Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Une nuk e kuptoj pse cdo dukuri natyrore duhet te lidhet me kuranin.
    Sikur tema te hapej ne drejtim tjeter duke shpjeguar tymin e kuranit me dukurite e natyres neper vite ose shekuj do ishte me e pranueshme , por pikerisht ky vullkan te lidhet me kuranin???

    Shume i egzagjeruar me duket besimi i juaj.
    Ja me ne fund nje pergjigje me plot mend .

    Or cuna edhe Toka ka ciklet e veta , mos u mundoni mi lidh gjithe gjerat me ardhjen e kijametit se dilni qesharak

  2. #22
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    te gjitha jane...

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Shenjat e mëdha të kiametit

    Këtu do të paraqesim shenjat e mëdha të kiametit, pas të cilave kiameti do të ndodhë shumë shpejt. Këto shenja janë shumë më të ndërlikuara dhe më të çuditshme sesa shenjat e vogla.

    Transmeton Muslimi nga Hudhejfe, se ky tha: Erdhi “Muhamedi alejhi selam te ne, derisa ne po përkujtonim njëri-tjetrin (këshillonim), e na tha: "Ç’jeni duke përkujtuar?" Thamë: “Po përkujtojmë Ditën e Kiametit.” Tha Ai: "Ai (kiameti) nuk do të ndodhë para se të shihni dhjetë shenja." E i përmendi ato: tymi, Dexhali, shtaza, lindja e Diellit nga perëndimi, zbritja e Isait alejhi selam, je'xhuxhët dhe me'xhuxhët, tri shafitjet e tokës- një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik-, ndërsa e fundit nga ato është zjarri që del nga Jemeni, i cili i dëbon njerëzit në vendtubimin e tyre."

    Shenjat e mëdha paraqiten njëra pas tjetrës, mirëpo ne nuk dimë për radhitjen konkrete të tyre sepse hadithet nuk cekin diçka të prerë për radhitjen e tyre, megjithatë ne po paraqesim një renditje të shenjave të mëdha të Kiametit sipas mendimit tonë personal, e Allahu e di më së miri. E, ajo renditje është kështu siç do t’i shihni ne vijim veç e veç çdo shenjë me hadithe dhe me komentime për secilën.

    1. Shafitja e parë e tokës në lindje
    2. Shafitja e dytë e tokës në perëndim
    3. Shafitja e tretë e tokës në Gadishullin Arabik


    Më parë përmendëm hadithin e Muhamedit alejhi selam se "Nuk do të ndodhë kiameti para se të shihni dhjetë shenja, e në mesin e tyre tri shafitje (të tokës): një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arabik".

    Transmeton Bukajretu, se e dëgjoi Muhamedin alejhi selam duke thënë: "O ju (që jeni të pranishëm), kur të dëgjoni se një ushtri u shafit këtu afër (Medinës), kiameti veç u afrua, atëherë."

    Ndoshta kjo është shafitja që do të ndodhë në Gadishullin Arabik. Edhe shafitjet e tjera të tokës, siç kuptohet nga ky hadith, do të ndodhin në vende të banuara dhe kjo si shkak i mëkateve njerëzore.
    Këto pra janë tri shafitje të mëdha të tokës për të cilat njerëzit do të flasin.



    4. Dalja e Dexhalit

    Dexhali është trazira dhe sprovimi më i madh në historinë njerëzore. Dexhali është një person çifut, shenjë e kiametit, i verbër në njërin sy, në ballin e tij shkruan kafir (jobesimtar). Emri Dexhal ka kuptimin gënjeshtar i madh sepse ai është mashtruesi i cili do të mashtrojë shumë njerëz e disa prej tyre do ta pranojnë edhe si zot. Ai do të pretendojë se është zot dhe do të bëjë gjëra të çuditshme. Ai nuk lind fëmijë, është shumë i shpejtë. Transmetohet në sahihun e Muslimit, se Muhamedi alejhi selam u pyet për shpejtësinë e Dexhalit në tokë e tha: "Sikurse shiu që e ndjekin erërat…" Gjithashtu ai tregoi se Dhexhali do të shkelë në të gjitha vendet përveç në Mekë dhe në Medinë. Transmeton Ebu Umame se Muhamedi alejhi selam tha: "…dhe nuk mbetet asnjë vend në tokë që nuk do ta shkelë përveç Mekës e Medinës, kurdo që ai dëshiron të depërtojë nga ndonjë anë e tyre, e ndalin atë engjëjt me shpata të ndritura."
    Ai do të bashkëpunojë më shejtanët. Transmetoi Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "…dhe nga sprovimet e tij (Dexhalit) është se kur i thotë ndonjë fshatari: “Ç’ka thua nëse unë i ringjall babain dhe nënën tënde, a do të dëshmosh se jam zoti yt?” I thotë ai: “Po.” Atëherë i paraqitet një shejtan ne formën e babait e nënës së tij, e thotë: “O biri im! Pasoje atë se ai është Zoti yt."
    Urdhrave të Dexhxhallit u përgjigjen edhe materiet e ngurta dhe shtazët dhe pothuajse çdo gjë sepse ashtu është caktuar për t’i sprovuar njerëzit.



    Vendi i daljes së Dexhalit

    Transmetoi Termidhiu nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam tha: "Dexhali do të dalë nga një tokë në lindje, i thuhet asaj Horasan (është në lindje të Iranit në kufi me Afganistanin).” Por ai muslimanëve do t'u paraqitet kur të arrijë në një vend mes Irakut dhe Sirisë, siç transmeton Muslimi nga En-Nuvas Ibn Semani, se Muhamedi alejhi selam tha: "Ai do të dalë (në ballafaqim me muslimanët) në një vend mes Shamit (Sirisë së sotme) dhe Irakut dhe do të bëjë fesad djathtas e majtas. O robër të Allahut, përqendrohuni!" Pra, fesadi i tij kundër muslimanëve fillon nga vendi mes Irakut dhe Sirisë.

    Të gjithë të Dërguarit i këshilluan popujt e tyre për Dexhalin, kështu që edhe Muhamedi alejhi selam na ka porositur në shumë hadithe që të ruhemi nga sprova e atij të mallkuari dhe mos të biem në lajthitje për asnjë moment. Transmetohet se Muhamedi alejhi selam e kishte shprehi shumë herë të kërkonte ndihmë prej Allahut nga sprovat dhe mundimet e Dexhalit, gjithashtu ai na ka urdhëruar që ta lexojmë fillimin e sures El-Kehf, e posaçërisht nëse e arrijmë kohën e Dexhalit, sepse kjo e mbron muslimanin nga ai i mallkuar. Dexhalin dhe pasuesit e tij do t’i vrasë Isai alejhi selam. Këtë do ta sqarojmë në shenjën e ardhshme.



    5. Zbritja e Isait alejhi selam

    Do të zbresë Isai alejhi selam kur muslimanët do t'i kaplojë një bela e madhe dhe kur Dexhali do të bëjë fesad nëpër tokë dhe mundohet t'i shkatërrojë besimtarët në përgjithësi. Atëherë zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhë në lindje të Damaskut, derisa muslimanët janë të rreshtuar për faljen e namazit të sabahut.

    Transmeton Evs Ibni Evsi, se Muhamedi alejhi selam tha: "Zbret Isai alejhi selam te minarja e bardhë në lindje të Damaskut." Edhe në ditët tona ekziston kjo minare e bardhë në lindje të Damaskut. Në një hadith tjetër, që e transmeton Ebu Hurejra, thotë Muhamedi alejhi selam: "Nuk ka mes meje dhe Isait alejhi selam të Dërguar dhe ai do të zbresë. E kur ta shihni atë, njiheni: njeri mesatar (me gjatësi), anon nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë, zbret mes dy qyteteve, duket koka e tij sikur pikon, por ajo nuk është e lagur." Pra, Isai alejhi selam zbret te minarja e bardhë në lindje të Damaskut derisa muslimanët përgatiten për luftë në kohën e faljes së sabahut e ai zbret dhe falet me ta, kurse imami është nga ai grup.
    Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam tha: “Një grup nga umeti im do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën, ashtu të qartë, deri në Ditën e Kiametit." Po ashtu tha: "Zbret Isai alejhi selam, i biri i Merjemes, e i thotë emiri i tyre (muslimanëve): “Na e fal namazin”, por ai i thotë: “Jo, ju jeni udhëheqës të njëri-tjetrit, ky është fisnikërim i Allahut për këtë umet."

    Isai alejhi selam do të gjykojë me Kuran dhe Sunet dhe do të veprojë sipas Kuranit dhe Sunetit. Isai alejhi selam pas zbritjes dhe faljes së namazit niset me ushtarët muslimanë në drejtim të Mesxhidul Aksas në Jerusalem, ku Dexhali ka rrethuar një grup muslimanësh.
    Transmeton Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Kur ai largohet, thotë Isai: “Hapeni derën (ku janë të rrethuar muslimanët).” E hapin atë dhe prapa saj është Dexhali me 70.000 hebrenj, të gjithë ata me shpata të ngritura dhe me mburoja. Kur ta shohë atë (Isain alejhi selam), Dexhali shkrihet sikurse kripa në ujë dhe lëshohet duke ikur. E kap atë (Isai alejhi selam) te dera lindore Lud (e Jerusalemit) dhe e vret e i shkatërron Allahu çifutët." Në një hadith tjetër, transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam pasi përmendi namazin e Isait alejhi selam me muslimanët dhe shkuarjen e tij në Jerusalem, tha: "…Kur armiku i Allahut e sheh atë, shkrihet sikurse kripa në ujë. E sikur Allahu ta lejojë, do të shkrihej në përgjithësi, por Allahu e vret atë me dorën e tij (Isait alejhi selam). Atëherë ua tregon gjakun e tij në bajonetën e tij."

    Isai alejhi selam do të jetojë në tokë dyzet vjet, siç transmetohet nga Ebi Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "…Qëndron ai (Isai alejhi selam) në tokë dyzet vjet, pastaj vdes dhe ia falin xhenazen e tij muslimanët.”

    Në disa transmetime thuhet se ai do të martohet dhe do të varroset afër varrit të Ebu Bekrit dhe Muhamedit alejhi selam. Ky varrim pra do të bëhet në Xhamin e Muhamedit alejhi selam në Medinë. Isai alejhi selam do të vendosë në tokë ligjin islam (ligjin e Allahut), ai do t'i shkatërrojë të gjitha fetë dhe nuk pranon asnjë fe tjetër përveç Islamit dhe në kohën e tij do të mbretërojë bollëku, paqja dhe siguria.



    6. Dalja e je'xhuxhëve dhe me'xhuxhëve

    Je'xhuxhët dhe me'xhuxhët janë dy popuj shumë të mëdhenj dhe me pasardhës të shumtë. Ata janë njerëz, mirëpo do të bëjnë çrregullime në tokë dhe do të bëjnë krime të mëdha. Ata janë në një vend të ngujuar dhe do të dalin nga ai vend me lejen e Allahut kur t’u vijë koha, mirëpo atëherë Dita e Kiametit është shumë afër. Transmetojnë Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Imam Ahmedi se Muhamedi alejhi selam tha: "Je'xhuxhët dhe me'xhuxhët gërmojnë tokën çdo ditë dhe gati sa e shohin dritën e diellit. Thotë i pari i tyre: “Kthehuni se do ta gërmojmë nesër.” E rikthen Allahu atë (tokën) më të vështirë seç ishte, kështu derisa të vijë koha e tyre dhe dëshiron Allahu që t'i dërgojë te njerëzit. E gërmojnë atë gati sa e shohin dritën e diellit dhe thotë i pari i tyre: “Kthehuni, se nesër, InshaAllahu teala, do ta gërmojmë.” Kështu që ata thanë InshaAllahu teala, e kur kthehen tek ai (vendi i gërmimit), e gjejnë siç e kishin lënë dje (pas gërmimit). E gërmojnë atë dhe dalin te njerëzit, e shterin ujin dhe njerëzit mbyllen në kalatë e tyre…"

    Nuk është çudi të jenë ata popuj që ne nuk i kemi parë dhe janë të zbuluar, kur dihet se kjo botë është përplot fshehtësi. Edhe sot e kësaj dite në "Trekëndshin e Bermundeve" nuk është ë qartë se ç'fshihet, edhe pse ekzistojnë thënie të ndryshme. Ai është vendi ku u zhdukën njerëz, anije dhe aeroplanë, por megjithatë askush, përpos Allahut, nuk e di të vërtetën për atë vend.
    Sidoqoftë, dalja e je'xhuxhëve dhe me'xhuxhëve është një nga shenjat e mëdha të Kiametit dhe ajo gjithsesi do të realizohet kur të vijë koha.



    7. Tymi Ed-Duhan

    Nga shenjat e mëdha të kiametit është tymi i cili do të mbulojë tokën.
    Thotë Allahu i Lartësuar: "Ti pra prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i mbulon njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm." (Duhan:10-11)
    Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër kiametit dhe përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu, i cili tha: “Tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam: "Njëmend, Zoti juaj ju këshillon për tri gjëra: për tymin i cili besimtarin e kap si flama, kurse jobesimtarin e fryn, saqë i del ai nga çdo venddëgjim i tij. E dyta është shtaza, kurse e treta Dexhali."
    Imam Neveviu thotë se ky tym ua merr shpirtin jobesimtarëve, kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjë do të ndodhë pak para Kiametit.



    8. Dalja e shtazës

    Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e Allahut dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtazë Allahu e përmendi në Kuran, ku thotë: "E kur fjala (Ime) u bie (njerëzve), Ne do t'u nxjerrim atyre një shtazë nga toka që do t'u flasë atyre (njerëzve): se, njëmend, njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kuranin) Tona." (Neml: 82)
    Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame, se Muhamedi alejhi selam tha: "Do të dalë shtaza dhe do t'u vërë shenja njerëzve në hundët e tyre dhe jetojnë ata në mesin tuaj. Dhe kur njeriu blen devenë, pyet: “Nga kush e bleve?” E thotë: “E bleva nga një njeri me shenjë në hundë."

    Transmetoi Talha nga Ibni Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, një hadith të gjatë e tha: “E përmendi Muhamedi alejhi selam shtazën e tha: "Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje. Një herë ajo del larg në shkretëtirë dhe nuk përmendet në Mekë. Fshihet një kohë të gjatë e pastaj del edhe një herë dhe përmendet ajo në fshatra dhe në Mekë." Tha Muhamedi alejhi selam: "Pastaj, derisa njerëzit janë në xhamitë më të mëdha të Zotit e më e ndaluara dhe më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg ata kur ajo fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (brenda në Qabe) e shkund kokën e saj, e njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveç një grupi besimtarësh që e kishin të qartë se nuk mund t'i ikin Allahut. Ajo fillon me ata dhe ua ndrit fytyrat e i bën ato sikurse ylli ndriçues, pastaj fillon të lëvizë nëpër tokë, nuk mund ta zërë atë ai që e kërkon dhe nuk i shpëton asaj ikësi, saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i vjen mbrapa e i thotë: “O filan, a tani falesh?!” I afrohet ai asaj e i vë ajo një shenjë në fytyrën e tij, pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e tyre, njihet besimtari nga jobesimtari e thonë: “O besimtar, ma jep hakun tim…”

    Kjo shtazë do të paraqitet para Ditës së Kiametit dhe do t’u vërë shenja në hundë jobesimtarëve e më pas do të dallohen ata që besuan dhe ata që mohuan.



    9. Lindja e Diellit nga perëndimi

    Thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: "…Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd , asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij nëse ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire." (En'am:158)
    Transmetoi Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Ai që pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, do t'ia falë Allahu atij. E, kur Dielli lind nga perëndimi, mbyllet dera e pendimit."

    Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Nuk do të vijë kiameti para se të lindë Dielli nga perëndimi i tij. E, kur ai lind dhe njerëzit e shohin atë, besojnë të gjithë. Ai është momenti kur askujt besimi nuk i bën dobi nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnjë të mirë në besimin e tij."
    Transmetohet nga Hudhejfe se tha: “E pyeta të Dërguarin e Allahut e i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Cila është shenja e lindjes së Diellit nga perëndimi?” Tha Muhamedi alejhi selam: "Zgjat ajo natë derisa duket sa dy net, zgjohen atë natë ata që e kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken, janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t'u falur, pastaj bien e zgjohen prapë dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e gjatë. Atëherë njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhin e derisa presin lindjen e Diellit nga lindja e tij, kur, ai lind nga Perëndimi. Kur njerëzit e shohin, besojnë (të gjithë), por nuk u bën dobi besimi i tyre.”

    Lindja e Diellit nga perëndimi, siç kuptohet nga këto tekste është realitet e jo siç mendojnë disa se kjo do të thotë se Perëndimi do të përparojë, kurse Lindja do të mbetet në errësirë etj. Ky është një çrregullim në sistemin diellor apo në Tokë, që do të ndodhë para kiametit. Allahu është për çdo gjë i fuqishëm.

    Pastaj do të bëhet shkatërrimi i Qabes me lejen e Allahut nga dora e etiopianit Dhus-Suvejkatenjit për arsye se çdo gjë do të shkatërrohet, edhe Qabja do të shkatërrohet para kiametit.
    Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja, se Muhamedi alejhi selam tha: "Do të fshihet Islami (nga mendja e njerëzve) sikurse fshihet stolia e rrobës, saqë nuk do të dihet se çka është agjërimi, namazi, kurbani, sadakaja dhe do të bartet Kurani në një natë dhe nuk do të mbetet në tokë nga ai asnjë ajet. Dhe mbesin disa grupe njerëzish e plaku i vjetër thotë: “I kemi takuar baballarët tanë duke thënë këtë fjalë "La ilahe ilallah" dhe ne e themi."

    Në një hadith që transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, Muhamedi alejhi selam thotë: "Nuk do të ndodhë Kiameti derisa në tokë thuhet: Allah, Allah."
    Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, se Muhamedi alejhi selam tha: "Allahu do të dërgojë një erë nga Jemeni më të butë se mëndafshi; nuk do të lërë asnjë që në zemrën e tij ka iman sa pesha e një thërrmije pa ia marrë shpirtin."

    Para se të ndodhë kiameti, njerëzit që janë ende gjallë prej jobesimtarëve nënkuptohet që i kthehen adhurimit të idhujve dhe martesave në rrugë si shtazët.



    10. Zjarri që i tubon njerëzit

    Kjo është shenja e fundit nga shenjat e mëdha të kiametit sepse Muhamedi alejhi selam në hadithin e tij tha: "…dhe e fundit nga ato është zjarri që del nga Jemeni, i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre (në mahsherr)."
    Toka në të cilën do t'i tubojë njerëzit ky zjarr është toka e Shamit (vendet e Shamit janë: Palestina, Siria, Jordania dhe Iraku). Transmetoi Ebu Dherri, se Muhamedi alejhi selam tha: "Shami është toka e tubimit dhe vendi i zgjerimit."
    Në një hadith tjetër Muhamedi alejhi selam sqaroi se ky zjarr (vullkan i madh siç duket) nuk u lë vend njerëzve; kudo që ata ndalen, ai i arrin, derisa tubohen në vendet e Shamit.
    student fisnik..shume mire bere qe na i solle keto shenjat e kijametit..por nje gje me beri pershtypje...te gjitha kane te perbashkten e tyre me ''tha ky e tha ai , transmetoi ky e transmetoi ai..''..a nuk te duken si thenie hoxhallaresh me shume te shpikura nga mendja e tyre se sa fjale te thena nga muhameti as...se gjeja e pare qe dikush nga keta fetaret e thekur kur ngelet keq e nuk ka kunderargument thote '' kete gje e ka thene kurani ''...shpresova se keto shenjat e kiametit te jene te pershkruara ne kuranin famemadh por ja qe ti na i jep te thena poshte e lart...a e din cka ka transmetuar Ebu Une...se te gjitha keto shenja qe ti na i ke paraqitur jane shpikje hoxhallaresh te tipit ''bej siq them une e mos bej siq them une...

    nje nga sulmet qe extremistet bejne mbi besushmerine e bibles eshte edhe ajo se gjate shekujve ky liber eshte redaktuar e permiresuar.dhe gjate historise ajo eshte ndryshuar..pra nuk eshte fjala e zotit por e redaktoreve dhe e shkruesve te saj ne shekuj....kurse ne muslimanet besojme dhe pranojme qe kurani famemadh eshte egzakt fjala e zotit e pandryshuar qe ne momentin kur ju shfaq te dashturit te zotit muhametit as..dhe per kete une jame shume i bindur...por e keqja eshte tjeterkund i dashur...kush me garanton mua se ato transmetimet nga njerezit e tjere disa prej te cileve na i paraqet ti ketu nuk jane ndryshuar ne rrjedhen e historise...sa e besueshme eshte qe vertete keto jane thenie te x dhe y apo edhe te vete muhametit as...pastaj kush eshte i afte te parashikoje kiametin ...zoti apo ibn x apo ibn y...ja pra i dashuri student fisnik po te thoje se i madhi zot ka parashikuar kijametin ne kuranin e tije famemadh ne kete sure me nr.. do me bindje mua dhe xhematin se vertete qenka keshtu...por kur me thua se ja paska thene ky e paska thene ai atehere me ben shume dyshues dhe me jep te drejten te them se kijamet ka per te ndodhe ne kokat e juaja dhe te ketyre transmetuesve...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 01-05-2010 më 07:55
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    stident fisnik..shume mire bere qe na i solle keto shenjat e kijametit..por nje gje me beri pershtypje...te gjitha kane te perbashkten e tyre me ''tha ky e tha ai , transmetoi ky e transmetoi ai..''..a nuk te duken si thenie hoxhallaresh me shume te shpikura nga mendja e tyre se sa fjale te thena nga muhameti as...se gjeja e pare qe dikush nga keta fetaret e thekur kur ngelet keq e nuk ka kunderargument thote '' kete gje e ka thene kurani ''...shpresova se keto shenjat e kiametit te jene te pershkruara ne kuranin famemadh por ja qe ti na i jet te thena poshte e lart...a e din cka ka transmetuar Ebu Une...se te gjitha keto shenja qe ti na i ke paraqitur jane shpikje hoxhallaresh te tipit ''bej siq them une e mos bej siq them une...

    nje nga sulmet qe extremistet bejne mbi besushmerine e bibles eshte edhe ajo se gjate shekujve ky liber eshte redaktuar e permiresuar.dhe gjate historise ajo eshte ndryshuar..pra nuk eshte fjala e zotit por e redaktoreve dhe e shkruesve te saj ne shekuj....kurse ne muslimanet besojme dhe pranojme qe kurani famemadh eshte egzakt fjala e zotit e pandryshuar qe ne momentin kur ju shfaq te dashturit te zotit muhametit as..dhe per kete une jame shume i bindur...por e keqja eshte tjeterkund i dashur...kush me garanton mua se ato transmetimet nga njerezit e tjere disa prej te cileve na i paraqet ti ketu nuk jane ndryshuar ne rrjedhen e historise...sa e besueshme eshte qe vertete keto jane thenie te x dhe y apo edhe te vete muhametit as...pastaj kush eshte i afte te parashikoje kiametin ...zoti apo ibn x apo ibn y...ja pra i dashuri student fisnik po te thoje se i madhi zot ka parashikuar kijametin ne kuranin e tije famemadh ne kete sure me nr.. do me bindje mua dhe xhematin se vertete qenka keshtu...por kur me thua se ja paska thene ky e paska thene ai atehere me ben shume dyshues dhe me jep te drejten te them se kijamet ka per te ndodhe ne kokat e juaja dhe te ketyre transmetuesve...
    Qeshtja e besimit, eshte ne lidhmeri te ngusht edhe me njohurit sa i ka personi per ato gjera qe duhet besuar.

    Puna e Haditheve dhe transmetimeve te haditheve per ata qe kan njohuri te mjaftueshme rreth islamit ne pergjithesi, eshte shum e kjart kjo qeshtje dhe nuk kan dilema rreth besueshmeris se haditheve.

    Kriteret per tu kualifiku nje hadith i transmetuar si i vertet jan strikte dhe nuk tolerojn qoft edhe ndonje dyshim apo dilemë.

    Thjesht ja keshtu vlersohet besueshmeria e nje hadithit te vertet, po marrim nje shembull: Nese Muhamedi a.s e ka dhene ndonje fjalim para 10 personave prezent, ateher per tu vlersu saktesia se ka thene keshtu apo ashtu Muhamedi a.s, personi i 11 duhet ti pyes te 10 personat prezent qe kan qen deshmitar per at fjalim dhe nese te 10 personat e konfirmojn te njejtin verzion te fjalimit, ateher ky hadith konsiderohet si i vertet dhe ketu ska dilema.

    Mirpo nese po keta 10 persona nuk e japin verzionin e njejt te atij fjalimi apo thenje, ateher ky lloj hadithi eshte i kontestuar dhe duhet te hulumtohet dhe hetohet ne vertetesi dhe nese dyshohet vertetesai, ateher konsiderohet si hadith i shpifuar apo i dobet, qe realisht ka shum keso hadithe mirpo jan te klasifikuar si te tille zyrtarisht dhe nuk ngaterrohen keto gjera.

    Mirpo stadet tjera te besueshmeri se nje hadithi merren edhe tek zingjiri i transmetuesve, dhe nese zingjiri i transmetuesve ate thenje e konfirmon si te njejt ateher ai hadith merr karakterin e hadithit te vertet (sahih)

    Ndersa ne rastin e klasifikimit te haditheve per besueshmeri i jepet rendesi dhe pesh te veqant, devotshmeris dhe sinqeritetit te atij personi qe transmeton ate hadith. Dhe nese nje person qe ne biografin e tij ka deshmu per sinqeritet dhe devotshmeri dhe nuk ka genjyer per asnje rast, ateher transmetimi i nje hadithi nga ky person merret pa rezerva d.m.th me besueshmeri.

    Ja nje shembull/rast i kriterit te devotshmeris qe eshte marr per kete qeshtje : Buhariu si koleksionuesi i haditheve te sakta apo te verteta, ka hulumtu nat e dite per te mbledhur informacione rreth haditheve dhe ndegjon se nje person e di nje hadith ne filan vendin dhe buhariu niset dhe shkon tek ky person dhe duke shkuar te shpia e tij, e shef nje veprim te dyshimt te ketij personi:Kishte nje miser(kollomoq) ne dore dhe qe ia drejtonte gomarit per te ja dhene me qellim per ta nxene gomarin dhe kur e kapi gomarin, nuk ja dha misrin gomarit per ta ngrene dhe kur e shef buhariu kete rast qe atakonte devotshmerin e ketij personi, vendos te mos ja kerkoj at hadith sepse nuk i besonte dhe ik nga ky person[/B] - d.m.th kriteret e besueshmeris per nje hadith jan strikte dhe i kushtohet kujdes i veqant.

    Sot kemi Shkencen e Hadithit, ku funksionin si shkenc ne vete dhe qe merret eksluzivisht per hadithe.

    Mirpo te preferoj te lexosh me shum rreth ketij aspekti jo vetem rreth kesaj qeshtje mirpo ne pergjithesi rreth islamit dhe tek ateher mund te kuptosh me gjersisht rreth islamit.

    Ia kalofsh mire ne kete dite te bukur me diell (tek une po diellos)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 01-05-2010 më 08:33
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #24
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    student fisnik..shume mire bere qe na i solle keto shenjat e kijametit..por nje gje me beri pershtypje...te gjitha kane te perbashkten e tyre me ''tha ky e tha ai , transmetoi ky e transmetoi ai..''..a nuk te duken si thenie hoxhallaresh me shume te shpikura nga mendja e tyre se sa fjale te thena nga muhameti as...se gjeja e pare qe dikush nga keta fetaret e thekur kur ngelet keq e nuk ka kunderargument thote '' kete gje e ka thene kurani ''...shpresova se keto shenjat e kiametit te jene te pershkruara ne kuranin famemadh por ja qe ti na i jep te thena poshte e lart...a e din cka ka transmetuar Ebu Une...se te gjitha keto shenja qe ti na i ke paraqitur jane shpikje hoxhallaresh te tipit ''bej siq them une e mos bej siq them une...

    nje nga sulmet qe extremistet bejne mbi besushmerine e bibles eshte edhe ajo se gjate shekujve ky liber eshte redaktuar e permiresuar.dhe gjate historise ajo eshte ndryshuar..pra nuk eshte fjala e zotit por e redaktoreve dhe e shkruesve te saj ne shekuj....kurse ne muslimanet besojme dhe pranojme qe kurani famemadh eshte egzakt fjala e zotit e pandryshuar qe ne momentin kur ju shfaq te dashturit te zotit muhametit as..dhe per kete une jame shume i bindur...por e keqja eshte tjeterkund i dashur...kush me garanton mua se ato transmetimet nga njerezit e tjere disa prej te cileve na i paraqet ti ketu nuk jane ndryshuar ne rrjedhen e historise...sa e besueshme eshte qe vertete keto jane thenie te x dhe y apo edhe te vete muhametit as...pastaj kush eshte i afte te parashikoje kiametin ...zoti apo ibn x apo ibn y...ja pra i dashuri student fisnik po te thoje se i madhi zot ka parashikuar kijametin ne kuranin e tije famemadh ne kete sure me nr.. do me bindje mua dhe xhematin se vertete qenka keshtu...por kur me thua se ja paska thene ky e paska thene ai atehere me ben shume dyshues dhe me jep te drejten te them se kijamet ka per te ndodhe ne kokat e juaja dhe te ketyre transmetuesve...
    Mos u mundo mi kundershtu hadithet se te shtin me ni thes me mue dhe GV_USA dhe te quajn qafire, shiia, bektashi, te cmendur etj etj .

    Me vjen mire qe mendon me koke tende dhe nuk je i mvarur nga mendimet e te tjerve .

    Kete qeshtje me dhjetra her e kem diskutu por nuk ke me kend te bisedosh .

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ate qe e transmetuan sehabet tek populli i Muhamedit a,s esht pa dyshim e vertet dhe ata qe dyshojn ne ate jon njerz qe do gjenden diten e gjykimit te zhgenjyer simbas shum transmetimeve te sehabve Alla-hu i meshiroft per gjith ate keshill qe transmetuan tek ymeti i Profetit Muhamed a.s . Tymi qe e keni fjalen juve nuk pajtohem me ate qe nxirni per debat ai tym eshe i pa dukshem pa er e pa shije ka vetem pasoja e shifni juve se gjithnji e me teper na afrohen argumente mbi at qe pat porosit profeti a.s nuk shiqohen .Ne nji rast i derguari i Allahut pat then se kure vie degjalli ne tok si te bejm namazin Ai ishte pergjigjur se do dal nji halet qe e mat kohe dhe ju faluni me kohen qe esht e caktuar me Ore do thosha Allahu xh.h me falt per ndonji leshim po nuk jon me tendenc te fus mjegull ne fen e Alla-hut xh.h..

  6. #26
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nuk po i kundershtoj hadithet ..

    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Mos u mundo mi kundershtu hadithet se te shtin me ni thes me mue dhe GV_USA dhe te quajn qafire, shiia, bektashi, te cmendur etj etj .

    Me vjen mire qe mendon me koke tende dhe nuk je i mvarur nga mendimet e te tjerve .

    Kete qeshtje me dhjetra her e kem diskutu por nuk ke me kend te bisedosh .
    une nuk po i kundershtoj hadithet i dashur..nuk kam kellqe ti kundershtoj...thjesht jam shume dyshues...sepse kur une them se bibla eshte jo e vertete pasi ajo u ndryshua rruges pse duhet ta besoj se hadithet nuk jane ndryshuar rruges...apo njera eshte e nenes e tjetra eshte e njerke...nuk ka dy standarte per te shkuar tek e verteta..e verteta ka nje standart...nese te krishteret thone '' sipas mateut keshtu e ashtu edhe ne muslimanet po themi sipas ibn x e y keshtu e ashtu...ai mateu kenka i rrejshem e ky ibn i imi kenka i vertete...

    xhamia une nuk jam bektashi..jam musliman pa ndarje..sot ju thone sunni por prinderit e mij me kan rritur si musliman pa me ndare ne grupe... me ka ndodhe ne nje vend nje hoxhe te me quaje shejtan...ja bera nja dy pyetje me spec hoxhes qe as haberin e fese nuk e kishte dhe ai ne vend qe te me pergjigjej ju kthye njerezve te pranishem me '' shiheni shejtanin e shkolluar ''...ata qe e degjuan ulen koken dhe dalengadale e abandonuan hoxhen agjami..nuk merzitem se dikush ketu ne forum me quan shejtan apo te cmendur...nuk merzitem me kercenimet qe mi dergojne ne privat fondamentalistet islamike...une nuk merzitem pasi kam nje zot qe eshte nje dhe i vetem qe do me gjykoje kush jam dhe ckam bere ne jeten time...ama me vjen keq qe ky forum eshte mbushe me injorante qe shprehje te vetme kane thenien '' e ka thene kurani ''...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #27
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    e keqja...

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Qeshtja e besimit, eshte ne lidhmeri te ngusht edhe me njohurit sa i ka personi per ato gjera qe duhet besuar.

    Puna e Haditheve dhe transmetimeve te haditheve per ata qe kan njohuri te mjaftueshme rreth islamit ne pergjithesi, eshte shum e kjart kjo qeshtje dhe nuk kan dilema rreth besueshmeris se haditheve.

    Kriteret per tu kualifiku nje hadith i transmetuar si i vertet jan strikte dhe nuk tolerojn qoft edhe ndonje dyshim apo dilemë.

    Thjesht ja keshtu vlersohet besueshmeria e nje hadithit te vertet, po marrim nje shembull: Nese Muhamedi a.s e ka dhene ndonje fjalim para 10 personave prezent, ateher per tu vlersu saktesia se ka thene keshtu apo ashtu Muhamedi a.s, personi i 11 duhet ti pyes te 10 personat prezent qe kan qen deshmitar per at fjalim dhe nese te 10 personat e konfirmojn te njejtin verzion te fjalimit, ateher ky hadith konsiderohet si i vertet dhe ketu ska dilema.

    Mirpo nese po keta 10 persona nuk e japin verzionin e njejt te atij fjalimi apo thenje, ateher ky lloj hadithi eshte i kontestuar dhe duhet te hulumtohet dhe hetohet ne vertetesi dhe nese dyshohet vertetesai, ateher konsiderohet si hadith i shpifuar apo i dobet, qe realisht ka shum keso hadithe mirpo jan te klasifikuar si te tille zyrtarisht dhe nuk ngaterrohen keto gjera.

    Mirpo stadet tjera te besueshmeri se nje hadithi merren edhe tek zingjiri i transmetuesve, dhe nese zingjiri i transmetuesve ate thenje e konfirmon si te njejt ateher ai hadith merr karakterin e hadithit te vertet (sahih)

    Ndersa ne rastin e klasifikimit te haditheve per besueshmeri i jepet rendesi dhe pesh te veqant, devotshmeris dhe sinqeritetit te atij personi qe transmeton ate hadith. Dhe nese nje person qe ne biografin e tij ka deshmu per sinqeritet dhe devotshmeri dhe nuk ka genjyer per asnje rast, ateher transmetimi i nje hadithi nga ky person merret pa rezerva d.m.th me besueshmeri.

    Ja nje shembull/rast i kriterit te devotshmeris qe eshte marr per kete qeshtje : Buhariu si koleksionuesi i haditheve te sakta apo te verteta, ka hulumtu nat e dite per te mbledhur informacione rreth haditheve dhe ndegjon se nje person e di nje hadith ne filan vendin dhe buhariu niset dhe shkon tek ky person dhe duke shkuar te shpia e tij, e shef nje veprim te dyshimt te ketij personi:Kishte nje miser(kollomoq) ne dore dhe qe ia drejtonte gomarit per te ja dhene me qellim per ta nxene gomarin dhe kur e kapi gomarin, nuk ja dha misrin gomarit per ta ngrene dhe kur e shef buhariu kete rast qe atakonte devotshmerin e ketij personi, vendos te mos ja kerkoj at hadith sepse nuk i besonte dhe ik nga ky person[/B] - d.m.th
    kriteret e besueshmeris per nje hadith jan strikte dhe i kushtohet kujdes i veqant.
    Sot kemi Shkencen e Hadithit, ku funksionin si shkenc ne vete dhe qe merret eksluzivisht per hadithe.

    Mirpo te preferoj te lexosh me shum rreth ketij aspekti jo vetem rreth kesaj qeshtje mirpo ne pergjithesi rreth islamit dhe tek ateher mund te kuptosh me gjersisht rreth islamit
    .

    Ia kalofsh mire ne kete dite te bukur me diell (tek une po diellos)
    po kriteret e besueshmerise se bibles a nuk jane strikte i dashur student fisnik...apo ata jane te pabesueshem..keshtu kane thene shume dijetare te fese islame...

    e keqja eshte i dashuri studenti fisnik se sa me shume lexoj aq me shume dyshues behem...sepse ate qe e thote njeri nuk e thote tjetri...ate qe e themi per nje gje nuk e themi per nje tjeter...keshtu qe nuk jam shume i dhene te studioj hadithe e qeshtje fetare pasi cdo dite e me teper bindem se sot feja perdoret si parti politike...se sot ata qe jane te pakenaqur me grupin kryesues te fese ndahen dhe grijojne grupin e tyre tamam siq bejne politikanet shqiptare neper tere trojet shqiptare...nese feja islame eshte nje atehere nuk duhet te kishte grupe dhe rryma...vete dijetaret islame e kane vene ne dyshin ne eshte nje dhe sot kemi bektashinj ,sufista vahabista , - ista e -ista pa fund...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 01-05-2010 më 09:47
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #28
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    une nuk po i kundershtoj hadithet i dashur..nuk kam kellqe ti kundershtoj...thjesht jam shume dyshues...sepse kur une them se bibla eshte jo e vertete pasi ajo u ndryshua rruges pse duhet ta besoj se hadithet nuk jane ndryshuar rruges...apo njera eshte e nenes e tjetra eshte e njerke...nuk ka dy standarte per te shkuar tek e verteta..e verteta ka nje standart...nese te krishteret thone '' sipas mateut keshtu e ashtu edhe ne muslimanet po themi sipas ibn x e y keshtu e ashtu...ai mateu kenka i rrejshem e ky ibn i imi kenka i vertete...

    xhamia une nuk jam bektashi..jam musliman pa ndarje..sot ju thone sunni por prinderit e mij me kan rritur si musliman pa me ndare ne grupe... me ka ndodhe ne nje vend nje hoxhe te me quaje shejtan...ja bera nja dy pyetje me spec hoxhes qe as haberin e fese nuk e kishte dhe ai ne vend qe te me pergjigjej ju kthye njerezve te pranishem me '' shiheni shejtanin e shkolluar ''...ata qe e degjuan ulen koken dhe dalengadale e abandonuan hoxhen agjami..nuk merzitem se dikush ketu ne forum me quan shejtan apo te cmendur...nuk merzitem me kercenimet qe mi dergojne ne privat fondamentalistet islamike...une nuk merzitem pasi kam nje zot qe eshte nje dhe i vetem qe do me gjykoje kush jam dhe ckam bere ne jeten time...ama me vjen keq qe ky forum eshte mbushe me injorante qe shprehje te vetme kane thenien '' e ka thene kurani ''...
    Pikerishte edhe une kete them .

    Kete shkrim tendin me qindra her e kam than edhe une , e mbas kesaj me kan vnu gjithqfar emrash . Jo qe merzitem por me vjen inati pse kan ra kaq poshte muslimanet qe e kan harru pse e kan koken dhe trurin

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    me ka ndodhe ne nje vend nje hoxhe te me quaje shejtan...ja bera nja dy pyetje me spec hoxhes qe as haberin e fese nuk e kishte dhe ai ne vend qe te me pergjigjej ju kthye njerezve te pranishem me '' shiheni shejtanin e shkolluar ''...ata qe e degjuan ulen koken dhe dalengadale e abandonuan hoxhen agjami
    hahahahahaha oooo Zot ky forumi musliman ia ka kaluar Perralles me Tupan e Portokallise.

    Dalin disa tipa dhe flasin budallakira, qe nje 5 vjecar po t'i thoshte do dukej qesharak. Pastaj hudhen te tjeret dhe i thone "ashtu eeeshte...e aplaudojne fuqishem!!".
    Dhe per t'ia vene kapakun i qajne hallet me njeri-tjetrin qe muslimanet i ka kapluar nje injorance looool.

    Po eshte shume e vertete kjo, por JO muslimanet, por te ashtuquajturit muslimane si puna juaj.

    ncncnc deri ne cfare stadi e dergon injoranca njeriun.
    Mjere Islami kush flet ne emer te tij.

  10. #30
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin
    hahahahahaha oooo Zot ky forumi musliman ia ka kaluar Perralles me Tupan e Portokallise.

    Dalin disa tipa dhe flasin budallakira, qe nje 5 vjecar po t'i thoshte do dukej qesharak. Pastaj hudhen te tjeret dhe i thone "ashtu eeeshte...e aplaudojne fuqishem!!".
    Dhe per t'ia vene kapakun i qajne hallet me njeri-tjetrin qe muslimanet i ka kapluar nje injorance looool.

    Po eshte shume e vertete kjo, por JO muslimanet, por te ashtuquajturit muslimane si puna juaj.

    ncncnc deri ne cfare stadi e dergon injoranca njeriun.
    Mjere Islami kush flet ne emer te tij.
    Pse a nuk eshte keshtu a ??

    Kur flet me kaq siguri qe nuk eshte , sa hoxhollar ke taku ti ?? Mos i njef te gjithe ??

    Sa budallika folet prej hoxhollarve ment te lajn me ja nis e mi ngu .

    Askush ske tu fol ne emer te Islamit, perkundrazi ju keni marr te "drejten apsolute" te komentimit dhe udheheqjes se Islamit .

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •