasanit për të ekzekutuar ish-të dashurën.

    shendet e para


  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Sa do dahurojne ne jete e do ndahen por jo deri ne vrasje , ky eshte mekat.

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    pse abuzohet

    pse abuzohet me tragjedine e dy te rinjeve more..cfare masakre pati ketu..a e di kuptimin e fjales masaker qe na e vendos ne titullin e ketij shkrimi..ndrroja te pakten titullin....apo jeni mesuar te ngreni skupe mbi fatkeqesite e te tjereve..

    gjynah...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    ngushellime familjareve.

    Facebook e ka fajin

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    pse abuzohet me tragjedine e dy te rinjeve more..cfare masakre pati ketu..a e di kuptimin e fjales masaker qe na e vendos ne titullin e ketij shkrimi..ndrroja te pakten titullin....apo jeni mesuar te ngreni skupe mbi fatkeqesite e te tjereve..

    gjynah...
    more masaker edhe ate cfar masakre,po te kisha qene une dhe ta kapja te gjalle do e varja per vezesh, qelbanik ,te maresh jeten e nje te reje eshte edhe me teper se masaker.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Ky djali ka qene vertet i dobet. Ta mbysesh veten per nje femer eshte ligsi dhe paaftesi.
    Shqipria ka femra sa te duash. Si e lejoni te jau pije sorra mendet. Qfare m.... djali je qe e mbyte veteten per nje femer. Ku femra e djem ka sa te doje zemra. Familja, shkolla, Bibla, Kurani , Ligji, por as dashuria nuk na meson keshtu. Te hidherohem dhe te shkojme te mbysim ate qe e dojme.
    Qberi ky djalosh ?
    Mure du jetra njerezish, vuri dy familje ne te zi, dhe shtini frigen te miliona shqiptar.
    Athua pate prider ky quni qe ta kishte edukua.
    Eshte e domosdoshme te flasim me femijet, te jeme prane tyre dhe tij kuptojme hallet e tyre, qe te mos vije deri te e keqja.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Sështë nënforumi i humorit ky

    angelina o2
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 11-05-2010 më 09:09
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #8
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    pse abuzohet me tragjedine e dy te rinjeve more..cfare masakre pati ketu..a e di kuptimin e fjales masaker qe na e vendos ne titullin e ketij shkrimi..ndrroja te pakten titullin....apo jeni mesuar te ngreni skupe mbi fatkeqesite e te tjereve..

    gjynah...



    per 19 vjet rresht prinderit e saj hoqen buken e tyre nga goja per te rritur ate femije
    po kot lodhem e una per ju bjeshkataret jeta ska vlere

    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 11-05-2010 më 09:11

    shendet e para


  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    eh ...

    Citim Postuar më parë nga Pogradecari Lexo Postimin


    per 19 vjet rresht prinderit e saj hoqen buken e tyre nga goja per te rritur ate femije
    po kot lodhem e una per ju bjeshkataret jeta ska vlere



    me vjen keq qe asnje nga mediumet tona nuk po e zbaton kete thenie filozofike..te gjitha o burra ta tragjedizojne ngjarjen me tituj bombastike si titulli qe ke vene ti...packa se dikush ka humbur me te afertit e tyre..te perfitojme sa mundemi...palaqo gazeta dhe gazetare..mire qe vdiqen dy te rinj po ste lene hienat pas per te perfituar nga kjo vdekje...

    te tilla lajme kemi degjuar,degjojme dhe do te degjojme edhe ne te ardhmen...mos u qudisni...mos u qudit edhe ti pogradecari i bregut te liqenit apo i majes se malit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 11-05-2010 më 09:12
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ngjarje tragjike kjo vrasja.Gjynah.

    p.s.masaker quhet kur vritet nje numer me i madh i njerezve.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •