Dardan,
Logjika jote që ke përdorë në komentin tënd, është fund e krye mendësi linçuese dhe përjashtuese e mendimit tjetër. Dhe pasi që po jetoke jashtë Kosovës, është dashur së paku të kishe njohuri më të gjera për sistemet demokratike, sidomos ato në Perëndim, ku debati i hapur dhe liria e mendimit janë Alfa dhe Omega e demokracisë parlamentare. Ndaj, logjika jote se "hapësi i kësaj teme ka gabuar se ka servuar atë letër të ati(j) kurkushi në këtë forum....", tregon se je pjesë e logjikës së ithtarëve të flakët të Hashim Thaçit, i cili shtetin e Kosovës ka që disa vite që po e personifikon me vetvetën, ashtu siç thoshte dikur presidenti francez De Goli; "se Franca jamë unë"!?
Me këtë logjikë mund të ndërtosh një shtet prej letrash, e jo të tillë çfarë e kanë krijuar të gjithë popujt e mëdhenj dhe demokratik të Evropës perëndimore.
B. Cufaj me letrën e tij drejtuar kryeministrit Thaçi, pikërisht ka treguar që e donë një kryeminstër të mirë, aktiv, punëtor, demokratik, dhe ç'është më kryesorja më kombëtar. Pra, shihet qartë se nuk e ke kuptuar porosinë e letrës publike që ai si gazetar shumë i aftë ia ka drejtuar kryeministrit të vendit të vetë, e drejtë kjo e tij si dhe e çdo qytetari të Kosovës të cilën s'mund t'ua mohojë askush. Pra, që t'u shkruajnë publikisht letra dhe t'u bëjnë kritika secilit personalitet, pa marrë parasysh funksionin politik dhe shtetëror që ushtron.
Esenca që e kam sjellur letrën e tij në forum qëndron mu në faktin që ajo letër të bëhet objekt debati këtu në mes anëtarëve të këtij forumi, me qëllim jo për të sharë dhe bërë intriga kundër kryeministrit, por për të dhënë dhe këmbyer ide, sugjerime, kritika dhe mendime, të cilat, që të gjitha duhet të jenë në inters të përmirësimit të gjendjes tepër të vështirë ekonomike dhe sociale në Kosovë, për të cilën përgjegjëse në rend të parë është qeveria aktuale e Kosovës e udhëhequr nga H. Thaçi.
Ata të cilët kritikat qëllim mira dhe konstruktive ndaj qeverisë dhe kryeministrit Thaçi i konsiderojnë si "ani-qeveri, si anti-Thaçi dhe si anti-shtet", janë fund e krye ithtarë të një partie të caktuar, edhe pse publikisht deklarohen si jo partiak, sikur që janë edhe të njëanshëm dhe shumë shkurtëpamës në politikë. Se "Thaçi po punon më së miri" është mendim i yti personal, e që mua nuk më jep të drejtën që ta mohoj, por as ty nuk ta jep të drejtën që të më ndalosh mua të mendoj ndryshe nga ti. Dhe, pikërisht këtu qëndron esenca e funksionimit të sistemeve demokratike në botë, për dallim nga ato njëpartiake dhe moniste, ku mendimi tjetër shtypet me mjete të dhunshme, me burgime si dhe tortura mizore, siç është vepruar në shtetet komuniste për më shumë se 100 vite rresht. Sikur që askush nuk mund të ma marrë të drejtën që ta shfaqi frikën time se në Kosovë, në vend të një regjimi demokratik, është instaluar, apo është në instalim e sipër një pushtet autokratik me premisa të qarta të një diktature të tipit komunist. Prandaj, letrat dhe shkrimet e natyrës si letra e B. C. si dhe shumë gazetarëve tjerë janë, as më shumë e as më pak, vetëm një thirrje e hapur që i bëhet kryeministrit që të jetë më përgjegjës ndaj popullit dhe shtetit që udhëheq, dhe kurrësesi nuk janë dhe nuk duhet kuptuar si thirrje kundër tij. Përkundrazi, janë njohje dhe respekt ndaj tij.
Krijoni Kontakt