Me sjell lajme eshte tema.
Kini lajme.. bujrum.. skini.. mos hyni ktu....
--
shekulli
-----
Mbi 200 mijë vetë në protestë.
Ruçi: Zgjidhje krizës, ose zgjedhje
Shekulli Online | 30/04/2010 |
Lajm i fundit |
Me nje pjesemarrje te jashtezakonshme ka nisur protesta maratone e opozites per transparencen e votes dhe kunder rrenimit shkaktuar nga qeveria. Protesten e ka deklaruar te hapur kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruçi, i cili ka falenderuar 200 mije qytetaret e pranishem, ne sheshin qe kuqon nga flamujt.
Sipas tij, pjesemarrja masive ne kete proteste eshte prove e qarte e dinjitetit."Kjo eshte provë, e qytetarit përballë pushtetit, që rrëzon qytetarin, vjedh qytetarin. Ju jeni pjesë e dëshmisë së madhe se kjo qeveri në ikje meriton ikje. Sot është ballafaqimi me të vërtetën, me sovranin shqiptar. Populli opozitar nuk gjunjëzohet dhe qeveria ka vetëm dy rrugë ne një udhëkryq, ose të zgjidhë krizën, ose të pranojne zgjedhjet e parakohshme"- tha Ruçi.
BRACE
Qeveri e nje familje te vetme dhe aspak qeveri e popullit. Keshtu ka deklaruar ne fjalen e tij deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace, duke i bere apel protestuesve te jene te vendosur per kauzen e drejte te transparences.
"Ka ardhur koha ti japim fund qeverisjes nga një familje e vetme, ndaj sot ne jemi këtu më shumë se kurrë, më shumë se në 28 qershor" - tha Brace, duke shtuar se ot është dita ku duhet ti jepet fund pushtetit të Sali Berishës, pikërisht nga ky shesh.
"Ne jemi të gjithë në këmbë, fuqia jonë është për liri për demokraci. Sot është koha, sot është dita, ky është momenti që të rrëzohet Sali Berisha", -tha ai.
Ngjela
Spartak Ngjela ka theksuar se në shesh ndodhen mbi 200 mijë shqiptarë dhe e ka quajtur këtë pjesëmarrje masive, si veprë që do të mbetet në analet e historisë demokratike, pasi protestuesit i kanë bërë shërbimin më të madh lirisë së shqiptarëve.
"U mbushën 8 muaj, kur të gjithë bashkë kemi një qëllim, të shpëtojmë demokracinë e t'i japim vendin dinjitetin e vet shqiptarëve. Pjesëmarrja juaj, mbi 200 mijë njerëz tregon shpirtin e madh demokratik dhe sot ju do të rrini këtu, për të hequr cdo dyshim për ndjenjën demokratike të shqiptarëve. Sot i thërrisni për herë të fundit një kryeministri tiran"- tha Ngjela.
Ai e ka quajtur qeverinë, jo vetëm kabinet pykash, por një dështim total. "A do ta lëmë këtë njeri të na shkatërrojë dinjitetin dhe të ardhmen? Unë jam dakord me përgjigjen tuaj, ndaj gjendemi këtu deri sa të largohet. Askush nga ne nuk do iki nga ky shesh. Kjo qeveri krijoi fabrikë vdekje dhe ka vrarë 26 persona, shkaktoi përmbytje, krijoi tension, ka bllokuar tregun, shkatërroi punësimin. E në fund, vjedh votat, vjedh vullnetin e popullit. Kam të dhëna që e gjithë Shqipëria sot ka dashur të vijë këtu por nuk ka pasur mundësi transporti, ju bëjmë thirrje nga ky shesh që të dalin në qytetet e tyre të solidarizohen me ne dhe ti japin fund këtij ferri. Nuk ka nder me fitore të vjedhur, ta largojmë sot e të shpëtojmë njëherë e mirë"- tha Ngjela.
NDOKA
"Sot jemi këtu ti themi ndal modelit bolshevik të qeverisjes". Kështu është shprehur kreu i PDK-së Nard Ndoka, gjatë fjalës së tij në protestë. Sipas tij maxhoranca do të organizojë nesër një festë kundër protestës së opozitës .
"Shteti qe del dhe feston në 1 maj, nuk është shteti që meritojnë shqiptarët. Ne duam ta shpëtojmë nga një grusht njerëzish që na morën gjithçka. Ata nuk e meritojnë votën tonë"- tha më tej ai.
Ndoka ka deklaruar se opozita është e vendosur të jetë në anën e popullit dhe për këtë opozita do të vazhdojë të rrijë në shesh, deri sa kjo qeveri e papërligjur nga votat e qytetarëve, të largohet.
MIlO
Sipas kreut të PDS-së, Paskal Milo, asgjë nuk ka ndryshuar që nga protesta e 20 nëntorit, pasi kërkesat e opozitës nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca.
"Krimi elektoral i 28 qershorit, nuk mund të fshihet. Eshtë sinjal alarmi për demokracinë parlamentare dhe rrënimin e shtetit ligjor pasi po instalohet një pushtet politik dhe klan që mbron interesat vetëm të njërës palë", tha ai, duke shtuar se "protesta dhe rebelimi i opozitës në të vërtetë, përbën një revoltë në emër të integrimit në Bashkimin Evropian, zëri i së cilës duhet të shkojë deri në Bruksel për t'u dëgjuar"
"Opozita dhe Edi Rama nuk janë kundër integrimit evropian, por përkundrazi, janë pro ecjes ë vendit drejt rrugës evropiane. Ndaj ne duhet të jemi të vendosur në protestën tonë, deri në realizimin e plotë të aspiratave tona legjitime", tha ai.
DULE
Qeveria gënjeshtare që nuk meriton të drejtojë këtë popull e ka quajtur lideri i PBDNJ-së, Vangjel Dule. "Qeveria dhe kryeministri nuk jetojnë këtu, s'janë me ne, nuk janë as me ata që i kërcënon me bukën e gojës ata që detyron të festojnë me të 1 majin"- tha Dule.
Ai kujtoi se kryeministri na thotë se kemi demokraci shembullore, kurse OSBE na tha se 1/3 e qendrave të votimit u numëruan keq dhe shumë keq.
"Para një jave kongresmeni amerikan tha Hapni kutitë, kurse Berisha thotë se hapja e kutive është shkelje e Kushtetutës. Asambleja e KiE-së thotë se vendi është në krizë, kurse Berisha thotë se vetëm ne, opozita, dhe populli opozitar është në krizë dhe cdo gjë është në rregull"- tha ai.
Në fund ai i bëri apel të gjithëve të jenë qëndrestarë, deri në momentin e realizimit të kauzës së transparencës.
Opozita ka nisur protesten maratoneeshte gati per nisjen e protestes maratone, nderkohe qe protestuesit po zhvendosen drejt selise se Kryeministrise.
Protestuesit te ardhur nga gjithe rrethet e vendit, mbushen fillimisht sheshin "Skenderbej", e me pas nisen rrugen per ne godinen qeveritare, para se cilest do te bejne thirrje per transparence, hapjen e kutive dhe largimin e qeverise se provokoi krizen shumedimensionale ne vend.
Me flamuj, pankarta e parrulla ne duar, ata jane ne pritje te nisjes se rezistences me te madhe qe ka njohur vendi.
Ka patur tension dhe përplasje në Bulevard, teksa ka nisur puna për montimin e podiumit per protesten e PS-se. Sipas deputetëve socialistë, policia nuk ka penguar lëvizjen e automjeteve, çka ka vështirësuar punën për vendosjen e skelave. Sipas deputetit Ditmir Bushati, gjatë një debati mes forcave të policisë dhe deputetëve socialistë kanë ndërhyrë ushtarë të Gardës duke qëlluar mbi deputetët e PS-së, Ilir Gjoni dhe Eduard Shalsi. Bushati në emër të PS-së i bëri thirrje Kryeministrit dhe Presidentit të garantojnë mbarëvajtjen e protestën dhe sigurimin e qytetarëve.
Partia Socialiste po përgatitet për protestën e madhe që do të fillojë sot në orën 18:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Që në orët e para të mëngjesit ka nisur vendosja e banderolave përgjatë Bulevardit si dhe në dy sheshet e kryeqytetit, 'Skënderbej' dhe 'Nënë Tereza'.
Ndërkohë, kamionë të PS-së kanë dërguar tualete portativë që po vendosen përpara Piramidës për nevojat personale të protestuesve që pritet të rrinë gjatë në protestë. Ndërsa nëpër rrethe, qytetarët dhe simpatizantët po organizohen nëpër autobusë për të ardhur të grupuar në Tiranë. Ata do të jenë nën shoqërinë e deputetëve të tyre.
***
29 prill
Protesta s'do te ndalet
Kryetari i PS-së, Edi Rama është takuar me krerët e partive aleate një ditë para protestës së 30 prillit. Nesër, tha Rama do të jemi të gjithë të angazhuar për interesin e madh publik të rivendosjes së demokracisë. Pas takimit folën për mediat edhe Spartak Ngjela, Erion Veliaj, Skënder Gjinushi e Preç Zogaj.
Deklarata e Ramës:
Tani e gjithë Shqipëria e di që nesër në ora 18.00, fillon protesta e madhe e mbarë popullit opozitar, përtej çdo kufiri që ndan partitë, apo që ndan njerëzit në raport me bindjet e përkatësitë e tyre. Për një çështje të përbashkët, të një interesi të madh publik, siç është çështja e rivendosjes së demokracisë, në themelin e vet që është proçesi zgjedhor.
Është e qartë për të gjithë se pasi grabiti votat, ky pushtet po rrënon ekonominë e të gjithëve. Është e qartë për të gjithë se e keqja që i ka përfshirë në një vorbull që shkon poshte e më poshtë shqiptarët, duke ju rritur përditë koston e jetesës i ka rrënjët tek kutitië e mbylllura.
Kur qeveria nuk e lë popullin të zgjedhë, populli vendoset nën zgjedhë. Dhe kur populli nuk është në gjendje që të ndryshojë qeverinë me votë, se qeveria ja merr votën edhe atëherë kur populli nuk ia jep, atëherë çdo qytetar është i kërcënuar në pronën e tij, çdo vend është i kërcënuar në pasurinë e tij të përbashkët dhe e gjithë shoqëria është e kërcënuar nga mungesa e çdo perspektive jashtë oborrit të pushtetit.
Këto e qindra e mijëra, e qindra mijëra arsye individuale të njerëzve pavarësisht përkatësisë së tyre do të mbledhin nesër shqiptarët në sheshin Skëndërbej, për një protestë që nuk do të ndalet, për një protestë që do të kërkoj thjeshtë dhe vetëm rikthimin në duart e popullit të një të drejte që nuk mund të negociohet, nuk mund të shitet, nuk mund të falet, e drejta për të votuar lirisht e për ta parë votën ndershmërisht.
Deklarata e Veliaj:
Ne kemi patur një takim ku kemi caktuar disa nga modalitetet e protestës. Një gjë ju garantojmë, që kjo nuk është një nga protestat, por kjo është Protesta. Ajo që po ju themi sot qytetarëve është se nëse iu ka ardhur në maj të hundës dhe nuk ua mban më xhepi faturën e energjisë, silleni me vete dhe hajdeni në protestë. Nëse nuk duroni dot që t'iu rritet çmimi i ujit dhe nuk e përballoni dot koston e jetesës, ejani në protestë.
Në qoftëse ju ka ardhur në majë të hundës me mënyrën se si ne qeverisemi, e se si rripemi nga tatimet, ejani në protestë. Është e vetmja mënyrë se si të shprehim këtë zemëratë civile.
Sot në këtë protestë nuk kthehemi vetëm, do kthehemi jo vetëm me më shumë qytetarë, por sot kemi mbështetjen e gjithë komunitetit ndërkombëtar. Kemi pasur nëj artikulim shumë të qartë nga Kongresmeni amerikan, kemi patur fjalën "open the boxes" hapni kutitë. Kemi patur një shprehje shumë të qartë të shumicës së grupeve parlamentare dhe të shumicës së parlamentit europian, e cila kërkon transparencën për zgjedhjet. Komisioneri i Zgjerimit dhe çdo aktor tjetër i rëndësishëm vazhdon dhe insiston për transparencën.
Deklarata e Ngjelës
Protesta nuk do ndalet derisa qeveria shqiptare, kryeprijësi aktual të hapi kutitë e votimit. Është shumë e thjeshtë, të bëhet transparencë e zgjedhjeve, ose të largohet, ose të vendosi zgjedhje të parakohshme.
Protesta është permanente, është pambarim, si gjithë protestat e tjera në të gjithë kryeqytetet lindore, për të vendosur demokracinë në Shqipëri. Është përplasje e madhe për demokracinë midis popullit dhe një regjimi jo demokratik. Protesta do rrijë, njerëzit e kanë kërkuar, nuk largohen nga sheshi dhe ne do ti qëndrojmë njerëzve dhe vullnetit të tyre deri në fund sepse nuk mund ti lëmë vetëm në një kërkesë të madhe, e cila ashtu siç u deklarua lidhet dhe me mirëqenien, me ekonominë, me papunësinë, me gjithçka të rëndë që ka sjellë kjo qeveri.
Ka mendime që do ketë edhe një protestë në 1 Maj. Në datë 1 maj NATO ka dalë kundër shteteve që kanë festuar 1 majin. Sot 1 majin e feston Koreja e Veriut, Vietnami, deri diku Kina dhe Kuba. Saliu natyrisht do të bashkohet me ta, por të ketë parasysh që me protestën tonë nuk ka asnjë lloj lidhje se protesta jonë do mbarojë kur qeveria të mbarojë komplet të gjithë batakçillëkun që ka bërë me zgjedhjet.
Deklarata Gjinushit
Absolutisht me antimitingje nuk mund të sulmohen protestat e opozitës. Me këtë Berisha vetëdemaskohet dhe ai ka vetëm një të drejtë, 1 Maji do kthehet në ditë feste se do jetë festë për rrëzimin e qeverisë, për fillimin e çmontimit të kësaj qeverie, e cila tashmë ka dalë hapur që ka vjedhur votën. Votën e ka vjedhur për të vjedhur dhe katër vjet të tjera Shqipërinë dhe shqiptarët. Pra, pushtetet nuk duhet të ndërrohen me protesta, por kur votat vidhen atëherë ngelet vetëm protesta popullore, për të detyruar qeverinë të iki bashke me kutitë. Kështu që ne i ftojmë të gjithë qytetarët, dhe pse ata nuk kanë nevojë për ftesë, ata kanë nevojë vetëm për sigurinë dhe për vendosmërinë e opozitës për të çuar deri në fund këtë kërkesë legjitime të të gjithë shqiptarëve.
Deklarata e Zogajt
Opozita është plotësisht e bashkuar, kjo u pa dhe sot. Prej 8 muajsh tashmë është bërë e qartë për të gjithë se Shqipëria nuk gjen paqe dhe nuk mund të hedhë asnjë hap para me një pushtet, me një qeveri që nuk ka dalë nga kutitë e votimit, por ka dalë nga kombinacionet e tavolinave. Çdo ditë që shkon me këtë skemë, me këtë lloj qeverisjeje vetëm rrokullisje ka. Kriza vetëm thellohet dhe asnji dritë prespektive nuk duket në horizont. Opozita ka paraqitur propozimet e veta për të dalë nga kriza, ka ftuar nesër popullin shqiptar që të shprehin vullnetin e tyre me praninë e tyre, me zërin e tyre për një zgjidhje politike të krizës, që do të thotë ose transparencë, ose një formulë tjetër për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kur zgjedhjet nuk janë të lira, apo të manipuluara atëherë vendi është i destinuar të rrokulliset.
----
Krijoni Kontakt