E keqkuptove këtë pjesë nuk thashë se dikush po e lavdëron miniqin, por thjeshtë thashë sikur të ishim ti dhe unë kundër kulturave të huaja nuk do ta pranonim miniqin së pari, por po i pranojmë të gjitha, jo ne mirpo populli ynë sepse pikërisht ato fjalët që i thash para disa postimeve, shoqëria sekulare e imponon një gjë të tillë, unë vazhdoj ta mbroj mendimin se keto shamia janë pjesë e tradites tonë
E pavërtetë e madhe kjo që thua për shkrimet e mia, ndoshta e ke referencë vetën.
I nderuar kur po më flet (predikon) për atë se çka thotë feja vërtetë po habitem se çfarë cinizmi po tregon. Historian i nderuar, nuk i mohoj atributet tuaja dhe dijen tënde mirpo totalisht je gabim kur thua se feja nuk njeh komb, feja nuk njeh komb sa i përket asaj shtrirjes se saj dhe që mund të bëj pjesë tek secili komb, mirpo në Islam puna për Vatan konsiderohet e shenjtë. Ketu në Kosovë shpesh kemi hasur në një problem që e kemi shumica e popullates, mos pagesa e energjisë elektrike dhe pa ndërprerë kemi pasur ligjerata nga predikuesit fetar se nëse i mbetesh borxh shtetit (nacionit tënd, kombit tën, vatanit tënd) është sikur t'i mbetesh borxh të gjithë popullit (pra 2 milion banorëve), Xhihadi (lufta shenjtë) që po ndodh nëpër botë a nuk i ka vijat kombëtare?! Pasi e din historinë nuk do të thotë se e din Islamin, nuk dua të të injoroj aspak, mirpo Xhihad konsiderohen dy luftëra (e kam fjalën përpjekje, jo domosdoshmërisht luftë, mirpo luftë në kuptim më të gjërë), lufta për fe dhe lufta për komb (vatan, atdhe) pyete ndonjë hoxhë për këtë!
Të thash edhe në fillim që vjedhja ka një dispozitë më të veçantë në Islam, hakku i huaj nuk i falet askujt, Zoti thotë: "Me hakk timin eja sepse unë ta fali, me hakk të dikujt tjetër mos eja se nuk ta fali" dhe kjo shumë normale sepse të gjitha mëkatët që i bën mund të jenë në raport ti me Zotin (pra ti i bën mekat Zotit, pa e dëmtuar askënd nga njerëzit), mirpo hajnia, por jo vetëm hajnia, por edhe mëkate tjera ka të cilat prekin njerëzit e tjerë pos teje, për borxhin apo vjedhjen Zoti thotë se as dëshmorit nuk ja fal, ndërsa ne e dimë që dëshmori ka një ndër gradat më të larta tek Zoti, ndonëse ti insiston se feja nuk shtyn të punosh për komb, ky është edhe një argument tjetër që Zoti e vlerëson punë e një dëshmori i cili do të gradohet afër Pejgamberëve të Zotit. Dhe të kthehemi tek ajo për të cilën po flasim, për hakkun e huaj, krahas pendimit duhet edhe t'ja kerkosh hallallin (kerkim falje) personit të dëmtuar.
Absolutisht, liria nuk nënkupton ta shkelesh tjetrin, ketu pajtohem me ty, mirpo konsideroj se cenues të lirisë janë drejtorët të cilët përdorin lirinë dhe autoritetin e tyre për t'i përjashtuar femrat me mbulesë.
I nderuar, liria ime e veshjes qoftë edhe në shkollë nuk shkel lirinë tënde, bile as që të prek ty, tash a të themi se ato femra që shkojnë në shkollë me miniqa shkelin lirinë e dikujt tjetër a? apo ti e permende veten ok, shumë mirë nëse ty i nderuar drejtor të pengon shamia ime, atëherë edhe mua më pengon kati i teshave (rrobave) tua, por unë konsideroj se edhe ti edhe unë kemi të drejtën tonë të veshjes, veshja ime e çfarëdo forme nuk cenon, e as që prek veshjen tënde, mirpo ky është edhe një tentativë për t'u fshehur pas një "argumenti" të pa bazë.
Rregullorja e shkollës thotë se ndalohen simbolet fetare dhe pajtohem me të, ngase shkolla është laike dhe don ta ruan integritetin e saj së cilës i përket, por nxënesit nuk janë laik, ata janë të besimeve të ndryshme.
Simbolet fetare nënkuptojnë kryqin (simbol i Krishterë), yllin me hënë (simbol Islam) etj. shamia nuk është simbol fetar, por është obligim fetar dhe ketu dalim tek një ligj tjetër kushtetues kësaj rradhe se çdo njeri është i lirë ta shpreh besimin e tij (nëse s'gaboj neni 38 i kushtetutes së Kosovës), uniforma fetare që ceket nga disa rregullore prapë nuk nënkupton shaminë, shamia vazhdon të jetë ajo që thash obligim fetar dhe ndalimi i X personit nga obligimet fetare është një cenim i së drejtes për besuar gjë që ishte në kushtetutë, pa dalu tek ato të tjerat që kam cekur më lart, si liria e veshjes, liria e femres, shoqëria sekulare dhe multireligjioze etj.
Është e drejtë e jotja të mendosh ashtu, mirpo të gjithë ketu e dimë se efekti i protestave qofshin ato me numer të pakët apo të shumtë të njerëzve është i vogel, ngase institucionet tona nuk i përfillen protestat e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, Veteranëve të Luftës, e po ti përfillin kerkesat e fetarëve, punonjësve shëndetsor apo të dikujt tjetër që për ta duket shtresë e ultë e shoqërisë mirpo ky është vetëm edhe një ngacmim tjetër që po i bëhët Muslimanëve në Kosovë, mos mendon ti se BIK-u e përkrahë idenë e perjashtimit të femrave me shamia nga shkolla?! absolutisht jo, Naim Tërnava në shumë tubime ka folur kundër kësaj dukurie dhe shikoje videon të gjithë të intervistuarit nga nxënësit janë pro lejimit të asaj vajze që të vijoj mësimin, me përjashtim një drejtor i cili është rritur në frymen e komunizmit dhe i cili i takon asaj gjenerate që nxënësit me dhunë i shtynin ta prishnin agjërimin (e din ti mjaft mirë se për çka po flas).
Konsideroj se ekstremizmi, apo në pëgjithësi ekstremiteti si fetar, ashtu edhe ai kombëtar (nacional) tek OJQ-të si Vetëvendosja, apo tek punonjësit shëndetsor, ka ardh si rrjedhoj e vet atyre që udhëheqin këtë vend dhe që ngacmojnë popullatën ketu, keto ngacmime janë shkaktar të shumë trazirave të cilat po kanë vija fetare, e jo-fetare.
Mos të çuditet askush pse ekstremizmi?! Ekstremizmi nuk vjen nga liria, por nga cenimi i lirisë dhe jo vetëm ketu mirpo ku do në botë.
*Fotoja që solla paraqet qytetin e Shkodres
Krijoni Kontakt