
Postuar më parë nga
toni77_toni
Bani, pershendetje I nderuar.
Vendosa të shkruaj disa rreshta pasi qe më je drejtuar drejt pet drejt edhe me akuza, falemnderit por nuk edi nëse ke te drejt per ato qe thua.
Bani, nuk je I saktë në ato qe thua. Pa dashur të zgjatna, mik unë nuk kam urrejtje dhe kjo është e pa vertetë. Aty ku është Krishti kurr nuk ka urrejtje. ËshtËshtë diçka tjeter nëse nuk e kupton apo nëse e keqkupton.
Problemi është se ju nuk kuptoni se unë derisa nuk jam musliman, sigurisht se nuk pajtoj me besimin dhe shkrimet islame. Por, ajo nuk do të thotë se nëse nuk pajtoj të jetë edhe urrejtje!
Është diqka tjeter nëse unë kam respket per shqiptarët edhe pse janë te besimit islam. Rrespekti per ta nuk është per arsye te besimin në Allah apo Kuran, por respekti është per arsye te gjakut dhe tradites qe kemi te perbashkër dhe në mua ajo peshon shumë dhe është vlerë a pa shlyeshme. Por, ajo qe ju nuk doni ta kuptoni është se kjo nuk do të thotë se do ta respektoj edhe personin I cili vjen këtu në forum apo kudo në botë dhe më thotë se; Krishti nuk është ashtu apo Zoti është kështu. JO.
Tjetra, diça qe disaher e kam perseritur është se ju konsideroni fyrje dhe urrejtje nëse dikush u shkruan apo u thotë se Allahu nuk është Zot, kjo nuk duhet konsideruar fyrje apo urrejtje sepse per mua Allahu nuk ka vlerë hyjnie dhe asgjë ng aai nuk më obligon.
Në anën tjeter, ju (disa dallojnë) nuk pushoni duke shkruar dhe duke deklaruar në secilin shkrim se Jezusi nuk është Zot. Jezusi nuk është Bir I Perendisë. Jezusi ishte profet. Jezusi nuk u kryqezua në kryq. Jezusi nuk u ngjall etje, kjo është shumë e rëndë per të krishterët pasi qe dihet se ne besojmë në hyjninë dhe birsnië e Jezuit Zot dhe njeri dhe jemi të bindur qe Ai vdiq në kryq dhe u ngjall nga vdekja dhe është në Lavdinë e Atit të gjithpushtetshem.
Prandaj thuhet, thuaja se ne secilin shkrim se; Bibla është e korruptuar, e ndryshuar, Pali është mashtrues dhe I djallzuar, Kisha kështu, Papa ashtu prifti kështu, ai kështu etj e tjera qe duhet ti dishë dhe duhet të keni lexuar derisa ia drejton gishtin tjetrit. Prandaj, doren në zemer, është ni fjalë popullore qe thotë; “nxerre ni kashtë se dalin gjshtë”, fjala vertetë po e nxerrë fjalen dhe sigurisht se njeriu del nga vetvetja, unë sigurisht se dal nga vetja e ime dhe e them atë se nuk kam deshirë ta them pra kjo deshmon se nuk është urrejtje sikurse ti akuzon, por është shprehje jasht zemres dhe deshires time qe ajo nuk banon në mua, në mua banon dhe jeton Jezusi.
Tjetra, unë jam qe shumë vite ne këtë forum, krejt ni temë e kam hapur qe flet per krishterimin dhe islamin dhe, këtë temë e kam hapur te komuniteti katolik. Ma sjellë ndoni temë qe unë kam hapur kunder besimit tëndë nëse ka, prandaj kujdes sepse je I pa drejt në vlersimet e tua ndaj meje.
Tjetra, asnjëher unë nuk kam shkruar diqka qe nuk ka mbeshtetje nga shkrimet dhe historia.
Ka edhe shumë tjera qe nuk mund ti them në këtë shkrim por, kerkoj ta kuptoni se nëse unë nuk besoj në Allahum as në Muhamedin, kjo nuk është urrejtje por është shperhje e besimit tim.
Nëse nuk pajtoj me disa anëtar qe janë të infektuar nga rrymat dhe sektet e rrezikshme islame, nuk kam urrejtje dhe bindu se kurr në jetë nuk pajtoj me ato sekte qe janë të rrezikshme edhe per islamin edhe per shqiptarinë. Unë me ty nuk kam patur kurr ndoni konflik per sa di, fillimisht derisa jemi kuptuar ishte moskuptim por pastaj kemi debatuar dhe jemi pajtuar, kam marrur pergjigje si njerim dhe kam falemnderuar si njeri. Pse atëher konsideron urrejtje? Nuk është e vertë ajo qe thua.
Ka plotë besimtar islam edhe në këtë forum, por ma shumë në jeten e perditshme qe kaloj mirë, jo vetem kaloj mire por ka musliman se kaloj ma mire s eme njerëz të familjes-gjakut tim. I dua shume dhe më donë, bisedojmë dhe shkëmbejmë mendimet tona, nuk pajtoj apo edhe asta nuk pajtojnë me ato të miat ndoniher, por nuk e lendojme njëri tjetrin. Jetojmë - bashkpunojmë dhe rrimë bashk dhe jemi vëllezer. Ndersa me këta taliban qe feja dhe zoti I tyre është luftë kunder Krishtit dhe krishterimit, nuk është e mundur o vëlla, këta janë frymë e dreqit të mallkuar dhe mazmakeq. Beso se është shumë e tepruar kjo luftë ndaj kishes katolike dhe besimit të tyre në këtë forum.
Lexo me kujdes se do të kuptojsh se në veqanti katolikët po sulmohen, nuk e di nëse e ke vërejtur, prandaj “Bani” mendo se nga mund të vjen kjo!!
Si perfundim Bani, nuk urrej askënd. Nuk besoj as Kuranit si fjalë e Zotit, as Muhamedit si profet i Zotit, as Allahun si Zot i gjallë dhe qe jep JETË. Besimi im është në Jezus Krishtin dhe Ungjillin e Shenjt dhe nëse unë respektoj islamin respektoj per arsye te respektit tim, per asrye te dashurisë qe kam me vëllezërit e mi të gjakut, të tradites dhe jamë I pa mdashem me ata sikurse je ti dhe disa në këtë forum, por mos harro kurr Bani se mua per secilen ditë po më fyhet Kisha ime, besimi im dhe Hyji im.
Respekte dhe uroj suksese dhe bekime te Zotit në ty dhe familjen tënde,
Perzemersisht. toni77
Krijoni Kontakt