Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Thaçi: Riformatizimi i Qeverisë ka filluar nga dorëheqja ime si deputet



    Thaçi: Riformatizimi i Qeverisë ka filluar nga dorëheqja ime si deputet

    "Derisa para dy vitesh Kosova e shpalli pavarësinë, e fitoi statusin e vendit të pavarur, sovran dhe demokratik, sot lirisht mund të them se Kosova ka përfituar me perspektivën evropiane", thotë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
    Duke vlerësuar periudhën dy vjeçare nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ai tha se “ kjo periudhë ka qenë periudha e vendimeve historike për vendin tonë, e shpalljes së pavarësisë, e konsolidimit të shtetit tonë, e vënies së ligjshmërisë, e angazhimeve të gjithanshme në kuptimin edhe të reformave, qoftë në politikë qoftë në ekonomi, qoftë në legjislacion, si dhe periudhë e perspektivës evropiane. Kosova ka përfituar 65 njohje të fuqishme ndërkombëtare. Është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.
    Gjithashtu, jemi në prag të anëtarësimit edhe në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim Evropian. Pra, Kosova është duke ecur në trendet e sigurta të angazhimeve integruese, edhe në NATO, edhe në Bashkim Evropian.
    Derisa para dy vitesh Kosova e shpalli pavarësinë, e fitoi statusin e vendit të pavarur, sovran dhe demokratik, sot lirisht mund të them se Kosova ka përfituar me perspektivën evropiane, që i është dorëzuar nga Komisioni Evropian; e ka fituar statusin e vendit evropian.
    Thaçi tha se nuk duhet shikuar në numra njohjet e pavarësisë së Kosovës, duhet shikuar edhe kush e ka njohur pavarësinë e Kosovës - e kanë njohur vendet më të fuqishme, megjithëse duhet të kemi respekt për secilin vend.
    Pra, pesha e njohjeve është shumë e fuqishme, ajo e ka fuqizuar shtetin e Kosovës. Në të njëjtën kohë, duhet të potencoj se njohjet i kanë pasur edhe vështirësitë e veta, në veçanti apelin e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
    Prandaj, dua të besoj se edhe para opinionit të shprehur nga Gjykata Ndërkombëtare, do të kemi njohje të reja, por do të vazhdojnë njohjet e tjera edhe pas opinionit, që nuk do të jetë obligativ i Gjykatës Ndërkombëtare. Dhe, ky opinion ne duam të besojmë pa pretendime politike, se nuk do të jetë krejt bardh e zi, por do të jetë në përputhshmëri me realitetin në Kosovë”, tha ai.
    Duke folur pët strategjin integruese të veriut kryeministri Thaçi tha se “më në fund, pas dhjetë vitesh, institucionet e vendit tonë, pra Qeveria e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, kanë hartuar një plan gjithëpërfshirës për veriun e Mitrovicës, plan ky që parasheh katër pika; e para, sundimi i ligjit, e dyta është formimi i komunës së re në veri të Mitrovicës, pastaj organizimi i zgjedhjeve të lira në tri komuna, Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok, po në të njëjtën kohë edhe angazhimi socio-ekonomik, pra angazhimi për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale dhe në këtë drejtim Qeveria e Kosovës do të ndajë edhe një fond të veçantë.
    Dua të besoj se ky angazhim do të jetë shumë i vendosur, me gjithë pengesat, me të cilat mund të ballafaqohemi në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të vënies së ligjshmërisë, normalitetit, stabilitetit dhe pretendimeve për zhvillim ekonomik.
    Pra, do t'i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmin tonë ligjor dhe demokratik”.
    Sipas thaçit, Kosova kurrë ndonjëherë nuk ka qenë më afër integrimit në NATO dhe në Bashkim Evropian. “Ky është zotim, ky është vizioni dhe ky është qëllimi, i cili do të realizohet shpejt. Pra, Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”, tha ai.
    Duke u përgjigjur në pyetjen se kur do ta bëni riformatizimin e përbërjes së Qeverisë, Thaçi tha se riformatizimi ka filluar nga dorëheqja ime si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe do të vazhdojë me hapa gradualë, të kujdesshëm, të matur dhe efektivë.
    Ky riformatizim, apo rifreskim, ndodh, mund të them, me integrimin e njerëzve nga kategori të caktuar të shoqërisë çdo ditë në institucionet dhe Qeverinë e Kosovës. Ndërsa, angazhime konkrete pres në javët e ardhshme.
    Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit, mund të ketë zëra të ndryshëm jo-ndikues në këtë çështje. Prandaj, koalicioni ka efektivitet në punë, ka angazhime të përbashkëta shtet-ndërtuese, por edhe të përgjegjësive pushtetare.
    Është e vërtetë që ky koalicion është bërë për interesa të shtetit, po edhe për ndarjen e përgjegjësive të pushtetit. Është një bashkëpunim i mirë, efektiv i suksesit të koalicionit, të shtetit tonë.
    Ndërsa, duhet kuptuar dhe ndarë fushatat elektorale në nivel lokal nga funksionimi efektiv i institucioneve në nivel qendror.
    Pra, institucionet kanë mandat të plotë, zgjedhjet do të organizohen në vitin e ardhshëm në kohë të rregullt, në afatin e rregullt kushtetues. (REL)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    PDK pritet i këshillojë anëtarët e saj në qeveri të heqin dorë nga posti i deputetit





    PDK përcaktohet për postet e dyfishta

    PDK pritet t’i këshillojë anëtarët e saj në qeveri që të heqin dorë nga posti i deputetit. Ky veprim, për PDK’në, konsiderohet si interes i rëndësishëm.

    Nga Valmir Klaiqi më 21.02.2010 në ora 13:51
    Partia Demokratike e Kosovës mund të marrë një vendim për postet e dyfishta, disa ditë pasi që Kryeministri Hashim Thaçi vendosi të japë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Parlamentit.
    Për PDK’në, kjo çështje është interes i rëndësishëm .

    Një zyrtar i lartë i PDK’së, në kusht anonimiteti, tha për Express se organet drejtuese pritet që ditëve të ardhshme të marrin vendim që t’i këshillojnë anëtarët e këPDK pritet i këshillojë anëtarët e saj në qeveri të heqin dorë nga posti i deputetitsaj partie të heqin dorë nga posti i deputetit.

    Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, nuk është i informuar rreth vendimeve që mund të merren ditëve të ardhshme në partinë e tij, por thotë se kjo çështje do të shtrohet për diskutim.
    “Ata janë të votuar nga qytetarët dhe vendosin lirshëm”, ka thënë Kuçi, të shtunën, për Express

    “Por, ata do ta marrin parasysh edhe interesin e partisë”, ka shtuar Nënkryetari i PDK’së.
    Ngjashëm shprehet edhe Vlora Çitaku, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe njëherësh deputete.

    “Është e drejtë e secilit anëtar të qeverisë që të vendosë nëse dëshiron apo jo që të heqë dorë nga posti i deputetit”, ka deklaruar Çitaku për Express.
    Ajo thotë se po shqyrton mundësinë që ta ndjekë shembullin e Kryeministrit.

    “Personalisht do të reflektoj pozitivisht, pas debatit që pritet të zhvillohet brenda PDK’së për këtë çështje”, ka thënë Çitaku.
    Ditë më parë, Jakup Krasniqi, Kryetari i Parlamentit dhe njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PDK’së, u bëri thirrje ministrave-deputetë që të heqin dorë nga postet e dyfishta.

    Sikurse Krasniqi mendon edhe Rrustem Mustafa, Nënkryetar i PDK’së.

    “Mendoj se ministrat nuk është dashtë as të fillojnë punën me dy poste”, ka deklaruar ai për Express, të shtunën.

    “Do të ishte mirë që kjo çështje të zgjidhet më shpejt dhe t’u lëshohen pozitat kandidatëve që janë në radhë, të cilët mendoj se përafërsisht janë si ata dhe punojnë me përgjegjësi”, ka shtuar Mustafa.
    Ligjërisht, anëtarët e qeverisë nuk janë të obliguar të heqin dorë nga pozitat që mbajnë në Parlament. Por, raportet e organizatave që monitorojnë punën e legjislativit kanë konstatuar se ministrat-deputetë, për shkak të obligimeve, kanë qenë jashtëzakonisht pasivë në punën e tyre në Parlament.

    Megjithëkëtë, deputetët vazhdojnë të lëshojnë rrugë.
    Ramë Manaj, Zëvendëskryeministër dhe njëherësh deputet i LDK’së, thotë se nuk heq dorë nga posti që mban në Parlament.

    “Unë nuk do ta lë postin e deputetit”, ka thënë ai për Express.

    “Kushtetuta e Kosovës e ka sqaruar këtë çështje shumë mirë dhe lejon që deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare një përfaqësues i qeverisë të ketë të drejtë të jetë edhe deputet”, ka shtua ai.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Epo ky është shembulli i një Kryeministri të vërtetë

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Si duket kan fillu te ngopen me paran e popullit,tani eshte koha te behen hero,e po nuk i han keto populli o te mjer,deri dje e vodhet popullin sot po beheni te ndershem,por para se ta beni ket eshte dashte qe edhe ato para qe keni marr ne emer te deputetit ti ketheni dhe ne te njejten koh te kerkoni falje si dhe te dilni para drejtesis,por ketu ne kosove me sa duket hajni behet i ndershem e i ndershmi i pa ndershem

  5. #5
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Si duket kan fillu te ngopen me paran e popullit,tani eshte koha te behen hero,e po nuk i han keto populli o te mjer,deri dje e vodhet popullin sot po beheni te ndershem,por para se ta beni ket eshte dashte qe edhe ato para qe keni marr ne emer te deputetit ti ketheni dhe ne te njejten koh te kerkoni falje si dhe te dilni para drejtesis,por ketu ne kosove me sa duket hajni behet i ndershem e i ndershmi i pa ndershem
    Qysh more burr po kta deri sot jon kan deputeta edhe normal e kan marr rrogen qe ju takon pse me kthy???
    Veq pse po thu ti a?
    Jo bre burr kqyr ku jena kan ne 2007 kqyr ku jena sot 2010
    Oooo um fal bre burr pashë Zotin se nashta te preka (harrova që ti nuk sheh), boma hallall

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Qysh more burr po kta deri sot jon kan deputeta edhe normal e kan marr rrogen qe ju takon pse me kthy???
    Veq pse po thu ti a?
    Jo bre burr kqyr ku jena kan ne 2007 kqyr ku jena sot 2010
    Oooo um fal bre burr pashë Zotin se nashta te preka (harrova që ti nuk sheh), boma hallall
    Pse ku je sot,kurr ma keq nuk u kan,dil pyte popullin te tregon,asnjher me te deshpruar se sot nuk jan me politiken ditore.
    Skamja po i mbyt njerzit,e ti durtrokiti te keqes,po ti sigurisht e lepin ndonje ashte qe ta gjun hashimi,por mendo edhe per te tjeret

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Per ata qe nuk e kan pare, per tu tallur ...:

    kur hashes i perzihet leshi me kime

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Thaqi mir qe ka dhan dorheqje se keshtu ashtu Albin Kurti qitasheti po e merr pushtetin kysmet prej ZOTIT.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    I ka ardhur koha Sir Albinit

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Pse ku je sot,kurr ma keq nuk u kan,dil pyte popullin te tregon,asnjher me te deshpruar se sot nuk jan me politiken ditore.
    Skamja po i mbyt njerzit,e ti durtrokiti te keqes,po ti sigurisht e lepin ndonje ashte qe ta gjun hashimi,por mendo edhe per te tjeret
    Jo une nuk lpij ashta ti nashta!
    Nëse sdon me pranu osht defekti yt
    Ju ka siguru libra falas (nxënesve të shkollave)
    Jau ka rrit rrogat Dekanve 1000€
    Jau ka rrit rrogat Profesorave, Arsimtarëve dhe Mësuesve
    Jau ka rrit rrogat Mjekve 30-44%
    E ka shtru krejt Kosovën në asfalt (deri dje e ke pas lloq), mos harro 53% pagun Ministria e Transportit, 47% Komuna përkatëse
    Spo permendi ma shum se mbushet faqja me gjëra që ka ba për këtë e që tjerët nuk munden mi ba për 20 vjet

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •