TIRANĖ- Tre vetė mbetėn tė plagosur dy ditė mė parė nė fshatin Ndroq tė kryeqytetit, pas njė konflikti pėr parakalimin e makinave. Policia arrestoi autorin e ngjarjes me akuzėn e vrasjes sė mbetur nė tentativė, tė plagosjes me lėndė plasėse tė tre personave si dhe tė mbajtjes pa leje tė armėve dhe municioneve luftarake.
Njė sherr midis tre personash pėr parakalimin e makinave nė periferi tė Tiranės, pėrfundoi nė pėrdorimin e njė granate e njėrit prej personave tė pėrfshirė nė konflikt, i cili mė pas mbeti i plagosur edhe vetė.
Ngjarja ndodhi dy ditė mė parė nė periferi tė Tiranės, nė fshatin Ndroq, ku Ylli Alibejsi, 32 vjeē, me banim nė Durrės, dyshohet se ka tentuar tė vrasė me granatė dy vėllezėr tė identifikuar me emrat Olgert dhe Indrit Goga me banim nė Tiranė, ndėrkohė qė policia arreston autorin e hedhjes sė granatės, i cili akuzohet pėr tentativė vrasjeje me municione.
Nga tė dhėnat e policisė sė kryeqytetit mėsohet se dy vėllezėrit dhe i arrestuari kanė qenė duke lėvizur me makinat e tyre, ku nė afėrsi tė Ndroqit, njėri prej tyre ka tentuar tė parakalojė. Nė kėtė moment ka nisur dhe konflikti me fjalė midis Ylli Alibejsit, i cili po udhėtonte me makinėn e tij, njė "Golf 2" me targa TR 1525 J dhe Indrit dhe Olgert Gogės.
Nga tė dhėnat zyrtare tė Policisė sė Tiranės mėsohet se pas sherrit me fjalė, 32 vjeēari nga Durrėsi ka dalė nga makina dhe ka marrė nga aty njė granatė duke tentuar t'ia vendosė nė rroba personave me tė cilėn ai po konfliktohej.
Gjatė kėtyre momenteve granata ka rėnė nė tokė duke shpėrthyer. Sipas policisė, nga shpėrthimi i granatės janė plagosur lehtė Indrit dhe Olgert Goga, por i plagosur mbeti edhe personi qė e hodhi granatin, Ylli Alibejsi. Tre tė plagosurit janė dėrguar nė spital dhe nga burimet e policisė mėsohet se ata ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn.
Pasi ėshtė njoftuar pėr konfliktin, i cili pėrfundoi me pėrdorimin e granatės, nė vendngjarje kanė mbėrritur forca tė policisė sė kryeqytetit, tė cilėt nisėn hetimet pėr tė zbardhur motivet e ngjarjes me tre tė plagosur.
Mėsohet se pas ngjarjes, specialistėt e Seksionit Kundėr Krimeve ndaj Jetės dhe Shėndetit arrestuan Ylli Alibejsin si dhe shoqėruan nė polici edhe dy protagonistėt e tjerė tė sherrit, vėllezėrit Goga. Nė vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi disa copa metalike qė i pėrkisnin granatės sė shpėrthyer.
Lidhur me kėtė ngjarje hetimet do tė vazhdojnė edhe nga Prokuroria e Tiranės pėr veprat penale tė vrasjes me dashje e mbetur nė tentativė dhe prodhimi dhe mbajtje pa leje i armėve tė zjarrit.
Shekulli.
Krijoni Kontakt