
Postuar mė parė nga
SERAFIM DILO
Mbas pushtimit te Jeruzsalemit,fillojne dhe grindjet e rivalitei midis kapove te kryqezates.Te gjithe duan te fitojne dicka,te ndershmerit,pjesen e tyre,ambiciozet pjesen e tyre dhe ate te ndershmerve.Grindjet shuhen menjehere,ne momentin e fundit,si gjithmone me anen e "vizionit".
Problemi shtrohet ne 17 korrik te 1099,dy dite mbas maries se qytetit te shenjte.Mblidhet nje asamble.Te gjithe bien pak a shum dakort,se gjeja me praktike ishte formimi i nje principate,siē ishte Aninokia o Edesa.Po kush do te vihej ne tron?.Kandidatet jane shume,por fatkeqesisht kurora eshte vetem nje.
Nga ana tjeter idea nuk pelqehej nga veskovet e fetaret ne pergjithesi,te cilet nxjerin nje argoment te arsyeshem e te veēante:si mund te kurorzojme nje mbret ne qytetin e Krishtit,ku ai u kurorezua me nje kurore me gjemba?Mekat.Zoteria e Davidit do ti kishte denuar.E pa mundur te behet nje gje e tille.
Por ishte e qarte se nga umori o denimi i Zotit te Davidit,duhej te merej parasysh deri ne njefar pike;ne ato momente ishin umoret e nevojat e princerve qe duhej te mireshin si fillim.Ishin ata qe komandonin.E ne kete ishin te gjithe te barabarte,ishte e veshtire tu plotesohej deshira te gjitheve.E mbi te gjitha vendi quhej"Mbreteria e Jeruzalemit".
Prifterinjte kemngulin,e si gjithmon e arsyetojne ne menyre te thjeshte:Ishte Papa qe kishte dashur kryqezaten,ishte Papa qe e kishte organizuar kryqezaten,e ishte Papa qe i kishte pretenduar pushtimin e Jeruzalemit:domethene,qe nuk duhej te dyshohej se "Qyteti i Shenjte" i perkiste kishes.
Princerit degjojne,prifterinjte ne heshtje,ngejne shpatullat sikur nuk e dine te habitur:Jeruzalemi te jet pa mbret,e ti lihet kishes?Asnjehere,as mos ta ēoje njeri nder mend.
Diskutimi vazhdon,kthehet pathuajse si gjithmon ne grindje-e ne vendin e paqes duhej shmangur-fjala i lihet Shpirtit te Shenjte:domethene diskutimi duhet shtyre e vendosur me vone,me qetesi.Mbas disa lutjeve,arin dhe pergjigja e Zotit nepermjet gojes se tre veskove:Pietro nga Narbona,veskovi i Albara;Robert nga Rouen,veskov i Ramla;dhe Arnolfo,veskov i Martorano nga Kalabria.Tani nuk ishte vertet pergjigja o pikepamja e Zotit,ishte ajo e princerve dhe e te tre prifterinjve qe perfaqesonin kishen.
Si perfundim zgjidhja ishte pak a shume kjo:zoterinj,jemi ketu te gjithe ne Jeruzalem,kryeqyteti shpirteror,etj,etj..Duhet ti japin rendesi ne radhe te pere shpirtit;qe do te thote:ne fillim te zgjedhim patriarkun:qe do te thote:si fillim mendojme per pushtetin shpirteror,pastaj per pushtetin materjal-kohor.
E rastesisht ne ato momente vdes edhe patriarka grek i Jeruzalemit ne Qipro Simeoni.Duhej zgjedhur nje patriar i ri,e me qe gjendeshin ne Jeruzalem duhet te ishin ata qe duhet ta zgjidhnin.Duhej zgjedhur nje patriar latin jo grek"perndryshe"-shprehen te tre veskovet-zgjedhja do jete ilegale,e nuk do ta pranojme.
Kisha kishte folur:do vendosim nje patriark latin.Tani u kishte ngelur princerve ne "dere" te zgjidhnin.E nuk eshte e lehte te zbulosh ambicionet.
Krijoni Kontakt