Close
Faqja 38 prej 107 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 1066
  1. #371
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Eshte per tu cuditur se si ne shekullin 21 ende mbrohet komunizmi,mirepo tash i fshehur pas nje emri tjeter.Nese protestohet per mireqenje dhe gjera tjera eshte OK,mirepo do i del duqi edhe kesaj pune se nuk eshte pune votash e kutish e asgje tjeter perveq trurit te semure komunist per pushtet.Disave edhe nuk ua ze per te madhe sepse te jetosh 50 vite nen nje filozofi te qelbur sigurisht se edhe nje pjese e neuroneve te trurit qelbet dhe e do ate filozofi.Kjo filozofi eshte e bazuar vetem ne pushtet dhe dominim total.Kjo filozofi armikun me te madh e ka demokracine e mirfillte.
    Po edhe nese keta njerez,nese meritojne te quhen njerez qe ne gjakun e tyre skan asgje kombetare perveq egos se tyre te semure per pushtet,nese asgje tjeter nuk bejne duhet ti shohin varrezat masive qe cdo dite po zbulohen qe jane bere nga baballaret e tyre.
    E majta ne pergjithesi kurre sdo ti sjelle fitime kombit shqiptar,shqiptaret ne gjak gjithmone paten orientim te drejt perendimor.Tekefundit shqiptaret me te majten asgje nuk bejne tjeter perveq qe e lajne b.... D.m.th dihet per qka eshte e majta.

  2. #372
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET

    Përcaktohen kriteret për daljen nga greva e urisë, dëshirat e grevistëve dhe trishtimi i Fidelit dhe i Dashit
    04-05-2010 /

    Gazeta 55


    Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (4)



    - Lista e diabetikëve, e të sëmurëve të stomakut dhe e kategorive të tjera me risk që ishte vendosur të ishin objekt i ambulancave dhe i spitaleve në 3 ditët e para të grevës



    - Me vaktet e Edi Ramës tek Restorant “Logoreci”, pronari i të cilit është në grevë urie, protesta politike e ish-bllokmenit mund të zgjasë edhe një vit



    - Propozimi surprizë/Të spostohet greva në Durrës, me hapjen e sezonit të ri turistik






    Paralajmërimi i Edi Ramës, se janë përgatitur për rotacionin e grevistëve të urisë, filloi të bëhet dje realitet. Pas “nominimeve për kandidim” në tri ditët e para, dje kanë lënë çadrën e grevës së urisë edhe tre militantë. Në këtë mënyrë, është barazuar numri i deputetëve, me numrin e militantëve që kanë braktisur ambientet e grevës së urisë. Sikur, kjo braktisje, të ishte kaq e lehtë, do të ishte pothuajse normale. Por kur mësohen “kriteret”, nuk ka se si të mos habitesh, se grafiku i të sëmurëve grevistë, i parashkruar qysh pa hyrë në çadrën e grevës së urisë, “zbulon” “largpamësinë” e ideatorëve të kësaj mender greve. Lista e diabetikëve, e të sëmurëve me stomakut dhe e kategorive të tjera me risk që ishin vendosur të ishin objekt i ambulancave dhe i spitaleve në tri ditët e para të grevës, ka ngjallur te grevistët e mbetur, deputetë apo militantë, dëshirën e papërmbajtshme, për të braktisur një orë e më parë këtë grevë. Nga ana tjetër, dje, në çadrën grevës së urisë, nuk kanë reshtur edhe debatet, në formën e të folurit me vete, në të cilat, secili prej grevistëve të urisë shante veten, që kur ishte bërë klasifikimi i sëmundjeve nga ata me më shumë risk, në ato me pak risk, që natyrshëm korrespondonte me kohën e daljes nga greva e urisë, ata nuk kishin zgjedhur ndonjë sëmundje me më shumë risk, me qëllimin e vetëm, që t’i mundësonte daljen sa më shpejt nga greva e urisë...



    * * *



    Pasi edhe muhabetet ju kanë mbaruar, në kushtet kur të flasësh me vete, është më mirë se sa të flasësh me “fqinjin”, pavarësisht edhe inateve, me pamundësinë e rënies në pjesë një sëmundje me risk, kjo jo për faj të tyre, por për faj të shorit të hedhur para hyrjes në grevë, “të mbeturit” e grevës së urisë, deputet e militantë, gjejnë kohën t’i bëjnë edhe qejfin vetes. Në kushte, kur brenda çadrës së grevës së urisë, nuk ju mungon asgjë, veç lirisë për të gjezdisur në një sipërfaqe më të madhe se sa segmenti i shtrirjes në gjatësi të çadrës së grevës së urisë, bujtësit e saj, deputetë e militantë, kanë filluar të shohin ëndrra me sy hapur, për atë se sa mirë do të ishte, sikur “sakrifica” e tyre të zhvendosej në bregdeti e Durrësit, ku të kishin mundësi, të shijonin plazhin në këtë prag ditësh të nxehta. Çudia (rast për një studim shkencor) qëndron, se të gjithë “të mbeturit” e grevës së urisë, shohin të njëjtën ëndërr me bregdetin e Durrësit... Dhe ajo që është edhe më e çuditshme, se në këtë ëndërr, ata “debatojnë” me njëri-tjetrin, sigurisht me sy hapur, duke mos e frenuar veten nga ofshamat, “eh sikur këtë grevë urie, ta zhvendosnim në breg të detit në Durrës. E ç’të keqe do të kishte, që në kushtet kur hamë e pimë, të bënim edhe pak plazh. Jemi apo s’jemi në prag të sezonit veror. Pse mos ta çelim ne këtë sezon veror turistik”. Dhe pas shprehjes së dëshirave me zë të lartë, në këtë ëndërr të parë me sy hapur, duket se grevistët e urisë, kthjellohen dhe kuptojnë se nuk duhet “ta bëjnë kaq baltë”, edhe “institucionin” e grevës s urisë, kur pasi po hanë e pinë, të kërkojnë edhe plazh...



    * * *



    Në këto ditë grevë, të pretenduar si grevë urie, nuk mungon dëshira për ca protagonizëm më shumë. Kësaj “manie”, nuk po mundte t’i shpëtojnë as biznesmenët, që “parte time” bëjnë edhe rolin e deputetëve të PS-së. Në një situatë të keqe, më shumë duket sikur ndodhet Fidel Ylli. Sulmi më i fundit i Erion Braçes në kongresin më të fugnit të PS-së, për deputetët milionerë, me varëse, unaza e byzylykë të shtrenjtë, u lexua prej tij (Fidel Yllit), si një mesazh i Edi Ramës, i amplifikuar nga Erion Braçe. Në këtë situatë, i ndjerë i zhgënjyer, por i pa mundur për të vetëvendosur, ai, së bashku edhe me Dash Pezën, kanë filluar të bëhen pjesë e aleancës “për pak protagonizëm më shumë”. Të ndërgjegjshëm se në këto ditë greve, ata janë “lënë pas dore”, nga Edi Rama, çnuk po bënë për t’i “rënë sado pak në sy atij (Edi Ramës)”. Sigurisht, ata edhe kanë gjetur një mënyrë, që atyre ju duket origjinale, por që në sytë e të tjerëve, nuk duket asgjë më shumë se sa një budallallëk... Shkurt, prej dy ditësh, Fidel Ylli, Dash Peza edhe ndonjë biznesmeno-deputet tjetër kanë filluar të duket, mes turmës së protestuesve pranë çadrës së grevës së urisë, të veshur me bluza të kuqe, sikurse edhe grevistët e urisë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, mësohet as Fidel Ylli, as Dash Peza, nuk i kishin rënë në sy Edi Ramës. Këmbëngulës, pritet që ata sërish sot, të mos mungojnë mes turmave të cilat “ju bëjnë hije” grevistëve të urisë...



    Me vaktet e Edi Ramës tek Restorant “Logoreci”, pronari i të cilit është në grevë urie, protesta politike e ish-bllokmenit mund të zgjasë edhe një vit/Në radhët e grevistëve të urisë që ushqimin bazë të tyre kanë sallamin, që prej dje kishte filluar të qarkullonte “meraku”, se ku i ha vetë Edi Rama, drekat dhe darkat. Duke e konsideruar vendin e grevës së tyre të urisë, si qendrën e botës, ata fillojnë të bëjnë inventarin e lokaleve, që frekuenton Edi Rama. Duke vendosur si kriter, numërimin e lokaleve duke filluar numërimin me lokalet që ndodhen më afër vendit të grevës së urisë, fillimisht “ndalen” te “Ëest”-i i Fidelit. Pasi sjellin nëpër mend menynë e Fidelit, keqardhja ndjehet fillimisht në radhët e grevistëve. Kjo keqardhje buron nga fakti, se Fideli, gatuan vetëm qofte dhe se ato i servir te këndi i sajuar mbi ËC-të e lokalit. Gjendja e keqardhje për Edi Ramën është e përkohshme në radhët e grevistëve, sepse duke u larguar nga “qendra e botës”, kujtohen se diku pas Piramidës, Artan Gaçi, deputet grevistë urie, ka një restorant luksoz. Tashmë, shkëlqimi lodron në sytë e grevistëve të urisë, Ata e kanë dëgjuar,s e vetë nuk ju ka rënë rasti ta frekuentojnë, se lokali i Tan Gaçit, ka një meny të pasur, me gatime...



    Oh, kjo është pjesa më e vështirë për grevistët e urisë... Sekrecionet dhe jargët, fillojnë të rrëshqasin në cepat e buzëve, për të përfunduar në bluzat e tyre të kuqe. Me largimin nga “qendra e botës”, situata rëndohet..., por sigurisht në radhët e grevistëve. Diku te blloku, banon Koço Kokëdhima, i cili shquhet jo vetëm për një gastronomi të kënaqshme në apartamentin e tij, që për grevistët e urisë, do të thotë shumë... dhe tashmë jo më “merak” për Edi Ramën, por revoltë, sepse kuptojnë padrejtësinë. Kulmi arrin, kur ata me “inventarin” e tyre, arrijnë në Pezë, ku menysë “së varfër” të Edi Ramës, i shtohen pulat e fshatit dhe pilafi që konsumohet prej tij, me “lugët e floririt” të “Babë Myslymit”. Për grevistët, ky moment, është momenti i ndërgjegjësimit të tyre, sepse kuptojnë se janë keqpërdorur, duke u lënë të hanë vetëm sallam, nga ai që ku ha drekën s’ha darkën...



    Por, gjithsesi, ata, grevistët e urisë, nuk mund të bëjnë më shumë se sa të kuptojnë keqpërdorimin e tyre..

  3. #373
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Grevist miliarder.........Akoma skan rene dakort,per ndarjen e lekeve.....

  4. #374
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET
    “Është cinike bllokimi i qarkullimit rrugor për tekat e Edi Ramës”
    04-05-2010 / Gazeta 55


    Reagojnë këshilltarët demokratë të bashkisë së Tiranës



    Grupi i këshilltarëve demokratë të bashkisë së Tiranës me anë të një deklarate të posaçme për shtyp, kanë parashtruar shqetësimin e tyre mbi rëndimin e trafikut në kryeqytet, shkaktuar sipas tyre nga greva e urisë së socialistëve. “Shprehim shqetësimin tonë për trafikun e tejrënduar dhe kaotik të shkaktuar nga greva e urisë së deputetëve të Partisë Socialiste dhe Rama. Është cinike dhe në shkelje të plotë të ligjit të deklarosh se ‘unë jam kryetar i bashkisë dhe trafikun e bëj si të dua”, u shpreh Taulant Bino, këshilltar demokrat në bashkinë e kryeqytetit.



    Ai parashtron më tej pyetjet se “çfarë ofron greva e urisë për qytetarët e Tiranës dhe si u shërben kryetari i bashkisë qytetarëve të vet?”.



    Sipas tij, janë të shumta dëmet ndaj qytetarëve që po mbërrijnë pas kësaj si “vonesa në qarkullim me të paktën 45 minuta më shumë, vogëlushë që nuk arrijnë dot në kopshte e shkolla në kohën e duhur, prindër që shkojnë me vonesë në punë, ndotje e ajrit dhe rritje e zhurmave në qendrat e banuara, më shumë karburant e më shumë shpenzime për të qarkulluar etj.



    “Duke bllokuar bulevardin kryesor të kryeqytetit, Rama po fut në kolaps trafikun dhe bashke me të, jetën normale të qytetarëve. Kemi të bëjmë me rastin e vetëm kur organizimi i një greve urie nuk kërkon ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi shqetësimin e grevistëve, por shkatërrimin e jetës së qytetarëve”, citohet në këtë deklaratë të këshilltarëve demokratë të bashkisë së Tiranës.



    Duke përfunduar se “askush nuk e ndalon Ramën dhe deputetët e Partisë Socialiste të vazhdojnë grevën e tyre në çdo lloj mjedisi tjetër, porse zgjedhja e bulevardit kryesor është bërë me qëllimin e vetëm të paralizimit të jetës”.



    Panorama e trafikut te kryeqytetit ende nuk po pëson ndryshime, ku tashmë bllokimi i akseve të reja rrugore sa vjen e shtohet. Janë dashur 4 ditë nga protesta e Partisë Socialiste që në rrugët publike të kryeqytetit, të dëgjohen vetëm buritë e automjeteve dhe irritimi i drejtuesve të tyre. Të detyruar t’i devijojnë lëvizjet e tyre jashtë qendrës dhe bulevardit kryesor, drejtuesit e mjeteve janë përballur me rrugë të bllokuara në çdo cep të Tiranës. Kreu i policisë së kryeqytetit Tonin Vocaj iu drejtua me një tjetër shkresë zyrtare kryebashkiakut Rama dhe deputetit të Partisë Socialiste Besnik Bare, lidhur me shqetësimin dhe përkeqësimin e situatës së trafikut në Tiranë. Por kreu i selisë rozë ende nuk ka kthyer një përgjigje lidhur me bllokimin e rrugëve publike të kryeqytetit. Duket se lëvizja me makinë në Tiranë është kthyer në një makth të përditshëm për qytetarët, të cilët çdo ditë janë të detyruar të devijojnë itinerarin e tyre të punës.

  5. #375
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    partia socialiste po luan rolin e kamikazit. meqe po digjemi vet le te djegim gjithe shqiperine.
    ata nuk e din se ky veprim urrehet shume ne perendim.

  6. #376
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Pse e kane frike kete greven keta PeDe-istat?

  7. #377
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Po-po...perendimi aty e ka mendjen:se si i ndaln leket politikanet shqiptar...

  8. #378
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    PD, Metalla: Grupi i bllokmenëve të Ramës, qëllim imediat kanë bllokimin e vizave
    Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë
    Deputeti i Partisë Demokratike, Osman Metalla, deklaroi sot se “Edvin Kristaq Rama dhe grupi i bllokmenëve të tij me Ilir Xhelil Gjonin, Ditmir Sulejman Bushatin, Enkelejda Hamid Shamkun, Dashamir Myslim Pezën, Ilir Hamit Beqja, Gramoz Ruçin, qëllimin më imediat kanë bllokimin e vizave dhe pengimin e integrimit të Shqipërisë ne BE. Në një komunikim për mediat nga kryesia e Kuvendit, ai tha se pas dështimit të protestës së 30 prillit, zoti Rama vendosi të fusë në grevë urie deputetët e PS si një mënyrë tjetër kriminale për të penguar heqjen e vizave për shqiptarët që mezi po e presin. “Radikalizimi i veprimeve të tyre të marra ne dëshpërim janë përpjekje e hapur e bllokmenëve për të bllokuar vizat, për të marrë pushtetin, për të krijuar përplasje dhe për të ardhur në pushtet me çdo mjet përveç votës. Zotin Rama e tmerron fakti që shqiptarët do të lëvizin të lirë”, deklaroi Metalla. Sipas tij, dramën personale përpiqet ta shndërrojë në dramë kombëtare. Ai tha se në të vërtetë kryesocialisti po dështon në çdo rast. “Kreu i PS zgjodhi mënyrën më ekstreme që mençurisht ka gjetur braktisjen më ekstreme të shqiptarëve”, përfundoi komunikimin e tij me mediat, deputeti i PD.

  9. #379
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Pse e kane frike kete greven keta PeDe-istat?
    JO ORE,,,SI PO VIJENE PUNET GREVA PO JEP SHUME EFEKTE
    kjo eshte ne favore te saj per arsyje se ajo po degjeneron dita dites
    edi rama me kete greve bere 3 gjera
    e para e uli reputacionin vetes dhe opozites pertok
    pd -se i rriti vlerat si nje parti
    ngadalsoje ritmet per pranimin e shqiperise ne eu

    ja sec thone ata ku edi shpreson se do ket ndihme


    Komisioneri Stefan Fule: Rama, përgjegjësi personale për shëndetin e grevistëve
    Stefan Fule
    Në takimin e parë të Komisionit të Asociimit dhe Stabilizimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve evropiane janë deklaruar kundër grevës së urisë së Partisë Socialiste. Sipas eurodeputetëve, bojkoti dhe protestat e opozitës dëmtojnë imazhin e vendit dhe bllokojnë integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. “Jam i shqetësuar për mungesën e një dialogu politik konstruktiv në Shqipëri. Jam i shqetësuar nga mungesa e funksionimit të plotë të Parlamentit në vend. Jam shumë i shqetësuar nga greva e urisë që ka filluar së fundmi. Kjo grevë shtyn në mbajtjen e pozitave edhe më të kundërta dhe konfrontuese. Greva e urisë nuk heq përgjegjësinë e të gjitha palëve për gjetjen e zgjidhjes bazuar mbi dy parimet: kornizën kushtetuese dhe transparencën. Më vjen keq, por më duhet të them, se greva e urisë i shton përgjegjësinë më shumë liderit të opozitës për gjendjen shëndetësore të grevistëve”, deklaroi Komisioni për Zgjerimin, Stefan Fule.

  10. #380
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Te vetedijshem qe gjendemi ne kohe te turbullt, kur te kuqte shfaqen papandehur dhe demtojne punen tone, shpetimi i vetem eshte derrmimi kategorik sic na porosit Biri i Ulkonjes se Kapitolit!

    Po Berisha qenka squllur.
    Une tani po shoh nje Berishe tjeter. Nuk eshte me ai Berisha i pare, i brymosur me idealet e marks....pardon demokraci-kapitalizmit, sic ishte ne `96.
    Atehere kishte lezet. Po te mblidheshin 3 veta ke sheshi, vinte furgoni sqaronte ceshtjen. Sqaronte protestuesit, kalimtaret, edhe ke kapte aty rrotull.
    Pas dy oresh sqarim intensiv qytetaret falenderonin "furgonistat" per mundimin dhe iknin te gezuar dhe te lumtur ne shtepite e tyre.

    Kurse tani....ehh si u prishen keta njerez keshtu!
    eh po nuk zut mend athere ajo kure nuk dha efekt se ishit ne gjendje te rrend
    flisnit percart

Faqja 38 prej 107 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •