Policia e EULEX-it ka arrestuar tė enjten nė Prishtinė ish-komandantin e UĒK-sė, Sabit Gecin, si tė dyshuar nė lidhje me krimet e luftės nė Kosovės.
Dhe pėrderisa Express, raporton se bėhet fjalė pėr Sabit Gecin, nė njė komunikatė tė EULEX-it vetėm konfirmohet arrestimi i njė personi tė dyshuar pėr krime tė luftės nė Kosovė, por nuk bėhet i ditur identiteti i tij.
Departamenti ekzekutiv i Policisė sė EULEX-it, nė bazė tė urdhrit tė Prokurorisė Speciale, tė enjten e ka kryer njė bastisje nė njė shtėpi nė Prishtinė dhe e ka arrestuar njė mashkull tė dyshuar nė lidhje me krimet e luftės nė Kosovė, thuhet nė komunikatėn e Zyrės pėr informim tė EULEX-it.
Nė komunikatė nuk specifikohet identiteti i personit tė arrestuar, vetėm theksohet se krimet supozohet se janė kryer ndėrmjet muajit prill dhe qershor tė vitit 1999. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt