Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Cameron-Bigelow, beteja për “Oscar” e ish-bashkëshortëve

    Me nga nëntë kandidatura secili, filmat e James Cameron dhe ish-gruas së tij, Kathryn Bigelow, janë në krye të listës së çmimeve “Oscar”, që do të zhvillohen në datën 7 mars në Los Anxheles. Edicioni i 82-të i çmimeve më të rëndësishme në kinematografinë botërore do të bëhet “arena” e një dueli të fortë mes dy ish-partnerësh. Sipas listës së shpallur nga Award Academy, filmat “Avatar” dhe “The hurt locker”, një film fantashkencë dhe një film lufte, janë vënë përballë njëri-tjetrit me nga 9 kandidatura, duke përfshirë edhe ata për kategoritë e “filmit më të mirë” dhe “regjisori më i mirë”. Duket se kritikët favorizojnë më së shumti Kathryn Bigelow, si regjisorja më e mirë. Nëse ajo e merr këtë trofe, ajo do të bëhet gruaja e parë që merr një “Oscar” në këtë kategori. Megjithatë lufta nuk mbaron këtu. “Avatar” dhe “The Hurt Locker” duhet të përballen me një konkurrencë të fortë. Për herë të parë, qysh pas Luftës së Dytë Botërore, 10 filma në vend të pestë, janë kandidatë për “Oscar” në kategorinë e “Filmit më të mirë”. Krahas filmave të Cameron dhe Bogalow janë në kandidim, edhe “The Blind Side”, “In the Air”, “Inglourious Basterds”, “Precious”, “Une Education”, “District 9”, “A Serious Man” dhe “Là-haut”. Ky i fundit është dhe në listën për “filmin më të mirë të animuar. është hera e dytë në të gjithë historinë e këtij çmimi, që një film i animuar konkurron në kategorinë e “filmit më të mirë”, pas “E bukura dhe bisha” e studios “Disney” në vitin 1992. Madje ky film numëron 5 kandidatura. Të tjerë filma që garojnë për shumë trofe, janë “Inglorious Basterds” me 8 kandidatura, duke përfshirë kategoritë për regjinë dhe skenarin më të mirë për Quentin Tarantino, si dhe “Precious” dhe “In the Air” me nga 6 secili. Ndër aktorët kandidatë janë George Clooney, Colin Firth, Morgan Freeman, Sandra Bullock, Meryl Streep, etj. Ashtu si edhe një vit më parë, edhe filmi shqiptar pati një kandidat në listën e gjatë të “Oscar”-ve. Mes 65 filmave nga vende të ndryshme të botës, që garonin për të hyrë në rrethin e ngushtë të çmimeve të mëdha renditej edhe filmi “Gjallë” (“Alive!”) i regjisorit Artan Minarolli. Një film për gjakmarrjen, ku interpretojnë aktorët Kreshnik Xhelilaj, Niada Valiasi, Bruno Shllaku, Xhevdet Feri, etj. Ashtu si edhe filmi i vitit që shkoi, “Trishtimi i Zonjës Shnajder” me regji të Pirro Milkanit, nuk arriti të hyjë ndër kandidatët për “Oscar”. Filmat me fat në kategorinë e filmave të huaj janë “Ajami”, Izrael; “El Secreto de Sus Ojos”, Argjentinë; “The Milk of Sorrow”, Peru; “Un Prophete”, Francë; “The White Ribbon”, Gjermani. Kandidaturat Filmi më i mirë :“Avatar”, “The Blind Side”, “District 9”, “An Education”, “The Hurt Locker”, “Inglourious Basterds”, “Precious : Based on the Novel Push by Sapphire”, “A Serious Man”, «Up»,«Up in the Air»Regjisori më i mirëJames Cameron, Kathryn Bigelow, Quentin Tarantino, Lee Daniels, Jason Reitman, Aktori më i mirëJeff Bridges, George Clooney, Colin Firth, Morgan Freeman, Jeremy RennerAktorja më e mirëSandra Bullock, Helen Mirren, Carey Mulligan, Gabourey Sidibe, Meryl StreepAktori më i mirë joprotagonistMatt Damon, Woody Harrelson, Christopher Plummer, Stanley TucciChristoph Waltz.Aktorja më e mirë joprotagonistePenelope Cruz, Vera Farmiga, Maggie Gyllenhaal, Anna Kendrick, Mo’Nique.Filmi i huaj më i mirë “Ajami”, Izrael; “El Secreto de Sus Ojos”, Argjentinë; “The Milk of Sorrow”, Peru; “Un Prophete”, Francë; “The White Ribbon”, Gjermani.Skenari më i mirë origjinal Mark Boal, Quentin Tarantino, Alessandro Camon dhe Oren Moverman, Joel Coen dhe Ethan Coen, Bob Peterson
    lajme shqiperia
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    Dhjete kandidatet per kategorine e filmit me te mire jane “Avatar”, “The Hurt Locker”, “Precious”, “The Blind Side”, “District 9”, “Inglourious Basterds”, “An Education”, “A Serious Man”, “Up”, “Up in the Air”.
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #3
    Clonney aktori me i mire protagonist tek filmi “Midis reve”
    Ndarja e cmimeve prestigjoze Oscar do te jepen me 7 mars ne Los Angeles. Nder
    dhjete filmat qe do te luftojne per palmen e arte per filmin me te mire do te
    jene “Avatar”, “Rrethi 9”, “Hurt Locker”, “Up”, “Inglourious
    Basterds” dhe “Between clouds” (Midis reve).
    Ne filmin e fundit luan dhe ylli i kinemase boterore George Clooney i cili
    eshte nominuar si aktori protagonist me i mire. Filmat te cilet kane rrembyer
    numrin me te madh te kandidimeve jane “Avatar” dhe “Hurt Locker” me
    nente kandidime secili. Pavaresisht bujes qe ka korrur “Avatar”, nuk ka
    mundur te arrije rekordin e katermbedhjete nominimeve te filmit “Titanic”.
    Me poshte jane te gjithe nominimet per Oscar 2010 qe do te jepen ne 7 Mars, ne
    Teatrin Kodak te Los Angeles.
    Koke me koke do te perballen “Avatar” dhe “The hurt locker” me nga 9
    kandidatura secili te drejtuar perkatesisht nga James Cameron dhe Kathryn
    Bigelow, te cilet ne jeten reale jane ish bashkeshorte.
    FILMI ME I MIRE
    Avatar
    Blind Side
    District 9
    An Education
    The Hurt Locker
    Inglorious Basterds
    Precious
    A Serious Man
    Up
    Up in the Air
    AKTORI ME I MIRE PROTAGONIST
    Jeff Bridges (Crazy Hearth)
    George Clooney (Up in the Air)
    Colin Firth (A Single Man)
    Morgan Freeman (Invictus)
    Jeremy Renner (The Hurt Locker)
    AKTORJA ME E MIRE PROTAGONISTE
    Sandra Bullock (The Blind Side)
    Helen Mirren (The Last Station)
    Carey Mulligan (An Education)
    Gabourey Sidibe (Precious)
    Meryl Streep (Julie & Julia)
    AKTORI ME I MIRE JO PROTAGONIST
    Woody Harrelson (The Messenger)
    Christopher Plummer (The Last Station)
    Stanley Tucci (The Lovely Bones)
    albania org
    Christoph Waltz (Inglorious Basterds)
    Matt Damon (Invictus)
    AKTORJA ME E MIRE JO PROTAGONISTE
    Penelope Cruz (Nine)
    Vera Farmiga (Up in the Air)
    Maggie Gyllenhaal (Crazy Heart)
    Anna Kendrick (Up in the Air)
    Mo'Nique (Precious)
    REGJIA ME E MIRE
    Kathryn Bigelow (The Hurt Locker)
    James Cameron (Avatar)
    Lee Daniels (Precious)
    Jason Reitman (Up in the Air)
    Quentin Tarantino (Inglorious Basterds)
    FILMI ME I MIRE I HUAJ
    Ajami (Israele)
    El Secreto de Sus Ojos (Argentina)
    Un Prophete (Francia)
    Il Nastro Bianco (Germania)
    The Milk of Sorrow (Peru')
    FILMI ME I MIRE I ANIMUAR
    Coraline
    Fantastic Mr. Fox
    La principessa e il ranocchio
    The Secret of Kells
    Up
    Mirel Kambo

    SKENOGRAFIA ME E MIRE
    Rick Carter e Robert Stromberg - Avatar
    Anastasia Masaro - The Imaginarium of Doctor Parnassus
    John Myhre - Nine
    Sarah Greenwood - Sherlock Holmes
    Patrice Vermette - The Young Victoria
    FOTOGRAFIA ME E MIRE
    Mauro Fiore - Avatar
    Christian Berger - Das weisse Band
    Bruno Delbonnel - Harry Potter e il principe mezzosangue
    Barry Ackroyd - The Hurt Locker
    Robert Richardson - Inglourious Basterds
    KOSTUMOGRAFIA ME E MIRE
    Janet Patterson - Bright Star
    Catherine Leterrier - Coco avant Chanel
    Monique Prudhomme - The Imaginarium of Doctor Parnassus
    Colleen Atwood - Nine
    Sandy Powell - The Young Victoria
    DOKUMENTARI ME I MIRE
    Burma VJ: Reporter i et lukket land di Anders Østergaard
    The Cove di Louie Psihoyos
    Food, Inc. di Robert Kenner
    The Most Dangerous Man in America: Daniel Ellsberg and the Pentagon Papers di
    Judith Ehrlich, Rick Goldsmith
    Which Way Home di Rebecca Cammisa
    DOKUMENTARI ME I MIRE ME METRAZH TE SHKURTER
    China's Unnatural Disaster: The Tears of Sichuan Province
    The Last Campaign of Governor Booth Gardner
    The Last Truck: Closing of a GM Plant
    Królik po berlinsku
    Music by Prudence
    MONTAZHI ME I MIRE
    Stephen E. Rivkin, John Refoua, James Cameron - Avatar
    Julian Clarke - District 9
    Bob Murawski, Chris Innis - The Hurt Locker
    Sally Menke - Inglourious Basterds
    Joe Klotz - Precious
    TRUKU ME I MIRE
    Aldo Signoretti e Vittorio Sodano per Il divo
    Star Trek
    The Young Victoria
    KOLONA ME E MIRE ZANORE
    James Horner - Avatar
    Alexandre Desplat - Fantastic Mr. Fox
    Marco Beltrami, Buck Sanders - The Hurt Locker
    Hans Zimmer - Sherlock Holmes
    Michael Giacchino - Up
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  4. #4
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Ket vit e kam humb respektin (nqs kam pas ndonjehere) per Oscar...i gjithe spektali ishte i bazuar ne politikat e brendshme te Hollywoodit...

    Tarantino asnji cmim? pfff

    Hurt Locker 6? haha sa per t'qesh. Platoon mori 4 me duket, Apocalypse Now 2 dhe Full metal Jacket asnji

    Del Hurt Locker filmi me i mire se keta te dy?
    NeverAgainVolunteerYourself

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga FTN_2004 Lexo Postimin
    Tarantino asnji cmim? pfff
    Tarantino???
    per mua regjizori me i mbivleresuar ne hollywood...
    thjesht ka nje stil te veçante.

    filmat e tij nuk me mbesin ne kujtese.
    edhe kill bill (filmi i tij me i suksesshem se bashku me pulp fiction) nuk eshte kush e di se çfare...
    jane te gjithe poshte nivelit te sukseseve te spilberg, scorsese, eastwood etj

    edhe filmi qe ishte kandidad per oscar kete vit nuk me ka pelqyer.

    pastaj nuk mund te krahasosh keshtu filmat....
    numrin e oscarve te nje filmi te nje viti nuk mund ta krahasosh me ate te nje viti tjeter.
    varet se cilet kane qene filmat e tjere kandidate...
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 08-03-2010 më 12:30
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Dhjete kandidatet per kategorine e filmit me te mire jane “Avatar”, “The Hurt Locker”, “Precious”, “The Blind Side”, “District 9”, “Inglourious Basterds”, “An Education”, “A Serious Man”, “Up”, “Up in the Air”.
    une fatkeqesisht kam pare vetem:
    Avatar, Inglorious Bastards, Up dhe Up in the Air.

    cilet nga keto te tjeret ja vlene t'i shikosh??? (nese i ke pare)
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #7
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Admiralo...nuk them qe tarantino eshte regjizor shume i mire, se nuk jam ekspert filmash, po me aq sa kuptoj un, ai te pakten krijon filmat nga 0...mundohet me aq sa mundet te krijoje nje bote qe nuk ekziston, po ne boten reale, si pershembull Basters dhe Pulp Fiction.

    Po po ta krahasosh historine qe shkruan tarantino me Hurt Locker....hurt locker eshte shume dembel nga skripti flas. As qe nuk ia kane idene historise, luftes, ose Irakut..

    nesje, mendimi im
    NeverAgainVolunteerYourself

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga FTN_2004 Lexo Postimin
    Admiralo...nuk them qe tarantino eshte regjizor shume i mire, se nuk jam ekspert filmash, po me aq sa kuptoj un, ai te pakten krijon filmat nga 0...mundohet me aq sa mundet te krijoje nje bote qe nuk ekziston, po ne boten reale, si pershembull Basters dhe Pulp Fiction.

    Po po ta krahasosh historine qe shkruan tarantino me Hurt Locker....hurt locker eshte shume dembel nga skripti flas. As qe nuk ia kane idene historise, luftes, ose Irakut..

    nesje, mendimi im
    edhe une flas thjesht sipas mendimit tim...
    thjeshte qeshtje gustosh.
    me ka rastisur edhe mua te shoh filmin fitues te oscarve dhe mos te me kete pelqyer fare...
    une nuk e kam pare the hurt locker.
    une jam çuditur se si per shembull "invictus" nuk ishte as kandidat per kete vit.
    me ka pelqyer shume me teper se "inglorious bastards" apo "up in the air"
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    "THE HURT LOCKER"-i KATHRYN BIGELOW ishte fituesi i madh i cmimit"Oscar"gjashte Oskar per nje film qe ne listen e Award academy ishte konkurues i forte por gjithmone pas "Avatar"-it te James Camaron.Per koincidence,gruaja e pare -regjizore qe nderohet me oscar eshte njekohesisht ish -bashkeshortja e Cameron.Objektivisht duhet thene se "The hurt Locker" e meritonte nje vlersim te tille per nje mori arsyesh qe nuk kam ndermend te ndalem e ti permend sepse shumica i dine .Por ajo qe dua te theksoj eshte zhgenjimi dhe deshperimi i adhuruesve te flaket te fantashences-perralle romantike te "Avatarit"qe sic duket nuk arriti ta "mallengjeje"dhe emocionoje se tepermi jurine me propaganden dhe reklamen e shfrenuar qe i dedikuan....Ne fakt "Avatar" u "fry"shume ju imponua mases artdashese te kinematografise ne menyre absurde duke i atribuar vlera e merita te paqena...Natyrisht , jetojme ne epoken e komercializmit dhe makinacione te tilla jane "arme" te pranueshme ,por ne kete rast u injorua nje faktor teper i rendesishem;vetedija dhe aftesia e pagabueshme e admiruesve te kinemase,per te per te vlersuar me objektivitet e me etike me te mirin.Ne fillim te fushates se shfaqeve te "Avatarit" pata rastin ta shoh e te bej edhe nje vlersin per te ketu ne temen e hapur ne lidhje me kete film.Gezohem qe se fundi ishte edhe nje vlersim pararendes e si te thuash "profetik" gjithsesi..
    Ajo qe me gezoi se tepermi ishte vlersimi i JEFF BRIGET me Oscar nje aktor i shkelqyer me komtribut te rendesishem qe padrejtesisht ishte lene jashte "zones oscar"ne te kaluaren por me ne fund u korrigjua gabimi dhe i u dha ajo qe prej vitesh e meritonte jo vetem si aktor por edhe si nje njeri e familjar shembullor i moralshem cka ne Holliwood eshte demode dhe snob.Se fundi edhe dy fjale per "Inglourius Basterds" te Quentin Tarantino qe panvaresisht se me filmin e tij une shoh nje pune interasante ,te guximshme e me nivel te mire ideor e artistik ,evidentoj se i duhet akoma shume kohe e perpjekje per tu ngjitur ne lartesite ambicioze te suksesit e te lavdise...Sa per "ndodhite" e tjera te "mbremjes Oscar" le te flase ndonje tjeter .Pak a shume ato jane bere te njohura tashme...

  10. #10
    Bashke me kete statuje, "The Hurt Locker" fitoi edhe 4 Oscar-e te tjere; montazhi me i mire, tingulli me i mire, skenografia me e mire origjinale dhe montazhi me i mire zanor. Kjo ishte nje sfide ne distance mes James Cameron dhe ish bashkeshortes se tij Kathryn Bigelow, ku kjo e fundit doli fitimtare.

    Kolosi “Avatar” qe erdhi ne kete mbremje si favorit, u vleresua nje film jashte standarteve hollivudiane.

    Filmi me i mire; The Hurt Locker

    Regjia me e mire; Kathryn Bigelow (The Hurt Locker)

    Aktori me i mire; Jeff Bridges (Crazy Heart)

    Aktorja me e mire; Sandra Bullock (The Blind Side)

    Aktori me i mire jo protagonist; Christoph Waltz (Inglorious Basterds)

    Aktorja me i mire jo protagoniste; Mo'nique (Precious)

    Skenografia me e mire origjinale; Mark Boal (The Hurt Locker)

    Skenografia me e mire jo origjinale; Geoffrey Fletcher (Precious)

    Filmi me i mire i animuar; Up

    Filmi me i mire i huaj; El Secreto de Sus Ojos (Argjentina)

    Skenografia me e mire; Rick Carter, Robert Stromberg dhe Kim Sinclair (Avatar)

    Monografia me e mire; Mauro Fiore (Avatar)

    Veshjet me te mira; Sandy Powell (The young Victoria)

    Montazhi me i mire; Bob Murawski e Chris Innis (The Hurt Locker)

    Truku me i mire; Barney Burman, Mindy Hall e Joel Harlo (Star Trek)

    Kolona zanore me e mire; Michael Giacchino (Up)

    Kenga me e mire origjinale; The Weary Kind, nga Ryan Bingham e T.Bone Burnett (Crazy Heart)

    Montazhi me i mire zanor; Paul N.J. Ottosson (The Hurt Locker)

    Tingulli me i mire; Paul N.J. Ottosson e Ray Beckett (The Hurt Locker)

    Efektet me te mira speciale; Joe Letteri, Stephen Rosenbaum, Richard Baneham e Andrew R. Jones (Avatar)

    Dokumentari me i mire; The Cove

    Dokumentari me i mire i skurter; Music by Prudence

    Filmi i animuar i shkurter me i mire; Logorama

    Aksioni me i mire i shkurter; The New Tenants

    B.topchanel
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •