Përjashtimi i Arlinda Zekës nga shkolla Pjetër Bogdani në Kosovë, përmban në vetvete 2 krime. I pari është vetë emri i shkollës. Pjetër Bogdani, një misionar katolik, anti-semit dhe anti-musliman, pjesëtar në masakrën serbo-austriake të Kosovës kunder muslimanëve kosovarë, duhet ta kishte vendin nëpër librat e turpit të Kishës Katolike dhe rreshtohet përkrah Hitlerit, Dom Loro Cakes dhe kriminelëve të tjerë të historisë së Krishterimit. Por në Kosovë ky hero i islamofobisë dhe anti-semitizmit i imponohet muslimanëve kosovarë si hero kombëtar.
Sikur të mos mjaftoje ky krim, përjashtimi i Arlinda Zekës nga shkolla është nje krim edhe më i rëndë. Nëpër disa vende diktatoriale muslimane dhe republika bananesh, si Tunizia, Kosova, Shqipëria perëndimi implemeton politika të këtilla nëpërmjet te cilave shtyp, dënon, diskriminon dhe largon nga sistemi gratë me shami. Nëpërmjet këtyre politikash regjimi synon dënimin për së gjalli në injorancë të femrës që beson në Zot. Në Shqipëri në kohë të komunizmit këto politika ndiqeshin nga Partia e Punës kundër femijeve të kulakëve, ballistëve dhe anti-komunistëve. Duke lënë një fëmi pa shkollim, pushtetari synon të shkaterrojë të gjithë jetën e kundërshtarit të tij. Në Shqipëri, komunistët, duke lënë pa shkolla fëmijët e komunistëve projektonin te ardhmen. Ata donin të siguronin që edhe sikur një ditë sistemi komunist të rrezohej në Shqipëri, fëmitë e anti-komunistëve të ishin injorantë dhe të paditur dhe të mos kishin mundësi që të marrin kurrë në dorë pushtetin.
Këto politika në Shqipëri janë implementuar edhe kundër besimtarëve muslimanë të Shqipërisë së Mesme. Gratë që nuk hiqnin shamitë, komunistët i lanë të vdesin si fshatare nëpër kooperativa, ndërsa fëmitë e tyre u bënë xhahile dhe rrugaçe. Të njëjtat politika implementohen sot edhe në Francë, ku regjimi racist Sarkozi dhunon dhe diskriminon muslimanët duke i dëbuar nga sistemi - në mënyrë që të sigurojë mos integrimin e muslimanëve asnjë në sistem.
Kjo gjë që po bëhet sot në Kosovë kundër Arlinda Zekës, është lufte kundër Islamit dhe muslimanëve. Drejtori i shkollës Pjetër Bogdani, Isuf Çela, do të bënte më mirë sikur ta vriste Arlindën për së gjalli pse kështu jeta e saj do te merrte fund dhe ajo mund të shkonte në xhenet. Por ajo që Isuf Çela që drejton një shkollë me emër katolik po bën kundër një vajze të vogël është më keq sesa vrasja. Ai po kërkon që ta vrasi përjetë Arlinden. Do ta denojë atë qe ajo të vdesë në injorancë dhe padituri dhe jashtë sistemit. Kërkon që Arlinda ose të abandonojë besimin e saj në Allah, ose përndryshe kërkon që ta varrosi për së gjalli, ta dënojë me injorancë. Dhe vrasja më e keqe është kjo lloj vrasje. Kur kundërshtari jo vetëm që nuk të vret, por të le të jetosh pa patur mundësi që të shkollohesh dhe edukohesh dhe bëhesh pjesë e sistemit ku ti jeton.
Muslimanët e Kosovës, kanë një xhihad të madh para vetës së tyre. Ai është xhihadi për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Kosovarët e katolicizuar si Isuf Çelaj dhe zagarët e perëndimit që janë ne pushtet sot, janë më të rrezikshëm për të ardhmen e tyre sesa Sllobodan Millosheviçi. Pse nëse Sllobodani dhe sërbët kërkonin tiu merrnin shqiptarëve Kosovën, katolikocentrikët dhe fondamentalistët laikë kerkojnë të ju marrin shpirtin dhe jetën. Në Bibël, në Ungjillin sipas Mateut, Jezu Krishti thotë "Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t`ua humbë shpirtin dhe trupin dhe të ju çojë në xhehenem."
Çka po ndodh sot në Kosovë, me përjashtimin e vajzave me shami nga sistemi dhe me konvertimet dhe thirrjet për konvertime në katolicizëm, janë luftë për shpirtin.
Muslimanët e Kosovës duhet të protestojnë, hedhin në gjyq, demonstrojnë dhe marrin të gjitha masat e duhura që ti japin fund këtij aparteidi katoliko-laik që ushtrohet mbi ata. Nëse ata nuk luftojnë për liritë dhe të drejtat e tyre, e ardhmja e tyre do të jetë shumë e zymtë!
Olsi Jezexhi
P.s. shkrim i mrekullueshem dhe shume i vertete.
Krijoni Kontakt