Close
Faqja 24 prej 107 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 1066
  1. #231
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    poshte...

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Poshte politikanet shqiptare! TE gjithe duhet te perfundojne ne litar!
    poshte...te vijne e te na udheheqin marsianet...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  2. #232
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2010
    Postime
    25
    Ruajna zot nga komunistët e rinj të Ramës dhe të forumit!

  3. #233

    Kujt i duhet ky karshillëk?

    Kujt i duhet ky karshillëk?

    02/05/2010

    Agim Isaku


    Ashtu sikundër pritej, 1 Maji u përcoll me protesta në shumë kryeqytete të Europës, e cila lëngon nën krizën ekonomike. Athina, Berlini, Stambolli, Hamburgu, Moska, Londra, Parisi… Partitë e majta dhe sindikatat kryen kështu ritualin e ditës tradicionale “të punëtorëve”. Kurse këtu ndër ne, tradita e viteve të shkuara me piknikë nëpër periferi u fashit falë tensionit (që e shumëfishonin mediat) për shkak se vetëm disa metra larg njëra-tjetrës, dy partitë kryesore kishin organizuar dy aktivitete krejtësisht të ndryshme: njëra koncert, tjetra grevë urie. Parashikimet e mediave nuk u vërtetuan: njerëzit u shpërndanë, pas këtij demonstrimi muskujsh secili në shtëpinë dhe hallet e veta, disi të shushatur, më shumë nga fjalimet se sa nga dielli.

    E, ndërsa Komiteti i Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian ka diskutuar të premten për më shumë se një orë në lidhje me raportin e radhës për ecurinë e Shqipërisë në proceset integruese; ndërsa 12 ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, nën iniciativën e ministrit të Jashtëm italian dhe atij sllovak ndërmorën një demarsh për ta mbyllur procesin e liberalizimit të vizave për dy vendet ballkanike në Samitin e Sarajevës: Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë; ndërsa edhe një figurë e rëndësisë së veçantë, e cila kur lëviz lëvizin shumë gjëra së bashku, sikundër është ajo e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s; ndërsa shumëkush ndërkaq është shprehur se kriza politike po e shtyn Shqipërinë prapa derës së vendimeve të rëndësishme për vetë Shqipërinë, ndër ne kurdiset një protestë, e cila krejt papritur, (papritur edhe për vetë kurdisësit e këtij aktiviteti) agravohet në një grevë urie, e cila nuk ka as limite as grafik, dhe, ajo çka është më e rëndësishmja: as kërkesa të qarta. Kundërpërgjigjja nga ana e mazhorancës ishte e menjëhershme: edhe mazhoranca organizon një koncert-miting, në të cilin nuk kishte asnjë rëndësi, as repertori, as cilësia e fjalimeve: vetëm numri i pjesëmarrësve. Demonstrim “I pashmangshëm” forcash? Përse? Përpara kujt?

    Jo një herë kam pasur rastin të shprehem se personalisht nuk e konsideroj të tepruar asnjë ushtrim demokratik. Domethënë jam ndër ata që mendoj se shoqëritë demokratike në përgjithësi dhe ato post-diktatoriale veçanërisht, e ato ku trashëgimia autoritariste është karakteristikë historike, sikundër jemi ne, ballkanasit, kanë nevojë sikundër për ajrin për ushtrimet e demokracisë, pavarësisht kostove. Në këtë këndvështrim, kurrsesi nuk mund të jesh kundër mitingjeve, grevave, bojkoteve, protestave, demonstratave – nganjëherë edhe të dhunshme, - ushtrimoret demokratike janë frymëmarrje dhe “dëmet” që shkaktohen prej tyre janë as më shumë e as më pak, por kosto të demokracisë. Për këtë arsye, protestat e opozitave vlejnë vetëm të përshëndeten.

    Me këtë predispozitë u përpoqa që të përcjell përgatitjet dhe realizimin e protestës më të fundit të opozitës. Tashmë shumëkush ka vërejtur se kjo opozitë dëshmoi një sërë mangësish substanciale. E para është se kërkesat e saj janë të mjegullta. Pretendimi për transparencë, ashtu siç ndodh zakonisht me terminologjitë spekulative, nuk ia del të mbulojë etjen evidente të Ramës për të marrë karrigen e Kryeministrit të vendit. Nuk ia del madje të mbulojë as kërkesën e tij të dytë: një marrëveshje të re me Berishën, për qëllime që jo vetëm ai i di. Jo vetëm laryshia e përfaqësuesve që mbërthyen tribunën sipas përzgjedhjes personale të Ramës, por, më së shumti, paqartësia e mesazheve e dëshmon sa më sipër thamë. Nga mosfutja në Parlament tashmë jemi në një epokë hyrje-daljesh të pakuptimta në sallën e tij. Nga këmbëngulja e para disa ditëve se Shqipëria nuk kishte se si të mbetej jashtë ndikimit të krizës botërore, çka kërkonte me të drejtë një reflektim më realist të mazhorancës ndaj situatës ekonomike, tash flitet vetëm për keqqeverisjen si burim i përkeqësimit të situatës ekonomike. Nga kërkesa për komisionin hetimor parlamentar, tash flitet për “zgjidhje politike”, për largim të qeverisë e dikush-dikush nga folësit shtroi të pashmangshme edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Konsultimet me të ndërkombëtarët që i kanë shtuar ndjeshëm ecejaket në Tiranë, nuk reflektojnë në qëndrimet politike të lidershipit socialist=demokristiano=socialodemokratik. Kokëfortësia dhe përmbushja e një “misioni” (pas të cilit më së shumti mund të lexosh aventurizmin), shartuar me pragmatizmin tashmë bajat të atyre që i janë qepur politikës si rrodha, janë të vetmet kolona të qenësishme e të pandryshuara në qëndrimin e shefave të opozitës.

    Janë disa pyetje të thjeshta, të cilave shumëkush e ka të vështirë t’u përgjigjet. Nëse, sikundër kërkojnë folës të shumtë, Berisha e çon vendin në zgjedhje të parakohshme (paçka se kjo është më se e pamundur së paku kushtetutshmërisht), kjo do të thotë që vendi të hyjë në zgjedhje me Kodin ekzistues Zgjedhor, i cili është shpallur shkaku kryesor i deformimit të vullnetit të popullit. Njëherësh do të lipsej që ose të shtyheshin zgjedhjet lokale të radhës, ose të mbaheshin njëherësh me ato politike. Me ç’kod? Me ç’administratë?

    Pyetja tjetër logjike lidhet me precedentin që mund të krijohet nga nënshtrimi ndaj presionit të rrugës. Thënë më ndryshe: nëse Berisha pranon që t’ia dorëzojë karrigen Ramës, ç’e pengon nesër atë që të bëjë të njëjtën gjë?

    Është lehtësisht e kuptueshme se këtyre pyetjeve, lidershipi aktual i shmanget, pasi thellë-thellë duket se ushqen ëndrra të tjera, që kurrsesi nuk mund të jenë në harmoni me principet demokratike.
    Por, përveç arsyetimeve të mësipërme ka edhe një kënd tjetër për të analizuar këtë sjellje: ajo e kuadrit të zhvillimeve ndërkombëtare në të cilat ndodhet Shqipëria politike, por edhe ajo e zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare. Po atë ditë që Rama filloi protestën e tij, në një vend europian, Portugali, Kryeministri i vendit priti në zyrën e tij shefin e opozitës. Agjencitë e lajmeve theksuan se ky takim mbahej nisur nga shqetësimi i rëndimit të krizës ekonomike në vend. Në përfundim të takimit, ata deklaruan se së bashku do të krijonin një bllok unik që do të punonte në unison për të shmangur pasojat e krizës. Mesazhi që ky takim u përcolli institucioneve ndërkombëtare ishte ai i seriozitetit dhe bashkërendimit të kontributeve për interesat e popullit që kanë marrë përsipër ta administrojnë, nënshtrimin e interesave për karrierë të shpejtë ndaj interesave të publikut. Mesazhi sigurisht që ishte edhe më i mbrothët për vetë popullin portugez. Ndoca kohë më parë, e njëjta gjë ishte vërtetuar të ndodhte edhe në zyrën e Kryeministrit grek. Edhe në shumë zyra të tjera europiane që administrojnë interesa publike. Krejt e kundërta vërtetohet të ndodhë në Shqipëri.

    Sot, të gjithë ndërkombëtarët që kanë njëfarë lidhje me Shqipërinë, kanë theksuar dhe vazhdojnë të përsërisin se kriza politike dhe institucionale ndër ne, jo vetëm që po rrezikon seriozisht proceset integruese të vendit, por po shndërrohet në një barrë edhe për jetën e përditshme të qytetarëve. Duke qenë i paaftë të bëhet pjesëmarrës në arritjet për të cilat në të vërtetë Partia Socialiste ka shumë e shumë merita, Rama, falë komplekseve të tij ndaj lidershipit të djeshëm të kësaj partie, ka zgjedhur rrugën e vetëpërjashtimit nga këto arritje dhe atë të pengimit të tyre. Kjo dëshirë fshihej pas deklaratës së tij sipas së cilës: “Ne duam që ta ndërtojmë Europën në Shqipëri. Berisha po i heq vizat që t’i përzërë shqiptarët nga vendi”(??!!). Nuk ka se si kjo deklaratë të mos konsiderohet si serioze, sa kohë që një zonjë që ka qenë dikur ministre e Punës, në një konferencë të ca ditëve më parë i “paralajmëroi” europianët se pas liberalizimit të vizave shumë e shumë shqiptarë, kryesisht të rinj, do të lënë vendin e do të shkojnë të punojnë nëpër vende europiane. Dy a tre folës të tjerë të mitingut shkuan edhe më thellë në aventurizmin e tyre të njohur politik: ata i bënë thirrje Brukselit që ta shohë më me realizëm problematikën që ofrojnë zhvillimet demokratike në Shqipëri. (Njëri prej tyre madje ka qenë edhe ministër i Jashtëm, detyrë të cilën e aspiron sërish në një mundësi “përmbysjeje”). Nëse do të ishim robër të një kohe dhe mentaliteti paranojak të së kaluarës, do të fillonim tashmë të flisnim për komplote ndërkombëtare antishqiptare “serbe” apo “greke”.

    Pas vendimit të fundit të Edi Ramës për të dërguar shokët e vet së bashku me disa militantë në grevë urie, duket se zhvillimet politike të vendit kërkojnë një ndërhyrje emergjente, që të mos grindemi sërish nesër për të ndarë se kush i ka përgjegjësitë për vonesat. Mundësitë janë të shumta. Fakti që vetë qytetarët, edhe pse u tubuan thuajse shpinë më shpinë, (pavarësisht këmbënguljes së disa komentatorëve mendjelehtë) nuk shkaktuan incidente dhe përplasje, është një premisë madhore.

    E në këtë klimë, vetëm kapardisja boshe ballkanase nuk vlen. Sjellja europiane po. Modelet nuk janë larg. E, të reflektosh e të sillesh si ata, nuk do të thotë aspak se je i dobët. E kundërta është e vërtetë.

    shqip

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Erion Veliaj - ne Shqiperine komuniste ishim te varfer dinjitoze!

    ...
    Erjon, si e kujton fëmijërinë tënde?

    Mbaj mend grimca gri nga ato kohë, mesi i viteve ‘80. Më kujtohen bisedat e trishta për radhët e qumështit e vezëve, konservat me qepujka, tollonat, shërbimet e stërzgjatura të punës së prindërve, grupin-antenë të pare të televizorit, mezipritjen e latës së druve, pullat e rralla, çelësin lidhur tek rripi i kanatjeres e lojërat me mjete rrethanore. Dera s’pushonte kurrë, herë për farë kosi, herë për pak gjalpë apo niseshte. Ishim të varfër atëherë, por ajo ishte një varfëri dinjitoze. Rrinim në lagje të pastra, bënim shumë për fqinjët, gëzonim e hidhëronim bashkë. Më kujtohet se si prindërit kishin shkruar inicialet e tyre poshtë karrigeve, sa herë kishte dasma apo vdekje, ato ishin karrige ambulante në të gjithë lagjen. S’di sa e kemi ruajtur sot këtë ndjenjë komuniteti, druaj që stofi që na mbante bashkë në ato kohë të vështirë sot është shpërbërë, por jam optimist se herët a vonë do ta rigjejmë këtë solidaritetin e humbur.

    ...

    Pjese nga intervista dhene Gazete Shqiptare ne mars 2008

    CEKJA i Fierit ithuaj Erjonit thoshte ...Te dhjerr ,por krenar,, ,,,TE VARFER POR DINJITOZ.....

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Poshte politikanet shqiptare! TE gjithe duhet te perfundojne ne litar!
    ah sikur ta kishe thene kete gje gjate protestave te 91 ......
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 02-05-2010 më 11:44
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #236
    Edi Rama po kercenon forcat e rendit, qe me mire dorezohuni se sa te zbatoni ligjin dhe mendoni qe te jetoni gjate!


    Ky eshte koncepti qe ai ka per shtetin dhe per forcat e rendit!

    Top-Channel live

  7. #237
    Policia, letër Ramës: Zhbllokoni bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'

    Shekulli Online

    02/05/2010


    UPDATE- Policia insiston në kërkesën e saj për largimin e grevistëve nga sheshi para kryeministrisë. Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i është drejtuar sot me një letër zyrtare kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe kreut të PS-së së Tiranës, Besnik Bare, ku i kërkon zhbllokimin e sheshit dhe normalizimin e trafikut. (NE FOTO GALERI, faksimie te letres drejtuar Rames)


    "Duke vlerësuar situatën e krijuar të trafikut rrugor në Tiranë për shkak të bllokimit me datë 30.04.2010 edhe të bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ju informojmë se, bllokimi i bulevardit nga data 30 e në vazhdim ka rënduar së tepërmi situatën e trafikut këtë fundjavë"- thuhet në letrën e Vocajt, për Ramën.


    Sipas tij, vazhdimi i mbajtjes së tij të bllokuar edhe për ditët në vazhdim, kur fluksi i qarkullimit të automjeteve rritet ndjeshëm do të përkeqësojë edhe rëndojë më tej situatën e trafikut rrugor në Tiranë dhe në tërësi të rendit publik.


    "Zoti kryetar i Bashkisë së Tiranës, kërkojmë ndërhyrjen tuaj që me autoritetin e kryetarit të bashkisë të ndërhyni për zhbllokimin e këtij segmenti rrugor dhe normalizimin e trafikut në qytetin e Tiranës"- shkruan Vocaj.


    Ndërkohë, në letrën për Besnik Baren, Vocaj thekson se Ligji për tubimet nuk lejon zhvillimin e tubimeve disa ditore dhe vënia e pengesave dhe ndalimi me cdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit përbën vepër penale.

    _______________


    Policia: Grevistët të lënë sheshin.Rama:Ndërhyrjet me forcë janë provokim

    Policia e kryeqytetit kërkon të largojë 22 deputetët dhe 180 përkrahësit e Partisë Socialiste nga sheshi përballë kryeministrisë ku ata kanë hyrë në grevë urie. Duke e cilësuar këtë veprim si të jashtëligjshëm, policia ka kërcënuar se do të nisë ndjekjen penale për organizatorët e grevës. Sipas korrespondencës zyrtare, organizatori i grevës dhe i protestës është kryetari i PS-së, Edi Rama.


    Pas "qetësisë" së kryeministrit, veprimi i parë i strukturave shtetërore kundër protestës duket se është lëvizja e nisur nga policia e kryeqytetit. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë pohuan dje se pas përfundimit të tubimit, grupi parlamentar i subjektit Partia Socialiste, rreth orës 21:30 komunikoi hyrjen e një grupi deputetësh dhe qytetarësh në grevë urie, duke vendosur çadra dhe improvizuar një vend për zhvillimin e grevës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit, ndërmjet Godinave të Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke bllokuar plotësisht këtë bulevard, për kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve. "Në të gjitha njoftimet që Partia Socialiste ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallëzim të protestës, me qëllim që policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit.


    Sqarojmë opinionin publike se veprime të tilla që pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit përbën veprën penale të parashikuar nga nenin 293 i Kodit Penal. Policia e Kryeqytetit u kërkon organizatorëve të grevës që të marrin masa për zhbllokimin e bulevardit dhe lënien e lirë të mjeteve të transportit", - thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës. Sipas saj, të gjithë protestuesit janë filmuar nga kamerat e policisë për shkakun se ky veprim parashikohet në nenin 21 të ligjit Nr. 8773 datë 23.04.2001 "Për Tubimet".

    Ndërkohë, burimet zyrtare të policisë publikuan dje edhe korrespondencën e ngjeshur me Partinë Socialiste në lidhje me protestën. Kjo korrespondencë ka nisur që më datë tetë prill, kur dega e PS Tiranë ka njoftuar për protestën dhe itinerarin që do të ndiqej. Që nga kjo shkresë e parë, janë shkëmbyer edhe nëntë shkresa të tjera ku janë shpjeguar detajet e protestës së 30 prillit. Por, vetëm një ditë përpara nisjes së protestës, policia i ka thënë PS-së se nuk mund të zhvillojë protestë për më shumë se një ditë, pasi ligji nuk e lejon një gjë të tillë. "Gjithashtu me shkresën Nr. 2364/5 datë 29.04.2010, i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi në kuptim të nenit 5 pika 2 germa c të Ligjit "Për Tubimet", nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë", - thuhet në njoftimin e policisë.


    Por, konkretisht në nenin 5, pika 2, germa c të Ligjit "Për Tubimet" thuhet: Njoftimi me shkrim duhet të përmbajë datën, vendin, orën e fillimit dhe të përfundimit të tubimit dhe itinerarin e tij (nëse ka të tillë). Aty nuk sanksionohet në asnjë lloj forme se protesta duhet të zgjasë vetëm një ditë.
    I njëjti ligj ndalon policinë që të shpërndajë me forcë protestuesit. Kjo mund të bëhet vetëm kur mënyra e zhvillimit të tubimit është e tillë që mund të dëmtojë në mënyrë konkrete rendin publik dhe sigurinë e personave; gjatë zhvillimit të tij kryhen krime; ekziston një situatë emergjente që lidhet me sigurinë publike, kur vendi i zënë nga tubimi kërkohet nga shërbimet e emergjencës.




    KORRESPONDENCA POLICI - PS

    Shkresës së Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 40 prot, datë 08.04.2010, "Njoftim për miting", Dega Tiranë, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku njoftoi: për zhvillimin e një proteste, në sheshin "Skëndërbej" me intenerar lëvizje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13:00,
    • Shkresës Nr. 2364/1 prot, datë 09.04.2010 "Përgjigje kërkesës Tuaj Nr. 40 prot, date 08.04.2010 të Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, dërguar Kryetarit të Partisë Socialiste, dega Tirane, Zotit Besnik Baraj për plotësimin e njoftimit në përputhje me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 "Për tubimet",
    • Shkresës së Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43 prot, datë 28.04.2010, "Përgjigje shkresës nr 2364/1", dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin "Skëndërbej" me intenerar lëvizje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13:00, dhe vazhdim të tij me datë 1 Maj 2010,
    • Shkresës Nr 2364/3 prot, datë 28.04.2010 "Përgjigje shkresës Tuaj nr 43, datë 28.04.2010", të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në të cilën ju kemi kërkuar plotësimin e njoftimit Tuaj, në përputhje me ligjin Nr. 8773, date 23.04.2001, "Për Tubimet",
    • Shkresës së Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43/1 prot, datë 28.04.2010, "Përgjigje shkresës Nr. 2364/3", dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin "Skënderbej" me intenerar lëvizje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 deri me datë 30.05.2010,
    • Shkresës Nr. 2364/5 prot, datë 29.04.2010 "Përgjigje shkresës Tuaj nr 43/1, datë 28.04.2010", të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në të cilën ju kemi kërkuar plotësimin e njoftimit Tuaj, në lidhje me përcaktimin e Drejtuesit dhe Organizatorit të Tubimit të datës 30.04.2010, në përputhje me ligjin Nr. 8773, date 23.04.2001 "Për Tubimet",
    • Shkresës së Kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43/3 prot, datë 29.04.2010, "Përgjigje shkresës Nr. 2364/5", dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku ktheni përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin Tuaj për zhvillimin e protestës, në sheshin "Skënderbej" me intenerar lëvizje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek Kryeministria, në datë 30.04.2010 deri më datë 30.05.2010.
    Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me shkresë Nr. 2364/8 datë 30.04.2020, ka njoftuar subjektin e Partisë së Socialiste për marrjen e masave për sigurimin e rendin e qetësisë, gjatë zhvillimit të tubimit të kërkuar prej saj, në sheshi "Skëndërbej" dhe Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", me datë 30.04.2010, ora 15:00.
    Gjithashtu me shkresën Nr. 2364/5 datë 29.04.2010, i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi në kuptim të nenit 5 pika 2 germa c të Ligjit "Për Tubimet", nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë.

    Koncerti festiv i kësaj partie, nuk pati përmasat e asaj që kishin parashikuar organizatorët. Sheshi mbushet me shumë me punonjës të administratës

    shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-05-2010 më 13:45

  8. #238
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Erdhen zgjedhjet e reja e keta ende duke i kerku te vjetrat

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Se kush eshte i verbuar nga idete politike, nuk e dime. Po flasim per faktet ekonomike. Po e perseris edhe nje here, rritje e stadartit te jeteses nuk eshte baraz me rritjen ekonomike te nje vend. Te arrihet e para (standarti) duhet jo vetem nje rritje ekonomike por shume me teper : sic eshte stabiliteti politik, politika te ndryshme sociale etj etj. Per me teper, per ndryshimin midis te dyjave e diskutojme ne nje teme me vete tek forumi per ekonomine.

    Santo ne quhemi vend ne zhvillim dhe jo vend i zhvilluar. Ajo qe po themi eshte qe ekonomia nuk eshte ne krize sipas perkufizimit ekonomik dhe statistikave, perkundrazi gjate kesaj periudhe kemi patur rritje ekonomike dhe jo renie, kjo nga ata qe nxjerrin statistikat per gjithe boten jo vetem per Shqiperine. Eshte e vertet qe shume vende te botes kaluan nje krize ekonomike dhe duke bere pjese ne ekonomine boterore, ajo ka efektet e veta edhe ne Shqiperi, sepse ndryshe mund te kishim patur nje rritje ekonomike edhe me te larte se ajo qe kemi patur. Perfundimisht, me statistika (dhe jo fjale) kemi patur rritje ekonomike gjate 2007 - 2009. (kontrollo faqet e IMF, BB etj per numrat ekzakte)



    Qe te mos ''lodhesh'' duke harxhuar boje e copy/paste , po e nisim nga A-ja, ta dime qe jemi duke folur per te njejten gje. Kur quhet nje ekonomi ne krize sipas shkences se ekonomise dhe jo fjaleve te partise lol?

    ti thua skemi krize ekonomike atehere sali berisha pse kerkon te marre borxh 400 milion euro apo se ka hyre pak ne krize e arka e shtetit tone te mjere esht bosh shkence ekonomike nqs se e do me shkence ekonomike nqs se e ke degjuar 400 milion euro nuk me rren me ate lloj interesi borxhi qe i ka marr zoti Sali Berisha se i bie qe ate borxh ta paguajn femijet e femive te mi pastaj mos fol me ngjyrim politik po realitetin te gjitha institucionet thone shqiperia esht ne krize si BB dhe FMN Apo po foli sala ska krize e me verte ska un sjam me asnje parti po kshu si po e bejn kto politikanet tan do e degradojn me keq ket milet
    Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga kthetrat Lexo Postimin
    UAAAA Ti i renke pikes te besoje ,ne raste se me tregone te verteten e ores se Presidentit Bush?// di gje ti?
    Uaaaa po skam faj une mi qe na ate kohe ska pas ip camera qe ta shifsha punen e ores.
    Ket radhe pati dhe i pashe debilat e pd qe u turren ora 11 me flamuj blu nga zona ps, pashe makinen e klanit qe erdhi afer makinave te tjera qe ishin 24 sahat aty dhe qe erdhi ora 10.40 dhe ne 11.10 u gris flamuri famshem.
    Uaaaa posi sdini as me rrejt fare xhanem bini vete mraena si trapa ke hilja qe deshet me bo.
    Albania Uber Alles

Faqja 24 prej 107 FillimFillim ... 1422232425263474 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •