Kjo teme eshte shume emocionale sepse u derdh gjak, shume dhe panevoje.
Kjo qe thote Bamata eshte e vertete. Pavarsisht nga nismetaret apo nga qellimet politike te personave te vecante - dikur populli i Vlores u ndie i kercenuar me te vetmin faj se ishin Vlonjate dhe cdo familje u vetearmatos per tu vetembrojtur
Eshte fakt qe Shik-u i atehershem, fatkeqesisht me metodat e vjetra kishte perpiluar lista ... Thuhet se nje nga keto lista ishte me emrat e personave qe do likuidoheshin per te sjelle "qetesine" ne Vlore ... LIKUIDOHESHIN nga shteti ... them se kjo fjale e vetme eshte te pakten po aq e rende sa pershkrimi i nje krimi te cilin cdo Shqiptar i ndershem e denon dhe e quan te panevojshem.
Eshte fakt qe para bandes se Zan-it ekzistonin banda pro Saliste qe terrorizonin "kundershtaret" e regjimit (mos valle nuk lejohen kundershtaret ne pluralizem ??)
Eshte fakt qe forcat qeveritare te armatosura ishin te zgjedhur posacerisht nga Veriu dhe u ndersyen kunder popullit te thjeshte Vlonjat. A duhen dylbi per te pare percarjen ketu ??
Ku jane ata "intelektuale" qe flasin per "truprojen veriore" te Sali-beut ?? Ku jane ata trima qe jane te gatshem te vrasin vellezerit e tyre per te mbrojtur karrigen e nje psikopati ?? Kush quhet kelysh pervecse atij qe pa asnje ideal zbaton urdherat vllavrasese te eprorit te tij ??
Nese Saliu p.sh si Nr1 i vendit ne ate periudhe do kishte sakrifikuar karrigen e tij ne perpjekeje per te shmangur gjakderdhjen, gjithe Shqipria sot do ta quante Hero ... Vetem ne Shpella, Kryetari VRET nje pjese te familjes per te "shpetuar" pjesen tjeter te familjes. Ne demokraci ofrohet doreheqja per te shmangur qofte edhe nje vrasje te vetme. A keni menduar ndonjehere per kete ?
Them se ishte nje histori sa e dhimbshme aq edhe e shmangshme. Per nje gje te jeni te sigurte, nuk rremben armet asnje popull ne kete bote vetem se nje Luize apo nje Hoxhe i nxisin ... ne Shqiperine e 97-es terrenin explodues e kishte krijuar vete Saliu me bemat e tij paraprake ...
Ky eshte vecse mendimi im dhe e di qe nuk mund te jete i pakundershtueshem.
Krijoni Kontakt