
Postuar më parë nga
gimche
Vuk Jeremiç vs. Skënder Hyseni
(Serbia vs. Kosova)
Nëse fillojmë nga emrat shihet qartë se emri Vuk nuk është emer Islam, ndërsa emri Skënder pa fije dyshimi një ndër emrat e bukur Islam, por emrat nuk flasin (me njerëzit kur takohesh në botën Arabe), e as nuk veprojnë, ato mbesin thjeshtë ç'ështje private.
Vuk Jeremiç ndonëse me përkatësi fetare Krishtere (Ortodokse) ai prapë se prapë din t'i shfrytëzoj diplomacitë e veta tek arabët sa që edhe falët nëpër Xhami, ndërsa në anën tjetër Skënder Hyseni lërë që nuk falet (kur shkon atje), mirpo edhe vizitat e tij ndaj atyre vendeve janë të rralla thuajse ne nuk kemi nevojë për njohje.
E fillova me emra të ketyre dy personaliteteve pastaj në kllapa i futa emrat e shteteve, sa për shtete dua të them se Serbia i ka vetëm 3.2% Musliman (Presheve, Medvegja, Bujanovci dhe ajo pjesa te Sanxhaku) dhe ata Musliman faktikisht nuk janë Serb edhe pse ky jam i sigurtë se i paraqet ata në botën arabe si serb, ndërsa kështu nuk mund të themi edhe për Kosovën e cila në departamentetet e shtetit Amerikan dhe ambasadave ketu në Prishtinë (sidomos asaj Amerikane) figuron se i ka 90% Musliman dhe habitem se si Skënder Hyseni nuk ja ka idenë e diplomacisë t'a përdorë këtë si ilustrim për njohje, më vonë do të tregoj për praktikat fetare se sa jemi praktikant mirpo ajo që dua të them është se ketu kerkohet diplomaci dhe fiton, në të kundërtën e humbë betejen.
Shokët që i kam në studime në botën Arabe por edhe shumë dijetar Islam kanë shprehur haptas opinionët e tyre se nuk janë të një mendimi me politikanët që sundojnë vendet e tyre, në këtë drejtim vlen të potencohet grupi parlamentar "Vëllezërit Musliman" në Egjipt e cila ka kerkuar njohjen e Kosovës dhe që është i vetmi grup fetar në parlament nga e gjithë bota Arabe (nuk po i përfshij ato shtete që e kanë njohur Kosovën), mirpo Hosni Mubarak (Kryeministri i Egjiptit) ka thënë se: "Kurrë nuk do t'a njohim Kosovën" madje me po këtë titull është edhe lajmi, duket se edhe atje udhëheqsia e shtetit punon kundër vullnetit të qytetarëve sikurse ketu në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ku përfaqësuesit tanë na deshprojnë.
Sot ishte një lajm se Gadafi (Libia) kishte thënë se nuk da ta njohë Kosovën dhe paramendojeni këtë e ka thënë në prezencë të Tadiçit atje, ja se sa i ka bindur diplomacia serbe sa që ata ta konfirmojnë vazhdimisht mosnjohjen e tyre.
Të kthehemi pak të Skënder Hyseni i cili më shumë do të duhej të qendronte në botën arabe dhe perendimore se sa në Kosovë ngase ç'ështja kërkon që ai vazhdimisht të jetë atje, e jo punët e tij t'i kryejn të tjerët siç po ndodh e solla pak më herët lajmin se Kuvajti ka premtuar njohje (lajm nga Partia e Drejtësisë PD) dhe kjo e arritur nga PD-ja, Behgjet Pacolli dhe së fundi nga Sali Berisha i cili po qendron atje mirpo ku është Skënder Hyseni?!
Pa dyshim politika e jashtme ka deshtuar tërësisht dhe nuk punon konform vullnetit të qytetarëve e them për të tria vendet (trevat), në Kosovë në vend se Skënder Hyseni të qendronte atje dhe të tregonte për popullatën tonë dhe vuajtjet e popullit tonë (e cila vuajtje pa fije dyshimi nga ta do të vlerësohej si Xhihad i vërtetë-jo ai i propaganduari medialisht) dhe kjo do të krijonte mendim të mirë në raport me Kosovën sepse për masakrat e Reçakut, Lybeniçit etj. do të thonin ka dhuruar shumë shehid (deshmorë) dhe se lufta e serbëve ishte luftë e pagëzuar nga Prifti Ortodoks serb nën hijen e kryqit sllav (jugosllav) dhe se ata që vdiqen në masë të madhe ishin Musliman dhe për këtë ka prova sa të duash (Zaten ato shtete që din për Kosoven edhe e kanë njohur), ai Skënder Hyseni rrin në Kosovë dhe "krenohet" me arritjet, e dini fare mirë se si na turpëroj herën e parë në konferencen e OKB-së ku Vuk Jeremiç e zuri ngusht në disa gjëra primitive dhe se definitivisht tregoi se ky njeri nuk meriton të jetë pjesë e qeverisë, më vonë do ta sjell një lajm se çfarë budallakie ka bërë ky njeri.
Po kthehem tek ajo që thashë më lart, tek praktikimi i Islamit, sa është praktikuar nga nëna e Vuk Jeremiçit?! Sa praktikohet nga shqiptarët e Kosovës?! Sa prezentohet nga Vuk Jeremiç "Islami" i tij?! Sa prezentohet apo reklamohet Islami i shqiptarëve nga Skënder Hyseni (i cili edhe vet është Musliman)?!
Në bazë të fesë Islame është e ndaluar që femra Muslimane të martohet me mashkull të një feje tjetër (si p.sh Krishterë) dhe këtë parim nuk e ka respektuar nëna e Vuk Jeremiçit e cila është martuar me një mashkull Ortodoks (feja Krishtere), ndonëse e ka thyer këtë parim Islam nuk mund të themi se ka dalur nga feja mirpo ketu tregohet se sa e "denjë" është ajo në Islam sepse keshtu proklamonte artikulli se Vuk Jeremiç e reklamon Islamin e "denjë" të familjes së tij, ndërsa faktikisht ai nuk është Islami i denjë mirpo Islami i injorancës (mos njohurisë fetare), mirpo kur jemi tek pyetja se sa prezentohet nga Vuk Jeremiç tek arabët "Islami" i tij e tregon fakti se ai viziton Xhamiat në ato vende (gjë të cilën jam i bindur se Skënder Hyseni nuk e bën) dhe që kryen lutje në to, jam i bindur se Vuk Jeremiç nuk din të falet mirpo vetem çohet e rrëzohet, por ndoshta kur bien në sexhde (me fytyrë për toke) thotë "Zot ma mundëso të marr konfirmimin për mosnjohje".
Të kalojmë tek ministri ynë i dashur Skënder Hyseni i cili na ka kënaqur gjithë popullin shqiptar të Kosovës me paraqitjet e tij në arenen ndërkombëtare sa që kemi të drejtë të krenohemi më të. Skënder Hyseni duke filluar nga emri për dallim nga homologu i tij ky e ka emrin Musliman, Skënder Hyseni vizitat e tij në vendet arabe i sheh si vizita turistike dhe shfrytëzon rastin që mjetet që ndahen nga qeveria (djersa e popullit) t'i shfrytëzon pse jo në plazhet e Dubait, Abu Dhabit apo Bahreinit, mirpo e keqja është se keto që i permenda e kanë njohur Kosovën dhe kjo mund të mirret si fatkeqësi për Skender Hysenin por mos të harrojmë Libinë e cila ka një det të bukur dhe jam i bindur se Skënder Hyseni nuk do t'i gjente vërejtje, ai kur të shkon tek keto vende duhet t'i tregoj botës arabe për historinë e Kosovës se si ajo fillimisht u copëtua prej Shqipërisë nga kongresi i Berlinit, pastaj cilat ishin betejat ketu, sa është perqindja e popullatës Muslimane në Kosovë sa praktikohet etj. etj. dhe në fund t'i tregoj aftësitë e veta se vërtetë përfaqëson një vende me popullsi Muslimane.
Se sa është popullata praktikante e kësaj feje e që njëherit është pyetja e fundit që ja bëra vetvetes gjatë shkrimit dua të tregoj se jemi praktikant, e them me plot gojën se jemi praktikant të Islamit, të paktën jemi më praktikant se sa Serbia e Vuk Jeremiç, shembuj kemi të shumtë vetëm në Prishtinë (Kryeqytet i Kosovës) janë rreth 30 Xhamia, në të gjithë Kosovën janë 716 Xhamia, festa e Bajramit (të dy Bajrameve) festohet pothuajse nga të gjithë dhe unë nuk njohë njeri që nuk e feston, ky popull nëse jo në raste lirie kur është në zor shqipton shahadetin (deshminë se jam Musliman), si p.sh kur vetëton apo kur ndodh ndonjë termet, poashtu edhe në raste vdekje, varrosemi me rituale Islame, në betejen kundër pikërisht ketyre serbëve kanë vdekur me pushkë në dorë 37 hoxhollar (raport i Bashkësisë Islame të Kosovës), Bashkësia Islame e Kosovës ka dhuruar 6 milion Marka (mbi 3 milion €) për UÇK-në, Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij ishin Musliman, madje ai ra deshmorë duke qenë agjerueshëm dhe me abdes, në mengjes ishte zgjuar për të ngrenë syfyr dhe mori abdes për të falur namazin e Sabahut në momentin e të shtenave, a nuk janë keto fakte dhe jo vetem kjo mirpo pyet kë do në Kosovë si në Prishtinë ashtu edhe nëpër qytete tjera se cilës fe i takon të gjithë do të thonë Musliman, madje turpërohemi të themi se i përkasim një besimi tjetër, si fe kemi kultivuar ndër shekuj (ndonëse kemi qenë shumicë) tolerancën fetare me besimin Katolik, të cilët edhe sot na janë mirënjohës.
Për fund ku je o Skënder Hyseni i cili nuk din se çka duhet të flitet tek arabët dhe se çka duan ata të ju folësh?! Ku jeni o delegacioni turistik nga Kosova?!
Turp ta përfaqësosh popullin dhe të mos dish për ta më të vërtetë turp!
Krejt në fund kush po e fiton betejën?! Cili është rezultati aktual dhe cili do të jetë rezultati përfundimtar?!
Krijoni Kontakt