Close
Faqja 7 prej 107 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 1066
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Kush ka lajme te reja nga mejdani i kryengritjes le ti sjelle ketu e te jemi ne korent te ngjarjeve e zhvillimeve qe pritet te jen sa historike aq dhe tragjike.

    ..
    lajmi i fundit ...... nje shok me tha se kunati i nje komshiu te tij te cilit i kishte thene se kishte pare edhe nje ambasador ne krah te protestuesve komuniste ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 30-04-2010 më 05:27
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #62
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    S H E K U L L I, 30/04/2010

    Vorbulla e krizës dhe protesta e sotme
    Armand Vinçani

    Është krejt e dukshme se kriza e sotme politike në Shqipëri ka hyrë në një vorbull të tillë ku pjesët përbërëse lëvizin në mënyrë kaotike pa mundur dot të gjejnë kahet që mund të çojnë në daljen prej saj.

    Ndërsa opozita është tejet e vendosur për të ndaluar rrënimin e gjithanshëm politik, ekonomik e moral të një shoqërie të tërë politika e atrofizuar e një apo dy individëve që sundojnë të vetëquajturën mazhorancë të sotme ka evidentuar shkatërrimin alarmues të normave politike të moralit, i cili ndodhet sot në falimentim të plotë.

    Prej më se 10 muajsh pozita përpiqet të luajë karta të djegura, të cilat edhe më shumë tensionojnë situatën dhe nuk lënë asnjë shteg për mirëkuptim midis palëve.

    Koalicioni me të dikurshmen LSI shpesh paraqitet si bazë solide e qeverisë së sotme, ndërsa e vërteta është se nuk është e tillë për faktin e thjeshtë se ajo parti e vogël e djeshme sot përfaqëson vetëm një grusht njerëzish të lidhur me interesat e pushtetit, pa identitet, pa kurrfarë kredibiliteti dhe pa asnjë perspektivë në të ardhmen politike të vendit.

    Të ndodhur përpara faktit lehtësisht të konstatueshëm se një ditë ata nuk do t'i duhen as të djathtës dhe as të majtës përpiqen sot të mbijetojnë, duke u kthyer thjesht në një shtojcë të PD-së, gjë e cila i ka lënë krejtësisht pa asnjë alternativë tjetër.

    Është kjo arsyeja që i pari i këtij grupi, fatkeqësisht sot në krye edhe të një sektori mjaft të vështirë për t'u përtypur prej tij, përpiqet t'ia faturojë opozitës dështimet në politikën e jashtme edhe pse është po ai që bredh botën me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe përgjigjet për atë detyrë.

    Por nuk mund të ndodhë ndryshe kur politika e jashtme e vendit tënd identifikohet me politikat partiake që i shërbejnë interesit personal dhe koniunkturave të thurura me fijet e intrigave e etheve të pushtetit.

    Si për të adaptuar gjestet Makiaveliane, i pari i pozitës ndërsa e konsideron të domosdoshme të kritikojë korrupsionin po aq të rëndësishme e konsideron atë praktikë për politikën.

    Pozicioni i tij pragmatik i konsoliduar në karrierën e gjatë politike niset nga perceptimi se nëse ai nuk angazhohet në një lojë të tillë do të jenë të tjerët që do ta bëjnë atë dhe kjo është e vërtetë për shoqëritë e korruptuara. E kështu gjendet ish-kundërshtari i vjetër, sot mik i ngushtë, të luajë rolin që i duhet për ta bërë katrahurën e sotme dhe me zi se ç'është.

    Me një amplitudë interesante objektivash në karrierën personale, nga dëshira për të konkurruar si shofer i Bashkisë së Tiranës deri tek ëndrra e vjetër për ta pasur rezidencën aty ku s'e ka arritur deri më sot, ky individ, gjithmonë në transit, mund të ketë potencën për ta pështjelluar të majtën e ardhur në ndihmë me këstin e tij që do të shoqërohet nga një normë mjaft e lartë interesi.

    Ky potencial e ka burimin ne investimin e tij në kohën kur drejtonte vendin politikisht dhe ekonomikisht, në mungesë të plotë të një kontrolli demokratik, e menaxhonte financat e shtetit dhe ekonominë sikur të ishin trashëgimi patrimoniale. Këto investime të thithura nga mjaft syresh sot do të duhet të kthejnë reston e restoja më me vlerë është përçarja e së majtës.

    Kjo kategori njerëzish e di mirë se sot në Shqipëri politikanët merren me biznes e populli merret me politikë. Opozita e sotme kërkon pikërisht të ndërrojë funksionet - popullit t'i kthehen të drejtat legjitime si puna, mirëqenia, arsimimi, shëndetësia, prosperiteti, pronat, liritë etj., e politika të institucionalizohet në institucione që vërtetë i zgjedh populli.

    Jo pak u investua nga pozita edhe në ata që sot njihen si Lëvizja për Mendim Ndryshe brenda së majtës.

    Fatkeqësisht, kjo lëvizje nuk arriti të sjellë alternativa të vërteta që do të mund të konkurronin brenda programit të PS-së, por u fokusua në krijimin e fraksioneve që më shumë do të sillnin përplasje individësh se sa divergjenca parimore të pranueshme nga standardet e partive të sotme moderne. Edhe pse me kontribute jo të pakta në gjirin e asaj partie lëvizja e tyre e pamotivuar nuk gjeti as edhe mbështetjen me minimale në strukturat dhe bazën e partisë.

    Padyshim subjekt i pandarë i këtij rrethi vicioz në përpjekjet e pozitës për t'ju shmangur krizës ka qenë dhe vazhdon të jetë kryetari i opozitës. Krejtësisht ndryshe nga paraardhësi i tij, ky i fundit ka refuzuar të bëjë kompromise thjesht për interesa personale, duke shitur interesat e së majtës dhe ka staturën e duhur për t'ju përgjigjur kërkesave të elektoratit që përfaqëson.

    Përpjekjet e pozitës kanë qenë të jashtëzakonshme për ta kanalizuar krizën politike si produkt i përplasjes së individëve me lidhje me sistemin e kaluar dhe atyre që e konsiderojnë veten jashtë tyre.
    I mësuar për të hapur këtë front lufte sa herë i intereson kreu i pozitës e kërkon në fund mbijetesën pikërisht në këtë transhe të vjetër.

    Koha deri më sot provoi se ai nuk ishte aspak me pak komunist se të tjerët për të mos thënë më shumë. Eliminimi tërësisht i së djathtës së vërtetë, braktisja e shtresës që vuajti më tepër pasojat e diktaturës së Hoxhës, mashtrimi për 20 vjet i ish-pronarëve dhe riciklimi i njerëzve të lidhur ngushtë me sistemin e shkuar, por të hedhur në kampin e tij janë disa nga veprat "antikomuniste" të tij.

    Për sa kohë principet themelore zëvendësohen nga pragmatizmi për pushtet nuk mund të flitet më për ideologji politike. Një nga arsyet kryesore pse pozita bëri çdo gjë të mundur për të eliminuar kryetarin e opozitës është pikërisht mungesa totale e dëshirës së këtij të fundit për tu bërë pjesë e kësaj lufte të "ftohtë".

    Me bindje krejtësisht ndryshe nga disa figura të vjetra të PS-së e sidomos pararendësi i tij Rama vazhdon të investojë në hapjen e së majtës, duke kërkuar t'i japë partisë së tij një fizionomi të re me koncepte bashkëkohore për organizimin e funksionimin e shtetit në një shoqëri demokratike.

    Shkelja e tabuve e përpjekjet për të afruar shtresën e të përndjekurve dhe ish-pronareve me objektiva konkrete në program është padyshim tejet inkurajuese për shoqërinë që tregon se forca më e madhe politike, siç treguan zgjedhjet e fundit, po merr përsipër një rol që se ka pasur asnjëherë në jetën e saj.

    Ndërsa opozita proteston për zgjedhjet, kutitë e votimit, rrënimin ekonomik dhe korrupsionin pozita e gjen të arsyeshme të mbledhë forcat e matet me të njëjtën mënyrë, por, duke qenë se nuk mund të protestojë kundër vetvetes, e gjen zgjidhjen ne emërtesën e tubimeve.

    Sidoqoftë, është e qartë se edhe kjo kartë nuk ndihmon në daljen nga kriza; përkundrazi, ajo tensionon situatën pasojat e së cilës i vuan populli e sidomos ajo shtresë që e ka mjaft të vështirë të përballojë jetesën ekonomike në kushtet kur të ardhurat e tyre janë në kufijtë ekstremë të varfërisë.
    Prej më se 10-muajsh shtypi shqiptar përcjell me konsekuencë prononcimet e burokracisë dhe diplomatëve të Europës.

    Deklaratat e parlamentarëve, kryetarë e zv.kryetarë komisionesh, kryetarë e zv.kryetarë partish, përfaqësues forumesh, ministra e sekretarë shteti, përfaqësues të OSBE-së, të Këshillit të Europës, zëdhënës institucionesh e deri tek komentatorë rrjetesh televizive interpretohen sipas oreksit në të dy kampet politike.

    Nuk besoj se mund të ketë popull tjetër që i serviret në këto doza se çfarë tha ky e çfarë tha ai. Nuk besoj se ka vend tjetër ku edhe një nëpunës i thjeshtë i administratës politike, ekonomike dhe sindikaliste të Europës nuk lihet pa u intervistuar e pasqyruar gjerësisht nga media.

    Të gjithë kemi prirjen e veçantë për të mbajtur veshët ngritur ndaj çdo gjëje që është e huaj ndërsa refuzojmë me "krenari" çdo gjë që është "prodhim" vendi. Refuzojmë të pranojmë e dëgjojmë zërin e arsyes se nuk mund të ketë asnjë përfaqësues të një shteti demokratik apo institucioneve politike të Europës që do të mund të prononcohet kundër investigimit të zgjedhjeve në zonat e kontestuara, sepse kjo do të binte ndesh me parimet themelore të demokracive të tyre e që ata vetë ju përmbahen me fanatizëm.

    Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme nuk përfundon vetëm tek hedhja e votës - numërimi është një fazë po aq e rëndësishme për të mos thënë edhe më shumë.

    Bërja e transparencës dhe hapja e kutive të dyshuara nuk është qëllim në vetvete, por është shumë më tepër se kaq. Ajo synon në vetvete çrrënjosjen e një precedenti shumë të rrezikshëm që në 20 vitet e post-diktaturës në Shqipëri ka fituar të drejtën e qytetarisë, ku fituesit e zgjedhjeve përcaktohen nga aftësitë manipuluese të njërës apo tjetrës palë.

    Duke qenë se zgjedhjet e lira dhe identifikimi në mënyrë të ndershme i vullnetit të popullit janë shtylla kryesore e sistemit demokratik nuk mund të ketë asnjë gjykatë që mund të urdhërojë varrosjen e këtij parimi, ndryshe ne kemi varrosur së gjalli veten tonë.

    Protesta në pak ditë e opozitës nuk ka dhe nuk mund të ketë mision rrëzimin e qeverisë. Por, ajo ka dhe do të ketë misionin për të treguar se cilat janë rrugët për daljen nga kriza që po paralizon një shoqëri të tërë. Ajo do të ketë qëllimin për të treguar se pushteti aktual po luan me karta të gabuara.

    Zgjidhja e krizës nuk kërkon bixhoz, por kërkon vendosjen e arsyes, kërkon kthimin e besimit tek njeri-tjetri, kërkon ndershmëri dhe kurajën qytetare për të pranuar se çfarë nuk kemi bërë mirë pavarësisht kostos që mund të ketë në karrierat tona personale. Askush nuk ka trashëguar funksionet shtetërore dhe askush nuk mund të jetë i përjetshëm në to.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas GSH-se PS-ja ka kerkuar 1 muaj leje te protestoje nat e dite.

    msus..

    duam lajme me te konfirmuara.. pra qe vijne me direkt jo aq anes e pas anes.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vincani me lart e filloka shkrimin e tij me kte Genjeshter qe jo ai qe nuk e beson por as hajvani me i madh ne radhet e lumpenit llumoistoenveroisto caushist..

    Ja cfar thot ky kalemxhi i pacipe:


    --

    Ndërsa opozita është tejet e vendosur për të ndaluar rrënimin e gjithanshëm politik, ekonomik e moral të një shoqërie të tërë....

    -----


    etjetjetj..pallavra..


    Dujruc po si mo na i servir keto procke-vorbulla..

    Si mo qenka llumi i nomenklatures stalinisto polpotiste caushiste gjolek maloiste dade dondollakiste altin arapoiste.. me ne krye nofull-thyersin e rudines .. kanibalin Edvin .. i vendosur te ndale rrenimin..

    Po ti mo dujruc mir e di se Pikerisht ata si kryedetyre kane.. Ta rrenojne vendin qe duke e rrenuar tu vije shanci te permbysin Sali Berishen.. PD e gjithcka te mire..

    Pse o nuk e di poplli se ju jini te bashkuar vetem se jini ata qe u erren syte kur dicka e mire behet ne kte vend..

    Hajde Vincan hajde.. As Andre Stefan haurja nuk guxon te thote kte gomarrlik kaq te madh..

    oj 97 tshit qenkan kunder rrenimit..

    hahaha..

    Cfare eshte fakt qe nuk e luan topi ne kto vite??

    Qe aty ku Qeveria BERISHA 1 ose 2 ka nisur nje PUNE.. qofte Ure a Tynel Rruge a fabrike.. menjihere selia roze ka nisur "protestues-bllokuesit " qe protestojne causherishto-dokleishto rucoisht.. kunder asaj qe ndertohet..

    Turp te kesh o vincan sharllatani..



    .

  5. #65
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kur do ta kuptoj ky popull qe politika eshte Kurveri dhe se te ecesh hapave te kurvaneve behesh edhe ti kurvë!!!

    Nuk ja mbaj anen as sales e as edit, thjesht nuk e perkrahi askend, mirpo per kete edi ramen, perpos bindjes se deritashme qe kam mendu se eshte nje psikopat, tash po bindem se eshte edhe skizofren!!


    Ne at shtet ku ka protesta vazhdimisht, reputacioni bie dhe krijohet imazh negativ para botes dhe keshtu pasojat negative gjithmon rriten.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qenkan ne alarm kokepalaret plehrat e komunizmit.
    Numeroni ditet e Saliut ate beni qe te pirdheni nga i pari te i fundit o kokpalare e dru me pre, o pyka te qeverise se pykave!
    Albania Uber Alles

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    tema eshte shume e mire ....... po qese zbatojne urdherat e brarit ........ dhe mos te fillojne antaret me keshilla/replika/mendime mbi kete "revolucion" ........ me mire te sherbej kjo teme vetem per lajme, ka tema te tjera ku bo te diskutohet.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Kur do ta kuptoj ky popull qe politika eshte Kurveri dhe se te ecesh hapave te kurvaneve behesh edhe ti kurvë!!!

    Nuk ja mbaj anen as sales e as edit, thjesht nuk e perkrahi askend, mirpo per kete edi ramen, perpos bindjes se deritashme qe kam mendu se eshte nje psikopat, tash po bindem se eshte edhe skizofren!!


    Ne at shtet ku ka protesta vazhdimisht, reputacioni bie dhe krijohet imazh negativ para botes dhe keshtu pasojat negative gjithmon rriten.
    plotesisht dakord me fisnikun, ne çdo fjale.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  9. #69
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Qenkan ne alarm kokepalaret plehrat e komunizmit.
    Numeroni ditet e Saliut ate beni qe te pirdheni nga i pari te i fundit o kokpalare e dru me pre, o pyka te qeverise se pykave!
    Kokpalaret?????????????? kush jane keta , mos valle e ke fjalen per ata qe do rrine 1 muaj ne shesh?
    Nje pyetje e drejtperdrejt per ty juanito02.
    A je dakort me kete politike destabilizuese?
    Te vetmen gje qe pash ne bulevard tani ishin parrullat per kutite,
    Ne asnje parrulle nuk shkruhej per hallet e popullit.

    Nuk do ti shtoj asnje presje komentit te fisnikut-student,plotesisht dakort

  10. #70

    Duhet të shpëtojë Shqipëria

    Nuk duhet frikësuar protestave ( këtë e kam thënë edhe në shkrimin tjetër )
    Për mua në këtë rast nuk është në pyetje individi ( as Edi as Salihu ).
    Protestat nuk duhet të ndalen derisa mos të bëhet një Shqipëri siç duhet. 20 vjet vendnumërim, bile ecje prapa është një krizë e llojit të vet. Populli nuk do të presë me shekuj "etapë tranzitore".

    Dikush mund të thotë: Pse gjithë ky interesim për stabilizimin e Shqipërisë.

    Përgjigja është e thjeshtë: Pa stabilizimin e Shqipërisë nuk do të ketë kurrë stabilitet as në trevat tjera shqiptare ( Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi ). Fatkeqësisht Shiqipëria është duke dhënë prova të këqija, apo siç thonë shkodranët po i jep ujë të keq çështjes shqiptare.

    Uroj që protestat mos të jenë të dhunshme, por edhe më shumë uroj që protestat të sjellin mirëqenie në truallin shqiptar. Kjo qeveri dhe gjithë qevrit tjera të dështuara më herët por edhe ato që vijnë duhet t'ia japin lamtumirën truallit shqiptar.

    Sa më larg Shqipërisë dështakët e ogurzezët!

    P.S. Unë mendoj se për një protestë të tillë duhet të bëhet bashkë i gjithë populli, populli hallemadh ( atyre që u mungon kafshata e gojës, atyre që nuk kanë si ta paguajnë dritat, atyre që... e po ku i numëroj unë të gjitha mungesat), duke u liruar nga vartësit, nga idhujt dhe pa shikuar përkatësinë partiake të kërkojë për ta bërë Shqipërinë - Shqipëri!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 30-04-2010 më 08:55
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 7 prej 107 FillimFillim ... 567891757 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •