Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 89
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Urdhër-arrest për Albin Kurtin

    Nga Express më 14.04.2010 në ora 20:08
    Gjykata e Qarkut e Prishtinës i ka dërguar Policisë së Kosovës urdhrin për arrestimin e udhëheqësit të Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, në qoftë se ai nuk do të paraqitet në seancën e radhës, e paraparë për ditën e nesërme, kanë konfirmuar për Kosovapress zyrtarë të policisë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se fletë-arrestin policia e ka pranuar të mërkurën dhe se ajo do ta zbatojë urdhrin në rast se Albin Kurti nuk do të paraqitet në procesin gjyqësor, i cili pritet të mbahet nesër në ora 10.00, në Gjykatën e Qarkut.

    “Policia e Kosovës sot ka pranuar urdhër-arrestin nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në të cilën kërkohet që të sigurohet prezenca e Albin Kurtit në seancën e radhës, e cila pritet të mbahet nesër. Në rast të mos paraqitjes së Kurtit në seancë, Policia e Kosovës është e thirrur të zbatojë urdhëresat e gjykatës”, ka thënë Kelani.

    Lideri i “Vetëvendosje”-s akuzohet për organizim të demonstratës së 10 shkurtit 2007, ku ishin vrarë dy demonstrues dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur nga policia rumune e UNMIK-ut, e cila sot e asaj dite nuk është përgjigjur para drejtësisë.

    Seanca e mbajtur ditën e martë ndaj Kurtit, është shtyrë për nesër, pasi që Albin Kurti serish nuk është paraqitur para gjykatës. Ai ka thënë që këtë gjë nuk do ta bëjë derisa të largohet misioni EULEX plotësisht nga Kosova. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Lapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    eh per arrestime ju jeni te specialisuar ama veq kur esht ne pytje albini dhe disa atdhetar shqiptar se sa i perket ndonje serb apo roje te ures se ibrit ju bash hiq nuk sua mban se jeni dosta me shkje popratima haah edhe biznese keni po ju albinit veq muni qoket me ja hanger at e don populli aj dote ngritet edhe me shum ju i keni ditet e numruara per ket dote bindeni edhe vet ju o te poshter e pa cip ju qe keni pushtetin pse nuk arrestoni grdistat e car lazarit qe bash kur tu teket hun ne kosove apo keni heq dora nga pjsesa veriore e kosoves te pakten pranone o te mjer

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    po ku i han palla albin kurtit per kto fletushka aje mbrapa ka 200mije vete numri sa vjen e shtohet.
    do te thote se deri tashe paskan tentu pa fletushk me arrestu.hajde demokraci hajde.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    aq me shum i kercnohen albinit aq me shum behet me i dashur per kosoven

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Përleshje gjatë tentimit për arrestimin e Albin Kurtit

    Përleshje gjatë tentimit për arrestimin e Albin Kurtit
    Policia e Kosovës ka përdorur dhunë dhe gazlotësjellës në përpjekje për të arrestuar liderin e lëvizjes “Vetëvendeosje”, Albin Kurti.
    Rreth orës 17:00 pasdite policia ka rrrethuar varrezat në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, në kohën kur lideri i “Vetëvendosjes” po merrte pjesë në varrimin e babait të njërit prej aktivistëve të kësaj lëvizje. Pas përfundimit të varrimit në parkingun e varrezave policia ndërsa ka tentuar që t’i vë prangat Kurtit ka hasur në një rezistencë të aktivistëve tjerë, ku pas përleshjes me policinë janë lënduar disa prej tyre.
    E gjitha ka ndodhur larg mediave, të cilat kanë marrë dy rrëfime të ndryshme për ngjarjen.
    Sipas njoftimit të lëshuar nga ‘Vetëvendosja’, “rreth ores 17.00 gjate varrimit te veprimtarit Ali Aliu, Babai i nje prej drejtuesve te Levizjes Vetevendosje Liburn Aliu, Njesia speciale e Policise se Kosoves ka nderhyre dhunshem duke tentuar te arrestoje Albin Kurtin. Nuk ia ka dale. Nderkohe ka arrestuar ne menyre brutale 7 aktiviste kryesore te Levizjes Vetevendosje!. Gjate arrestimit ka pasur dhune te eger e te pajustifikuar”.
    Ndërsa policia thotë se gjatë policia ka tentuar të ndalë veturën në të cilën gjendej Kurti, por ngasësi i veturës nuk ka përfillur urdhërin dhe ka goditur policët.
    “Sot rreth orës 17:30 policia në rrugen ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë ka provuar të ndaloj një veturë të dyshuar në të cilën dyshohej se ishte një i dyshuar i kërkuar me fletë arrest nga Gjykata. Në përpjekje për t’iu shmangur ndalimit nga ana e policisë ngasësi i veturës nuk ka përfillur urdhrin për ndalje si dhe në të njëjtën kohë ka goditur me veturë policët që ishin në pikë kontrolli. Si rezultat i goditjes me veturë tre policë kanë pësuar lëndime për shkallën e të cilave pritet vlerësimi nga ana e mjekut specialist’, thuhet në njoftimin e lëshuar nga policia e cila Kurtit i referohet si “i dyshuari”, ndërsa aktivistëve të “Vetëvendosjes” si “shoqëruesit e të dyshuarit”.
    Sipas policisë “një numër i konsiderueshëm personash që ishin në shoqërim të personit të kërkuar nga ana e policisë kanë penguar policinë në kryerje të detyrës si dhe kanë sulmuar policët duke u shkaktuar atyre lëndime të lehta.Në përpjekje për të neutralizuar veprimet agresive të personave të sipër cekur policia ka arrestuar 7 prej tyre si dhe ka konfiskuar veturën me të cilën ishin goditur policët në pikën e kontrollit”.
    Në relacionin kohorë në mes të urdhrit për ndalim të veturës nga ana e policisë si dhe arrestimit të ngasësit të veturës dhe konfiskimit të saj i dyshuari i cili ka qenë i kërkuar me urdhër Gjykate ka ikur nga vetura, thuhet ndër të tjra në njoftimin e policisë.
    Ndërsa “Vetëvendosja” bën të ditur se janë arrestuar nga policia shtatë aktiviste kryesore të kësaj lëvizjeje midis të cilëve janë edhe Frasher Krasniqi, Salih Zyba, Lirim Gashi, Gezon Kastrati.http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1272311823
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Ndoshta edhe gaboj por nuk ishte rasti te intervenoj me ket rast gjate varrimit te ALI Aliut ,apo siq tha edhe i biri varrimi u be nen rrethim dhe keto nuk jane tradita te shqiptareve gjate ceromonise se varrimit ,

  7. #77
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    turp....

    turp per ato qe kan cenuar varrimin e nje njeriu...nuk eshte ne traditen shqiptare...perkundrazi ne e rrespektojme ne kulm te vdekurin....a thua nuk kishin rast tjeter me e arrestuar albinin por duhej bere buje ne varrime...as serbi nuk ka nderhyre ne ceremoni te tilla...kjo tregon jo profesionalitetin e policise se kosoves...

    perfundimisht turp....
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #78
    Policia duhet medoemos te zbatoje urdherat qe leshohen ne zbatim te ligjit dhe te mos lejoje askend qe te veje ne loje institucionet qe jane te ngarkuara me zbatimin e tij.

    Turp per Albin Kurtin, qe po jep nje shembull negativ te nje personi publik, qe frikesohet prej ligjit.

    Paraqitja eshte detyrim ligjor!

    Gjykata vendos nese je i fajshem apo i pafajshem!

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    albini duhet te dorzohet vete ne polici.

    eshte pergjegjes direkt per vrasjen e dy veprimtareve te grupit te tij me nick vetvendosja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 26-04-2010 më 18:00 Arsyeja: Nuk jane njelloj

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    turp per ato qe kan cenuar varrimin e nje njeriu...nuk eshte ne traditen shqiptare...perkundrazi ne e rrespektojme ne kulm te vdekurin....a thua nuk kishin rast tjeter me e arrestuar albinin por duhej bere buje ne varrime...as serbi nuk ka nderhyre ne ceremoni te tilla...kjo tregon jo profesionalitetin e policise se kosoves...

    perfundimisht turp....
    Malsor ligji nuk e njeh kanunin,policia e ka detyr ti zbatoi vendimet e gjykates,mos zbatimi i vendimeve te gjykatava nga policia do të ishte anarki,Albini e din se është i kerkuar dhe nuk është dashur të shkoi në varrim.

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •