Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Grupi zvicerian i investimeve "Rudana", 4 miliard euro investim në Shqipëri

    Qeveria shqiptare dhe ‘Rudana Grup AG’ , një konsorcium investitorësh nga vendet e Gjirit Persik dhe Evropa, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e 4 miliardë eurove. Sipas kësaj marrëveshjeje, në katër vjetët e ardhshëm në Shqipëri do të ndërtohen HEC-e me kapacitet të përgjithshëm prej 1 000 megavatësh.


    “Parashikohet ndërtimi i një rafinerie të re në Portoromano; shprehet interesi për privatizimin e Albpetrolit; flitet për të ndërtuar një qendër të studimit të hapësirës dhe të tokës; ndërtimin e një qyteze të re me një teknologji të re, duke respektuar ambientin; ndërtimin e një porti të ri në qytetin e Vlorës, ose privatizimin e atij ekzistues”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
    Kjo marrëveshje parashikon dhe investime në porte, infrastrukturë, si dhe privatizimin e disa objekteve shtetërore.

    “Sot në Shqipëri kemi një hapësirë të paktën edhe për 2 200 megavatë të reja vetëm hidrocentrale. Ky fond do të shohë jo vetëm projektet e reja po mbase edhe koncensionet ekzistuese kur investuesit aktualë nuk kanë mundësi t’i përfundojnë investimet”, u shpreh Prifti.

    Ministri Prifti deklaroi se ky është një nga investimet më të mëdha të kohëve të fundit. Përfaqësuesit e ‘Rudana Grup’ thanë se kanë vëzhguar për rreth 20 vjet mundësitë për biznes që ka Shqipëria dhe konfirmojnë se do të jenë në gjendje t’i plotësojnë pikat e marrëveshjes në këto 4 vjet.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Prifti pakt me Rudana për 4 miliardë euro investime

    nertila maho

    Grupit të investitorëve të rëndësishëm në vendin tonë i është shtuar një tjetër kompani, e cila parashikon të investojë plot 4 miliardë euro në sektorë të ndryshëm në vend. Detajet i dha dje Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me kompaninë Rudana Investment Group. Gjigandi zviceran, kryesisht përfaqësues i një konsorciumi investitorësh të vendeve të Gjirit Persik, por edhe investitorësh evropianë, synon të investojë gjerësisht në energjetikë. "Memorandumi i firmosur në një nga pikat e tij ka të bëjë me ndërtimin e 1000 MW kapacitet të ri të prodhimit të energjisë elektrike nga uji. Po të kemi parasysh, që fuqia prodhuese e Shqipërisë sot është rreth 1500 MW, ky është një kontribut i jashtëzakonshëm në sistemin tonë energjetik, me investitorë të gatshëm për të ndërhyrë menjëherë në këtë sistem", tha ministri. Nga ana tjetër, energjetika nuk do të jetë sektori i vetëm ku do të përqendrohen investimet e grupit Rudana. Në Memorandum parashikohet edhe investimi në ndërtimin e një rafinerie të re në Porto Romano, ndërtimi i një qendre të observimit të hapësirës dhe të tokës në Shqipëri, ndërtimi i një qyteze të re, me një teknologji moderne dhe duke respektuar ambientin, vendi i ndërtimit të së cilës do të përcaktohet nga Qeveria shqiptare në të ardhmen apo edhe mundësia e privatizimit të kompanisë Albpetrol, për të cilën kompania ka shfaqur interes. Ministri Prifti garantoi se Qeveria do të japë mbështetjen maksimale për investitorët dhe do t'i mbështesë ata në çdo hap. "Më vjen mirë që investitorë seriozë dhe të suksesshëm zgjedhin Shqipërinë për investimet e tyre. Sigurisht, dhe duke marrë garancinë e Qeverisë shqiptare, për mbrojtjen dhe mbështetjen e këtyre investimeve, për krijimin akoma më shumë të një klime besueshmërie për investitorët, të një klime akoma më të përshtatshme për bërjen biznes në Shqipëri", tha Prifti. Nga ana tjetër, kreu i Ministrisë së Ekonomisë vuri në dukje se ky memorandum që po nënshkruhej, dhe që hap rrugën për investime, është arritur edhe falë takimeve të mëparshëm që ka zhvilluar Kryeministri Sali Berisha me këtë grup investitorësh. Nga pala e kompanisë zvicerane për firmosjen e Memorandumit ishte i pranishëm zv.drejtori i Përgjithshëm i Rudana Investment Group, Hamy Salemi. Ai vlerësoi nënshkrimin e Memorandumit, duke detajuar edhe fushat në të cilat kompania është e interesuar të investojë. "Kompania prej gati dy vjetësh është duke ndjekur zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe jemi të bindur që projektet që do të ndërmarrim në Shqipëri do të jenë të suksesshëm", u shpreh përfaqësuesi i kompanisë.

    Panorama

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do zoti e khmer rruzhet e edvinit nuku kan suksese ne revolucionin rucoist qe po pergatisin e vendi te rifitoje stabilitetin e besushmerine e qe bota ta shohe si shtet serioz ku mund te punohet e investohet..

    qarte del se cilet e duan kte vend e cilet jo..

    kush i del ne bulevard gangsterrit ed ruc i ve minen shqiperise..

    kush i bojkoton ata kanibale.. i jep fryme e drite e jete ketij vendi ..

    gjerat jan shum te qarta..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    4 MILIARD,euro....me duket si shume....(per nje vend si shqiperia)

    Por nuk i dihet dhe mbase,edhe....

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Qeveria shqiptare dhe ‘Rudana Grup AG’ , një konsorcium investitorësh nga vendet e Gjirit Persik dhe Evropa, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e 4 miliardë eurove. Sipas kësaj marrëveshjeje, në katër vjetët e ardhshëm në Shqipëri do të ndërtohen HEC-e me kapacitet të përgjithshëm prej 1 000 megavatësh.


    ...
    [/I]
    ashtu de ... po kthehet ajdin sejdija me emer tjeter ... do te jete edhe daj-fazlliqi ne ate mes ...

    mbajeni mend: ne vend te nje grope te madhe per hotel, tani do te hapet ni grope e madhe per megavata ...

    hajde moj majlinde, thote salija, na fol nje çike per situaten e gjirit persik ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ashtu de ... po kthehet ajdin sejdija me emer tjeter ... do te jete edhe daj-fazlliqi ne ate mes ...

    mbajeni mend: ne vend te nje grope te madhe per hotel, tani do te hapet ni grope e madhe per megavata ...

    hajde moj majlinde, thote salija, na fol nje çike per situaten e gjirit persik ...
    Hajdin Sejdia....ishte te pakten me i ndershem se sa keta.Dihej qe skishte para...

    Keta ja fusin...investim 4 miliar euro....

    O nuk din se çeshte investimi...o nuk dine vleften e 4 miliardeve..

  7. #7
    Gate 7 Maska e Noerti
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    213
    Po qe se u ralizua kjo gje ne kete krize kam te madhe qe po kalon Europa, do jet nje hap shum i madh per Shqiptaret dhe Shqiperine.

    Serafim po sdine ata te marin ty per Managmend ndoshta di ku ti hedhesh leket
    Ku është besa aty është dhe shpresa.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Përfaqësuesit e ‘Rudana Grup’ thanë se kanë vëzhguar për rreth 20 vjet mundësitë për biznes që ka Shqipëria dhe konfirmojnë se do të jenë në gjendje t’i plotësojnë pikat e marrëveshjes në këto 4 vjet.
    Shume interesant. Rudana eshte themeluar ne 2005, nderkohe qe paska 20 vjet vjet qe vezhgon. Kompani serioze. Nuk gjendet askund dokumentim publik i veprimrarise se saj.

    4 miliard $ eshte shifer tunduese.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Shume interesant. Rudana eshte themeluar ne 2005, nderkohe qe paska 20 vjet vjet qe vezhgon. Kompani serioze. Nuk gjendet askund dokumentim publik i veprimrarise se saj.

    4 miliard $ eshte shifer tunduese.
    Eshte themeluar ne 2005 ketu ne planetin Toke, por ka 20 vjet qe e vezhgon Shqiperine nga planeti Mars, planet per ku do te nisen anijet kozmike pasi te ndertohet qendra e kerkimeve hapesinore ne Shqiperi, dhe kozmodromi i pare Tirane-Bahcallek-Mars. Qeveria po merr masat qe sa me shpejte te hapet ambasada e pare ne shtetin Rudanez ne Mars, dhe qendra e studimeve te hapesires qe do te hapet ne Shqiperi do te studioje mundesite e investimeve Rudaneze dhe Shqiptare ne planete e hena te tjera, si psh Aferdite, Saturn dhe ne henat e Jupiterit--Ganimede, Io dhe Kalisto.

  10. #10
    Nuk eshte nevoja ta analizoni shume gjate kete pseudo-kompani. Thjesht klikoni ne linkun e website-it te tyre dhe do e kuptoni vete se per cfare kompanie behet fjale.

    www.rudanainvestment.com

    Nje kompani kaq e fuqishme qe mund te bej nje investim prej me shume se 5 billion dollar por qe nuk ka nje website funksional?!

    P.S. Ah po, perpiquni te beni dhe ca kerkime te tjera mbi kete kompani, sikur dhe vetem ne Google dhe do shikoni se me cfare "kompanie" keni te beni. Lum Shqiperia!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •