Close
Faqja 57 prej 72 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 716
  1. #561
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin
    Urime urime,tash degjova se Bajern ishte shpall kampion.
    Faleminderit!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #562
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Urime te gjithve,schade qe nuk munden sot te festonin ne menyren me te duhur lojtaret e bayernit,po ska dert do e bejn ceremonin ne mes te berlinit
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #563
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Mourinho përballë mësuesit të tij, Van Gaal

    Barcelonë, 30 prill - Jose Mourinho u ka dhënë fund ëndrrave për titullin e Ligës së Kampionëve ish-skuadrave të tij, si Chelsea e Barcelona. Mourinho tash në finale që zhvillohet muajin e ardhshëm ka një sfidë tjetër gjigante.
    Trajneri i Interit do të takohet me ish-mentorin e tij, holandezin Louis van Gaal, kur skuadra e tij do të ndeshet me gjigantin gjerman Bayern Munchen, në finalen e Ligës së Kampionëve më 22 maj në "Santiago Bernabeu".
    Mourinho ishte ndihmës i trajnerit të tashëm të Bayernit, Louis van Gaal, në kohën kur ky i fundit ishte trajner i Barcelonës në fund të viteve '90. Më pas Mourinho u largua në Porto dhe e fitoi Ligën e Kampionëve me këtë skuadër në vitin 2004.
    Njeriu që e quajti veten "I veçanti" më pas shokoi edhe Premier Leaguen, duke e fituar dy herë rresht titullin e Anglisë me Chelsean.
    Mourinho dhe Van Gaal kanë personalitete të ndryshme, por që të dy me skuadrat e tyre janë në luftë për tre titujt e mundshëm. Janë duke kryesuar në kampionatet nacionale dhe, po ashtu, gjenden në finale të kupave të shteteve ku veprojnë. Njëherësh të dy kanë rast të shënohen në histori duke e fituar Ligën e Kampionëve me dy skuadra të ndryshme. Van Gaal më herët ishte shpallur kampion i Evropës me Ajaxin (1995), kurse Mourinho me Porton (2004).
    Interi nxori biletën për në finale të "Championsit" të mërkurën mbrëma në "Camp Nou". "Neorazzurët" humbën ndeshjen e kthimit kundër Barçës me rezultat 1:0, ndërsa e kishin fituar ndeshjen e parë 3:1. Ish-skuadrën e tij Chelsean, Mourinho e kishte mposhtur në 1/8 e finales në të dy ndeshjet.
    Interi gjendet për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve që nga viti 1972, ndërsa titullin e fundit e kishte fituar në vitin 1965.
    Ai menjëherë pasi i tejkaloi emocionet që e përfshinë pas triumfit ndaj Barcelonës, nisi të flasë për kundërshtarin në finale. Ai lavdëroi ish-mentorin, Van Gaal.
    "Bayerni është skuadër e madhe me shumë kualitet. Kanë traditë në Ligën e Kampionëve dhe kanë një trajner të madh. Janë shembull për shumë klube. Ata mbështetën Van Gaalin përkundër një starti të dobët dhe tash gjenden në finale", ka thënë portugezi 47-vjeçar.
    Ndoshta për shkak të punës së përbashkët në të kaluarën Interi i Mourinhos dhe Bayerni i Van Gaalit, kanë një stil të përafërt të lojës. Të dy skuadrat janë të mbështetura në mesfushorë punëtorë si Esteban Cambiasso ose Bastian Schweinsteiger.
    Në mbrojtës të fortë fizik si Lucio apo Daniel van Buyten e Martin Demichelis.
    Barcelona ndonëse në ndeshjen e së mërkurës kundër Interit pati 76 për qind të posedimit të topit, prapë arriti të gjuajë vetëm katër herë në portë. Gazeta italiane "Gazzetta dello Sport" e quajti atë lojë defensive të Interit si "Muri i suksesit".
    Madje gazetat italiane kanë lavdëruar edhe Mourinhon, ndonëse marrëdhëniet e portugezit me mediumet italiane nuk janë fare të mira. Ai shpesh ka lëshuar konferencat për media apo i ka kritikuar gazetarët italianë.
    "Ka qenë një shpërblim i duhur për luanët heroikë të Mourinhos", ka shkruar "Gazzetta dello Sport".
    Mourinho humbjen kundër Barçës e ka quajtur si "humbjen më të ëmbël të jetës".
    "Mourinho meriton çdo lëvdatë. Ka përmirësuar skuadrën edhe për ndeshje jashtë vendit. Është fenomenale", ka shkruar gazeta "Corriere dello Sport".
    Nëse Mourinho mund të fitojë duelet mediale që bën me trajnerët në Serie A, atëherë as kundër Van Gaalit nuk i dihet.
    Para ndeshjes të së mërkurës Mourinho kishte hequr pak sa presionin mbi lojtarët e tij, duke e kritikuar Barcelonën se është e obsesionuar që të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve dhe të luajë në shtëpinë e rivalit të përhershëm të saj, Real Madrid, në "Santiago Bernabeu".
    Kjo edhe nxiti që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ta quante atë "psikolog të shkallës së dytë".
    Me t'u dëgjuar fishkëllima e fundit e arbitrit të mërkurën mbrëma Mourinho vrapoi në fushë. Ai ngriti gishtin e tij tregues lart. Atë nuk e pengonte edhe hedhja e gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve të Barcelonës.
    Edhe përpjekjet e portierit të Barcelonës, Victor Valdes, për të larguar Mourinhon nga fusha ishin të kota. U detyrua stafi i sigurimit të futet në mes e të largojë Valdesin nga Mourinho.
    "Forca e Barcelonës është në futboll, por ata e humbën përqendrimin. Nuk treguan 'fair-play' as në fushë e as jashtë saj", ka thënë Mourinho.
    Hija e vetme e Interit në sfidën e së mërkurës ishte mesfushori brazilian Thiago Motta. Ai u ndëshkua me dy kartonë të verdhë pa kaluar gjysmë ore lojë.
    Para ndeshjes Motta kishte akuzuar ish-bashkëlojtarët e tij të Barcelonës se po rrëzohen tepër lehtë. Madje pikërisht kjo edhe përjashtoi atë nga loja. Motta u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi që kishte goditur jo qëllimisht siç edhe treguan kamerat televizive mesfushorin spanjoll të Barçës, Sergio Busquets. Me këtë të fundit Motta deshi t’i qërojë hesapet pasi iu dha kartoni i kuq.
    "Nuk ka qenë lojë fer. Busquets derisa ishte në tokë u kthye njëherë për të shikuar nëse referi është diku afër. Nuk është kjo sjellje korrekte. Finalja e Ligës së Kampionëve ka qenë ëndrra ime dhe shpresoj që të më anulohet suspendimi pas incizimeve televizive", ka thënë Motta.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #564
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Urime te gjith tifozave te Bayernit

    Tani ju kan mbetur dhe 2 trofe ,por besoj se njeren nuk do e merni Ajo i takon Interit
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  5. #565
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    Urime te gjith tifozave te Bayernit

    Tani ju kan mbetur dhe 2 trofe ,por besoj se njeren nuk do e merni Ajo i takon Interit
    Epo pikërisht ajo na takon neve
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #566
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Bayern siguron titullin e kampionit të Gjermanisë

    Bayern Munchen praktikisht e ka fituar titullin e kampionit në Bundesligë, pasi të shtunën me tre golat e Tomas Mylerit fitoi 3-1 kundër Bohumit.
    Ekipi rival Shalke 04 humbi në vendin e vet 2-0 nga Verder Bremen, duke mbetur tri pikë pas bavarezëve.
    Para xhiros së fundit, Bayerni siguroi titullin meqë diferencën e golave e ka shumë më të mirë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #567
    i/e regjistruar Maska e Sh1pRa
    Anëtarësuar
    17-07-2008
    Postime
    270
    URIMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMEEEEEEE OOOOOOOO NJERZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZZ , ISHALLA E FITOJM EDHE CHL .

    por ne finale nuk ka favorit.

  8. #568
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Urime te gjithve,schade qe nuk munden sot te festonin ne menyren me te duhur lojtaret e bayernit,po ska dert do e bejn ceremonin ne mes te berlinit
    Edhe ate 2 here do e bejne..Sepse ne Berlin luhet edhe Finalja e Kupes se Gjermanise...
    URIME!!!


    GO BAYERN GO!!!

  9. #569
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322
    " Zwar haben die Königsblauen noch die theoretische Chance auf die Meisterschaft, aber dazu müssten die Schalker am letzten Spieltag schon zweistellig gegen Mainz gewinnen und die Bayern bei der heute abgestiegenen Hertha verlieren.

    Und diese Konstellation ist so wahrscheinlich wie Schnee in der Wüste..." - bild.de

    URIME te gjitheve Titullin e pare per kete Vit!!! Nuk besoj se ka ende nga ata te cilet dyshojne ne cilesite e Thomas Mueller


    GO BAYERN GO!!!

  10. #570
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Hat-trick Thomas Muller

    P.S një me gjoks, një me kokë dhe një me këmbë
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 57 prej 72 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •