Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nuk mundeni me thon se Adem Jashari ka qene islamik, sepse lufta e tij ka qene per popullin e vet dhe vendin e vet, pra si per krishteret ashtu edhe per te tjeret pa marre parasysh besimin e tyre. 'Allahu' (sipas Kuranit) deshiron qe te vriten te gjithe jo-myslimanet, dhe t'i dergoje ata ne xhehenem sa me shpejt qe te jete e mundur. Adem Jasharit nuk i interesonin keto budallalleqe te fese, por mund te themi se ka besuar ne nje Zot te vetem, me moral krishter (pra heqja dore nga jeta per te miren e te tjereve). Islamiket me duket se heqin dore nga jeta e tyre per te keqen e te tjereve (kamikazet). Ai nuk ishte 'i mencur' sa ju me bo percarje, kurre s'besoj se e ka lexu Kuranin Adem Jashari, dhe kurre nuk eshte prekur nga ai liber nese bazohemi ne veprat e tij, se po te bazohej ne Kuran rruga e tij do te deshtonte. Po te shkonte nje 52 vjecar te ia kerkonte vajzen 9 vjecare atij, si do te reagonte, por mund te themi se ai ska pas dituri per fene islame, por ka besu ne nje Zot. Jeni gabim, thjesht mendimi im eshte ky.
    Mesia shikoje këtë video, është nga Prekazi tek kulla e Jasharajve



    Mirë mbetsh
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Rina_87 , ti po e lexon shkrimin amo spo e kupton.

    Vuk Jeremiq e paska pas nenen muslimane por vet deklarohet dhe mbahet si serb ortodoks dhe kur vjen puna te ceshtja kombetare ai arabeve u flet per "Islamin" e tij dhe u ben politik arabeve.

    Ndersa kto rakixhit ton prej te Fatmir Sejdiu e deri te Skender Hyseni nuk dijn me bo politik, por arabeve u shiten me katolik se Papa dhe perderisa shitesh i till ske pse u zemrohesh arabve.

    Sesht cudi nese Fatmir Sejdiu kur fol me mbretin e Arabise ti thot atij : Ibrahim Rugova e ka ndrru fejen u bo katolik dhe ja ka dhon fjalen Papa Gjon Palit se shum shpejt kena me i llatinizu krejt shqiptart e Kosoves.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #13
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    o gimce...

    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Vuk Jeremiç vs. Skënder Hyseni
    (Serbia vs. Kosova)


    Nëse fillojmë nga emrat shihet qartë se emri Vuk nuk është emer Islam, ndërsa emri Skënder pa fije dyshimi një ndër emrat e bukur Islam, por emrat nuk flasin (me njerëzit kur takohesh në botën Arabe), e as nuk veprojnë, ato mbesin thjeshtë ç'ështje private.
    Vuk Jeremiç ndonëse me përkatësi fetare Krishtere (Ortodokse) ai prapë se prapë din t'i shfrytëzoj diplomacitë e veta tek arabët sa që edhe falët nëpër Xhami, ndërsa në anën tjetër Skënder Hyseni lërë që nuk falet (kur shkon atje), mirpo edhe vizitat e tij ndaj atyre vendeve janë të rralla thuajse ne nuk kemi nevojë për njohje.
    E fillova me emra të ketyre dy personaliteteve pastaj në kllapa i futa emrat e shteteve, sa për shtete dua të them se Serbia i ka vetëm 3.2% Musliman (Presheve, Medvegja, Bujanovci dhe ajo pjesa te Sanxhaku) dhe ata Musliman faktikisht nuk janë Serb edhe pse ky jam i sigurtë se i paraqet ata në botën arabe si serb, ndërsa kështu nuk mund të themi edhe për Kosovën e cila në departamentetet e shtetit Amerikan dhe ambasadave ketu në Prishtinë (sidomos asaj Amerikane) figuron se i ka 90% Musliman dhe habitem se si Skënder Hyseni nuk ja ka idenë e diplomacisë t'a përdorë këtë si ilustrim për njohje, më vonë do të tregoj për praktikat fetare se sa jemi praktikant mirpo ajo që dua të them është se ketu kerkohet diplomaci dhe fiton, në të kundërtën e humbë betejen.
    Shokët që i kam në studime në botën Arabe por edhe shumë dijetar Islam kanë shprehur haptas opinionët e tyre se nuk janë të një mendimi me politikanët që sundojnë vendet e tyre, në këtë drejtim vlen të potencohet grupi parlamentar "Vëllezërit Musliman" në Egjipt e cila ka kerkuar njohjen e Kosovës dhe që është i vetmi grup fetar në parlament nga e gjithë bota Arabe (nuk po i përfshij ato shtete që e kanë njohur Kosovën), mirpo Hosni Mubarak (Kryeministri i Egjiptit) ka thënë se: "Kurrë nuk do t'a njohim Kosovën" madje me po këtë titull është edhe lajmi, duket se edhe atje udhëheqsia e shtetit punon kundër vullnetit të qytetarëve sikurse ketu në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ku përfaqësuesit tanë na deshprojnë.
    Sot ishte një lajm se Gadafi (Libia) kishte thënë se nuk da ta njohë Kosovën dhe paramendojeni këtë e ka thënë në prezencë të Tadiçit atje, ja se sa i ka bindur diplomacia serbe sa që ata ta konfirmojnë vazhdimisht mosnjohjen e tyre.
    Të kthehemi pak të Skënder Hyseni i cili më shumë do të duhej të qendronte në botën arabe dhe perendimore se sa në Kosovë ngase ç'ështja kërkon që ai vazhdimisht të jetë atje, e jo punët e tij t'i kryejn të tjerët siç po ndodh e solla pak më herët lajmin se Kuvajti ka premtuar njohje (lajm nga Partia e Drejtësisë PD) dhe kjo e arritur nga PD-ja, Behgjet Pacolli dhe së fundi nga Sali Berisha i cili po qendron atje mirpo ku është Skënder Hyseni?!
    Pa dyshim politika e jashtme ka deshtuar tërësisht dhe nuk punon konform vullnetit të qytetarëve e them për të tria vendet (trevat), në Kosovë në vend se Skënder Hyseni të qendronte atje dhe të tregonte për popullatën tonë dhe vuajtjet e popullit tonë (e cila vuajtje pa fije dyshimi nga ta do të vlerësohej si Xhihad i vërtetë-jo ai i propaganduari medialisht) dhe kjo do të krijonte mendim të mirë në raport me Kosovën sepse për masakrat e Reçakut, Lybeniçit etj. do të thonin ka dhuruar shumë shehid (deshmorë) dhe se lufta e serbëve ishte luftë e pagëzuar nga Prifti Ortodoks serb nën hijen e kryqit sllav (jugosllav) dhe se ata që vdiqen në masë të madhe ishin Musliman dhe për këtë ka prova sa të duash (Zaten ato shtete që din për Kosoven edhe e kanë njohur), ai Skënder Hyseni rrin në Kosovë dhe "krenohet" me arritjet, e dini fare mirë se si na turpëroj herën e parë në konferencen e OKB-së ku Vuk Jeremiç e zuri ngusht në disa gjëra primitive dhe se definitivisht tregoi se ky njeri nuk meriton të jetë pjesë e qeverisë, më vonë do ta sjell një lajm se çfarë budallakie ka bërë ky njeri.
    Po kthehem tek ajo që thashë më lart, tek praktikimi i Islamit, sa është praktikuar nga nëna e Vuk Jeremiçit?! Sa praktikohet nga shqiptarët e Kosovës?! Sa prezentohet nga Vuk Jeremiç "Islami" i tij?! Sa prezentohet apo reklamohet Islami i shqiptarëve nga Skënder Hyseni (i cili edhe vet është Musliman)?!
    Në bazë të fesë Islame është e ndaluar që femra Muslimane të martohet me mashkull të një feje tjetër (si p.sh Krishterë) dhe këtë parim nuk e ka respektuar nëna e Vuk Jeremiçit e cila është martuar me një mashkull Ortodoks (feja Krishtere), ndonëse e ka thyer këtë parim Islam nuk mund të themi se ka dalur nga feja mirpo ketu tregohet se sa e "denjë" është ajo në Islam sepse keshtu proklamonte artikulli se Vuk Jeremiç e reklamon Islamin e "denjë" të familjes së tij, ndërsa faktikisht ai nuk është Islami i denjë mirpo Islami i injorancës (mos njohurisë fetare), mirpo kur jemi tek pyetja se sa prezentohet nga Vuk Jeremiç tek arabët "Islami" i tij e tregon fakti se ai viziton Xhamiat në ato vende (gjë të cilën jam i bindur se Skënder Hyseni nuk e bën) dhe që kryen lutje në to, jam i bindur se Vuk Jeremiç nuk din të falet mirpo vetem çohet e rrëzohet, por ndoshta kur bien në sexhde (me fytyrë për toke) thotë "Zot ma mundëso të marr konfirmimin për mosnjohje".
    Të kalojmë tek ministri ynë i dashur Skënder Hyseni i cili na ka kënaqur gjithë popullin shqiptar të Kosovës me paraqitjet e tij në arenen ndërkombëtare sa që kemi të drejtë të krenohemi më të. Skënder Hyseni duke filluar nga emri për dallim nga homologu i tij ky e ka emrin Musliman, Skënder Hyseni vizitat e tij në vendet arabe i sheh si vizita turistike dhe shfrytëzon rastin që mjetet që ndahen nga qeveria (djersa e popullit) t'i shfrytëzon pse jo në plazhet e Dubait, Abu Dhabit apo Bahreinit, mirpo e keqja është se keto që i permenda e kanë njohur Kosovën dhe kjo mund të mirret si fatkeqësi për Skender Hysenin por mos të harrojmë Libinë e cila ka një det të bukur dhe jam i bindur se Skënder Hyseni nuk do t'i gjente vërejtje, ai kur të shkon tek keto vende duhet t'i tregoj botës arabe për historinë e Kosovës se si ajo fillimisht u copëtua prej Shqipërisë nga kongresi i Berlinit, pastaj cilat ishin betejat ketu, sa është perqindja e popullatës Muslimane në Kosovë sa praktikohet etj. etj. dhe në fund t'i tregoj aftësitë e veta se vërtetë përfaqëson një vende me popullsi Muslimane.
    Se sa është popullata praktikante e kësaj feje e që njëherit është pyetja e fundit që ja bëra vetvetes gjatë shkrimit dua të tregoj se jemi praktikant, e them me plot gojën se jemi praktikant të Islamit, të paktën jemi më praktikant se sa Serbia e Vuk Jeremiç, shembuj kemi të shumtë vetëm në Prishtinë (Kryeqytet i Kosovës) janë rreth 30 Xhamia, në të gjithë Kosovën janë 716 Xhamia, festa e Bajramit (të dy Bajrameve) festohet pothuajse nga të gjithë dhe unë nuk njohë njeri që nuk e feston, ky popull nëse jo në raste lirie kur është në zor shqipton shahadetin (deshminë se jam Musliman), si p.sh kur vetëton apo kur ndodh ndonjë termet, poashtu edhe në raste vdekje, varrosemi me rituale Islame, në betejen kundër pikërisht ketyre serbëve kanë vdekur me pushkë në dorë 37 hoxhollar (raport i Bashkësisë Islame të Kosovës), Bashkësia Islame e Kosovës ka dhuruar 6 milion Marka (mbi 3 milion €) për UÇK-në, Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij ishin Musliman, madje ai ra deshmorë duke qenë agjerueshëm dhe me abdes, në mengjes ishte zgjuar për të ngrenë syfyr dhe mori abdes për të falur namazin e Sabahut në momentin e të shtenave, a nuk janë keto fakte dhe jo vetem kjo mirpo pyet kë do në Kosovë si në Prishtinë ashtu edhe nëpër qytete tjera se cilës fe i takon të gjithë do të thonë Musliman, madje turpërohemi të themi se i përkasim një besimi tjetër, si fe kemi kultivuar ndër shekuj (ndonëse kemi qenë shumicë) tolerancën fetare me besimin Katolik, të cilët edhe sot na janë mirënjohës.
    Për fund ku je o Skënder Hyseni i cili nuk din se çka duhet të flitet tek arabët dhe se çka duan ata të ju folësh?! Ku jeni o delegacioni turistik nga Kosova?!
    Turp ta përfaqësosh popullin dhe të mos dish për ta më të vërtetë turp!
    Krejt në fund kush po e fiton betejën?! Cili është rezultati aktual dhe cili do të jetë rezultati përfundimtar?!
    a i qite me la syte baces adem diten qe u vra a ...paske ken ne kullen e tij dhe e paske pa tuj la syte...edhe e paske pa se ka qene agjnushem....mos je nga ata trima qe sapo krisi pushka ne prekaz iket se lepuj me vrap dhe e lat bacen qyqe vetum ne kullen e tij me u shkri bashke me familjen e tij ...dhe sot nuk lini rast pa e permende kishe e kishit mik...arrini deri aty sa beni edhe fotomontazha ku dilni krahas baces adem apo hamz...qyre ndonje dite kur te na thoni se mjekren e leshoi baca adem per me tregu se ishte islamist....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    po ti po pret nga skender hyseni met njoft shtetet arabe ky ska lidhje me diplomaci qaq ka me fejene ky sit shkon atje lyp vodken meja qit parepara se i teret fyti.

  5. #15
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Rina_87 , ti po e lexon shkrimin amo spo e kupton.

    Vuk Jeremiq e paska pas nenen muslimane por vet deklarohet dhe mbahet si serb ortodoks dhe kur vjen puna te ceshtja kombetare ai arabeve u flet per "Islamin" e tij dhe u ben politik arabeve.

    Ndersa kto rakixhit ton prej te Fatmir Sejdiu e deri te Skender Hyseni nuk dijn me bo politik, por arabeve u shiten me katolik se Papa dhe perderisa shitesh i till ske pse u zemrohesh arabve.

    Sesht cudi nese Fatmir Sejdiu kur fol me mbretin e Arabise ti thot atij : Ibrahim Rugova e ka ndrru fejen u bo katolik dhe ja ka dhon fjalen Papa Gjon Palit se shum shpejt kena me i llatinizu krejt shqiptart e Kosoves.
    Me pak fjalë, Vuk Jeremiç është një diplomat karriere, një element që i mungon palës shqiptare që nga koha e Ismail Bej Vlorës.
    relata refero

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Politika e flliqt e shkaut , ne arabi shkoin ju thon arabve se Shqiptart nuk jon musliman ata nuk falen ata pij alkohol ata jon aleat me ameriken . Ne Amerike shkoin e thoin Shqiptart jon musliman jon turq jon fundamentalista extremista !
    We are all Aliens

  7. #17
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    a i qite me la syte baces adem diten qe u vra a ...paske ken ne kullen e tij dhe e paske pa tuj la syte...edhe e paske pa se ka qene agjnushem....mos je nga ata trima qe sapo krisi pushka ne prekaz iket se lepuj me vrap dhe e lat bacen qyqe vetum ne kullen e tij me u shkri bashke me familjen e tij ...dhe sot nuk lini rast pa e permende kishe e kishit mik...arrini deri aty sa beni edhe fotomontazha ku dilni krahas baces adem apo hamz...qyre ndonje dite kur te na thoni se mjekren e leshoi baca adem per me tregu se ishte islamist....
    Vazhdo me iluzionet e tua, nuk dua të futem në botën tënde
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #18
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    duhet te kesh...

    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Vazhdo me iluzionet e tua, nuk dua të futem në botën tënde
    duhet te kesh kellqe te futesh ne boten time...ndryshe mbetesh ne boten tende te mjere islamo-extremiste...

  9. #19
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    duhet te kesh kellqe te futesh ne boten time...ndryshe mbetesh ne boten tende te mjere islamo-extremiste...
    Nuk ka asnjë fakt dhe deshmi se bota ime është Islamo-ekstremiste andaj e thash më herët, më mbetet ta rikonfirmoj se dua të qendroj larg botës tënde ngase shihet qartë së është botë imagjinare dhe jo reale dhe si argument mund ti perdorim keto dy postimet tua
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #20
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Rina_87 , ti po e lexon shkrimin amo spo e kupton.

    Vuk Jeremiq e paska pas nenen muslimane por vet deklarohet dhe mbahet si serb ortodoks dhe kur vjen puna te ceshtja kombetare ai arabeve u flet per "Islamin" e tij dhe u ben politik arabeve.

    Ndersa kto rakixhit ton prej te Fatmir Sejdiu e deri te Skender Hyseni nuk dijn me bo politik, por arabeve u shiten me katolik se Papa dhe perderisa shitesh i till ske pse u zemrohesh arabve.

    Sesht cudi nese Fatmir Sejdiu kur fol me mbretin e Arabise ti thot atij : Ibrahim Rugova e ka ndrru fejen u bo katolik dhe ja ka dhon fjalen Papa Gjon Palit se shum shpejt kena me i llatinizu krejt shqiptart e Kosoves.

    Jo ne fakt shkrimin shume mire e kuptova dhe ma mori mendja qe disa nga ju do te vini ne kete perfundim (per ate u mundova te fokusohemi me teper ne historikun e raporteve arabo-sllave), si ajo se Jeremic eshte vetem nje politikan karriere apo politikan i mire, per dallim nga tanet. Mirepo Jeremic nuk sjell dicka te re ne skenen e politikes se ndyre hipokrite serbe, qe e kane bere gjithmone ne kurriz te shqiptareve. Perderisa shqiptaret tentonin ti paraqisnin si turq, vete kane qene vazalet me te forte dhe miqte e turqeve (si p.sh. vajzat e tyre gra te sulltaneve dhe neper hareme). Perderisa shqiptaret mundohen ti paraqesin si islamik dhe terroriste vete shkojne dehen ne ritualet fetare arabe dhe mundohen te behen me arabe se arabet.

    Por fatkeqesisht per ta ka marr fund kjo loje e ulet tyre dhe Jeremic kryedebilli le te shkon tere diten te sillet rreth Mekes, bota e di se cila eshte politika sllave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 07-04-2010 më 17:12

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •