Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga dardaniAU Lexo Postimin
    Hapsi i kesaje teme, ka gabuar e e ka servue ate leter te ati kurkushitne kete forum, kishe ja ka drejtue kryeministrit!!
    Qka ka te bisedohet ne ate leter, kushe eshte ai "Cufa"
    te gjithe ju qe bisedoni kunder Thaqit dhe qeveris, lirishte munde te ju them se as te thoni i gishtit me te vogel te kembes se Thaqit, nuk ju afroheni, as per patriotizem, as per kombe as per shqiptarizem as per kosove, e as per pune!

    Nuk jame antar i PDK-se as kurre nuk kame qen, por as nje partie nuke jame antar, jetoj jashte Kosoves, nuk jame nga Drenica, por i qendres, mire po kame deshire qe drejtin dhe drejtsin ta mbroj aty ku me ipet mundesia, jo pse Thaqi ka nevoj per mbrojtjen time, por vete nuk po munde te ju duroj juve kundershtarve te Kosoves dhe Thaqit, qe merreni me intriga dhe thashe e theme kunder Thaqit!
    Thaqi po punon siq eshte me se mire, tjeter eshte se Kosova nuk ka kapacitet per me i realizuar Thaqi te gjitha planet e veta per kosoven!
    Dardan,
    Logjika jote që ke përdorë në komentin tënd, është fund e krye mendësi linçuese dhe përjashtuese e mendimit tjetër. Dhe pasi që po jetoke jashtë Kosovës, është dashur së paku të kishe njohuri më të gjera për sistemet demokratike, sidomos ato në Perëndim, ku debati i hapur dhe liria e mendimit janë Alfa dhe Omega e demokracisë parlamentare. Ndaj, logjika jote se "hapësi i kësaj teme ka gabuar se ka servuar atë letër të ati(j) kurkushi në këtë forum....", tregon se je pjesë e logjikës së ithtarëve të flakët të Hashim Thaçit, i cili shtetin e Kosovës ka që disa vite që po e personifikon me vetvetën, ashtu siç thoshte dikur presidenti francez De Goli; "se Franca jamë unë"!?
    Me këtë logjikë mund të ndërtosh një shtet prej letrash, e jo të tillë çfarë e kanë krijuar të gjithë popujt e mëdhenj dhe demokratik të Evropës perëndimore.
    B. Cufaj me letrën e tij drejtuar kryeministrit Thaçi, pikërisht ka treguar që e donë një kryeminstër të mirë, aktiv, punëtor, demokratik, dhe ç'është më kryesorja më kombëtar. Pra, shihet qartë se nuk e ke kuptuar porosinë e letrës publike që ai si gazetar shumë i aftë ia ka drejtuar kryeministrit të vendit të vetë, e drejtë kjo e tij si dhe e çdo qytetari të Kosovës të cilën s'mund t'ua mohojë askush. Pra, që t'u shkruajnë publikisht letra dhe t'u bëjnë kritika secilit personalitet, pa marrë parasysh funksionin politik dhe shtetëror që ushtron.
    Esenca që e kam sjellur letrën e tij në forum qëndron mu në faktin që ajo letër të bëhet objekt debati këtu në mes anëtarëve të këtij forumi, me qëllim jo për të sharë dhe bërë intriga kundër kryeministrit, por për të dhënë dhe këmbyer ide, sugjerime, kritika dhe mendime, të cilat, që të gjitha duhet të jenë në inters të përmirësimit të gjendjes tepër të vështirë ekonomike dhe sociale në Kosovë, për të cilën përgjegjëse në rend të parë është qeveria aktuale e Kosovës e udhëhequr nga H. Thaçi.
    Ata të cilët kritikat qëllim mira dhe konstruktive ndaj qeverisë dhe kryeministrit Thaçi i konsiderojnë si "ani-qeveri, si anti-Thaçi dhe si anti-shtet", janë fund e krye ithtarë të një partie të caktuar, edhe pse publikisht deklarohen si jo partiak, sikur që janë edhe të njëanshëm dhe shumë shkurtëpamës në politikë. Se "Thaçi po punon më së miri" është mendim i yti personal, e që mua nuk më jep të drejtën që ta mohoj, por as ty nuk ta jep të drejtën që të më ndalosh mua të mendoj ndryshe nga ti. Dhe, pikërisht këtu qëndron esenca e funksionimit të sistemeve demokratike në botë, për dallim nga ato njëpartiake dhe moniste, ku mendimi tjetër shtypet me mjete të dhunshme, me burgime si dhe tortura mizore, siç është vepruar në shtetet komuniste për më shumë se 100 vite rresht. Sikur që askush nuk mund të ma marrë të drejtën që ta shfaqi frikën time se në Kosovë, në vend të një regjimi demokratik, është instaluar, apo është në instalim e sipër një pushtet autokratik me premisa të qarta të një diktature të tipit komunist. Prandaj, letrat dhe shkrimet e natyrës si letra e B. C. si dhe shumë gazetarëve tjerë janë, as më shumë e as më pak, vetëm një thirrje e hapur që i bëhet kryeministrit që të jetë më përgjegjës ndaj popullit dhe shtetit që udhëheq, dhe kurrësesi nuk janë dhe nuk duhet kuptuar si thirrje kundër tij. Përkundrazi, janë njohje dhe respekt ndaj tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rugova : 28-03-2010 më 20:22

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Citim Postuar më parë nga kruja78 Lexo Postimin
    Po mire e ke ti se ashtu eshte se vertet presin ,,
    a mos deshirove ti rregulloj edhe vizat per juve dhe per ata te cilet mendojen si ti thaqi apo kjo qeveri apo ajo,,,
    edhe qytetarev te koosves do te ju vije radha se qe dy vite jemi shtet nuk i kemi njeqinde vjet more njeri,,,
    e per ty vetem viza dhe mire eshte aaaa
    Po a e dini more njeri se qka ka me te be qeverija kur ti edhe shume si ti jane mesuar ne gjermani apo zvicerr,apo suedi e ku jo jeni mesuar te beni punet me te ligate qe ekzistojen i beni ju me disa shqiptare aaaaaaa jo,,e kush do ju jep viza atyre shqiptarve te cilet nje pjes e madhe jane mesuar vetem te bejen hajni jasht e kush ka besim ma ne keta aaaaaaaaa.
    Po a e din ti more njeri sa hajnin e kane be shqiptaret ne gjermani qe nga vitet 90 e kendje aaaaaaaa...a e din ti more njeri se para viteve 90 ta dyqanet ne gjermani em hektare kane punuar vetem me nga nje njeri dhe gjiteh diten kane nejture hapur bilem edhe dreken kur e kan kry ky puntor dhe kush nuk i ka vjedhur aa,,,
    a e din ti more njeri siq u zushin grat shqiptare me dimija ne market duke vjedhur aaaa..deri edhe ne plena te femive ,,,a e din more qfare hije te zeze i keni qiture kosoves aaa jo ,, e kush do te jep viza ty aaaaaaaaaaaaa... mos ju lutem se vertet ne si popull duhet nje here me u vedisu e pastaj me kerku prej te tjereve me shume................
    per kete se a vidhet ne Gjermani mos e ki at problem se ketu policia e zene lepurin me veture por qaja hallin Kosoves ku vidhet i gjithe dokumentacioni droga dhe mjete te medha e per kete nuk MERRET ASKUSH AS NE PERGJEGJESI?
    zaten sa per viza nuk e kam problem serioz kete une dhe familja ime por siq gjdo shqiptar tjeter qe ka nipa e daje axhallare e kusheri bile te pakten ti jipet mundesia ti vizitoje te afermit ne perendim dhe ta kalojne njeher Shkupin dhe Ulqinin ..,,

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Në Kosovën tonë të dashur, për të komunikuar me liderët e shtetit,e vetmja formë thuaja se ka mbetur- kjo e letrave të hapura....
    Beqë Cufaj,përmes të përditëshmes "Zëri" këtë radhë iu drejtua z. Fatmir Sejdiut,president i R. së Kosovës dhe kryetar i "ngrirë" i LDK-se.
    ------------------
    Letër Fatmir Sejdiut

    I nderuari z. President,

    Vegjëlinë time dhe Juve na lidh diçka që do të mund të quhej edhe paradoks. Letrat. Nuk e besoj të ketë njeri në Kosovë që prej muajsh me radhë të ketë shkruar më shumë letra (publike) dhe po ashtu nuk e besoj të ketë njeri (dhe president) të ketë pranuar më shumë letra. Publike dhe private. Për veten time: nuk kam marrë ndonjë përgjigje në krejt këto shkresa. Kurse, Shkëlqesia Juaj nuk është përgjigjur kurrë në letrat që ju janë drejtuar nga individë, bashkëpunëtorë apo parti e liderë. Disa prej tyre i ka parë opinioni. Shumë janë paralajmëruar dhe nuk e dimë nëse kanë mbërritur në kutinë tuaj postare. Nëse e keni një.

    Ju, Fatmir Sejdiu, jeni presidenti i parë i Republikës së Kosovës – shtet i njohur ndërkombëtarisht. Historia do ta tregojë nëse angazhimi Juaj në politikë ishte një rastësi, e cila na u shndërrua në fatkeqësi. Thonë që, pas „Maximo Lider“-it, Ju ishit i vetmi shteg i mundshëm për të ulur gjakrat në garën për pasardhësin. Nuk dyshojmë që në historinë tonë, sa tragjike aq edhe të lavdishme, do të hyni si i pari president i Republikës së Kosovës. Njëkohësisht do të shënoheni edhe si shkelësi i parë Kushtetutës së vendit. Sepse, të mbash postin e Presidentit të vendit dhe në të njëjtën kohë të „ngrish“ postin e Kryetarit të Partisë, do të thotë t’u mëshosh shuplakë qytetarëve me përcaktime të ndryshme politike, apo edhe atyre që janë apolitikë. Një shkelje e së drejtës juridike, etikës politike dhe e paprecedent për një homolog tuajin në Evropën demokratike. Një afront, i cili, pos nesh edhe nga brezat
    që do na vijnë – patjetër se do kujtohet. Së paku si fusnotë.

    Kur Ju, z. President (edhe imi), në fillim të muajit maj do ta vizitoni homologun tuaj gjerman Horst Köhler (po ashtu president imi!), nuk do të bënit keq po qe se e pyesni kolegun sesi ushtrohet funksioni në fjalë. Pa folur shumë, shpejt dhe shpesh. Duke qëndruar mbi partitë dhe me qytetarët. Si nxitës debatesh dhe kritikues qeverie, por edhe opozite. Me pedigrenë e të qenit prijës që grish popullin dhe politikën, ekonominë dhe kulturën, sportin dhe rininë, mediet dhe religjionin.

    Zot i Madh! Trupi më rrëqethet kur e di që të gjitha këto ose nuk i dini e do të ishte edhe më keq po qe se i dini por nuk i bëni. Mornicat më përshkojnë kur qysh tash e di që edhe në këtë vizitë shtetërore me vete do të merrni ca aparatçikë partish e financues tenderësh dhe sërish (si në Turqi?) do të shkelni mbi ato vlera e lidhje të përbashkëta me një komb kaq të fuqishëm – në këtë rast gjerman.

    Por, t’i kthehemi këtij kombit tonë. Dhe, punëve tona. Ta keni pyetur ndonjëherë veten sesi është gjendja shpirtërore e qytetarëve tuaj? Po ekonomia dhe financat? A mund të flini i qetë kur e dini që një qytetar i Republikës nuk mund të harxhojë më shumë se 1 euro në ditë (Homeland jugafrikan!) në mes të Evropës! Apo, kënaqeni që çdo mbrëmje – nëse kemi rrymë elektrike apo nëse Ata nuk na shkyçin kolektivisht, ju shohim në televizor në (edhe e edhe) një takim.

    Kurse prapa perdeve merreni me riformatizimin. Cilin se? Të firmës, e cila u dashka të shndërrohet në koncern? Koncernin e Kosovës. Por, jo të Kosovës sonë.

    beqe.cufaj@zeri.info

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Mund ta kuptoi Ismail Kadaren ti shkruaj leter kryeministrit te Shqiperisë,mund ta kuptoi Gynter Grasin ti shkruaj leter kancelares Gjermane,mund ti kuptoi intelektualet e kalbrit te shkrimtarve qe i ceka më lart,,ket cuflakun me shokë qe i thon vehtes intelektual,e në fakt janë sharllatan,nuk mund ta kuptoi pse shkruan fjala e tijë nuk ka kurfar ndikimi në opinion,ndersa atyre qe ju drejtohet besoi qe as nuk humbin kohë me shkarravinat e këtijë "intelektuali".

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Mund ta kuptoi Ismail Kadaren ti shkruaj leter kryeministrit te Shqiperisë,mund ta kuptoi Gynter Grasin ti shkruaj leter kancelares Gjermane,mund ti kuptoi intelektualet e kalbrit te shkrimtarve qe i ceka më lart,,ket cuflakun me shokë qe i thon vehtes intelektual,e në fakt janë sharllatan,nuk mund ta kuptoi pse shkruan fjala e tijë nuk ka kurfar ndikimi në opinion,ndersa atyre qe ju drejtohet besoi qe as nuk humbin kohë me shkarravinat e këtijë "intelektuali".
    Sikur edhe neve për shkarravinat e tua. :-)

    Drenicak po pa pik gjak shqiptari.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #36
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    mos mu sillni ka Thaqi shum me letra juve

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Sikur edhe neve për shkarravinat e tua. :-)

    Drenicak po pa pik gjak shqiptari.
    Atëhere mos i lexo e as mos i komento shkarravinat e mia,unë nuk i them vehtes intelektual e as nuk i shkruaj letra kryeministrit,presidentit.

    Nga shkrimet tuaja e kam kuptu se je Shqiptar i" fortë",intrigues,shpifes.....ndihem mirë që nuk kam asgjë të perbashket me ty e shumë të tjerë si ti.

    Kurë të bëhesh ti ta vlerësosh se a ka dikush gjak Shqiptari,atëher mjer Shqiptaret sa posht kan rënë.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    I dashuri "Rugova" nuk them se nuk keni te drejt te diskutoni, mire po keto qe diskutojm ne ne kete forum e posaqerishte per kete teme, per kete "leter" ne vendin ku jetoj une as qe shkon ne medija, per veq ne ate gazet qe gazetari punon, pra me nje fjal nuk diskutohet per kesi letra te hapura te gazetarve, qe kishe po i drejtohem kryeninisterit, se qka ka punuar dhe qka nuk ka punuar!

    Ai gazetari[cufa] ndoshta gazeta i shitet 005% ma shume per kete artikull[letere] mire po nuk duhet te jte tem diskutimi as se si ne kete forum e as kunde tjeter! Eh sa gazetari eshte!!!
    Te gjithe e dime se kosova eshte shtet i ri- edhe para se me u ba shtet Kosova ishte si provinca me e varfure ne ishe Jugosllavin, keshtu qe pasi shpallem pavarsin, prape eshte ajo Kosove e varfer, prandaj nuk duhet akuzuar vetem Hashim Thaqin apo qeverin e tije pse Kosova eshte e varfer, me nje biljon dollar buxhet qka mundet Thaqi apo Haradinja me zhvillue Kosoven apo me zbute papunsin, apo me i rrite rrogate e mjekve apo policve, apo zjarrfiksave, apo ushtarve te UCk-se etej ,kete ka shume gjera qe duhet te behen por kapaciteti i vendit tone eshte shume i vogel me i mbulue te gjitha keto!
    ne vendin ku jetoj une vetem nje paralagje e nje qytetit ka buxhetin me te madhe se krejt Kosova!
    Mose ti akuzojm qeverin per interesa vetjake-se si te vije ne pushtet, e kure te vijen njerzit tjer ne pushtet i kane te njejtat kapacitete, dhe me siguri qe nuk do te ndryshojn asgje!!!

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    103

    Mesazhi më i qëlluar

    [/B]
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Mund ta kuptoi Ismail Kadaren ti shkruaj leter kryeministrit te Shqiperisë,mund ta kuptoi Gynter Grasin ti shkruaj leter kancelares Gjermane,mund ti kuptoi intelektualet e kalbrit te shkrimtarve qe i ceka më lart,,ket cuflakun me shokë qe i thon vehtes intelektual,e në fakt janë sharllatan,nuk mund ta kuptoi pse shkruan fjala e tijë nuk ka kurfar ndikimi në opinion,ndersa atyre qe ju drejtohet besoi qe as nuk humbin kohë me shkarravinat e këtijë "intelektuali".
    Kjo nderhyrje e Drenica 97 eshte nje porosi shume e qelluar per postuesit ne kete teme : gazetaret jane njerze qe kane per detyre te argetojne lexuesit e tyre,qoft me letrat e tyre,apo analizat ... ata nuk udheheqin shtete,pra nuk jane burreshtetas - por kloun (njerze qe argetojne per pare) .
    Drenica 97 kete e paska spikatur shumemire !Une e pershendes paraqitjen e tij!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    06-04-2010 | 18:11 CET

    SHKRUAN

    Beqë Cufaj


    Letër Qeverisë së riformatuar

    Të nderuar,

    Ju që shijuat mëshirën e Shefave dhe ju që pranuat t’i hyni aventurës për t’u bërë pjesë e një qeverisjeje e cila gatuante kështu: kryekuzhinierët ofrojnë menytë në televizorë dhe gazeta si më të shijshmet dhe si më të papërsëritshmet. Ne kemi reaksione të ndryshme

    fizike e psikike, si pasojë e gatimit tmerrësisht të keq. Nganjëherë protestojmë që gjellërat kanë duhma të këqija, janë të pagëlltitshme, pos ujit të përvëluar me ca kripë e piper, gjë tjetër në to nuk ka. Si pasojë, Kryekamarieri juaj, ai i krehuri dhe i pispillosuri pra, që për detyrë e ka të trumbetojë dhe të mos dyshojë në atë që ju ia jepni ta servojë, me arrogancën e një fëmije fyen krejt ata që ngrenë zërin kundër punës suaj... Kryekamarieri është rritur me shijen orientale (apo edhe përtej kësaj?) të ushqimeve dhe jo vetëm të tyre! Ja që ne që kemi një frymë pak më perëndimore e civilizuese të të kuptuarit të jetës nuk duam erëza që s’i shkojnë klimës evropiane...

    Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, për t’i lënë anash metaforat me të cilat shumë prej jush e keni zor dhe me siguri që nuk do të kishit kohë t’i mendoni a thelloheni në to, le të flasim konkretisht për këtë situatën tonë. Janë dy elemente esenciale që qysh në fillim të punës suaj na bëjnë të shtrojmë pyetje e dilema të cilat shpresojmë shumë t’ju shërbejnë dhe motivojnë në punën tuaj të vjetër/re.

    Ne, qytetarët dhe vdekatarët e zakonshëm, që me muaj e muaj të tërë pritëm derisa ngjau kjo reformë qeveritare, edhe sot e kësaj dite nuk e kemi kuptuar pse na u desh kjo kombinatorikë e matematikë kur tërë kohën trumbetohej që Qeverisja ishte “e
    shkëlqyeshme”.

    Me këtë temë nuk do të merremi më, sepse sidomos në politikë vlen ajo thënia e moçme: të shkuara - të harruara.

    Ajo që tashti na del si problem, për të mos i thënë barrierë e pakalueshme, është se përkundër freskisë së emrave që kemi, po na mungon traseja, harta e kësaj qeverisjeje të re.

    Nuk ka kund qeveri në botë e cila kur reformohet, pos arsyeve për reformat e dështuara nuk i jep edhe prioritetet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Pra, programin.

    Është sa fyese aq edhe shokuese kur vazhdojmë të dëgjojmë sesi kjo Republika jonë e rraskapitur ka për synim integrimet në NATO dhe BE, pa treguar sesi dhe pa punuar konkretisht në këtë drejtim (prandaj për këtë gjuhë na vijnë shpoti edhe nga miq të dëshmuar si Moniseur Kouchner!).

    Imagjinojeni, të nderuar anëtarë të Qeverisë së reformuar, sikur të mos ishit shpërndarë këtë fundjavë të zgjatur nëpër vende rajoni për të “pushuar”. Dhe, në vend të kësaj, siç ngjet kudo në botën dhe qeveritë demokratike, do ishit mbledhur diku jashtë Kryeqytetit

    për të diskutuar ditë e natë pa ndalur dhe prapa syve të medieve për planet tuaja KONKRETE qeverisëse. Pra: alarmin që për 4-5 muaj del Raporti i radhës i Progresit, luftimin e korrupsionit, shtimin e njohjeve të shtetit, strategjitë në politika ekonomike, tragjedinë e izolimit dhe përmbushjen e obligimeve për Schengen, rritjen e investimeve, shitjen e koncesionimin e resurseve kombëtare, politikat sociale për vendin, politikat kulturore etj., etj.

    Asgjë nga krejt këto. Prandaj, ec e mos dysho që kuzhinierët e ndërruar nga dy Kryekuzhinierët Sejdiu e Thaçi, do kenë pak apo aspak mundësi të ndërrojnë diçka në përmbajtjen e menysë qeverisëse!

    beqe.cufaj@zeri.info

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •