Close
Faqja 11 prej 107 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 1066
  1. #101
    Mblidhet grupi i PS dhe aleatët, Ruçi:Vendim për zgjidhjen e krizës

    Shekulli Online | 30/04/2010


    TIRANË- Duke i bere ftese protestuesve te vazhdojne te qendrojne ne shesh, kreu i grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar dhe aleatet, nga e cila do dilet me një vendim shume te rendesishem për zgjidhjen e krizës dhe vijimin e protestës.


    "Fjala jonë për kauzën tonë nuk mbaron këtu, fillon këtu. Qëndresa jonë, nuk mbaron tani, fillon tani. Protesta jonë nuk mbaron, tani fillon"- tha Ruçi, duke folur nga tribuna, fill pas fjalës së liderit të PS-së, Edi Rama.


    Sipas tij, në funksion të kësaj fjale e qëndrese, pas 45 minutash do ketë një vendim të rëndësishëm në funksion të zgjidhjes së krizës nga ana e grupit të PS-së.

  2. #102
    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Te mos votosh s'do te thote te jesh kunder o tefik.

    Ata nuk ishin ne parlament fare, me ca leshi votuan.

    Sa bole qe jane kete PeDe-istat lol
    O Rakip,

    Kur kjo qeveri i rriti pensionet, ishin socialistet qe "mendojne nate e dite" per ta, qe kerkuan te mos rriten. Nese nuk e di, mesoje!

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo 20 000 por 200 000 mije thot PS jan mbledhur.

    Ndonje lajm nga ata qe jetojne ne tiran nuk kemi.

    Sic duket ne Forum ka vetem banor tirane socialiste e ata jan ne miting kuptohet.
    te ngratet demokrate skan as bicikleta se per kompjuter nuk u shkon mendja.

    Pra na sillni pershtypje te atyre qe jan tani ne Tirane.

  4. #104

    Kriza e padrinos dhe krizat e mbetura ne PS

    Cfare do te thoshte Fatos Lubonja, pas zgjedhjes se Rame ne krye te PS?



    KORRIERI

    Kriza e padrinos dhe krizat e mbetura ne PS

    E Merkure, 12 Tetor 2005

    Nga Fatos Lubonja

    Njerezit pane kete fundjave disa te papritura te cuditshme ne spektaklin politik te Kongresit te Jashtzakonshem te PS.

    Te pergatitur per te pare luften per parimin "nje anetar, nje vote" ose ndryshe e quajtura "paketa Rama" (e konsideruar nga leshuesit e saj si "ilaci i sherimit te partise", si e vetmja garanci per zgjedhjen e nje kryetari te denje) ata pane njekohesisht edhe hedhjen poshte te kesaj pakete diten e pare, edhe zgjedhjen si kryetar pikerisht te njeriut te cilit i hodhen poshte paketen diten e dyte.

    Paradokset nuk mbarojne ketu: pame te zgjidhet krahas Rames si kryetar, Pandeli Majkon si sekretar te Pergjithshem, bash njeriun qe e akuzoi Ramen, jo me larg se disa dite me pare, si personin qe qendron prapa trusteve te ndertimit. Majkon qe mburri lart ish- Kryetarin Nano i cili, nga ana e tij, e cilesoi kryetarin Rama si njeriun me problematik te PS.

    Pame Meidanin, qe ndersa akuzonte diten e pare rivalin Rama, si njeriun e papershtatshem ne PS per shkak te korrupsionit, te pranoje diten e dyte opsionin e ndarjes me te te posteve te kryetarit dhe nenkryetarit.

    Pame te famshmit kongresmene, qe ndonese naten e pare pesuan pergjate nje ore e gjysem dhune verbale te papare, deri edhe fyerje nga kryetari i tyre i pazgjedhur ende, te votojne si turme ne favor te tij ne diten e dyte.

    Keto paradokse e te tjera disa i shpjegojne me tradhetira te ndersjellta ne naten qe ndau dy ditet: tradheti te Nanos ndaj Meidanit, tradheti te Meidanit ndaj Nanos, tradheti te Rames ndaj Meidanit, te tjere i shpjegojne me meskinitetin e kongresmeneve, te cilet per interesat e tyre paskan preferuar shkaterrimin e parimit sherues te partise "nje anetar, nje vote", te tjere me blerje gjate nates te ketyre kongresmeneve. Por pertej ketyre, nje gje eshte e sigurt: kriza morale e partise u thellua me kete Kongres, sepse ne thelbin e vet Kongresi percoi mesazhin e pajtimit te gjerave te papajtueshme moralisht, cka ndodh vetem ne nje rast: kur njerezit nuk kane principe dhe moral.

    Nese do te perdorja nje krahasim nga fusha e mjekesise, me sakte kirurgjise, do te thoja se Kongresi ishte nje nga ato raste te deshperuara semundjeje, kur i semuri shkon ne sallen e operacionit, e hapin, dhe pastaj e mbyllin perseri si i pashprese duke thene: le ta shtyje sa ta shtyje. E nderkaq disa shkojne e kerkojne ndonje fallxhore qe te mund te beje mrekulline, te tjere cakej perfitojne sa te mundin nga kjo "shtyrje" per interesat e tyre.

    Pa metafora, mund te thuhet se Partia Socialiste me kete Kongres perjetoi mbylljen e krizes per shkak te pafuqise per ta sheruar ate. Dhe kjo u be ne nje menyre mjaft origjinale: ajo zgjodhi problemin (d.m.th njeriun me problematik sipas Nanos, Majkos, Kocit, gjysem Meidanit dhe shumeve aty) si zgjidhje te tij.

    Kam qene dhe mbetem i mendimit se kriza e Partise Socialiste eshte nje krize e katerfishte:

    1. Krize e identitetit, ne kuptimin se ajo parti nuk eshte parti e majte, nuk ka kulture te majte, nuk ka vizion te majte dhe aspirata te majta, por vetem antiberishizmin si identitet negativ.

    2. Krize e perfaqesimit, sepse edhe per shkak te vizionit te munguar te majte eshte bere jo perfaqesuese e shtresave me te brishta dhe me idealiste ne nje shoqeri, sikunder jane ne pergjithesi partite e majta europiane, po perfaqesuese e interesave te mafies qe ka kapur institucionet e shtetit e vecanerisht te mafjes se ndertimit qe ka qene biznesi me i fuqishem i ketij vendit shpesh e bashkengjitur me ate te biznesit mediatik.

    3. Krize morale, me cka duhet te kuptojme, jo vetem bashkefajesine ne korrupsion, por, lidhur fort me kete, edhe mungesen e idealeve, te koherences, te principshmerise, mungesen e marredhenieve te sinqerta midis anetareve dhe drejtuesve cka e ben ate parti t'i shembelleje me shume nje organizate mafjoze te ndare ne grupe rivale me nje padrino qe tenton t'i kontrolloje te gjithe.

    4. Krize e udheheqjes, sepse humbja tregoi se padrinoja Nano, i goditur nga humbja ne zgjedhjet, nuk eshte me ne gjendje ta menaxhoje organizaten e tij ne kushtet e reja te krijuara, qofte ne kuader te diskreditimit te partise, qofte te diskreditimit te tij individual.

    Nga gjithshka u debatua para Kongresit gjate tij dhe pas tij, bie ne sy dukshem se shumica e socialisteve njohin vetem nje element nder kater qe rreshtova: krizen e padrinos. Pra gjetjen e nje njeriu qe do te mund t'i bashkonte te gjithe kunder armikut: Berishes. Duke harruar se karta e armikut "Berisha" nuk u dha fitoren, por humbjen me 3 korrik e se strategu i asaj strategjie ishte pikerisht ay qe zgjodhen kryetar. Duke harruar gjithashtu se mesazhi i elektoratit ishte per ta pastrimi nga te korruptuarit. Kongresi nuk e tentoi pastrimin per hir te ruajtjes se unitetit ne lufte kunder armikut. Thelbi i papajtueshmerise ishte pikerisht ay, se me nje ane partia kerkoi unitetin, kurse me anen tjeter i kerkohet pastrimi - dy gjera qe perjashtojne njera- tjetren. Misherimi i kesaj kontradikte, si dhe vete viktima e tij, u be Meidani, i cili diten e pare akuzoi kundershtarin e tij si te papershtatshem per kryetar (duke lene te kuptoje se do te jete per pastrimin), kurse ne diten e dyte u pajtua me propozimin qe fituesi te ishte kryetar, kurse tjetri nenkryetar.

    Kesisoj, tek e fundit, si per te vertetuar edhe me krizen, u zgjodh problemi si sherim i tij. Pse them keshtu? Sepse problemi i asaj partie nuk ka qene pija dhe papergjegjshmeria dhe shperdorimi pa kufij i parave dhe pushtetit nga Fatos Nano. Ato ishin thjeshte thele mbi bisht ose pamja e jashtme me groteske e fenomenit. Problemi i asaj partie eshte katarsisi i munguar i Fatos Nanos. Te gjithe e dine se mbeshtetja e madhe qe pati Nano ne kohen e katarsisit ishte treguesi i nevojes se madhe, qysh ne ate kohe, per pastrim te asaj partie. Ky problem erdhi duke u thelluar, sepse edhe atehere i semuri u hap dhe u la kanceri brenda, pasi keshtu i leverdisi Nanos dhe cakejve rreth tij per qellimet e tyre meskine. Kurse Edi Rama edhe atehere si tani ishte kunder katarsisit, sepse modeli i qeverisjes se tij ka qene model i bashkepunimit me krimin dhe ekonomine informale, jo i pastrimit te lidhjeve te politikes e te asaj partie me te. I vetmi ndryshim eshte se ay punonte ose dinte te krijonte iluzionin me mediat e korruptuara prej tij se punonte ca me shume se Nano, por nuk ishte ky thelbi. Edhe Meta punonte (realisht) me shume sesa Nano, por u rrezua pikerisht per shkak te korrupsionit te partise.

    Prandaj them se ne keto kushte me Ramen, partia duket se ka zgjidhur sot per sot vetem nje krize, ate te padrinos, por do te thelloje krizat e tjera. Do te thelloje krizen e identitetit, sepse do te forcoje identitetin negativ te partise antiberishizmin, duke thelluar edhe krizen politike ne vend sepse do te thelloje konfliktualitetin. Lidhur ngushte me krizen e identitetit do te thelloje krizen e perfaqesimit, sepse prapa Rames jane interesat e cakejve te shesheve te ndertimit e me gjere, te cilet, ne thelb, kane qene dhe jane ne kundershtim me interesat e atyre qe kane nevoje per nje te majte te vertete. Per rrjedhoje, do te thelloje edhe krizen morale qe u duk sheshit se u thellua edhe me kete Kongres te turpshem.

  5. #105
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Vendosën të hyjnë ne grevë...ishalla zgjedhin më të dhjamosurit se u ka rene dhjami te komët.
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #106
    Jack

    kot per kuriozitet sa vete mendon se ishin me mititng?

  7. #107
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nese nuk perton, germo ne forum dhe me gjej nje fjale te vetme me te cilen une ofendoj dike per origjinen e tij!

    Ndersa ketu dhe ne gazetat qe preferon lideri yt gjen me tonelata shkrime urrejtjendjellese dhe teresisht antikombetare!

    Po ik se lat nam duke u marr me pislleqe!

    Apo qellimi justifikon mjetet!

    Dje e pashe "liderin" Rama ne Top-Channel dhe nuk dinte se cfare fliste! Demagogji e gjalle dhe populizem latino-amerikan i tipit Noriega!

    Kjo demagogji eshte shkaku qe ai nuk po arrin te behet as kryetar i PS!

    Rama eshte ber shume i meveritshem jam mese dakort. Por me verte nuk te neverit edhe Berisha kur flet? Qe te dy duken sikur kane nje tufe me budallenj perpara dhe tallin bithen.

  8. #108
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Vendosën të hyjnë ne grevë...ishalla zgjedhin më të dhjamosurit se u ka rene dhjami te komët.
    Vura nje lajm per njerin qe thoshte qe mund te rrij me vite pa ngren e pa pire. Ta marrin ne Shqiperi ti studiojne sekretin. Do sherbente per ti zgjatur sa me shume grevat.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka te re nga fronti i kanibaleve te edvin Ngjeles?

    kini video te fresketa?

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Kur do ta kuptoj ky popull qe politika eshte Kurveri dhe se te ecesh hapave te kurvaneve behesh edhe ti kurvë!!!

    Nuk ja mbaj anen as sales e as edit, thjesht nuk e perkrahi askend, mirpo per kete edi ramen, perpos bindjes se deritashme qe kam mendu se eshte nje psikopat, tash po bindem se eshte edhe skizofren!!


    Ne at shtet ku ka protesta vazhdimisht, reputacioni bie dhe krijohet imazh negativ para botes dhe keshtu pasojat negative gjithmon rriten.
    Ti se ke keq, por dhe protestat ndodhin per nje arsye. Mendon ti se populli Shqiptar nuk ka arsye te ngrihet ne protesta? Duhet te vuaje populli vetem e vetem mos na prishet imazhi ne bote?

    E mira do te ishte te ngriheshin per hallet e veta dhe jo te pushtetareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 30-04-2010 më 16:04

Faqja 11 prej 107 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •