Close
Faqja 61 prej 107 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 610 prej 1066
  1. #601
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153

    Leri filmat Gramoz Ruci

    26 Shkurt 2010 17:37

    Lerini filmat Gramoz Ruci!

    Dje ne seancen parlamentare u fol per celsa, topa, kuaj, kalores ne lidhje me krizen politike shkatuar nga grabitja e votave nga PD-ja.
    Une do te thosha se ne aspektin e pergjithshem nuk jemi ne krize por ne mesin e katastrofes per shqiptaret si vend dhe si popull, pasi kriza eshte e gjitheanshme, politike, institucionale, ekonomike, morale....edhe nje hap me tutje ne do te gjendemi ne gremine.
    Une mendoje se me eksperincen qe keni juve Gramoz Ruci, e dini shume mire se cili eshte celesi (ilaci) dhe si duhet vepruar per te shpetuar Vendin nga katasrofa, ndaj lerini filmat dhe foluni drejte shqiptareve.

    1-Juve duhet ti thoni shqiptareve se njeri celes eshte Presidenti Bamir Topi.
    Bamir Topi ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi eshte i detyruar me ligje qe te shpendaje parlamentin dhe te shpalle zgjedhjet e parakohshme. Natyrisht qe kjo zgjidhje eshte pa mundur sepse veterineri Bamir Topi nuk ka per te vepruar ne kete menyre se nuk ja lejon profesioni i veterinerit dhe karakteri i tij prej qofteje.

    2-Ne kushtet kur edhe teresia teritoriale eshte e cenuar nga dhuratat qe po i behen grekut e serbit njeri celes eshte qe te nderhynte ushtria. Por a munde ta shpetoje Vendin dhe Kombin nje batalion fatorinosh trenash? (Nuk e di zoti Ruci por sa here permendet ushtarku shqiptar mua me kujtohen fatorinot e trenit... perfshi ketu edhe ish shefin e shtabit te pergjithshem te ushtrise, Veli Llakaj.)

    3-Tash ajo qe ka mbetur si zgjidhje, si celes, si ilac praktik jeni juve zoti Gramoz Ruci. Juve keni qene Minister i Puneve te Brendeshme, e per rjedhoje juve keni qene dhe jeni eprori i Sali Berishes, Jozefina Topallit, Astrit Patozit... Po ashtu juve jeni bashkpronar dhe bashkethemelues i PD-se.
    Juve ne parlament duhet ti thoni shqiptareve pseudonimet e Sali Berishes, Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Blendi Fevziut... Juve duhet ti tregoni shqiptareve se si PPSH-ja dhe Sigurmi themeluan PD-ne. Se si Ramiz Alia, Gramoz Ruci, Sabri Godo, Ismail Kadare... arsyetuan te vene ne krye te PD-se Sali Berishen.
    Une mendoje zoti Gramoz Ruci se ne se juve i thoni hapur keto gjera qe tashme peshperiten dhe po provohen nga shqiptaret ne te gjithe cepat e Globit, vjen sherimi dhe shpetimi i Shqiperise si vend dhe i shqiptareve si komb. Ndaj une ju them lerini filmat se shqiptaret jane neveritur nga kjo loje e ndyre...

  2. #602
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga kolapetrit Lexo Postimin
    26 Shkurt 2010 17:37

    3-Tash ajo qe ka mbetur si zgjidhje, si celes, si ilac praktik jeni juve zoti Gramoz Ruci. Juve keni qene Minister i Puneve te Brendeshme, e per rjedhoje juve keni qene dhe jeni eprori i Sali Berishes, Jozefina Topallit, Astrit Patozit... Po ashtu juve jeni bashkpronar dhe bashkethemelues i PD-se.
    Juve ne parlament duhet ti thoni shqiptareve pseudonimet e Sali Berishes, Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Blendi Fevziut... Juve duhet ti tregoni shqiptareve se si PPSH-ja dhe Sigurmi themeluan PD-ne. Se si Ramiz Alia, Gramoz Ruci, Sabri Godo, Ismail Kadare... arsyetuan te vene ne krye te PD-se Sali Berishen.
    Une mendoje zoti Gramoz Ruci se ne se juve i thoni hapur keto gjera qe tashme peshperiten dhe po provohen nga shqiptaret ne te gjithe cepat e Globit, vjen sherimi dhe shpetimi i Shqiperise si vend dhe i shqiptareve si komb. Ndaj une ju them lerini filmat se shqiptaret jane neveritur nga kjo loje e ndyre...
    Keto qe shkruani ju jane ose teater ose thjesh nga budalleku.
    Ne vitin 90 politikanet u ndane ne dy grupe Grupi i pare ishte Partia Dermokratike me ne krye doktor Berishen qe e denoi sistemin e komunizmit dhe u perpoq per shqiperine ndersa grupi i dyte ishte Partia Socialiste qe mbajti lidhje me ish-bllokmenet, u shnderrua ne mafie dhe luftoi per tu pasuruar ne menyra jo te drejta dhe imorale ne kurris te shqiptareve. Gramos Ruci apo Edvin Rama kurre nuk e kane kuptuar demokracine.

  3. #603
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Ku eshte baba Gramozi ?
    (Me rastin e 17 vjetorit te krijimit te PD-se.)

    Kam 17 vjet qe beje kete pyetje por ndryshe nga heret e tjera kur kercenohesha, akuzohesha, ofendohesha, cilesohesha komunist apo i cmendur nga spiunat e Gramoz Rucit qe perbenin dhe perbejne udheheqjen e PD-se, tani ka rene qetesia. Nje qetesi e zeze. Qetesia e ngordhjes se PD-se. PD-ja e Gramoz Rucit po jeton oret e fundit. Kjo gje po shihet dhe pranohet hapur nga gjithe shqiptaret se babai praktik i PD-se eshte Gramoz Ruci dhe PD-ja po e nxjerr shpirtin e piste, ndaj ka filluar te kuterboje...
    Pra ku eshte baba Gramozi kam pyetur une sa here PD-ja dobice e Ramiz Alise dhe Gramoz Rucit festonte ditelindjet? Kete pyetje e bera perseri kete vit? Ku eshte baba Gramozi? Perse ai nuk merr pjese ne festimin e pervjetorit te femijes se tij, PD-se? Pergjigjja eshte se, PD-ja eshte nje femije ilegal (dobic) dhe baba nuk do te zbulohet se eshte veper e tij se ka frike mos i ngelet fatura ne dore ose dobici ne dere.
    Edhe nje here shqiptar te mire po ju a shpjegoj ate qe ndodhi para 17-18 vjeteve. Ne ato vite kur u pa qarte se klika komuniste shqiptare nuk mund te sundonte me metodat e vjetra, nderroi taktike. Me pjesen me te ndyre te shoqerise, me spiunat e sigurimit dhe sherbetoret krijoi armen sekrete. Krijoi ate me te cilen do te bente te mundur te ruante sundimin, te percante, corodiste, te grabiste, plackiste, degjeneronte Shqiperine. Ajo krijoi PD-ne dhe vendosi ne krye te saj ndoshta qenien me negative shqiptare te 70 vjeteve te fundit. Ajo vendosi ne krye te PD-se Sali Berishen.
    Krijimi i PD-se u urdherua nga Ramiz Alia per ti hedhe sy opinionit te brendshem dhe te jashtem se gjoja ne Shqiperi u vendos pluralizmi, por arsyeja kryesore e krijimit te PD-se ishte qe te na ndalonte neve, progresistave dhe nacionalistave te krijonim nje parti te vertete demokratike qe do te punonte ne dobi te gjithe shqiptareve.
    Fatkeqesisht mjeshteria e Ramizit triumfoi, ndaj neve kemi arritur piken me te ulet ne histori. Pas kesaj pike ne se nuk vepruam, neve do te harrim vdekjen...
    Ne kohen e urdherit te Ramiz Alise per krijimin e PD-se Minister i Brendshem, ai qe kishte dosjet e spiuneve te sigurimit dhe sherbetoreve te PPSH-se, por edhe te atyre qe duhet te perndiqeshin ishte Gramoz Ruci, pa arsim te larte.
    Keshtu, ishte Gramozi ai qe ne praktike, nga ana organizative, operative beri perzgjedhjen e spiunave dhe sherbetoreve te PPSH-se qe do te "krijonin" PD-ne ne Tirane dhe neper rrethe. Pra praktikisht ishte Gramozi qe krijoi PD-ne. Ai eshte babai, ndaj une kam 17 vite qe bertas;-Ku eshte baba Gramozi? Perse baba Gramozi nuk merre pjese ne diten e lindjes se femijes se tij?
    Pergjigjen e kam dhene me larte. PD-ja eshte nje femije dobic dhe dobicin nuk e do as i tiji.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PetritKola : 10-05-2010 më 19:40

  4. #604
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk duhet filozofi e madhe per ta njohur ate.
    Me mire do kishe bere qe ti pergjigjesh atyre pyetjeve qe parashtrova.A duhet te funksionoi gjykata apo jo?Nese jo sipas juve atehere po e kallim edhe njeher dhe po e kthejme Shqiperine ne vitet e 80-ta.
    Gjykata te pavarura ne Shqiperi???
    Mjaft e kallur eshte,nuk ka nevoje per perkrahje te metejshme.....nga jashte.
    e kalova provimin,ncncnc

  5. #605
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Ramen nuk e mbeshtesin as socialistet evropiane

    BRUKSEL - "PSE mbeshtet negociatat per kryerjen e reformes elektorale per te siguruar zgjedhje te ndershme dhe transparente ne te ardhmen". Kjo eshte deklarata zyrtare qe vjen nga Partia Socialiste Evropiane (PSE) e cila i leshon nje thirrje te forte autoriteteve me te larta shteterore ne Shqiperi qe te nderhyjne ne menyre te menjehershme per te nisur ata, dialogun me opoziten qe te ndalet kriza politike, protestat dhe greva e urise. Brian Synnott, zedhenes shtypi ne PSE, ne nje komunikate qe leshoi mbreme, fillimisht raporton se mbi 200 persona, mbeshtetes te Partise Socialiste te Shqiperise, perfshire 22 deputete jane ngujuar qe nga 1 maji 2010 ne greve urie. PSE nenvizon faktin se te ngujuarit kerkojne nga qeveria, transparence per zgjedhjet qershorit 2009 per dyshimet e tyre mbi parregullsi. PSE evidenton edhe se PSSH ka refuzuar te hyje ne Parlament deri ne shkurt te ketij viti. Me tej, PSE thote se mbi 100 mije njerez, kane ndjekur liderin socialist Edi Rama, ne demonstrata paqesore ne Tirane. Nderkohe, lidhur me kete situate, Sekretari i Pergjithshem i PSE, Philip Cordery ka deklaruar mbreme se eshte e rendesishme nje zgjidhje per kete krize politike e cila eshte renduar se tepermi. Cordery ka shprehur edhe shqetesimin e tij per rendimin e shendetit te grevisteve. Ndaj ai vlereson se eshte i nevojshem nje dialog konstruktiv mes protestuesve dhe qeverise. Vetem duke punuar se bashku mund te gjejne zgjidhje problemet me te cilat perballet sot Shqiperia, thekson z. Philip Cordery. Ne kete pike ai i ben thirrje presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha qe te marrin iniciativen per marrjen fund te krizes. "PSE mbeshtet negociatat per kryerjen e reformes elektorale per te siguruar zgjedhje te ndershme dhe transparente ne te ardhmen", - perfundon deklarata e nenshkruar nga z. Cordery.

    KJ

  6. #606
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Topi: Gati tryeza per dialog, por te gjendet zgjidhja

    Rozeta Rapushi

    Presidenti Bamir Topi, tha dje se duhen dy pale per dialog duke "ngritur duart lart", se nuk ka cfare te beje per zgjidhjen e ngercit politik, per sa kohe qe dy kampet politike nuk tregojne vullnet politik, per te gjetur gjuhen e perbashket. "Ka nje shprehje qe ju duhet ta dini: Per t'u marre vesh, duhen dy pale. Per te bere divorc, mjafton nje pale. E thashe kete, se eshte domosdoshmeri kur te diskutojme per dialogun, eshte domosdoshmeri qe partite politike, mazhoranca dhe opozita te ulen ne tavolinen e dialogut. Problemi i formalizimit te tryezes, eshte nje problem sekondar", tha kreu i shtetit pas ceremonise se dekorimit me Urdhrin "Nderi i Kombit", Muzafer Pipen, Vilson Blloshmi, Genc Leka dhe Havzi Nela, pas vdekjes. Sipas Presidentit, e rendesishme ne kete situate politike, eshte qe palet te kene vullnetin politike, per te dale nga situata e pakendshme. "Eshte dhe ne koshiencen e qytetareve, te cilet jane larg politikes, qe kjo situate duhet te mbyllet ne menyren me korrekte te mundshme. Se si e mbyllin, jane partite politike. Presidenti ka vullnetin, ka gatishmerine, deshiren qe te vendoset dialogu, te rifilloje komunikimi institucional. Presidenti nuk ka ne dore, asnje instrument ligjor qe te detyroje palet. Kjo ka qene arsyeja qe ne menyre te vazhdueshme, une kam thene: "gjithcka varet nga vullneti politik i partive", beri te ditur kreu i shtetit. Ai theksoi se fakti qe nuk ka nje tryeze politike per zgjidhjen dhe diskutimin e krizes, nuk do te thote se ai nuk po ben tentativa per uljen ne bisedime dhe gjetjen e nje rrugezgjidhjeje. Presidenti tha gjithashtu se ai personalisht, eshte ne perpjekje te vazhdueshme per te zgjidhur sa me shpejt kete situate te pakendshme. "Shqiperia nuk eshte nje Republike Presidenciale. Ju duhet ta dini! Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare. Cdo gje projektohet sipas vullnetit te popullit, projektohet ne Parlament. Eshte vullneti i tyre per te instaluar dialogun, per te marre vendime te rendesishme dhe mos harroni, qe ne harkun kohor dhe jo ne retrospektive te larget, partite politike shqiptare, mund t'i referohem dates 21 prill 2008, kane gjetur nje konsensus qe une e kam pergezuar, me votat e 115 deputeteve, kur kane ndryshuar Kushtetuten e Shqiperise. Atehere, kane detyrimin te rikthehen, te marrin te gjitha vendimet", beri te qarte Presidenti. Ai theksoi se eshte ne respektim te Kushtetutes dhe se forcat politike ne kete rast, duhet te jene te ndergjegjshme se duhet te jene korrekt dhe te gjejne sa me shpejt zgjidhjen. Sipas tij, duhet te jete ne koshiencen e klases politike shqiptare, pa vene "gishtin" tek askush, te jene korrekte, te jene njerez qe te perfaqesojne interesat madhore te Shqiperise, pastaj zgjidhjen e kane me te afert. Une kam predispozicionin konstant qe kam pasur gjithmone. "Tryeza e Presidentit mund te riinstalohet ne cdo kohe, por tryeze qe te jete me rezultate, jo tryeza per tryeze qe te filloje t'i bjere dhe vlera. Pra, duhet te kemi respekt jo thjesht per individin, individi eshte pjesetar i shoqerise. Sot eshte President, neser eshte nje qytetar i thjeshte i Shqiperise, por duhet te kene respekt per tryezen e Presidentit, per institucionin e Presidentit, per cdo institucion te Shqiperise ne menyre qe edhe bota te na kete me ne konsiderate", u shpreh Presidenti Bamir Topi. Presidenti Topi, para disa muajsh me kerkese dhe te nderkombetareve organizoi tryezen mes dy partive te medha politike, qe solli dhe hyrjen e deputeteve te PS ne Kuvend, perpara se te skadonte afati perfundimtar dhe te digjeshin mandatet. Por nga ana tjeter, teksa nuk u arrit zgjidhja perfundimtare dhe opozita eshte ne greve dhe protesta, Topi ka filluar takimet me ambasadoret.

    KJ

  7. #607
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    PS: 6 propozimet tona per te lene greven e urise

    Denis Dedej

    Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhafaj, deklaroi dje se greva e socialisteve do te marre fund, vetem kur te plotesohen 6 kerkesat e tyre. Ne nje deklarate per shtyp nga cadra e vendosur ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", zyrtari i lart socialist renditi kerkesat e partise se tij. "Transparenca e pakushtezuar, permes hetimit te plote parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, duke nisur nga kutite, jo per efekt te ndryshimit te rezultatit, po per efekt te nxjerrjes se problemeve e pergjegjesive ne zbatimin e ligjit gjate procesit zgjedhor, dhe duke e shtrire rrezen e hetimit mbi te gjithe problematiken e venies se shtetit ne sherbim te pushtetit, per qellime elektorale duke qene te hapur per te pranuar lidhur me qasjen ndaj kutive cdo zgjidhje te negociuar qe garanton transparencen pa sfiduar teresine e rezultatit te zgjedhjeve", beri te ditur piken e pare te kerkeses, Fatmir Xhafaj. Me tej, ai tha se kerkojne transparence ne funksionimin e Kuvendit me qellim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverise, perfaqesimin e ekuilibruar te shumices dhe te opozites, ne drejtimin e komisioneve te perhershme parlamentare dhe delegacionet parlamentare, kufizimin e imunitetit ndaj akuzave per korrupsion dhe arritjen e konsensusit per miratimin e nje sere ligjeve te rendesishme te sistemit te drejtesise. Kerkesa e trete, sic u shpreh deputeti i PS, ka te beje me transparencen e shifrave te ekonomise dhe dhenia fund e praktikave te kunderligjshme e te rrezikshme te dezinformimit dhe manipulimit te publikut me shifra te deformuara per qellime politike qe nuk reflektojne realitetin e ekonomise shqiptare. Gjithashtu, ai kerkoi permes pikes se katert, transparence ne funksionimin e Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve dhe te Radio Televizionit Shqiptar, permes miratimit me konsensus te nje kuadri te ligjor dhe rregullator te standardeve te Bashkimit Evropian si edhe pranimit te nje ekuilibri te ri ne bordet perkatese te tyre. "Transparenca ne perzgjedhjen e kandidaturave per anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, per te mundesuar miratimin me konsensus parlamentar te kandidaturave te zgjedhura, bazuar ne kritere te merites dhe profesionalizmit e jashte ndikimeve politike si domosdoshmeri per qendrueshmerine e ketyre institucioneve kushtetuese dhe si kusht per arritjen e konsensusit, per reforma e ligje te rendesishme qe kane te bejne me forcimin e shtetit te se drejtes", vijoi renditjen e kerkesave, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS. Xhafaj, nenvizoi ne piken e fundit te kerkeses, transparencen mbi hetimin e vrasjes se deputetit te PS-se, Fatmir Xhindi, qe do te garantonte zbardhjen e menjehershme dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve te vrasjes. "Plotesimi i ketyre kerkesave, me interes publik e kombetar dhe aspak partiak apo ne favor te nje pale kunder nje tjetre, do t'i ktheje vendit normalitetin e munguar politik e institucional dhe do te pershpejtoje procesin e demokratizimit e te integrimit evropian te vendit", theksoi deputeti socialist. Gjashte kerkesat e PS per nderprerjen e greves se urise 1. Transparenca e pakushtezuar, permes hetimit te plote parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, duke nisur nga dhe duke e shtrire rrezen e hetimit mbi te gjithe problematiken. 2. Transparenca ne funksionimin e Kuvendit me qellim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverise, perfaqesimin e ekuilibruar te shumices dhe te opozites ne drejtimin e komisioneve te perhershme parlamentare dhe delegacionet parlamentare. 3. Transparenca e shifrave te ekonomise dhe dhenia fund e praktikave te kunderligjshme e te rrezikshme te dezinformimit dhe manipulimit te publikut me shifra te deformuara per qellime politike qe nuk reflektojne realitetin e ekonomise shqiptare. 4. Transparenca ne funksionimin e Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve dhe te RTSH, permes miratimit me konsensus te nje kuadri te ligjor dhe rregullator te standardeve te BE si edhe pranimit te nje ekuilibri te ri ne bordet perkatese te tyre. 5. Transparenca ne perzgjedhjen e kandidaturave per anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte per te mundesuar miratimin me konsensus parlamentar te kandidaturave te zgjedhura, bazuar ne kritere te merites dhe profesionalizmit e jashte ndikimeve. 6. Transparenca mbi hetimin e vrasjes se deputetit te Partise Socialiste Fatmir Xhindi, qe do te garantonte zbardhjen e menjehershme dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve te vrasjes.

    KJ

  8. #608
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Rama: 9 maji, triumfi mbi të keqen

    Aristir Lumezi

    Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi dje se nuk do të ketë tërheqje nga protesta dhe greva e urisë, deri në plotësimin e kauzës për transparencën e zgjedhjeve. Opozita zhvilloi mitingun e dytë të madh të protestës pas atij të 30 prillit, ku në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u mblodhën me mijëra mbështetës. Rama tha se 9 maji është dita e triumfit ndaj të keqes, duke bërë paralelizëm mes triumfit ndaj Luftës së Dytë Botërore dhe protestës së opozitës. Ai bëri thirrje për bashkim, duke nënvizuar se kjo protestë dhe greva e urisë nuk është si përpjekjet e tjera, por është një protestë kundër frikës që del nga dy godinat në të dy krahët e bulevardit. "9 maji i vitit 1945 është dita e triumfit mbi të keqen që kërcënoi Evropën. 9 maji i vitit 1950 është dita e deklaratës që projektoi bashkimin e Evropës. Sot më 9 maj, në zemër të Shqipërisë, në mes të bulevardit është ngritur një çadër që bën historinë dhe në krah të majtë dhe të djathtë qëndrojnë dy godina të dy pushteteve, të cilat Kushtetuta i përcakton si pushtete të popullit, ndërkohë sot ne ndjejmë, shohim dhe prekim se nga këto dy godina, jo vetëm nuk dalin ligjet që ne duam, që nuk zbatohen, por dalin fantazmat e një frike që shpërndahet kudo", u shpreh Rama. Kreu socialist bëri apel që shqiptarët të bashkohen për të luftuar të keqen e madhe dhe mungesën e lirisë. "Jemi shumë pak për të qenë të përçarë, të trembur", nënvizoi kryetari socialist, nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, duke shtuar se "kujtesa historike e Evropës mbi fashizmin, duhet të na ndihmojë për të kuptuar se në themelin e mirëqenies është kurajoja, në themelin e demokracisë është liria". Kreu socialist iu referua iluministit të madh francez, për të shprehur forcën e socialistëve në këtë protestë. "Volteri i madh thoshte një fjalë, që e pashë të udhës ta sjell këtu sot: 'Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur Qeveria e ka gabim'. Kjo çadër është simboli i sfidës së madhe të popullit opozitar, i sfidës së madhe të atyre 1 milion shqiptarëve që kanë marrë pjesë nëpër protesta në gjithë këta muaj", u shpreh Rama.


    Paskal Milo, ultimatum Berishës
    Kreu i PDS-së, Paskal Milo, i bëri thirrje Kryeministrit se ka në dispozicion të tij edhe 48 orë për të hapur kutitë. "Nëse do që Shqipëria të integrohet në Evropë, afati është deri pasnesër pasdite. Nëse do integrimin, liberalizimin e vizave, nëse do të përmbushë ato që kërkojnë shqiptarët, të hapë kutitë", u shpreh Milo. "9 maji i këtij viti vlen të kujtohet sot në koalicionin e lirisë dhe të drejtës", tha Milo, duke këmbëngulur në hapjen e kutive si minimumin e transparencës.

    Xhafaj: Jemi të fortë moralisht
    Deputeti grevist Fatmir Xhafaj, tha dje se grevistët janë të fortë vetëm moralisht. "Fizikisht nuk jemi aq mirë sa kemi qenë 9 ditë më parë. Kjo është normale, pasi mbahemi vetëm me ujë dhe serum, por kemi moralin lart. Sfidojmë cilindo të marrë mundimin të vijë të qëndrojë 24 orë mes nesh, ta vërtetojë këtë sakrificë. Kjo është greva e urisë më e madhe, më e shtrirë në kohë dhe më transparente, pasi kërkojmë transparencën e procesit elektoral, që Qeveria e bëri pis", tha Xhafaj.

    Aneta Rama në protestë
    Nëna e kryetarit socialist Aneta Rama nuk i është ndarë për asnjë çast protestave të socialistëve. Ajo ishte edhe dje në protestën e dytë të madhe të PS, duke ndjekur me shumë vëmendje fjalimet e pjesëmarrësve. E rrethuar nga miq të familjes, Aneta Rama ka dëgjuar dhe parë për orë të tëra të gjitha fjalimet nga ballkoni i një prej lokaleve në katin e tretë të "Kullave Binjake". Ndërsa pas mitingut të protestës, ajo është rrethuar nga miq dhe është përshëndetur nga i biri, Edi, për durimin e treguar.

    Panorama

  9. #609
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha: Shokë të opozitës, dilni nga kafazi

    Kryeministri Sali Berisha vazhdon turin e përurimeve në zonën e Paskuqanit ku përuroi përfundimin e punimeve për segmentin e parë të unazës së Paskuqanit. Në fjalën e tij kreu i Qeverisë tha se vendi nuk është në krizë, pasi infrastruktura ka pësuar ndryshime të mëdha. "Sot sërish ka nga ata të cilët që nga mëngjesi gjer në darkë iu bien sirenave të krizës. Le t'u themi bashkë këtyre shokëve apo zotërinjve: Me çfarë ndërtohen këto rrugë ore zotërinj? Me çfarë ndërtohen këto shkolla? Urdhëroni dhe shikoni! Mos bëni rolin e atyre që kanë sy dhe nuk shikojnë se ajo është absolutisht marrëzi. Urdhëroni shikoni rrugët që asfaltohen, shkollat që ndërtohen, ujësjellësit që ndërtohen dhe do të kuptoni se Shqipëria është në ndërtim dhe jo në krizë", tha kreu i Qeverisë. Por ndryshe nga një ditë më parë kur nga një inaugurim në Lezhë nuk bëri asnjë koment për grevën e opozitës, nga rrethinat e kryeqytetit Berisha i kërkoi asaj të lërë grevën dhe të shohin, sipas tij, Shqipërinë që po ndryshon. "Të nderuar shokë, të nderur zotërinj, dilni nga kafazi, dilni nga kutia dhe njihni Shqipërinë tjetër, Shqipërinë që zhvillohet, Shqipërinë që ecën çdo ditë drejt idealit të saj evropian. Ndaj dhe unë ju ftoj, i ftoj shqiptarët, sot më shumë se kurrë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane, sot më shumë se kurrë të përkushtuar ndaj idealit evropian, sepse sot janë më afër se kurrë shndërrimit të tyre në realitet", vijoi më tej Berisha. Sipas kryeministrit, dëshmi e faktit se vendi nuk është në krizë, është rritja e rrogave dhe pensioneve që do të bëhet në 1 korrik. "Çfarë do tu thoni qytetarëve të Paskuqanit, qytetarëve shqiptarë, kur më 1 korrik do të njohin rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në tërë historinë e vendit. A e kuptoni ju se kriza zhvillohet vetëm në psikikën tuaj?", iu drejtua kreu i maxhorancës opozitës.

    Panorama

  10. #610
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Një natë pa gjumë me grevistët që nuk duan të dorëzohen

    Ferdinand Dervishi

    Pas tetë netësh dhe shtatë ditësh pa ngrënë, të përshkruash dhe shoqërosh me fotografi gjendjen e grevistëve të urisë në qendër të Tiranës, përplasesh me censurë të marrëveshjes. Sepse edhe njerëzit e vlerësuar si ndër më të fortët, tashmë paraqiten me një pamje aq të stërmunduar dhe aq të lodhur, saqë kur flasin e japin këto të dhëna, përdorin shpesh këshillën apo lutjen: "Këtë të lutem nuk do ta shkruash. Nuk dua që familjarët të terrorizohen. Se shkulen e vijnë të gjithë këtu..." Mosaprovimi përsëritet edhe kur vjen puna për të shkrepur aparatin për një foto ilustruese.
    Është mbrëmja e datës 8 maj 2010 dhe shëndeti i rreth 185 socialistëve të grevës së urisë, deputetëve dhe mbështetësve, paraqitet me parametra të ndryshuar krahasuar me katër ditë të shkuara, kur "Panorama" preku nga afër gjendjen e tyre. Grevistët thonë se kanë harruar dhimbjen e kokës e e të barkut, edhe pse në pjesën e fundit të tij ndiejnë një peshë të rëndë të pashpjegueshme. Thonë se problemi kryesor këto ditë kanë qenë dhembja e kyçeve, sidomos e gjunjëve dhe më keq akoma mpirja e këmbëve, shoqëruar me një dhimbje të vazhdueshme të mesit. Ndërsa kur i ke përballë e të flasin, u vëzhgohet lehtësisht gjuha në ngjyrë të bardhë apo jeshile, vende-vende e çarë. Mjekët u thonë se kjo ka ardhur për pasojë se myku ka gjetur terren për shkak të mosngrënies. Kështu që një medikament i quajtur "daktarin", për lyerjen e gjuhës, është shpërndarë me shumicë.


    Dilema për zgjatjen e grevës

    Pas tetë ditësh pa ngrënë, pas tetë ditësh të ngujuar në 5 mijë metër katrorë sipërfaqe, pas tetë ditësh pa asnjë haber për fatin e ndërmarrjes së tyre, pas tetë ditësh që pinë vetëm ujë, një lëng që tashmë u zbret në bark pa elementë të prezencës së tij, si nëpër tuba xhami, madje duke u dhënë në shumë raste edhe alergji, mendimet e një pjese të grevistëve është e vështirë ti lexosh. Ndërsa pyetja e madhe, që nuk merr përgjigje është: Edhe sa do zgjasin këta njerëz, edhe sa do durojnë? A do ketë një fund, apo ky fund për fat të keq është i palexueshëm jo vetëm nga njëra anë e tij, nga njëri ekstrem?
    Ndërsa nata avitet e ftohtë. Pas mitingut të mbrëmjes, një kohë që të gjithë e quajnë si më të këndshmen e gjithë ditës, grevistët, një pjesë e tyre, mblidhen pas televizorëve. Sepse mund të shohin vetëm televizor. Pak ditë më parë ata porositën libra, artistikë kryesisht. Ndërsa aty nga dita e pestë e grevës porositën DVD me filma. Por mbërritur në ditën e tetë grevistët pohojnë se kanë fuqi të lexojnë vetëm titujt e gazetave dhe të shohin televizor. Kështu që në 5-6 televizorët e montuar në brendësi, ata që janë në gjendje më të mirë fizike, ndjekin, në shumicën e tyre, spektaklin javor të "Big Brother" dhe në pakicë, një ndeshje futbolli. Ndërkohë pjesa më e madhe shtrihet në gjumë. Një gjumë që duket sheshit se nuk i zë menjëherë.
    Asllan Dogjani, deputeti i Kukësit, duket entuziast, si katër ditë më parë. Edhe dhjetë kuksianët e tij mbahen mirë, megjithë problemet e shtuara në shëndetin e dy prej tyre.
    "Kemi rënë në peshë nga 5 deri në 10 kilogramë dhe njëkohësisht na ka ikur ndjenja e urisë prej 2-3 ditësh. Pra nuk na shkon mendja për ushqim. Na duket sikur nuk kemi ngrënë asnjëherë, ndërkohë që uji që pimë na zbrazet në stomak, si në një enë pa jetë. Na janë shtuar edhe ëndrrat e këqija...", thotë Asllani duke shtuar se gjithsesi mendërisht të gjithë ndihen shumë mirë. Se shumë njerëz, të njohur e të panjohur, nga vendi dhe nga shumë vende të botës, i kanë marrë në telefon, duke u shprehur solidaritet.
    Një tjetër grevist pranë, që qëllon të jetë nga Shkodra, ruan jo vetëm për vete një sens të lavdërueshëm humori. Ndërhyn kur dëgjon shpjegimet për marrëdhëniet me ujin e pijshëm. "E pimë të ftohtë dhe e nxjerrim të nxehtë. Del krejt i kthjellët, si uji i dushit...", thotë duke u shkaktuar të qeshurat e të gjithëve që e dëgjojnë.
    Në bisedë e sipër, një nga kuksianët tregon problemet që i kanë dalë me vajzën e vogël 3 vjeçare, e cila i kërkon me ngulm numrin e ditëve se sa do rrijë larg saj. "Ka katër ditë që s'më del në telefon. Sa nis të flas me nusen, e dëgjoj vajzën teksa largohet duke qarë", rrëfen ai, duke hedhur e mbajtur për disa sekonda të gjata, diku tej, vështrimin e shpërqendruar.
    Pak metra më tej, Besnik Bare, deputeti i Tiranës, i shtritë në krevatin e tij, formon një pamje të lodhur. Poshtë kokës duket se ka krijuar një vend të rehatshëm për qafën, pasi nuk e lëviz atë shumë kur flet.
    "Kam pasur probleme. Marrje mendsh, përzierje dhe për më keq një tension 8 me 5. Mjekët më sollën në vete, më bënë urgjent një serum. Sot, djali 10 vjeç, e mori vesh nga lajmet për herë të parë se unë isha në grevë dhe nisi të më qante në telefon. Por pak më vonë më qetësoi shumë Dritëro Agolli, kur më mori në telefon e më tha se, po të ishte ca vjet më i ri në moshë, do ishte bashkuar me ne", rrëfen Besniku duke shtuar edhe ai se ka marrë një numër rekord mesazhesh e telefonatash mbështetëse dhe vetëm një të vetme, nga jashtë vendit, që shante në një dialekt të rëndë.
    Blendi Klosi, deputeti i Durrësit, për të cilin u mësua herët se vuante nga diabeti, thotë se vazhdon të mbahet dhe se psikologjikisht është krejt OK.
    "Më habit shumë fakti se tani nuk më shkon fare mendja për bukë. Dëgjoj që bëhen biseda për gjellë të ndryshme të shijshme, por krejt habitshëm tani nuk më shkon mendja. Nuk e dija që njeriu mund të rrijë 8 ditë pa bukë. Kështu që, që nga momenti kur vlerësova këtë fakt, binda veten se mund të rri këtu brenda edhe 16 ditë të tjera. Sepse vazhdon të na mbajë gjallë ai premtimi që u kemi dhënë njerëzve", shpjegon Blendi me atë mënyrën e vet, që të jep përshtypjen e një njeriu moskokëçarës.
    "Moos, këtë të mos e kishit dhënë!", të shkëpusin vëmendjen disa zëra nga ata që shohin në Tv emisionin "Big Brother", sepse në ekran ishte shfaqur një tavolinë e stërmadhe me gatime të ndryshme me mish pule.

    Ora 00:06
    Situata elektrizohet. Stafi ndihmës i grevës nis të lëvizë sipas ca urdhrave që shpërndahen nga mjekët. Një djalë nga Fieri, Ervin Bushi, duhet të dërgohet në spital. Është i pesti gjatë 24 orëve të fundit. Është nxirë në fytyrë dhe paraqet një gjendje të rënduar edhe pse gjatë ditës mjekët i kanë qëndruar afër duke i dhënë serum në dy raste. Vendimin përfundimtar e merr deputeti i Tiranës, Fatmir Xhafaj. Sepse ai, edhe pse të pashpallura, duket ka atributet e drejtuesit të grevës nga brenda saj. Një nga shokët e tij vrapon të marrë një palë çorape ndërsa një vajzë nga të stafit ja vesh grevistit të sëmurë pa përtuar. Të mbledhur në një konsultë kokë më kokë, mjekët dhe deputeti Xhafaj vendosin ta nisin në spital. Në këtë moment një deputet nga ata që presin jashtë, në njërin nga lokalet e kullave binjake, duhet të vijë që ta shoqërojë grevistin e sëmurë për në spital. Ndërsa halli më i madh për t'u përmbushur u del shokëve, pasi duhet të lajmërojnë familjarët e të sëmurit, më saktë ti bindin se shëndeti i të afërmit të tyre nuk është në një pikë kritike, se mjekët po i qëndrojnë pranë, etj.
    Në krahun hyrës të çadrave, Arben Ahmetajn, deputetin e Korçës, një tip shumë energjik në ndihmë të gjithkujt që i duhet kjo ndihmë, nuk e ka zënë gjumi. "Nga dita e gjashtë kam pasur një dobësi që nuk më largohet. Në ditët e para flija dhe zgjohesha i çlodhur, tani fle dhe zgjohem i lodhur. Ky është ndryshimi. Kam një ndjenjë boshllëku, por jo uri. Gjithsesi ndihem mirë dhe nuk kam marrë ende asnjë serum. Mbase sporti më ka ndihmuar të jem kaq mirë, sepse unë kam mbajtur gjithmonë një peshë të kontrolluar.", thotë Ahmetaj duke shtuar se edhe ai ndihet shumë lart psikologjikisht. "Ndonjëherë qëllon që niset diçka krejt pa pretendime dhe qëllon të kthehet në një lëvizje idealiste, ndërsa këtë radhë ne e kemi nisur gjithçka me ndërgjegje të plotë, prandaj presim një rezultat shumë më të madh", sqaron Ahmetaj pjesën pa uri të së tërës.

    Ora 01:01
    "Tani nis festivali i gërhimave", thotë me shaka një nga djemtë "STAF". Dhe, në fakt, nuk është shaka. Sepse në këtë pjesë të parë të gjumit, ka një numër të pafund grevistësh që gërhijnë, apo më keq akoma. Gjithsesi ky është edhe orari kur jeta nën çadra ka marrë fund dhe të gjithë, pothuaj, i ka marrë gjumi. Kokë kur stafi kujdeset që të mbulojë të gjithë ata që lëvizin e zbulohen pa dashur. Por edhe kohë kur stafi mblidhet pas një nga furnelave ngrohëse me gaz për të bërë një dorë bisedë me zë të ulët. Vend ku dëgjon edhe batuta apo barcaleta që kanë në qendër të tyre pikërisht grevën.
    "Dje Fatmiri, Xhafaj, pyeti ata të Vlorës: Hë mo, si jeni? Dhe ata i'u përgjigjën: Si nga Vlora", ishte batuta e parë në radhë. Kjo hapi lojën. "Dje sollën brenda grevës një kanarinë. Me gjithë kafaz, kuptohet. Dikush hodhi: Kujdes se mos i hani farat kanarinës dhe e fusni edhe atë në grevë urie", rrëfeu një nga djemtë.
    Ndërkohë deputeti Xhafaj kalon pranë dhe vë në lëvizje gjithë stafin, pasi u thotë se ka parë rreth 10-15 grevistë të zbuluar.

    Ora 01:45
    Te soba ka vetëm tre veta nga të stafit, ndërsa në dhomën e mjekëve janë dy femra të grevës që mbahen nën kontroll si dhe deputeti i Shkodrës Ilir Beqja, që po merr një serum. Një nga vajzat shkon sërish të mbulojë një nga grevistët, të cilit tashmë i kanë vënë nofkën "problematiku".

    Ora 02:15
    Të gjithë flenë. Gërhimat janë rralluar. Motori i ndezur i një kamioni afër grevës shqetëson stafin. Një prej tyre shkon e flet me shoferin.

    Ora 02:38
    "Ekzemplari" zbulohet dhe mbulohet njëherë në 5 minuta. Vajzat "STAF" pranë sobës, thonë se tashmë janë mësuar me huqet e ca tipave, të cilët i quajnë edhe "përsëritës".
    Në rrugicën mes Kryeministrisë dhe çadrave dëgjohen të qeshurat e një grupi vajzash e djemsh, që duket ktheheshin nga ajo që quhet "jetë nate". Batutat që lëshojnë me zë të lartë e bëjnë stafin të mprehë dëgjimin. Një nga vajzat "jetë nate" nis të mallkojë. Stafi mpreh edhe më dëgjimin dhe lehtësohet kur kupton se mallkimi nuk përplaset me çadrat, por me muret e mermerta të Kryeministrisë. "Qenkan dora jonë", thotë një nga djemtë buzagaz.

    Ora 02:57
    Ca pika shiu alarmojnë stafin. Gjithsesi ai nuk nis.

    Ora 03:22

    Dëgjohen zërat e hapërdarë në ajër dy të meshkujve. Nga analiza e fonisë japin përshtypjen e të dehurve. Njëri duket i huaj, flet anglisht. Stafi sërish alarmohet. Ata mund të shqetësojnë, të zgjojnë grevistët. Zërat e dy "të dehurve" dëgjohen më qartë dhe më fort. Duket se janë fare afër duke kaluar. Pastaj ndalojnë dhe nisin sharjet, në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Këtë radhë e kanë me grevistët. Djemtë e stafit dalin jashtë. Por shokët e tyre, që bëjnë shërbim jashtë, tashmë u janë afruar dy "të dehurve". Atij që shante në anglisht i kërcet një pëllëmbë shqeto qafës, ndërsa tjetri, paksa ezmer, merr vrapin dhe nuk ndalon as pasi kalon urën e bulevardit. Policia e Shtetit afrohet dhe bën pjesën tjetër më të "dehurin" që shante në gjuhën angleze.

    Ora 05:20
    Nisin të zgjohen grevistët e parë. Madje kanë vënë orët në zile, që të kapin radhën për të bërë dush. Në bulevard fiken një pjesë e ndriçuesve, ndërsa në qiell shfaqen re të zeza, shqetësuese. Ca harabela bredhin në sheshin mes çadrave, pa mundur të çokisin me sqep asnjëherë të vetme.

    I kthyeri
    Demo Muhaj është një grevist nga Tirana që u dërgua pak ditë më parë me urgjencë në spital dhe që 24 orë më pas u kthye për të vazhduar grevën. Sapo i ka dalë gjumi dhe thotë se nuk ndihet fort keq. "Të enjten më dërguan në spital. Kisha tension të lartë, 17 me 15, dhe një bllokim në gjoks. Të premten u ktheva sërish në grevë. Nuk mund të shkoja në shtëpi, se do më dukej vetja besëprerë. Sa ndjeva që u bëra mirë, thirra një shok, që më solli me makinë. Spitali ka nisur një dokument, këtu në grevë, që thotë se unë lajm larguar pa u kuruar plotësisht dhe pa lejen e tyre", rrëfen Demo Muhaj peripecitë e tij.

    Vazja ka mësuar fjalën "çadër"
    Ermonala Felaj, deputete e rrethit të Beratit, një nga femrat e pakta të grevës, ka një tjetër koncept për rezistencën. "Nuk është e para fuqia fizike për të rezistuar në grevë, por fuqia e mendjes. Unë mbahem mirë, mbase edhe për shkak të metabolizmit, por e bindur jam se para së gjithash mbahem sepse jam e fortë mendërisht", nis të flasë deputetja në nisje të një bisede të ngeshme. Grevistja pranon se ditët e fundit ka pasur dhe ka shqetësime me mpirjen e gjymtyrëve dhe me krahun e majtë dhe se ajo metoda e vendosjes së një nënkrese poshtë gjunjëve e ka ndihmuar shumë. Ndërsa pika e dobët, vajza 2 vjeçe, që vjen dhe e viziton, sipas Felajt, tashmë ka konceptuar se këtu te çadrat, gjendet "shtëpia e mamit" dhe njëkohësisht ka mësuar fjalën "çadër". "Kur e mendoj, nuk më vjen mirë që një nga fjalët e para të mësuara nga vajza ime është fjala 'çadër'. Gjithsesi, pavarësisht gjithçkaje negative të sjellë, unë jam e bindur plotësisht për vlerën e kësaj që po bëjmë. Më kanë marrë në telefon edhe mbështetës të Partisë Demokratike. Miq të mi. Dhe më kanë mbështetur. Sidomos ata që jetojnë jashtë shtetit, që i shohin gjërat më ftohtë, jashtë interesit. Por më shumë më kanë prekur njerëzit që vijnë e na përshëndesin. Kështu që unë për veten time e kam vendosur. Do vazhdoj në grevë pafundësisht. Largimi këmbehet vetëm me atë që kërkojmë".

    Panorama

Faqja 61 prej 107 FillimFillim ... 1151596061626371 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •