Close
Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 211
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    era bashkim po vjen

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Elytony Lexo Postimin
    era bashkim po vjen
    Per cilin bashkim flet ej ?

    Ai Aleksandri i Madh keshtu e pate mundur Porosin, mbretin e indis kur ky ia ia dhuroi Aleksandrit qindra elefant..;Pastaj Aleksandri tha; "sa eshtee shijshme ta sulmosh armikun me dhuratat qe te fal ai"....

    Pra, me duket se kjo autostrad po i dhurohet serbisë,, ama pse ?!
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #123
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    ja pse jam kunder autostrades

    do isha pro sikur kjo autostrad ti ndihmonte shqiptaret te cilet tashme jan te robruar do isha pro sikur te na lidhte me kosoven lindore tashme te harruar nga kosova do isha pro sikur te na lidhte me iliriden dhe jam kunder dhe do jem gjithmon qe kjo autostrad te na lidh me beogradin

    nuk na vyn autostrada kur ne kosov ka ende familje qe nuk kan kulm mbi kok

    nuk na vyn autostrada derisa 50% e kosoves jeton ne varfri

    nuk na vyn autostrade derisa jetimet dhe lypsit te bredhin rrugve te kosoves

    nuk na vyn autostrada derisa invalidet e luftes dhe te smurit te tjer nuk kan mundsi per sherim per shkak te kushteve ekonomike te cilet ne munges te parev vdesin neper spitale

    nuk na vyn autostrada derisa veteranet e luftes nuk kan me qka ti ushqejn femijet e tyre


    nuk na vyn autostrade kur kosova ende nuk eshte e pavarur

    nuk na vyn autostrada nese presheva spastrohet nga shqiptaret nese mitrovica na humb etj

    o vlla une nuk du pare nuk du asfalte nuk du rrym uj etj une du liri jo per vete se une jam i liri po per te gjith ata qe luftun per ket komb

    nuk na vyn neve autostrada kur ata qe luftuan per ket liri kalben ne burgjet serbe e maqedone e kosova as qe i permend

    kosoves nuk i nevoitet nje autostrad e till per momentin do mjaftonte sikur te rregulloheshin rruget egzistuse te cilat per momentin jan afer shkatrrimit per shkak te korrupcionit
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne fakt.. urgjente eshte nje rruge e mire durres-kukes-morine-prizren..

    e pastaj ne prizren ka degezime te mira rrugesh si drejt gjakoves dhe drejt ferizajit e prishtines dhe drejt kacanik -shkupit..

    ato duan nje rregullim te mire pa shum shpenzime..
    pra nevoja e kosoves ka nje ndryshim me te shqiperise..

    Berisha u hodh me vrull ne ndertimin e vepres gjigande qe i can malet e pakapercyeshme ne shekuj e i afron e i bashkon shqiptaret.. pra ne rrugen e madhe te KOMBIT..

    Dhe mir beri sepse ajo DUHET qe tani..
    Nuk e di se me cfar mjeti e cfar drejtimi mbrriti berisha ne inagurim te rruges se kosoves..

    te gjithe mund te shkojn ne kosove me cdo lloj mjeti e drejtimi..mirpo per berishen ka nje kunj..
    Ai duhet te shkoje ne kosove vetem me kerr dhe vetem neprmjet rruges.. se Kombit.. sepse ashtu e do burrnija shqiptare..

    e inagurove..po.. i dhe parate me thas..po.. e pra nepermjet asaj dil ne kosove..ndryshe te bie shume vlera..
    kte duhet tja thone keshillo.taret e hekalit qe i mban prane..

    Une si partizan i asaj rruge dua ta shoh berishen ta pershkoje ate rruge.. e pastaj.. le te shkoje ku te doje..

    ka ca principe..

    Pra dhe kjo kompania turke.. ma kadal.. or zotni.. ose zonje..me qe kompania mbaron me a..
    mbaroje oj shoqe nji her kte qe ke nisur pastaj hidhu te tjetra..

    mos u tallni..

    pra inagurimi i rruges se limes nga berisha..pa e kryer kte te veten..me la shije te hidhur..pik..

    mos i jep o sali rast namikut te te tallet me ty..

    beje kaq se na ra goja duke te te mbrojtur.. ty e medirat e gerdecat e fazlliqat.. e tet bije..

    Suksese rruges se Kosoves qe po don me e ba qeveria thaqi.. e do zoti nuk lujn me paret e botes e djers te popllit te vet..

    megjithate do kisha deshire te shihja kompani euro-veriore te ndertojne ne Kosove..

    tek ata kam besim..

    pash nje dite nje autostrade ne turki.. ku po zhvillohej nje gare ciklistike..

    me then te drejten.. ajo rruge ndonse e re nuk me pelqeu..
    asnji nen kalim me bashkue fshatrat buz rruges..
    cdo veprimtari kryehej.. sikurse ne rruget shqiptare..
    pra cdo katundar vraponte ne rruge me dal ne krahun tjeter ku do blinte buken a do merrte lopen..
    pra nji injoranc e derdhur ne asfalto beton..

    larg nga primitivet..

    kaq kisha me than..

    prandaj shqiperi e Kosove kan nevoj urgjente per 100 eksperta te huaj euro-veriore.. ne cdo fushe e mbi te gjitha per Rruget e urat e tynelet.. sepse me turq e shqiptar nuk shkojme me kohen..

    ne duhet ta tejkalojme prapambetjen e injorancen..





    ishallah gjat kthimit nga vjena..berisha e ka pa autostraden kroate..

    ate duhet patjeter ta shohin ministrat e inxhiniret e Kosoves dhe shqiperise..patjeter..

    kush nga ju e ka vozitur at rruge tani??

    mua me la pa mend veren qe shkoj.. e tani me than se po shkon deri afer dubrovnikut..

    e mendoni se brari ja ka pa autostradat dhe gjermanise ..

    hm..

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Ereza Lexo Postimin
    URIME KRYEMINISTER THAQI se vertete veprat qe po i ben per dite e me shume po na bajne me u mburre dhe me na e kthy dinjitetin qe na e kan pas thy te tjeret vite me pare ,TE LUMTE
    Ska fjal
    urimit tan i bashkangjitem edhe une

    pra
    URIME Rruga e Bashkimit Kombetar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 26-04-2010 më 10:15
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2010
    Postime
    37
    Llap lexo me vemendje sjelli nga faqja e Sheradin Berishes, vellaut te Zafir Berishes....
    AUTOUDHA VËRMICË MERDRE NË DREJTIM TË GABUAR

    Për ndërtimin e autoudhës Vërmicë - Merdare do të shpenzohen mbi 3000 hektarë tokë pune. T’ja marrësh një sipërfaqe kaq të madhe, një vendi me sipërfaqe aq të vogël, do të thotë, këtij populli do t’ja rritësh edhe më tutje varfërinë. Kjo është më shumë se çmenduri nga ana e pushtetarëve. Kosova ka sipërfaqe të tokës, të cilën edhe po deshëm, ta shfrytëzojmë nuk do mundemi. Konfiguracioni i një pjese të teritorit, në Kosovë është i përshkuar me bjeshkë e lugina të ndryshme. Andaj po të ishte analizuar projekti ideor me ekspertë të mirëfilltë, autoudha do të lidhej në këtë vijë: Kukës - Zhur - fshatërat e Vrrinit, dhe të dilte pas Kalasë së Prizrenit, të lidhej me urën për të dalur mbi fshatin Genqare në drejtim të Budakovës, Jezercit, Ferizajit, Gjilanit e të lidhej me Bujanoc.

    Shkruan: Aziz Morina - Prizren, 25. 04. 2010

    Të gjithë popujt e botës kanë nevoj për ndërtimin e rrugëve. Sepse ato bëjnë lidhjen -komunikimin në mes tyre. Andaj edhe ne Shqiptarët kemi nevoj për ndërtimin e rrugëve, në vendbanimet ku jetojmë. Madje jemi vonuar paksa. Para se të merret një vendim për ndërtimin e ndonjërës prej rrugëve, fillimisht duhet të bëhet plan-programi mbi ndëtimin e atij segmenti rrugor. Pastaj të angazhohen expertët e mirëfillt tek të cilët dominon etika njerëzore e profesionale. Të dyja këto japin si rrezulltantë etikën kombetare, etikë kjo që nuk lejojn të punohet jo profesionalisht dhe nuk lejon shtrembërimin e së vërtetës mbi faktet reale.

    Këta expert që në fillim do të merreshin me analiza e studime të gjendjes faktike, e më pastaj të fillon faza e projekteve ideore. Gjatë hartimit të projekteve janë të nevojshëm të punohen tri projekte ideore. Kur do të analizoheshin keto tri prjekte, do të përzgjidhej projekti më i favorshëm për ndëtimin e segmentit rrugor në cilën do pjesë të vendit tonë. Nga projekti i përzgjedhur ideor, do të duhej të fillonte hartimi i projektit detal. Pasi të kompletohet projekti duhet t’i nënshtrohej revidimit. Punë kjo do të bëhej nga institucioni, me titull ma të lart se byroja projektuse e cila e ka hartuar projektin detal... Njëkohësisht pasë fazës së revidimit kalon në fazën e realizimit.

    A ndodhë kjo rregull procedure tek qeveritë tona?

    Mjerisht këto rregulla procedurale tek ne nuk zbatohen. Sepse administratave shtetërore nuk u shkon për shtati, për arsye se nuk do të mundnin të manipulojnë me mjetet financiare të destinuara për realizimin e projekteve. Prandaj ata qevritarë lënë hapsirë manipulimi të mjeteve financiare. Për të arritur deri të qëllimi për të abuzuar me këto mjete financiare ata kanë pranuar për rreth vetes bashkëpunëtorë jo profesional dhe pa etikë njerëzore dhe profesionale, ku pjesa dërmuese e tyre janë servileë që miratojnë çdo gjë që iu ofrohet, me qëllim të vetëm tu hynë në hatër punëdhënësve të tyre, pa llogaritur se servilizmi është i dëmshëm për të ardhmen. Koha punon, ecën dhe nuk ndalon.

    Qeveritarët, së bashku me bashkëpunëtorët për rrethë tyre, mbetën derra të kënaqur, ndërsa profesionalistët e mirëfillt mbesin si Sokrati i vuajtur. Për ta ndalur këtë dukuri jo të mirë, urgjentëisht duhet të largohen me anë të së drejtës ligjore derrat e kënaqur. Nga gjithë kjo që u tha më lartë, puna profesionale është në rrezik nga jo profesionalizmi dhe pasojat po i vuan populli. Andaj është nevojë dhe domosdoshmëri urgjente, të bashkohen ekspertet e mirëfillt, e ta ngrisin zërin e së vërtetës, t’ju thuhet NDAL projektimit e ndërtimit, të projekteve antiprofesionale dhe antikombëtare, e të projektojmë e ndërtojmë, duke u mbështetur në faktet teknike reale që janë në territorin e Kosovës.

    Ndërsa ato fakte reale për projektim e ndërtimit në teritorin e Kosovës janë :

    · Sipërfaqja e territorit në kufinjtë e tanishëm është 10.800 km2.

    · Dendësia e popullatës për km2 është shumë e madhe.

    · Shtrirja e vendbanimeve është shumë konfuze, dhe më e keqja e së keqës është se konfuziteti po vazhdon pa kurrëafrë planifikimi hapësinor.

    · Kosova po shndërrohet në një katund të madh,falë ndërtimeve pa leje ndërtimi.

    · Nga cilado pikë e skajshme e Kosovës që të nisesh, për të arritur në pikën tjetër të skajshëme, distanca më e madhe është 120.0km gjatësi, që me vozitje normale, mund të kalohet prej pikes në pik më ma pak se 90 minuta.

    Mbështetur në faktet e lartëcekura, del se në Kosovë çdo metër katror e ka vlerën e vet të pakonpenzueshme. Kjo lë për të kuptuar, se çdo hap duhet të analizohet me përkushtim dhe përpikmëri professionale. Për ndërtimin e autoudhës Vërmicë - Merdare do të shpenzohen mbi 3000 hektarë tokë pune. T’ja marrësh një sipërfaqe kaq të madhe, një vendi me sipërfaqe aq të vogël, do të thotë, këtij populli do t’ja rritësh edhe më tutje varfërinë. Kjo është më shumë se çmenduri nga ana e pushtetarëve. Kosova ka sipërfaqe të tokës, të cilën edhe po deshëm, ta shfrytëzojmë nuk do mundemi. Konfiguracioni i një pjese të teritorit, në Kosovë është i përshkuar me bjeshkë e lugina të ndryshme. Andaj po të ishte analizuar projekti ideor me ekspertë të mirëfilltë, autoudha do të lidhej në këtë vijë: Kukës - Zhur - fshatërat e Vrrinit, dhe të dilte pas Kalasë së Prizrenit, të lidhej me urën për të dalur mbi fshatin Genqare në drejtim të Budakovës, Jezercit, Ferizajit, Gjilanit e të lidhej me Bujanoc. Në kuadër të gjithë kësaj katrahure që po e përjetojmë, është e nevojshme edhe e domosdoshme, që potenciali intelektual profesionalisht i ngritur, të bashkohet e ti dalin përpara kësaj fortune, ogurzezë që po e shkatërron Kosovën.

    Në rast se vazhdon ky trend i çmendur në hapësirën e Kosovës, pas 20 viteve të ardhshme nuk do të kemi hapësira për banim. Apeloj tek profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, të ngrisin zërin e arsyes të na bashkojnë edhe neve që kemi diplomuar në prani të tyre, që të gjithë së bashku t’ju themi, ndal këtyre të këqijave. Jemi vonuar shumë, por ejani që ta shpëtojmë këtë, çka ka mbetur. Kosova ka nevojë për udhë të rezervuara, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80.0km/h. Kjo mbase do të ishte më e arsyeshme.

    ( * Autori është ing. i diplomuar i ndërtimtarisë. )

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Bashkimi modern
    Kosova nisi pjesën e saj të Autostradës që e lidh me Shqipërinë. Liderët e të dyja shteteve folën për ëndrrën e kamotshme, e cila tash po merr formë në trajtë moderne. Bashkimi filloi dje edhe në anën tonë, me sustë.

    Nga Agon Sinanaj më 26.04.2010 në ora 8:40
    Shpërthimi i dinamitit në bjeshkën kufitare të Kosovës me Shqipërinë, nxori ngjyrat e flamujve të të dyja vendeve, në ceremoninë që nisi ndërtimin e projektit më të madh në historinë e pasluftës - Autostradës Morinë-Merdare.

    Sustën që të dielën shënoi fillimin e bashkimit me rrugë, edhe nga ana kosovare, e shtypën liderët e të dyja vendeve, Kryeministri Hashim Thaçi, Kryeministri Sali Berisha, Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Ministri i Transportit Fatmir Limaj.

    Mijëra qytetarë u gjetën në Vermicë, për t`u bërë pjesë e historisë. Shumë nga ta nuk u besonin syve se një ëndërr e kamotshme e shqiptarëve po bëhej realitet. Së paku, kështu kishte menduar Ismet Hasani nga Podujeva, i cili me vete kishte marrë tërë familjen në Vermicë, përkundër rrugës së bllokuar nga qindra vetura që destinacion kishin Prizrenin. Atij nisja e Autostradës ia kujton vitin 1878.

    “Nëse në Lidhjen e Prizrenit është vendosur bashkimi i trojeve shqiptare, sot kjo ditë po bëhet realitet”, tha ai.

    Përveç zyrtarëve të Qeverisë se Kosovës, nga Kryeministri e deri të punëtori më i thjeshtë, në ketë ceremoni merrnin pjesë gati të gjithë përfaqësuesit e Ambasadave në Kosovë.

    Ngjarjes ia shtoi peshën prezenca e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili nisi projektin e ndërtimit të Autostradës, dy vjet më parë.
    Fjalimi i tij, ndezi turmën.

    Ndërtimi i pjesës kosovare të Autostradës u vlerësua si projekti më i madh i Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha së nisja e rrugës së kombit nuk do të ndodhte pa lirinë e Kosovës dhe kontributin e dëshmorëve të kombit.
    “Sot u themi me zë të lartë baballarëve tanë dhe të gjithë atyre qe e dhanë jetën për lirinë e këtij vendi, se po e nisim rrugën e kombit, rrugën e zhvillimit ekonomik”, tha Thaçi.

    Sipas kryeministrit, kjo rrugë iu dedikohet të rënëve për liri, mësuesve që kanë edukuar gjenerata të tëra, pensionistëve që me djersen e tyre kanë ndërtuar Kosovën dhe veçanërisht komunitetit të biznesit, që tash e tutje do t`i hapen dyert. Kryeministri Thaçi para shumë qytetarëve dha edhe një premtim.

    “Për ndërtimin e kësaj rruge nuk do të kursejmë asgjë dhe me çdo çmim do ta realizojmë ketë projekt. Nga sot nuk do të ketë bjeshkë që do të na ndajë”, përfundoi fjalimin e tij, Thaçi.

    Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha së fillimi i ndërtimit të kësaj rruge dëshmon së çfarë mund të bëjnë shqiptarët në liri.
    Berisha theksoi së Qeveria e Kosovës e dëshmoi se për interesin nacional është në gjendje të bëjë shumë.

    “Ky korridor e bën Prishtinën qytetin me të afërt me detin”, tha Kryeministri i Shqipërisë.

    Sipas tij, shqiptarët duhet të nxitojnë për të arritur kohën e humbur. Ai vendimin e Qeverisë kosovare për ta nisur këtë projekt e cilësoi si me të madhin pas pavarësisë. Në të njëjtën kohë është një nder i madh që i bëhet historisë.

    “Ky projekt do të vazhdohet me ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë Tiranën me Prishtinën”, deklaroi Berisha.

    Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e quajti historik fillimin e Autostradës.

    Që tash, sipas tij, nis beteja për zhvillim ekonomik. Përveç domethënies shpirtërore që ka kjo rrugë, sepse ofron edhe më afër shqiptarët, Sejdiu tha së Kosova do të përfitojë shumë edhe në aspektin ekonomik.

    Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, tha se Autostrada nuk shënon vetëm rrugën se kah do të ecin njerëzit, por edhe drejtimin se kah do të ecë Kosova.
    E ky drejtim, tha Limaj, dërgon në Evropë.

    “Kjo Autostradë do të jetë një bosht kurrizor për ta mbajtur të gjallë një trup etnik”, tha Ministri Limaj.

    Ministria e Transportit, të cilën e udhëheq Ministri Limaj, ka arritur edhe marrëveshjen me kompaninë Bechtel&Enka për ndërtimin e Autostradës.

    Limaj shpjegon arsyet e përzgjedhjes së një kompanie amerikanë siç është Bechtel dhe asaj turke, Enca.

    “SHBA-ja na kanë ndihmuar të lirohemi dhe po na ndihmon ta ndërtojmë Kosovën. Edhe Turqia është duke në përkrahur shumë”, tha ai. Për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Kosovës i duhet infrastrukturë moderne. Kjo rrugë, sipas të parit të Kuvendit, krijon lidhje të shumta tregtare me shumë vende, e posaçërisht me Shqipërinë. Fjalë të mira tha edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Ai fillimisht falënderoi Qeverinë e Kosovë që ka zgjedhur një kompani amerikane për ta ndërtuar autostradën. Më pas, Dell tha se kushdo që dyshon në këtë projekt, mjafton të shikohen gjithë këta njerëz dhe të dihet se kosovarët e duan këtë rrugë.

    Autostrada do të ndërtohet segment për segment. Për fillim do të ndërtohen vetëm dy segmentet e para, që përfshijnë pjesën deri në Qafë të Duhlës. Pjesa tjetër e trasesë do të presë derisa të përgatitet projekti përfundimtar. Financimi i segmenteve të para do të bëhet nga buxheti i Kosovës dhe nuk guxon ta kalojë shumën 120 milionë euro. Marrëveshja e arritur i jep të drejtë Qeverisë që pas secilit segment të përfunduar ta shkëpusë kontratën me Bechtelin. Gjithashtu, kontrata mund të shkëputet edhe në rast se kompania ndërtuese tejkalon shumën e paraparë për investime, në secilin segment. Megjithatë, bisedimet e Ministrisë së Transportit me kompaninë kontraktuese nuk kanë nxjerrë përfundimin nëse do të bëhet devijimi i trasesë nga Shtimja për t’u ikur tuneleve apo do të vazhdohet me tunele. Ministria do të angazhojë një kompani të pavarur që të bëjë matjet gjeomekanike, matjet gjeologjike dhe të nxjerrë koston përfundimtare të këtij segmenti, derisa të përfundohet ndërtimi i autostradës deri në Qafë të Duhlës. Kostoja përfundimtare ende nuk dihet saktë, por numri një i MTPT-së, pati thënë se çmimi për kilometër sillet rreth 7.5 milionë euro.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Sot Qeveria që udhëheq unë po fillon projektin më të madh dhe më të rëndësishëm pas pavarësisë së Kosovës, projektin më të madh në historinë e saj


    Prishtinë, 25 prill 2010

    Në vazhdim po e japim të plotë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    I nderuari president i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu,

    I nderuari kryeparlamentar z. Krasniqi,

    Të nderuar ministra, deputet,

    I nderuari kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Salih Berisha,

    I nderuari ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell,

    Ambasador i Britanisë së Madhe Andy Sparks,

    Ambasador i Francës,

    Ambasador i Turqisë,

    Të gjithë ju prezentë në këtë tubim madhështorë jo vetëm për qytetarët e Kosovës, për shtetin e Kosovës dhe për Shqipërinë, por për gjithë rajonin, prandaj më lejoni që t’ju falënderoj për pjesëmarrjen e tuaj, të shpreh admirimin dhe respektin më të lartë për këtë punë madhështor që po fillojmë e që është kontribut i të gjithëve.



    Dëshiroj që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të shpreh edhe një përshëndetje nga zemra dhe shtetërore edhe për përfaqësuesit e Kompanisë ndërtuese Betchel – Enka, z. Maykel Adams dhe përfaqësuesit të Enka-s, z. Tarik Shara.

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur shqiptar në Kosovë dhe kudo që të jeni edhe në diasporë, secili nga ne sot për një çast duhet të mendojmë ku ishte Kosova vetëm 11 vite më parë. E pushtuar, duke përjetuar një gjenocid të paparë, me një masë të madhe të njerëzve të deportuar, Kosova ishte fushëbetejë për liri. E fituam atë fushëbetejë, e fituam atë betejë të paparë, e fituam lirinë, dhe pikërisht liria që fituam solli përshpejtimin e shumë projekteve në rajon. Pa lirinë e Kosovës nuk do të ndodhte ky projekt.

    Të dashur qytetarë të republikës së Kosovës,

    Sot po nisim rrugën e kombit, më lejoni t’ju përkujtoj ëndrrën dhe sakrificën e stërgjyshërve dhe baballarëve tanë në kufij të ndarë dhe t’u themi me zë të lartë dhe shtetëror, po, sot në këtë ditë, po e nisim rrugën tonë, rrugën e munguar, rrugën e kombit, rrugën e ëndrrave tuaja dhe ëndrrave tona, rrugën e afrimit dhe të komunikimit, rrugën e zhvillimit ekonomik dhe emancipimit shumëdimensional të shoqërisë kosovare.

    Sot po nisim që nga Kosova për Shqipëri. Prizreni me Kukës kishte një distancë një shekullore. Një shekull vuajtje, një shekull përpjekje, një shekull pritje, ky është çmimi i kësaj autostrade që po fillojmë sot.

    Zonja dhe zotërinj, sot është një ditë e madhe dhe e shënuar për të gjithë ne.

    Sot Kosova, dhe gjithë shqiptarët kudo që jetojnë kanë festë. Po e hapim kapitullin e ri të historisë së Kosovës. Epokën e fuqizimit të zhvillimit ekonomikë të Republikës së Kosovës.

    Sot, historia dhe e ardhmja e Kosovës dhe e qytetarëve e Kosovës bëhen një.

    Sot Qeveria që udhëheq unë po fillon projektin më të madh dhe të rëndësishëm pas pavarësisë së Kosovës, projektin më të madh në historinë e saj.

    Po fillojmë rrugën që na bashkon emocionalisht dhe fizikisht me njeri tjetrin në Evropë.

    Sot po e fillojmë rrugën e munguar për Kosovën dhe rajonin. Sot ëndrrën po e bëjmë realitet. Dëshirën dhe ëndrrën e qytetarëve dhe vizionin e Qeverisë së Kosovës po e jetësojmë .

    Zonja dhe zotërinj,

    Sakrificën dhe vlerat e lirisë sonë po i fisnikërojmë . Këtë rrugë po ua dedikojmë heronjve të rënë dhe të gjallë. Kjo rrugë do të shëroj plagët e lirisë invalidëve të luftës . Do të bëjë edhe më krenarë, edhe më të fortë të gjitha familjet e dëshmorëve .

    Ua dedikojmë mësuesve tanë që na mësuan ta duam dhe ndërtojmë atdheun tonë .

    Po ua dedikojmë mjekëve tanë që na shëruan plagët .

    Ua dedikojmë pensionistëve që me djersën e tyre ndërtuan Kosovën , ua dedikojmë komunitetit të biznesit për mundësitë e reja që po u krijohen .



    Kjo rrugë është vullneti i qytetarëve , prandaj edhe u dedikohet të gjithëve. Mbi të gjitha këtë projekt madhor ua dedikojmë fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë . Të ardhmes sonë. Sot fillojmë ti lëmë trashëgim rrugën që do ti lidhë me Evropën . Rrugën që tani e tutje nuk do ta bëjnë në kërkim të lirisë por në kërkim të së ardhmes së sigurt të tyre, në shërbim të zhvillimit ekonomik, në shërbim të integrimit.

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar dhe të dashur shqiptarë kudo që jeni ,

    Përveç dëshirave dhe ëndrrave për integrime kombëtare dhe evropiane , kjo rrugë do të bartë ide, mallra rritje ekonomike Kosovën . Kjo rrugë do të jep shtytje të gjithanshme në shtetin tonë të ri.

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, ju më të merituarit e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës . Ju të gjithë qytetarët e Kosovës jeni ideatorët, arkitektë dhe ndërtuesit e kësaj autostrade .

    Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe mbështetjen . Ky projekt po fillon në Vermicë dhe do të vazhdojë përgjatë Prizrenit , Therandë, Prishtinë e deri në Merdare . Për këtë rrugë nuk do të kursejmë asgjë dhe me çdo çmim do ta realizojmë .

    Si kryeministër i shtetit më të ri në botë sot ndihem krenarë dhe i privilegjuar që sot po e fillojmë këtë kryevepër në Republikën e Kosovës .

    Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur shqiptarë, nga sot nuk ka bjeshkë që do të na ndajë, por do të ketë vetëm rrugë e cila do të na bashkojë.

    Sot çdo qytetarë dhe familje kosovare ka më shumë shpresë, optimizëm, besim dhe siguri për të ardhmen e shtetit tonë dhe të familjeve tona.

    Sot, secili nga ne ndihet krenar me Kosovën. Ju dëshiroj punë të mbarë të gjithëve që do të jeni të përfshirë në këtë projekt madhor, gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve e gjithë njerëzve që do të lëvizin në këtë rrugë, rrugë të mbarë e të sigurt.

    Urime dhe suksese!

    Urime nga zemra të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe të gjithë kontribuuesve për fillimin e ndërtimit të autostradës së ëndrrave të qytetarëve të Kosovës.

    Edhe një herë faleminderit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Po realizohet edhe nje projekt ide e inicuar nga Presidenti Ibrahim Rugova!

    Edhe pse kjo rruge po ndertohet me nje munges transparence me nje folkloriziem patriotik qysh din me bo veq hashimi...eshte dhe dot mbetet projekt i ideuar nga Ibrahim Rugova qysh moti...mos te them kur hashimi lujke guxhash neper livadhe t'brojes

    Lap duhesh mi dit ket pune ti

Faqja 13 prej 22 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •